Tag: poster

  • ‘Keep Calm and Carry On’, nga poster i harruar, në ikonë kulturore të shekullit 21

    ‘Keep Calm and Carry On’, nga poster i harruar, në ikonë kulturore të shekullit 21

    Në pranverën e vitit 2000, në një kuti pluhurosur në librarinë Barter Books në Alnwick, Angli, u zbulua një poster i harruar i Luftës së Dytë Botërore me mesazhin: “Keep Calm and Carry On”. Asokohe askush nuk e dinte se ky slogan do të bëhej një ndër shprehjet më të përhapura dhe të transformuara të kohëve moderne.

    Posteri ishte krijuar në vitin 1939 nga Ministria Britanike e Informacionit për të ngritur moralin publik në rast sulmesh ajrore. Ndryshe nga dy posterët e tjerë të serisë, që u shpërndanë gjerësisht, ky kurrë nuk u publikua zyrtarisht dhe shumica e kopjeve u shkatërruan për të kursyer letër. Vetëm disa mbijetuan, përfshirë atë që u gjet në librari.

    Stuart dhe Mary Manley, pronarët e librarisë, vendosën ta varin në mur. “Nuk kishim asnjë ide për atë që do të bëhej,” kujton Stuart. Popullariteti nisi si një fenomen lokal, por shpërtheu globalisht pas një artikulli të “The Guardian” në vitin 2005. Deri në vitin 2007, ishin shitur mbi 50,000 kopje.

    Në një botë të ndryshuar nga interneti, kultura e memeve dhe ironia, slogani gjeti kuptim të ri. Në kohë krizash, si ajo financiare e vitit 2008, “Keep Calm and Carry On” u pa si thirrje për qëndrueshmëri. Ai u bë pjesë e identitetit kombëtar britanik, por gjithashtu u transformua pafundësisht: Keep Calm and Drink Tea, Keep Calm and Have a Cupcake, e kështu me radhë.

    Megjithatë, jo të gjithë e përqafuan mesazhin. Kritikët e panë si simbol të elitizmit, propagandës së luftës apo si përgjigje të pandjeshme ndaj krizave moderne. Për disa, ai përfaqëson nostalgjinë për “kohët e arta” të qëndrueshmërisë britanike, për të tjerë, një klishe pa thelb.

    Pavarësisht debateve, posterit i mbeti forca për të përcjellë një ndjenjë qetësie në kohë të trazuara. Thjeshtësia e dizajnit, fuqia e mesazhit dhe aftësia për t’u përshtatur me çdo kontekst, e kanë bërë të pavdekshëm në kulturën pop.

    Një slogan i krijuar për luftën, por që jeton edhe sot, ndërmjet humorit, kritikës dhe nostalgjisë./BBC/KultPlus.com

  • Takimi në Kavajë, Rama ironizon kandidatin e PD: Berberi të mbajë posterin e atij çunit, është fiks për të ftuar njerëzit të qethen

    Takimi në Kavajë, Rama ironizon kandidatin e PD: Berberi të mbajë posterin e atij çunit, është fiks për të ftuar njerëzit të qethen

    Ndërsa një poster i demokratëve është varur në vitrinën e një berberhane, Rama me ironi dhe humor është shprehur se berberi duhet të mbajë atë poster. Sipas kryeministrit, ky poster do ndihmojë si reklamë për biznesin që të ketë më shumë persona për të qethur.
    I vetmi ndryshim që berberi duhet të bëjë sipas Ramës është heqja e “Shqipërisë Madhështore” nga posteri, ngaqë pas zgjedhjeve të 11 Majit nuk do të ketë kuptim, duke nënkuptuar kështu një fitore të mundshme të socialistëve në këtë qark.
    “Ky e kishte posterin tek xhami i berberit, edhe duhet ta mbajë berberi, se ky çuni që është në poster është fiks për të ftuar njerëzit që të qethen brenda. Është fiks portreti siç janë ata që vihen tek berberhanet që futu të dukesh si ky. Ta mbajë aty thjesht të heqë ato madhështore e ça janë ato, se nuk do kenë më kuptim pas 11 Majit, por atë çunin ta mbajë. E qenka i skuadrës”, tha Rama.
    Përveç kësaj, ironizim pati dhe ndaj Berishës e primareve të PD-së, të cilin e cilëson si buf, teksa shprehet se ai nuk dëshiron individë e qytete të lira, por “mbizotërim të hijës së tij”, sipas Ramës.
    “Bufi nuk do individë të lirë. Bufi do skllevër. Nuk do qytete të lira, do vendbanime që të jetojnë me hijen e tij. Parapërfytyroni, bufi mori mbështetje të pafundme në disa pika. Por dy pika kanë qenë ato që e kanë mbështetur më sy mbyllur: Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja kanë pasur më pak investime nga qeveria e bufit se kushdo tjetër. Mendoni se është rastësi? Jo, nuk është rastësi. Të gjithë ata që fituan në primare, se kishin një fytyrë të tyre, sinqeritet të tyre, ishin aty në kënetë hajt mo, por kishin njerëzillkëk”, tha Rama.

  • Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia: Vendosi poster pa leje

    Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia: Vendosi poster pa leje

    Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht pas shoqërimit në polici të kandidatit për deputet të PD në Fier Fatjon Semanjaku.
    Sipas policisë, rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qendër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
    Pasi policia tentoi të hiqte posterin, ai e ka kundërshtuar dhe më pas është shoqëruar në komisariat.
    “Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:
    Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qendër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
    Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë”, sipas policisë.

  • Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia: Vendosi poster pa leje dhe kundërshtoi policët

    Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia: Vendosi poster pa leje dhe kundërshtoi policët

    Top Channel