Tag: posti

  • Lëkundje në NATO/ Uashingtoni hap mundësinë që posti i SACEUR-it t’i kalojë Gjermanisë

    Lëkundje në NATO/ Uashingtoni hap mundësinë që posti i SACEUR-it t’i kalojë Gjermanisë

    I dërguari amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se ai “shpreson që një gjerman të marrë komandën e forcave aleate në Europë”, kanë tronditur shtetet anëtare të NATO-s dhe kanë ndezur debat mbi rolin e ardhshëm të SHBA në aleancë. Sipas Newsweek, komentet e tij në Konferencën e Sigurisë në Berlin janë lexuar si sinjal i një tërheqjeje graduale të Washingtonit nga dominimi tradicional në strukturat ushtarake të NATO-s.

    Prej krijimit të aleancës, posti i SACEUR, komandantit suprem të Forcave Aleate në Europë, ka qenë gjithmonë në duart e amerikanëve, që nga Dwight Eisenhower në vitin 1950 e deri te gjenerali aktual Alexus Grynkewich. Ideja që një gjerman mund të zëvendësojë një amerikan është parë si një ndryshim historik.

    Sugjerimi i Whitaker vjen pas qëndrimeve të përsëritura të Donald Trump, i cili prej vitesh kritikon vendet europiane për mungesë investimesh në mbrojtje. Megjithatë, Whitaker u përpoq të qetësonte aleatët duke thënë se SHBA mbetet e angazhuar në NATO, ndërsa vlerësoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga qeveria gjermane e Friedrich Merz, që ka premtuar “ushtrinë konvencionale më të fortë në Europë”. 

    Ekspertët e sigurisë e shohin këtë si pjesë të një ripozicionimi strategjik të Shteteve të Bashkuara. Komentet e Whitaker tregojnë qartë se SHBA e sheh Azinë si prioritetin kryesor gjeopolitik, ndaj ka ndërmend të zhvendosë një pjesë të kapaciteteve nga Europa.

    Ekspertët paralajmërojnë se nëse SHBA heq dorë nga posti i SACEUR, kjo do të nënkuptonte humbje të ndikimit amerikan mbi operacionet e aleancës dhe do të lexohej në Europë si një shenjë e qartë të shkëputjes nga angazhimi tradicional i Washingtonit.

    Zyrtarët gjermanë e pritën me habi idenë e Whitaker. Përfaqësuesi gjerman në NATO dhe BE, gjeneral Wolfgang Wien, tha se Berlini mund të marrë më shumë përgjegjësi, por posti i SACEUR-it është parë historikisht si detyrë amerikane.

    Ndërkohë, Gjermania po vijon modernizimin e ushtrisë. Bundestagu pritet të votojë muajin e ardhshëm një ligj që kërkon që çdo 18-vjeçar të plotësojë një formular për gatishmërinë për shërbim ushtarak. Bunderwehri pritet të rritet në 460 mijë efektivë aktivë dhe rezervistë deri në mesin e dekadës së ardhshme, në përgjigje të kërcënimit të rritur rus që prej vitit 2022.

    Newsweek shkruan se, edhe pse nuk pritet një lëvizje e menjëhershme, sugjerimi i Whitaker i jep Berlinit një “votë besimi” dhe hap një fazë të re ku Europa mund të afrohet drejt marrjes së përgjegjësive më të mëdha të sigurisë, gjithmonë me mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara.

  • Non grata nga SHBA dhe Britania, ‘dorëzohet’ Dodik

    Non grata nga SHBA dhe Britania, ‘dorëzohet’ Dodik

    Milorad Dodik i sanksionuar non grata  nga SHBA dhe Britania e Madhe ka pranuar të tërhiqet nga posti i tij dhe si hap i parë SHBA hoqi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve te tij
    Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se kishte hequr katër aleatë të Dodikut nga lista e sanksioneve, një veprim që u vlerësua nga Dodik, i cili është duke lobuar për të hequr sanksionet amerikane kundër vetes. Tërheqja e Dodik po analizohet si nje hap që mund të çojë në heqjen e sanksioneve ndaj tij.
    Parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës emëroi Ana Trišić Babić si presidente të përkohshme të shtunën, duke e njohur zyrtarisht për herë të parë se ish-presidenti Milorad Dodik po tërhiqet nga posti pas një ndalese nga gjykata shtetërore që i ndalon pjesëmarrjen në politikë.
    Trišić Babić, një aleate e ngushtë e Dodikut, do të mbajë detyrën për një muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale më 23 nëntor në Republikën Serbe.
    Parlamenti gjithashtu shfuqizoi një sërë ligjesh separatiste që ishin miratuar gjatë vitit të kaluar, pasi Dodik ishte paditur për shkelje të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të Gjykatës Kushtetuese.
    Dodik, një nacionalist pro-rus që dëshiron që Republika Serbe të shkëputet dhe t’i bashkohet Serbisë, deri më tani kishte refuzuar të largohej nga posti dhe vazhdonte të kryente detyrat dhe të udhëtonte jashtë vendit në cilësinë e presidentit.
    Ai po apelon vendimin e gjykatës shtetërore në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.
    Dodik deklaroi se pavarësisht votës së parlamentit, Republika Serbe nuk do të ndryshojë politikat e saj, dhe se ndarja mbetet qëllimi i tij përfundimtar. Ai tha se ishte i detyruar ta bënte këtë hap në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.
    Departamenti Amerikan i Shtetit e mirëpriti vendimin e së shtunës, duke thënë se ishte rezultat i përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA për të zbutur krizën në Bosnjë dhe Hercegovinë.
    “Shtetet e Bashkuara e mirëpresin veprimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe që afirmon stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky veprim do të shënojë gjithashtu një rrugë për partneritet konstruktiv me SHBA-në, bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe begati të përbashkët”, tha Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, në një deklaratë për Reuters.
    Dodik është sanksionuar nga SHBA dhe Britania, për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitet 1990, si dhe nga disa shtete evropiane që e akuzojnë për rrezikim të paqes dhe stabilitetit në Bosnjë me politikat e tij separatiste.

  • Zbulohet mesazhi i Dredhës për punonjësit pas dorëheqjes: Ndjesë që po ju lë

    Zbulohet mesazhi i Dredhës për punonjësit pas dorëheqjes: Ndjesë që po ju lë

    Mbrëmjen e së mërkurës, është mësuar se Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Vlorë, detyrë të cilën e mbante prej dy vitesh.
    Është zbuluar dhe një mesazh që ai u ka dërguar punonjësve i shpërndarë në grupet e WhatsApp.
    Në mesazhin e tij, Dredha konfirmon largimin nga posti, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
    “Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj & kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve zgjidh hallët! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, – thuhet në mesazhin e tij drejtuar kolegëve.

  • Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku, arsyeja…

    Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku, arsyeja…

    Ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH, Saimir Boshnjaku. Saimir Boshnjaku, sipas burimeve, i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në këtë vendim.
    Drejtues i Lartë mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin nga data 20 Korrik 2022.

  • Bisedat sekrete, këshilltari i Trump largohet nga posti

    Bisedat sekrete, këshilltari i Trump largohet nga posti

    Bota E Enjte, 1 Maj 2025 17:54
    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz jep dorëheqjen nga roli i tij. Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij.
    Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen, në shoqërinë e një gazetari, i cili ishte shtuar pa dashje. Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.

    Michael Waltz, ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij. Përpara rolit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019 deri sa dha dorëheqjen në janar për të marrë përsipër detyrën e re me Trump.

  • Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

    Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

    Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet.
    “Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.
    Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Kurtit”, shkruhet në vendim.
    Kujtojmë se Kurti pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kishte thënë se nuk ka nevojë për dorëheqje.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

    Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

    Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
    Kështu ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës, që e ka siguruar Klan Kosova.

    Bazuar në ligj, ata që e fitojnë mandatin si deputet e nëse janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, pra kanë ndonjë pozitë ekzekutive si: Kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër apo edhe zëvendësministër, duhet të japin dorëheqje nga pozita qeveritare.
    Kjo pasi sipas rregullave, ata nuk mund të jenë njëkohësisht, deputet dhe pjesë e ekzekutivit.

  • Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

    Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.
    Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

  • Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet (DOKUMENTI)

    Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet (DOKUMENTI)

    Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit.
    Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën i ka drejtuar Sekretariati të Kuvendit të Kosovës.
    Kurti ka dhënë dorëheqje pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës deri më sot, teksa pritet që në seancën e sotme të votohet edhe Kryetari i Kuvendit e ndoshta edhe qeveria e re e Kosovës./vizionplus.tv