Mbi 25 milionë objekte të dërguara me postë. Ky është bilanci i kompanive postare gjatë vitit 2024, të cilat kanë shënuar një rritje me 8.7% të dërgesave në krahasim me vitin 2024, ku totali i objekteve të pranuara ishte vetëm 23 milionë. Kjo tregon se shqiptarët kanë dërguar më shumë objekte përmes postës në vitin që lamë pas. Nëse bëjmë një vlerësim në bazë tremujorësh, vërejmë se në tetor-dhjetor ka pasur një rënie të objekteve të dërguara nga Posta Shqiptare, ndërsa për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kemi një rritje. Kjo performancë e Postës Shqiptare është reflektuar në uljen e numrit total të dërgesave me postë në 2024. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar janë regjistruar gati 5.9 milionë objekte të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, rreth 11.4% më pak se në periudhën e verës.
Pavarësisht se numri i dërgesave të Postës Shqiptare rezulton me rënie, kjo e fundit vijon të dominojë tregun e shërbimeve postare. Të dhënat tregojnë se Posta Shqiptare zotëron 72% të tregut postar, ndërsa ofruesit e tjerë përbëjnë vetëm 28% të këtij tregu. Në Shqipëri ofrohen 3 lloje të shërbimeve postare, shërbim universal, ekspres dhe jo universal. Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me 68%, ndjekur nga shërbimi ekspres me 26% dhe shërbimi jo universal me 6%.
Përveç dërgimit të objekteve, Posta Shqiptare ofron edhe një sërë shërbimesh financiare, duke nisur që nga pagesat e pensionit, ndihmës ekonomike, arkëtimi i faturave të shërbimeve utilitare, transferta të parave dhe të tjera. Me ngritjen edhe të Bankës së Zhvillimit, roli i Postës Shqiptare do të forcohet, pasi parashikohet që kursimet e qytetarëve në depozitat e Bankës së Zhvillimit të kalohen përmes postës, ndërsa dhe interesat e fituara do të tërhiqen nga Posta. Kështu, për qytetarët, zyrat e Postës Shqiptare do të shërbejnë shumë shpejt edhe si filiale të Bankës së Zhvillimit.
Tag: posta
-

Dërgesat me postë, rritje me 8.7% në 2024-AKEP: Shërbimi universal postar vijon të përdoret më tepër
-

Nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut përmes Postës
Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, të cilën e përshkroi si “një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë në rrugë”.
Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat.
“Ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre”.
Për më tepër, qytetarët mund të paguajnë gjobat në çdo zyrë postare të Postës së Kosovës, duke u dhënë fleksibilitet dhe komoditet.
“Ky shërbim inovativ mbështet angazhimet e Policisë së Kosovës dhe të komunave, duke kontribuar në një trafik më të sigurt dhe një mjedis më të rregullt. Ky është një hap përpara në krijimin e një infrastrukture më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë qytetarët. Posta e Kosovës – besim, shërbim, siguri në çdo hap!”, ka njoftuar Posta e Kosovës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare Zveçan-2
Zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, pas sulmit të fundit.Posta e Kosovës njofton se janë riparuar dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme.“Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave”, thuhet në njoftim.Zyra postare Zveçan-2, do të jetë e hapur për qytetarë çdo ditë pune, sipas orarit: e hënë – e premte, nga ora 09:00 deri 16:00, dhe ditë e shtunë, nga ora 09:00-16:00.Objekti i Postës së Kosovës në Zveçan, është sulmuar me dy granata dore pas mesnatës së datës 1 prill. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dënuar rastin duke e cilësuar sulm me elemente terroriste.Edhe Posta e Kosovës ka dënuar sulmin, duke kërkuar nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në një mjedis të sigurt./ Kosova Press/ Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, pas sulmit të fundit.Posta e Kosovës njofton se janë riparuar dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme.“Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave”, thuhet në njoftim.Zyra postare Zveçan-2, do të jetë e hapur për qytetarë çdo ditë pune, sipas orarit: e hënë – e premte, nga ora 09:00 deri 16:00, dhe ditë e shtunë, nga ora 09:00-16:00.Objekti i Postës së Kosovës në Zveçan, është sulmuar me dy granata dore pas mesnatës së datës 1 prill. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dënuar rastin duke e cilësuar sulm me elemente terroriste.Edhe Posta e Kosovës ka dënuar sulmin, duke kërkuar nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në një mjedis të sigurt./ Kosova Press/