Tag: posterin

  • U harrua në posterin e FIFA-s, tifozët rikthejnë ‘Ronaldon’

    U harrua në posterin e FIFA-s, tifozët rikthejnë ‘Ronaldon’

    Një gafë me përmasa globale, që zgjati vetëm disa orë, e detyroi FIFA-n të ndryshonte papritur kursin në mediat sociale. Në posterin e parë zyrtar për Kupën e Botës 2026 (që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada (nga 11 qershori deri më 19 korrik), ekziston një imazh që ka shkaktuar një trazirë të vërtetë midis tifozëve të Portugalisë dhe e ka detyruar organin botëror të heqë përmbajtjen.

    Arsyeja për polemikën është mungesa e dukshme e Kristiano Ronaldos. Në poster, i cili paraqiste 42 lojtarë e përfaqësuesit kryesorë të kombëtarës së tyre – mungonte kapiteni i Portugalisë. Bruno Fernandes u zgjodh për të përfaqësuar skuadrën portugeze, duke u bërë kapiteni i tretë i ekipit pas Kristiano Ronaldos dhe Bernardo Silvës.

    Krahas Fermandes, u shfaqën ikona të tilla si Lionel Mesi për Argjentinën, Kilian Mbape për Francën dhe Erling Haland për Norvegjinë, por mungesa e Ronaldos ka shtuar zemërimin e tifozëve në të gjithë botën.

    Vazhdo leximin

  • Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun

    Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun

    FIFA ka qenë në qendër të kritikave ditën e sotme. Shkak është bërë një postim në llogarinë zyrtare në “Imstagram”. FIFA kishte shpërndarë posterin zyrtar pëe Kupën e Botës 2026, ku mungonte Kristiano Ronaldo. Nuk vonoi shumë dhe kritikat e tifozëve vërshuan në komente.
    Organizimi më i lartë i futbollit botëror u detyrua të fshinte posterin e shpërndarë. Por ajo që ndodhi më pas i habiti të gjithë. FIFA postoi një tjetër poster, këtë herë me Ronaldon, por me një imazh më të zmadhuar të Lionel Mesit me trofeun e Kupës së Botës në dorë. Një foto që me siguri nuk ka për t’i pëlqyer aspak sulmuesit portugez./Sport Ekspres/

  • Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh e Kuvendit posterin e “Lubi Ballukut”

    Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh e Kuvendit posterin e “Lubi Ballukut”

    Kreu i PD Sali Berisha përpara se të niste fjalën e tij në Kuvend ka vendosur në tavolinën e kryeministrit Rama, një foto ku shihet zv kryeministrja Belinda Balluku në një takim me turqit para fitimit të tenderit për tunelin e Llogarasë.

    Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.

    Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën. Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.

  • Berisha publikon posterin e protestën: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

    Berisha publikon posterin e protestën: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar posterin për protestën që do të mbahet më 16 maj në kryeqytet.
    “Mbrojmë votën e shqiptarëve!Protestë16 maj, ora 17:00Bulevardi i Ri”, shkruan kryedemokrati.

    Partia Demokratike deri më tani ka arritur të marrë vetëm 50 mandate në Kuvendin e ardhshëm dhe kreu i PD-së, Berisha, ka deklaruar se nuk i njeh këto zgjedhje.

  • Takimi në Kavajë, Rama ironizon kandidatin e PD: Berberi të mbajë posterin e atij çunit, është fiks për të ftuar njerëzit të qethen

    Takimi në Kavajë, Rama ironizon kandidatin e PD: Berberi të mbajë posterin e atij çunit, është fiks për të ftuar njerëzit të qethen

    Ndërsa një poster i demokratëve është varur në vitrinën e një berberhane, Rama me ironi dhe humor është shprehur se berberi duhet të mbajë atë poster. Sipas kryeministrit, ky poster do ndihmojë si reklamë për biznesin që të ketë më shumë persona për të qethur.
    I vetmi ndryshim që berberi duhet të bëjë sipas Ramës është heqja e “Shqipërisë Madhështore” nga posteri, ngaqë pas zgjedhjeve të 11 Majit nuk do të ketë kuptim, duke nënkuptuar kështu një fitore të mundshme të socialistëve në këtë qark.
    “Ky e kishte posterin tek xhami i berberit, edhe duhet ta mbajë berberi, se ky çuni që është në poster është fiks për të ftuar njerëzit që të qethen brenda. Është fiks portreti siç janë ata që vihen tek berberhanet që futu të dukesh si ky. Ta mbajë aty thjesht të heqë ato madhështore e ça janë ato, se nuk do kenë më kuptim pas 11 Majit, por atë çunin ta mbajë. E qenka i skuadrës”, tha Rama.
    Përveç kësaj, ironizim pati dhe ndaj Berishës e primareve të PD-së, të cilin e cilëson si buf, teksa shprehet se ai nuk dëshiron individë e qytete të lira, por “mbizotërim të hijës së tij”, sipas Ramës.
    “Bufi nuk do individë të lirë. Bufi do skllevër. Nuk do qytete të lira, do vendbanime që të jetojnë me hijen e tij. Parapërfytyroni, bufi mori mbështetje të pafundme në disa pika. Por dy pika kanë qenë ato që e kanë mbështetur më sy mbyllur: Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja kanë pasur më pak investime nga qeveria e bufit se kushdo tjetër. Mendoni se është rastësi? Jo, nuk është rastësi. Të gjithë ata që fituan në primare, se kishin një fytyrë të tyre, sinqeritet të tyre, ishin aty në kënetë hajt mo, por kishin njerëzillkëk”, tha Rama.