Tag: posta

  • Posta Italiane i kushton një pullë postare Horës së Arbëreshërve

    Posta Italiane i kushton një pullë postare Horës së Arbëreshërve

    Italia emetoi një pullë postare kushtuar komunitetit të arbëreshërve.Posta Italiane njoftoi se pulla u emetua nga Ministria e Biznesit dhe Made in Italy. Pulla i përket serisë tematike “vlerat sociale”, i kushtohet komunitetit arbëresh të Piana degli Albanesi dhe ka vlerë tarifore të zonës B 1, e barabartë me 1,35 €.

    Tirazhi i saj do të jetë prej 200 025 copë, të shtypura nga Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato S.p.A.

    Vinjeta e pullës postare ka në qendër veshjen tradicionale të gruas së Horës së Arbëreshëvet, një prej simboleve të trashëgimisë kulturore arbëreshe.Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët tha se, kjo pullë paraqet një moment të rëndësishëm për ruajtjen e diversitetit kulturor në vendin fqinj dhe ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit arbëresh të Horës./KultPlus.com

  • Posta e Kosovës shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare

    Posta e Kosovës shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare

    Posta e Kosovës, sot shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare.

    Fotografia, si disiplinë artistike, por edhe si dukuri e ndriçimit të objekteve, ka preokupuar për dekada krijuesit kosovarë. Që nga çasti kur drita dhe hija filluan të rrëfejnë përmes objektivit, kjo formë shprehjeje u bë mjet dokumentimi, dëshmie dhe interpretimi.

    Edhe pse fotografitë e para të qyteteve tona u shkrepën nga vizitorë të huaj si Josef Székely e Auguste Leon, shumë shpejt fotografia u përqafua nga vetë krijuesit vendorë. Ahmet Zherka, me atelienë e tij në Gjakovë, shënon fillesat e këtij zanati në Kosovë. Në Prizren u veçuan familjet Koro dhe Mjeda, ndërsa më gjerë, emri i Marubit mbetet sinonim i pasionit për fotografinë në trevat shqiptare.

    Ky brez nismëtarësh e ktheu fotografinë nga mrekulli teknologjike në dëshmitare të kohës, duke na lënë një trashëgimi të çmuar që ruhet sot me përkushtim në Fototekën e Arkivit të Kosovës. Ky trashëgim vizual, i çmuar për nga përmbajtja dhe vlera, dëshmon për rrjedhat kulturore, shoqërore dhe arkitektonike të vendit, gjë që dhe sot paraqet një burim të pashtershëm për studiuesit, artistët dhe publikun e gjerë.

    Pamjet e dy pullave postare dhe bllokut filatelik janë siguruar me përkrahjen e Arkivit Qendror pranë Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ndërsa për Zarfin e Ditës së Parë, nga studio Zherka në Gjakovë. Ky emision i pullave postare do të mbetet në qarkullim postar deri në konsumim të plotë.

    Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët t’i blejnë këto pulla, të cilat pasurojnë koleksionet personale dhe ofrojnë vlerë të shtuar kulturore e historike./KultPlus.com

  • Posta e Kosovës mirëpret diasporën me pulla postare të vitit 2025

    Posta e Kosovës mirëpret diasporën me pulla postare të vitit 2025

    Në kuadër të angazhimit për t’i qëndruar afër qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, Posta e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet simbolik për të mirëpritur bashkatdhetarët që po rikthehen për pushime në vendlindje.

    Përfaqësues të Postës u takuan me mërgimtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku iu dhuruan pulla postare nga emisionet filatelike të vitit 2025, si shenjë falënderimi për lidhjen e tyre të fortë me vendin dhe për kontributin e vazhdueshëm, transmeton KultPlus.

    “Posta për Diasporën” është një nismë që synon të vlerësojë rolin e diasporës si ura lidhëse me botën, ambasadorë të kulturës dhe identitetit shqiptar. Në njoftimin zyrtar, Posta e Kosovës ka shprehur mirënjohje për dashurinë, përkushtimin dhe ndihmesën që bashkatdhetarët vazhdojnë të japin për Kosovën.

    “Urojmë që të kaloni çaste të lumtura në gjirin e familjes dhe miqve,” thuhet më tej në njoftim.

    Kjo iniciativë e veçantë është pritur me entuziazëm nga qytetarët që po rikthehen nga mërgata, duke sjellë emocione dhe ndjenja të veçanta në një periudhë të mbushur me vizita dhe gëzim familjar./KultPlus.com

  • Posta e Kosovës prezanton pullën postare me emrin e Rame Lahaj

    Posta e Kosovës prezanton pullën postare me emrin e Rame Lahaj

    Posta e Kosovës, emetoi emisionin e ri të pullave postare në nderim të tenorit të shquar shqiptar, Rame Lahaj – një nga zërat më të dalluar të operës moderne ndërkombëtare.

    I lindur në Istog, Rame Lahaj ka ngjitur me dinjitet dhe talent skenat më prestigjioze të botës, duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare në qendra të tilla si ‘Royal Opera House” në Londër, “Teatro Real” në Madrid, “Opera de Paris” dhe shumë të tjera. Zëri i tij është bërë simbol i klasit, shpirtit dhe përkushtimit artistik.

    Përveç karrierës së jashtëzakonshme ndërkombëtare, Lahaj është i njohur edhe për kontributin e tij në jetën kulturore të vendit, përmes themelimit të Rame Lahaj International Opera Festival, duke sjellë artin operistik më afër publikut kosovar, por edhe duke përkrahur brezat e rinj të artistëve.

    Kjo pullë përjetëson figurën e një artisti që me zërin e tij ka tejkaluar kufijtë, duke u bërë ambasador i kulturës sonë në mbarë botën.

    Emisioni i pullës postare është realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Rame Lahaj. Pulla postare nga ky emision mbart në motiv fotografinë e realizuar nga Z. Fahredin Spahija, ndërkaq bashkë me Zarfin e Ditës së Parë do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë./KultPlus.com

  • Kur arti bëhet identitet! Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

    Kur arti bëhet identitet! Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

    Posta e Kosovës ka sjellë sërish në qarkullim një nga seritë më të veçanta të pullave postare, ato me imazhin e Dua Lipes. Fillimisht të lëshuara në verën e vitit 2022, këto pulla janë rikthyer me rastin e festivalit ndërkombëtar “Sunny Hill 2025”, duke u bërë sërish pjesë e komunikimit zyrtar dhe kulturor të vendit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Posta e Kosovës përcolli një mesazh simbolik:

    Lexo edhe :

    Gjesti prekës i Sharon Osbourne në “lamtumirën” e saj të fundit ndaj Ozzy

    13:43 31/07/25

    Neal McDonagh zbulon: Më ndaluan të hyja në Hollywood sepse refuzova të puthja gratë

    13:33 31/07/25

    “Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin”, duke e shoqëruar me hashtagun #DuaLipaVibes.

    Përveçse një nderim për suksesin global të këngëtares, kjo iniciativë e kthen Dua Lipën në një ikonë të identitetit kombëtar, të përfaqësuar me krenari përmes mjeteve të komunikimit publik.

    Etiketa: dua lipakosoveposte

  • Posta e Kosovës nderon Dua Lipën me pulla postare të dedikuara

    Posta e Kosovës nderon Dua Lipën me pulla postare të dedikuara

    Posta e Kosovës ka lansuar një seri të re pullash postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare që “udhëton” përmes çdo letre të dërguar, transmeton KultPlus.

    “Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” thuhet në njoftimin e bërë nga Posta, e cila shoqëroi lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

    Kjo iniciativë vjen si një tjetër nderim për artistën me prejardhje nga Kosova, e cila ka bërë që emri i vendit të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar./KultPlus.com

  • Kosova emeton pullë postare për kampionen Distria Krasniqin

    Kosova emeton pullë postare për kampionen Distria Krasniqin

    Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të veçantë filatelik kushtuar kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Emisioni mban titullin “Distria Krasniqi” dhe nderon sportisten që është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.“E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës. Që nga titulli kampione bote për U21 në vitin 2015, Distria ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje.Një ndër momentet kulmore të karrierës së saj erdhi në vitin 2021, kur ajo rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha, duke shënuar një sukses historik për sportin kosovar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e sportit tonë kombëtar.Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës e kthen figurën e Distria Krasniqit në një simbol kombëtar që udhëton përtej kufijve si ambasadore e vlerave dhe suksesit të Kosovës.Pullat postare janë dizajnuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë dhe përfshijnë një pullë dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ato do të qëndrojnë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të veçantë filatelik kushtuar kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Emisioni mban titullin “Distria Krasniqi” dhe nderon sportisten që është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.“E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës. Që nga titulli kampione bote për U21 në vitin 2015, Distria ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje.Një ndër momentet kulmore të karrierës së saj erdhi në vitin 2021, kur ajo rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha, duke shënuar një sukses historik për sportin kosovar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e sportit tonë kombëtar.Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës e kthen figurën e Distria Krasniqit në një simbol kombëtar që udhëton përtej kufijve si ambasadore e vlerave dhe suksesit të Kosovës.Pullat postare janë dizajnuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë dhe përfshijnë një pullë dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ato do të qëndrojnë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.

  • DHL i kërkon paratë KQZ-së, posta shpërndau fletët e votimit për diasporën

    DHL i kërkon paratë KQZ-së, posta shpërndau fletët e votimit për diasporën

    Oeperatori i shpërndarjes DHL ka kërkuar në KQZ vlerën monetare të kontratës me shumë 9.2 milion euro në përfundim të procesit të shpërndarjes së votës së diasporës.

    Dëri më tani mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kryer asnjë pagesë kundrejt postës, ndërsa stafi po verifikon të gjitha nënshkrimet e mbërritura nga operatori.
    KQZ kërkon që posta të bëjë transparente të gjitha faturat për secilin shtet respektiv duke eliminuar ato që kanë mbishtrime të tjera dhe janë të dyshuara./vizionplus.tv

  • Posta Shqiptare ka një thirrje për qytetarët lidhur me mesazhet mashtruese

    Posta Shqiptare ka një thirrje për qytetarët lidhur me mesazhet mashtruese

    Posta Shqiptare ka një mesazh për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me mesazhe të paidentifikuara, që i ftojnë ata të klikojnë linqe të dyshimta në emër të Postës.
    “Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën e saktë nëpërmjet lidhjes më poshtë, përndryshe paketa do të kthehet pas 24 orësh”, shkruan mesazhi që ka mbërritur në telefonat e qytetarëve.

    Përpjekje të tilla për të përfituar të dhëna personale të qytetarëve nëpërmjet mashtrimit janë në rritje gjatë muajve të fundit në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Posta Shqiptare u bën thirrje klientëve të saj që të mos bien pre e këtyre tentativave.

  • Mashtrim në internet me emrin “Posta Shqiptare”,  paralajmërohen qytetarët për mesazhet

    Mashtrim në internet me emrin “Posta Shqiptare”, paralajmërohen qytetarët për mesazhet

    Posta Shqiptare paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me mesazhe të paidentifikuara, që i ftojnë ata të klikojnë linqe të dyshimta në emër të Postës.
    “Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën e saktë nëpërmjet lidhjes më poshtë, përndryshe paketa do të kthehet pas 24 orësh”, shkruan mesazhi që ka mbërritur në telefonat e qytetarëve.
    Përpjekje të tilla për të përfituar të dhëna personale të qytetarëve nëpërmjet mashtrimit janë në rritje gjatë muajve të fundit në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Posta Shqiptare u bën thirrje klientëve të saj që të mos bien pre e këtyre tentativave.
    “Nëse haseni me mesazhe të tilla, ju lutem mos klikoni asnjë link që ju vjen në tekstin e këtij mesazhi dhe mos jepni informacion, sepse mund të marrin të dhënat tuaja,” njoftoi Posta duke u distancuar nga mesazhe të tilla.

    gijotina.com/