Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, tha se vendimi i Berishës për protesta para kryeministrisë nuk është produkt i një kosultimi të gjerë brenda partisë. Ai thekson se ky vendim është idividual i kryedemokratit.
“Jam kurioz njëjtë si ju, nuk kam njohuri si do zhvillohet me saktësi. Thjeshtë nga informacioni që ka rrjedhur nga media”, u shpreh Alimehmeti kur u pyet lidhur me planifikimin.
Alimehmeti tregon se PD duhet të tregohet më inovatore në format e protestimit që zgjedh, duke theksuar se nevojitet një strategji.
“Protestat duhet të ishin bërë shumë më shpejt, shumë më energjike. Nëse themi që zgjedhjet janë para dhe jeta parlamentare e vijon në mënyrë të patrazuar, këtu ka një problem. Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve në parlament. Ka shumë opsione, besoj janë diskutuar në grup paralmentar dhe kryesi”, tha ai për “Report Tv”.
Demokrati theksoi se Berisha vazhdon të vrasë debatin e brendshëm në Partinë Demokratike, duke marrë vendime pa përfshirjen e strukturave.
“Nuk ka përfshirje të tjerë. I takon këtyre strukturave që merren vendimet, Unë jam mbështetës i demokracisë poshtë lart, jo nga lart poshtë. Ky është rasti i demokracisë nga lart poshtë”, përfundoi ai.
Tag: poshtë
-

Protesta e Berishës, Alimehmeti: Nuk dihet si do të zhvillohet, ka marrë vendim pa u konsultuar
-

Protesta, Alimehmeti tregon realitetin brenda PD-së: Nuk ka përfshirje të strukturave në vendime! Jemi kuriozë…
Ilir Alimehmeti tha vendimi i Sali Berishës për protesta para kryeministrisë nuk është produkt i një konsultimi të gjerë brenda Partisë Demokratike, por individual i kryedemokratit.
“Jam kurioz njëjtë si ju, nuk kam njohuri si do zhvillohet me saktësi. Thjeshtë nga informacioni që ka rrjedhur nga media”,- tha në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, kur u pyet se si është planifikuar të zhvillohet “foltorja”.
Ai shtoi se Partia Demokratike duhet të tregohet më inovatore në format e protestimit që zgjedh, duke theksuar se nevojitet një strategji.
“Protestat duhet të ishin bërë shumë më shpejt, shumë më energjike. Nëse themi që zgjedhjet janë para dhe jeta parlamentare e vijon në mënyrë të patrazuar, këtu ka një problem. Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve në parlament. Ka shumë opsione, besoj janë diskutuar në grup paralmentar dhe kryesi”,- tha ai.
Alimehmeti theksoi se Sali Berisha vazhdon të vrasë debatin e brendshëm në Partinë Demokratike, duke marrë vendime pa përfshirjen e strukturave.
“Nuk ka përfshirje të tjerë. I takon këtyre strukturave që merren vendimet, Unë jam mbështetës i demokracisë poshtë lart, jo nga lart poshtë. Ky është rasti i demokracisë nga lart poshtë”,- tha ai. -

“Nuk dal në protestën, jam lodhur nga mashtrime”, Vrenozi ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Boll më, s’jam k*** i askujt
Demokrati i njohur, Ilir Vrenozi, i cili ka përkrahur fortë Sali Berishën, refuzon ti përgjigjet thirrjes së tij për protestën e ditës së hënë, 17 nëntor 2025.
Vrenozi shkruan në faqen e tij në FB, se ai dhe demokratët e ndershëm kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe jo ti bëjnë serenata poshtë penxheres.
Ai tregon më hollësisht edhe arsyet e këtij bojkot; duke nisur që nga mënyra e protestave të Berishës që i quan “serenata” poshtë penxheres së Ramës, mungesa e analizës për humbjet e vazhdueshme dhe deri te mossakrifikimi i rehatisë nga deputetët e PD.
Postimi i plotë i Ilir Vrenozit:
Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së?
Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në Protestë nesër, do më duket vetja ime, ta them shqip, si Kar.Pse si Kar, do thuash ti mik, sepse kur shkon në një proteste të shtyn diçka, mua nesër është hera e parë që nuk me shtyn asgjë të shkoj, sepse unë jam nga ata që dua të rrëzoj Ramën, jo ti bëj serenatë me fyshekzjarre…. boll u lodha!
Më vjen shumë keq për këtë situate, por pa bërë analizë të humbjeve, pa venë pikat mbi i, vazhdo me të njëjtin ekip, ndonëse ke 6 apo 7 herë që humb, Ramës vetëm nder i bëhet kështu si veprojmë ne… unë mendoj që po veprojmë shumë gabim, opozitë që nuk ngjall shpresë jemi, që populli me 1000 skandale të Ramës dhe prapë, nuk ja ndjen të ngrihet …. bëni analizën e humbjeve, humbësit të mbajnë përgjegjesi, hapni partinë të hyjë gjak i ri …. pastaj bëni greve urie në Parlament, kërkoni zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike pa Ramën. Ju thatë nuk do e njohim 11 Majin është farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hytë në Parlament, domethenë e pranuat 11 Majin. Duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera që i takon deputetit… Proteste “serenatë” boll më… nuk kanë pik vlere për ne që duam të heqim Edi Ramën…
Më dhemb shpirti që nuk do jem nesër në protestë, për shpirt të nënës, por nuk dua të më duket vetja Kar, ose viktimë e pastër, ose militant i semurë. Jo jo boll më… dua të heq Edi Ramën, jo ti bëj serenatë Ramës poshtë penxheres me fishekzjarre e me gurë.. -

“Fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Idiot komplet…
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në një takim me banorët e njësisë nr.2 të kryeqytetit.
Ai ka lexuar një koment të komentuesve në rrjetet sociale, ku një qytetar shkruan për takimin: Fiks si mbledhjet e Enverit! Poshtë Komunismi1
Edi Rama: Kam marrë me vete disa komente nga FB dhe është njëri që shkruan “fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”. Sa të jenë këto tipat komunizmi do vijojë të jetë në pushtet. Idiot komplet. Do nisin të thonë tani bobo çfarë i the, por çfarë t’i them tjetër? -

VIDEO/ ‘Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi’, Rama shan komentuesin: Idiot komplet
Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku foli për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë, por një qytetar e ka konsideruar mbledhjen ‘si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’.
Teksa po lexonte komentet nga qytetarët në Facebook, Rama u irritua kur pa qytetari kishte shprehur mendimin e tij dhe e krahasonte me Enver Hoxhën.
Rama nuk i kontrolloi dot nervat dhe e ofendoi qytetarin duke e quajtur idiot komplet.
‘Kam marrë me vete disa komente nga Facebook-u dhe është njëri që shkruan këtu ‘Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Kuptohet që sa të jenë këta tipa, komunizmi do jetë në pushtet. Idiot komplet. Po çfarë t’i them? Këto dëgjesa, në Amerikë ku komunizmi nuk ka qenë asnjëherë, ndodhin shpesh’, tha Rama ndër të tjera.
-

“Fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Idiot komplet, do nisin..
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në një takim me banorët e njësisë nr.2 të kryeqytetit.
Ai ka lexuar një koment të komentuesve në rrjetet sociale, ku një qytetar shkruan për takimin: Fiks si mbledhjet e Enverit! Poshtë Komunizmi.
“Sot hasim vështirësi për shkak të injorancës së gjykatësve”, Rama: 100 mijë metra katrorë të liruara në Tiranë nga zaptuesit“Kam marrë me vete disa komente nga FB dhe është njëri që shkruan “fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”.
Sa të jenë këto tipat komunizmi do vijojë të jetë në pushtet.
Idjot komplet. Do nisin të thonë tani bobo çfarë i the, por çfarë ti them,” tha Edi Rama. -

Pamje emocionuese/ Me sytë mbyllur dhe i këndon zemra, tifozi i Shqipërisë brohoret fort në Andorra
Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Andorrës. Stadiumi do të jetë i stërmbushur nga tifozët shqiptarë pasi në një rast fitore, me shumë gjasa, do të kalonim zyrtarisht në Play Off të Botërorit për herë të parë në historinë tonë.
Ndërkohë tifozët kanë nisur që të pushtojnë qendrën e qytetit afër stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe të gjithë janë optimistë dhe të bindur për fitoren e Kombëtares. 2-0 dhe 3-1 janë dy versionet më të dëgjuara të rezultatit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni poshtë live pamjet direkte. Gjithashtu një prej tifozëve të Shqipërisë këndonte me sytë mbyllur, me zemrën që nxirrte fjalët duke dhuruar jo pak emocion në Andorra. /Sport Ekspres/? -

Pamje që nuk e duan komentin! Direkt nga Andorra, tifozët e Shqipërisë janë të një niveli tjetër
Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Andorrës. Stadiumi do të jetë i stërmbushur nga tifozët shqiptarë pasi në një rast fitore, me shumë gjasa, do të kalonim zyrtarisht në Play Off të Botërorit për herë të parë në historinë tonë.
Ndërkohë tifozët kanë nisur që të pushtojnë qendrën e qytetit afër stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe të gjithë janë optimistë dhe të bindur për fitoren e Kombëtares. 2-0 dhe 3-1 janë dy versionet më të dëgjuara të rezultatit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni poshtë live pamjet direkte. Tifozët e Shqipërisë janë të një niveli tjetër, përfundimisht… /Sport Ekspres/? -

Skandal/ FIFA përjashton shtatë lojtarë, pas çështjes së “falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve”
FIFA ka pezulluar shtatë lojtarë pasi hodhi poshtë apelimin e një federate kombëtare lidhur me një skandal dokumentesh të falsifikuara. Organizata ndërkombëtare e futbollit është përgjegjëse për organizimin e turneve të futbollit në mbarë botën, më e rëndësishmja Kupa e Botës.
FIFA ka gjithashtu disa parime të tjera kryesore, duke përfshirë promovimin e lojës në nivel global dhe sigurimin që ajo të jetë e disponueshme për këdo që dëshiron të luajë.
Megjithatë, një nga detyrat e saj më të rëndësishme është të “promovojë integritetin, etikën dhe lojën e ndershme me qëllim parandalimin e të gjitha metodave apo praktikave si korrupsioni, dopingu ose manipulimi i ndeshjeve”.
Tani, FIFA ka vepruar pasi hodhi poshtë apelimin e Federatës së Futbollit të Malajzisë (FAM) lidhur me çështjen e “falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve”.
Në fund të shtatorit 2025, FIFA vendosi se disa lojtarë kishin shkelur nenin 22 të Kodit të Disiplinës, i cili ndalon përdorimin e dokumenteve të falsifikuara.
Shtatë lojtarë të lindur jashtë vendit dyshohet se përdorën dokumente false për të pretenduar se kishin gjyshër me origjinë malajziane, duke i ndihmuar ata të fitonin shtetësinë malajziane.
Sipas ESPN, lojtarët u konsideruan të kualifikuar për të përfaqësuar Malajzinë në periudha të ndryshme midis marsit dhe qershorit dhe të gjithë morën pjesë në fitoren 4-0 kundër Vietnamit në kualifikueset e Kupës së Azisë të AFC-së.
Pas hetimit të FIFA-s, federata malajziane e futbollit kërkoi një raport të detajuar mbi vendlindjet “e manipuluara” dhe “origjinale” të gjyshërve të lojtarëve.
“Pas analizimit të dokumenteve dhe zhvillimit të një seance dëgjimore, Komiteti i Apelit vendosi të hedhë poshtë ankesat dhe të konfirmojë plotësisht sanksionet e vendosura ndaj FAM dhe shtatë lojtarëve”, thuhej në reagimin e FIFA-s.
Shtatë lojtarët që kanë marrë ndalim 12-mujor nga aktivitetet e lidhura me futbollin janë: Gabriel Palmero, Facundo Garces, Rodrigo Holgado, Imanol Machuca, Joao Figueiredo, Hector Hevel dhe Jon Irazabal.