Tag: postë

  • KQZ nis publikimin e votave me postë, LDK kryeson në Dragash, VV në Shtime dhe Mitrovicë

    KQZ nis publikimin e votave me postë, LDK kryeson në Dragash, VV në Shtime dhe Mitrovicë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur sot publikimin e rezultateve të votave me postë për zgjedhjet lokale në disa komuna të Kosovës, ndërsa procesi i numërimit dhe verifikimit pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
    Rezultatet e numëruara deri tani tregojnë një epërsi të ndryshme të partive në varësi të komunës:
    Në komunën e Dragashit, ku numërimi i votave me postë ka përfunduar (100%), rezultatet janë si vijon:
    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini, prin bindshëm me 1,181 vota (55.92%).
    Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, me 537 vota (25.43%).
    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Filiz Mustafa, ka marrë 350 vota (16.57%).
    Edhe në Shtime janë publikuar rezultatet finale të votave me postë, ku përpara është kandidati i Vetëvendosjes (LVV), Qemajl Aliu, me 379 vota (51.63%).
    Kandidati i PDK-së, Përparim Ramusa, renditet i dyti me 258 vota (35.15%).
    Në Mitrovicën e Jugut janë numëruar vetëm 50% e votave me postë, por sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Vetëvendosjes (LVV), Faton Peci, kryeson me 169 vota (58.48%).
    Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka 83 vota (28.72%).
    KQZ ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe publikimit të rezultateve të mbetura nga votat me postë për komunat e tjera do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Fillon numërimi i votave me postë, a ndikojnë në rezultat?

    Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Fillon numërimi i votave me postë, a ndikojnë në rezultat?

    Numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës ka filluar pasditen e së premtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
    Elezi tha për media se komisioni i ka aprovuar rreth 30.000 pako me fletëvotime, dhe se i ka hedhur poshtë rreth 4.000 të tjera.
    Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.
    “Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, tha Elezi.
    Elezi theksoi gjithashtu se numërimi dhe verifikimi i votave brenda vendit përfundoi të premten për 30 nga 38 komunat e vendit.
    Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 12 tetor, por në shumicën e komunave do të ketë një rund të dytë muajin e ardhshëm, pasi ato nuk arritën t’i zgjidhnin kryetarët e tyre në rundin e parë.
    Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.
    Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.
    Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
    Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

  • “Parazit, po qelbni opozitën”, Murrizi ‘sulmon’ Xhaferrin: A i ke trutë në kokë apo të kanë humbur si samitja?

    “Parazit, po qelbni opozitën”, Murrizi ‘sulmon’ Xhaferrin: A i ke trutë në kokë apo të kanë humbur si samitja?

    Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta kundër Partisë Demokratike dhe Besart Xhaferrit të Forumit Rinor, duke i etiketuar si bashkëfajtorë në degradimin e opozitës dhe aleatë të heshtur të qeverisë Rama.
    Në një reagim të ashpër, Murrizi kritikon faktin që persona të afërt me qeverinë vazhdojnë të mbajnë poste drejtuese në strukturat e PD-së, duke marrë shembull rastin e Sara Bodos, e cila, sipas tij, ndonëse figuron si nënkryetare e FRPD-së, është njëkohësisht emëruar nga Edi Rama si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
    Sipas Murrizit, kjo situatë është simbol i rrënimit moral dhe politik të opozitës, e cila jo vetëm nuk pastron radhët, por mbështet dhe promovon emra të lidhur me pushtetin aktual.
    Ai përçmon heshtjen dhe paaftësinë e drejtuesve të FRPD-së, të cilët i konsideron të pavetëdijshëm, pa nerv dhe të shantazhueshëm nga pushteti. Ish-deputeti e quan këtë bashkëjetesë me qeverinë si një formë të re bashkëqeverisjeje që po i jep opozitës pamjen e një klike të qelbur dhe të pabesueshme për qytetarët.
    Statusi i plotë
    Vazhdon avazi që në PD rrinë me letra e në PS me poste drejtoresh.
    Znj. Sara Bodo me letra figuron si nënkryetare e FRPD-së së Shqipërisë dhe në fakt, prej dy vitesh është emëruar nga Rama drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
    Oooo Besart Xhaferri!

  • Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina, kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

    Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina, kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Sanja Telhallari me profesion notere si dhe të familjarëve të saj.

    Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në një kompleks. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare.
    Kjo shtetase ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere.
    Nga verifikimet, u konstatua një mospërputhje e dukshme midis të ardhurave të ligjshme të deklaruara dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.P., i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.
    Vendosja e masës së sekuestros preventive synon të garantojë ruajtjen e pasurive gjatë hetimit penal dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për fshehjen e origjinës së paligjshme. Prokurori i çështjes ishte Ndini Tavani, teksa vijon hetimet për dokumentimin e plotë të burimeve financiare dhe të pasurive të dyshuara.
     

    Top Channel

  • Rama emëron zv.ministre të Brendshme Silva Cakën e LSI. Poste në Qeveri edhe për Bilalin e Tominin

    Rama emëron zv.ministre të Brendshme Silva Cakën e LSI. Poste në Qeveri edhe për Bilalin e Tominin

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, përveç miratimit të shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë marrë edhe vendime të tjera.
    Në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturën qeveritare, janë bërë emërime të reja në disa poste të larta.
    Mes tyre, Silva Caka është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme, duke u larguar zyrtarisht nga Partia e Ilir Metës. Caka gjatë karrierës së saj politike ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2013-2019, pasi fitoi mandatin në qarkun e Beratit nën siglën e LSI-së. Ajo zëvendëson kështu ish-zëvendësministrin Andi Mahila, të shkarkuar ditë më parë nga ministrja albana Koçiu, pasi u fotografua duke pirë cigare në ambientet e brendshme të një lokali.
    Ndërkohë, Edona Bilali merr detyrën e zv.ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku do të angazhohet për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve strategjike në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës. Një rikthim në skenën qeveritare bën edhe Eugena Tomini, e cila është emëruar si zv.ministre e Shëndetësisë, detyrë të cilën e ka mbajtur edhe më parë.
    Këtë të enjte, 25 shtator, Këshilli i Ministrave ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
    Ky vendim i mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 4”, që nisi në orën 12:00, hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

  • Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza

    Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza

    Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 20-vjeçar nga Kamza në momentin që ishte duke marrë pakon me drogë në një degë postare në kryeqytet.
    Pakoja me 593 gramë kanabis e cila vinte nga Spanja u sekuestrua si provë materiale. Blutë kanë shpallur në kërkim porositësin e pakos.
    “Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
    Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

  • Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, shpallet në kërkim porositësi i pakos

    Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, shpallet në kërkim porositësi i pakos

    Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 20-vjeçar nga Kamza në momentin që ishte duke marrë pakon me drogë në një degë postare në kryeqytet.
    Pakoja me 593 gramë kanabis e cila vinte nga Spanja u sekuestrua si provë materiale. Blutë kanë shpallur në kërkim porositësin e pakos.
    Operacioni u kodua “Adresa”.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
    Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Nesër Asambleja e PS-së/ Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë surprizash priten në kabinetin Rama 4

    Nesër Asambleja e PS-së/ Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë surprizash priten në kabinetin Rama 4

    Nesër do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku pritet të shpallen emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama 4. Këto ditë kanë qarkulluar shumë emra për ata që do të marrin poste nëpër ministri dhe për ata që mund të largohen nga qeveria.Gazetari Bekim Bici, i ftuar në një emision televiziv, paralajmëroi se nesër do të ketë surpriza nga kryeministri Edi Rama. “Një gjë është e sigurt: do të ketë sërish surpriza nga zoti Rama, mbase edhe të qëllimshme, për të provokuar dhe matur pulsin e publikut,” tha Bici, duke shtuar se disa emra mund të jenë thjesht për të testuar opinionin dhe për të parë se kush mund të marrë më vonë poste të rëndësishme.Ai theksoi se, lidhur me emrat që përfliten, Rama mund të stepet nëse dikush përflitet për keq, madje edhe nëse ka planifikuar një emërim. Synimi kryesor i kryeministrit, sipas gazetarit, është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian në vitin 2029, gjë që kërkon ministra me profil teknik dhe profesionistë të fushave përkatëse.“Për këtë arsye, do t’i duhen ministra më shumë teknikë sesa ministra politikë. Duhet që të jenë profesionistë të fushave përkatëse, që nga Ministria e Kulturës, Bujqësisë, apo të gjitha ministritë e tjera,” shtoi Bici.
    “Këta emra shërbejnë për të kuptuar nëse vlejnë për t’u besuar më saktë ose për t’u vendosur në pozicione të caktuara në të ardhmen. Nuk është gjithmonë vendim i Ramës personal; ka edhe njerëz pranë tij që mund të hedhin emra të tjerë në qarkullim, madje edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë shprehur të gatshëm për të marrë poste ministeriale.”Asambleja e nesërme pritet të zbulojë jo vetëm emrat e kabinetit, por edhe linjat kryesore të qeverisë së re dhe strategjinë e Ramës për qeverisjen në katër vitet e ardhshme.

  • “Pako 6”/ Kanabis në postë, trafikuan mbi 1 kg drogë nga SHBA, pranga dy të miturve

    “Pako 6”/ Kanabis në postë, trafikuan mbi 1 kg drogë nga SHBA, pranga dy të miturve

    Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri.
    Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun vendas, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin e koduar “Pako 6”.
    Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

  • Kur ambasadori i Francës ja puthi këmbët komandantit shqiptar

    Kur ambasadori i Francës ja puthi këmbët komandantit shqiptar

    Shqiptarët gjatë sundimit të perandorisë Osmane kanë mbajtur shumë poste të larta në hierarkine e perdandorise, si poste kryemnistrash, pashallarësh, vezirësh e shumë poste tjera drejteuese, nder to ka qene edhe Hajrudin Barbarosa që çliroj qytetin Ostia, i cili është 15km larg Romës dhe më pastaj vendosi të vazhdojë edhe me çlirimin e vet Romës.

    Ambasadori i Francës kur e kuptoi rrezikun, i lutej të mos vazhdojë, me ç’rast i’a puthi edhe këmbët, gjë që e bëri atë të ndalojë.

    Barbarosa poashtu udhëhoqi flotën Osmane në betejën e Prevezes, ku ata u ndeshën me Aleancen Krishtere e udhehequr nga Papa Paul 3, betejë e cila u zhvillua ne datën 28 shtator 1538 dhe ku muslimanët dolen fitimtarë!

    Hajredin Barbarosa ka lindur në qytetin Mytilen të Greqisë së sotme, babai i tij ka qenë ortodoks i cili pasi është konvertuar në Islam ka marrë emrin Jakup aga!