Përballja mes Napolit dhe Interit është shoqëruar me tension në fushën e lojës. Megjithëse më herët ka qenë pjesë e zikaltërve, me të cilët fitoi edhe titullin kampion, Konte është konfliktuar me ish-lojtarin e tij, Lautao Martinezin. Ky i fundit e humbi toruan gjatë pjesës së dytë të lojës, duke dalë nga vetja me gjestet dhe fjalët e thëna.
Sulmuesi argjentinas ka ofenduar Antonio Konten me gjeste, si dhe duke i thënë: “Frikacak, je duke dhj*** nga poshtë”. Ndërkohë, i pyetur për këtë përplasje, trajneri italian është përgjigjur pas ndeshjes me fjalët:
“Sinqerisht, mund të ndodhë kur luhen këto lloj ndeshjesh. Lautaro është një lojtar i shkëlqyer. Ndoshta nuk pata mundësinë ta njihja mirë nga ana njerëzore, por nuk ka problem”./Sport Ekspres/
Tag: poshtë
-

VIDEO/ Lautaro humbet toruan ndaj ish-trajnerit, i drejtohet me fyerje Kontes: Po dhj** nga poshtë
-

‘Nuk dua një takim të kotë’/ Trump hodhi poshtë ofertën për bisedime me Putin, Rusia sulmon Ukrainën, gjashtë të vdekur
Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa ruse në disa qytete të Ukrainës.
Në mesin e viktimave janë dhe 2 fëmijë, ndërsa janë plagosur 21 persona të tjerë.
Më herët Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planet e tij për një samit të afërt në Budapest me Vladimir Putinin e Rusisë ishin shtyrë pasi nuk donte një “takim të kotë”.
Kremlini ka hedhur poshtë thirrjet për armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit, të bëra si nga Trump ashtu edhe nga udhëheqësit evropianë.
Ndërkohë, ushtria ukrainase tha se kishte sulmuar një uzinë kimike ruse në rajonin kufitar të Bryansk-ut me raketa Storm Shadoë të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar.
Duke e quajtur sulmin “një goditje të suksesshme” që depërtoi në sistemin rus të mbrojtjes ajrore, zyrtarët ushtarakë thanë se uzina e Bryansk “prodhon barut, eksplozivë dhe përbërës të karburantit raketor të përdorur në municione dhe raketa të përdorura nga armiku për të bombarduar territorin e Ukrainës”.
Në të gjithë Ukrainën, sulmet ruse shënjestruan përsëri infrastrukturën energjetike dhe ndërprerje emergjente të energjisë elektrike u imponuan në disa zona.
Top Channel
-

Gjykata e Hagës hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë hodhi poshtë ankesën e Izraelit kundër një vendimi që mbështeti urdhër-arrestet për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland.
Në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata e Hagës vendosi se kishte “baza të konsiderueshme” për të besuar se Netanyahu dhe Galland ishin “penalisht përgjegjës” për krime lufte të dyshuara dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
Lëshimi i urdhër-arresteve zemëroi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve të GJNP-së.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin “antisemit” dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden e quajti atë “skandaloz”. Në maj, Izraeli i kërkoi gjykatës të rrëzonte urdhër-arrestet në pritje të një apeli të mëtejshëm që sfidonte juridiksionin e saj.
Gjykata Ndërkombëtare Penale e hodhi poshtë këtë kërkesë më 16 korrik, duke thënë se nuk kishte “bazë ligjore” për rrëzimin e urdhër-arresteve derisa të zgjidhej çështja e juridiksionit.
Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar vendimin, por gjyqtarët vendosën të premten se “çështja, siç është formuluar nga Izraeli, nuk është e apelueshme”. -

‘Produktet e procesuara, problemi më i madh’/ Bombaj: Për kolesterolin kanë rënë poshtë shumë studime
Nutricionistja Blerina Bombaj, e ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, foli për ushqimin e shëndetshëm dhe jo vetëm.
Bombaj theksoi se ‘çfarë kanë ngrënë të parët tanë është e sigurtë që është një ushqim i sigurtë’ dhe se ‘shumë studime për kolesterolin kanë rënë poshtë’.
‘Për kolesterolin kanë rënë poshtë shumë studime, veza psh. ka rënë poshtë që e rrit kolesterolin. Kolesteroli prodhohet nga vetë organizmi në 90% të rasteve dhe vetëm 20% të njerëzve janë hiperabsorbues të kolesterolit që ne hamë nga ushqimi dhe pjesa tjetër nuk e absorbojnë shumë. Veza që ishte armiku kryesor për kolesterolin nuk konsiderohet më që është një armik’, u shpreh Bombaj.
Bombaj: Të hash ato ushqime që kanë ndihmuar njeriun të evolojë. Çfarë kanë ngrënë të parët tanë? Për një kohë të gjatë, çfarë kanë ngrënë të parët tanë është e sigurtë që është një ushqim i sigurtë. Si psh. mishi, një nga ushqimet më të anatemuara… Për kolesterolin kanë rënë poshtë shumë studime, veza psh. ka rënë poshtë që e rrit kolesterolin. Kolesteroli prodhohet nga vetë organizmi në 90% të rasteve dhe vetëm 20% të njerëzve janë hiperabsorbues të kolesterolit që ne hamë nga ushqimi dhe pjesa tjetër nuk e absorbojnë shumë.
Veza që ishte armiku kryesor për kolesterolin nuk konsiderohet më që është një armik.
Produktet që kemi ngrënë gjithmonë nuk mund të na bëjnë keq, qumështi, buka e zezë…
Sheqerin e ke nga të gjitha anët. Produktet e procesuara janë problemi më i madh.
-

Atentati në Sarandë, dyshohet se tritoli ishte vënë poshtë makinës 2 ditë para ngjarjes
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me atentatin ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë.
Nga hetimet e deritanishme nga grupi hetimor burime për A2CNN bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se autorët e kanë vendosur tritolin në mjetin tip “Toyota” të 58-vjeçarit dy ditë para ngjarjes.
Lënda eksplozive rreth 500 gramë është instaluar nga autorët poshtë automjetit në vendin e shoferit. Sa i përket dinamikës së ngjarjes, para atentatit Isuf Jaçaj ka qenë në një lokal duke konsumuar kafe në lagjen nr.3 aty ku ka edhe banesën e të birit rreth orës 22 e 45 minuta dhe pasi ka dalë nga lokali është futur në makinë, ka ndezur mjetin dhe pasi ka ecur rreth 20 metra dhe më pas është kryer shpërthimi i telekomanduar.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur kqyrjen tyre me qëllim identifikimin e autorëve të dyshuar. Policia ka pikasur një mjet të dyshimtë që ka qenë në zonë gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja por po bëhen verifikimet e para. Hetuesit dyshojnë se autorët e kanë mbajtur në vëzhgim prej ditësh viktimën duke gjurmuar lëvizjet e tij. 58-vjeçari nuk ruhej dhe as nuk lëvizte me automjet të blinduar.
Policia ka dyshime se autorët kanë qenë rreth 200 metra nga vendngjarja nga ku kanë kryer shpërthimin në mënyrë të telekomanduar dhe më pas janë larguar./ A2 -

PD në kërkim të një kandidati të pavarur, Gazetarja: Opozita nuk ka luksin të bëjë lëvizje poshtë brezit
Gazetarja Sonila Meço, foli sot për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 9 nëntor në 6 bashki të vendit.
Meço u ndal te deklarata që Berisha bëri pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, ku tha se PD do të mbështesë kandidatët e pavarur.
Lidhur me këtë Meço tha se opozita nuk ka as kohën e as luksin të bëjë hapa antikushtetues apo të bëjë veprime poshtë brezit.
Sonila Meço: Një kandidat i cili nuk propozohet nga partitë, domosdoshmërisht nuk ëhstë i lidhur me logot ë partive politike. Është një kandidat i pavarur, i cili përfaqëson Tiranën. Një njeri që është ekspert, që e do qytetin dhe nuk i nënshtrohet interesave kaq shumë të koklavitura të një Tirane e cila për nga rëndësia ne e dimë se çfarë përfaqëson, por edhe për nga marrja peng ne e dimë shumë mirë se sa vulnerabël të brishtë e bënë pozicionin e kryetarit të bashkisë.
Opozita do duhet të ngrihet dhe të kundërsulmojë, të dalë nga betejat e veta. Por të kundërsulmojë me dinjitet. Pra këtu po goditet poshtë brezit opozita, këtu është gjithçka e dukshme se çfarë po ndodh.
Opozita nuk ka luksin dhe kohën as të shkelë kushtetutën, e as të bëjë lëvizje poshtë brezit, por në të njëjtën kohë të entuziazmoje publikun që edhe nëse je në atë ring dhe të vijë me një kandidat që për mua duhet të jetë ekspert, një njeri që e di si janë punët dhe si behen punët administrative. Një njeri që ka kurajo, një njeri që nesër -

’58 kate ndërtesa poshtë digës së liqenit’, Braçe: Zonë e mbushur me kulla, por pa shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin lidhur me ndërtimet që po kryhen poshtë digës së liqenit artificial në Tiranë.
Përmes një poatimi në rrjetet sociale, ai përmendi disa çështje kryesore që sipas tij rrezikojnë cilësinë e jetës në zonë që janë furnizimi me ujë të pijshëm, infrastruktura arsimore, e shëndetësia.
Deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë.
Braçe theksoi se problematika bëhet edhe më e madhe, pasi në të njëjtën zonë po ndërtohen një pallat te Art Turbina, një kompleks te Parku Olimpik, si edhe komplekse të tjera.
Postimi i plotë i Braçes:
Tirana/ 5-sa. 58 kate këtu poshtë digës së liqenit, ok, është pronë private e do zhvillohet, e kemi pranuar këtë logjike! Më në fund, ferrishtes lënë me minj, qen e mace të ngordhura, gjarpërinj etj i doli i zoti, po e kërkoja prej muajsh e s’u përgjigj kurrë për të pastruar këtë hapësirë. Shqetësimi që kam lidhet me infrastrukturën publike. E para, uji i pijshëm ose uji-Komuna në tërësi dhe kjo zonë, ka pasur probleme këtë verë në furnizimin me ujë, konsumatore që shtohen duhet të shoqërohen me burime ose sasi uji të shtuar që nuk cenon sasinë e ujit që shkon për frymë në banorët e zonës.
E dyta, infrastruktura arsimore- Komuna dhe kjo zonë këtu, nuk ka asnjë çerdhe, ka vetëm një kopsht terësisht i ezauruar, diku pas pallateve të rrugës së Kosovarëve, nuk ka asnjë shkollë 9 vjeçare, nuk ka asnjë gjimnaz, në periferi fare të zonës është 9- vjeçarja ‘Dëshmorët e Lirisë tërësisht plotë dhe i sterezauruar gjimnazi Peteo Nini. E treta, infrastruktura shëndetësore- Komuna dhe kjo zonë nuk kanë asnjë ambulancë, asnjë qendër shëndetësore, ndërkohë që poliklinikën e kanë tek 21 Dhjetori.
E fundit, zona e ndërtimit vjen deri poshtë digës, ka përfshirë dhe parkingun e bashkisë dhe e ndan nga diga rruga; do duhet kujdes i madh për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, eleminuar rrezikun e ujërave kur aty do të shkohet 6 kate nën dhe. Besoj që janë shqetësime legjitime. Dua t’u kujtoj se sot në këtë zonë po ndërtohen e janë në faza të ndryshme, një pallat te Art Turbina, një kompleks tek Parku Olimpik, një kullë e lartë mbi 20 kate tek shkolla Kristaq Rama, një kompleks tek Kristali, një tjetër kompleks tek Kika 2. Pra nevoja për infrastrukturë publike është ulëritese’, shkruan ai. -

Gjykatësi federal hedh poshtë padinë e Trump për shpifje prej 15 miliardë dollarësh kundër The New York Times
Një gjyqtar federal në Florida hodhi poshtë të premten një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë, të ngritur nga ish-Presidenti Donald Trump kundër gazetës The New York Times.
Padia e Trump bazohej në një libër dhe një artikull të shkruar nga gazetarët Russ Buettner dhe Susanne Craig, të cilat detajonin financat e tij dhe rolin e tij para-presidencial në emisionin televiziv “The Apprentice”.
Në padi, Trump pretendonte se gazetarët kishin “përhapur me qëllim të keq një narrativë pa fakte”, duke thënë se producenti televiziv Mark Burnett e kishte kthyer Trumpin në një personazh të famshëm. Sipas padisë, The New York Times e dinte që Trump ishte tashmë një “mega-person i famshëm” dhe një biznesmen i suksesshëm shumë kohë para shfaqjes së tij në “The Apprentice”.
Vendimi i gjykatës shënon një humbje të rëndësishme ligjore për Trump në përballjen e tij të gjatë me median. -

Goditje për kursin valutor/ Euro rrëzohet në nivel rekord, ekspertët paralajmërojnë zhvillime të papritura
Për herë të parë në histori, euro ka zbritur poshtë nivelit mesatar të 97 lekevë, në tregun e brendshëm valutor, madje edhe poshtë niveleve të korrikut apo gushtit, kur fluksi i eurove në ekonominë shqiptare ishte më i lartë, si pasojë e numrit të lartë të turistëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të mërkurën mesatarisht me 96.78 lekë, në rënie me 0.13 pikë krahasuar me ditën e martë.
Sipas ekspertëve, rënia mund të shpjegohet me faktin se fluksi i valutës së huaj po shpërndahet gjatë gjithë vitit, si pasojë e remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte, ndërsa numri i turistëve në vend vijon të jetë i lartë edhe gjatë shtatorit. Eksperti i tregjeve financiare, Artur Ribaj, shprehet se ndryshimi i strukturës së tregut po ndikon në këtë ecuri të euros.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, remitancat rezultuan në rreth 531 milionë euro, për gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa investimet e huaja direkte për të njëjtën periudhë ishin rreth 760 milionë euro. Madje, ky zhvlerësim i euros vjen në një kohë që në tregjet ndërkombëtare, monedha europiane është ngjitur në mbi 1.18 dollarë, niveli më i lartë në thuajse 4 vitet e fundit. Por, këmbimi euro-lek në tregun e brendshëm përcaktohet kryesisht nga kërkesa dhe oferta dhe jo nga faktorë të jashtëm.
