Tag: poshtë

  • “Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi një hap larg grekëve”/ Rama tregon bisedën me taksistin në Athinë dhe fton emigrantët të kthehen: Nesër, do të jeni shumë më mirë se këtu

    “Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi një hap larg grekëve”/ Rama tregon bisedën me taksistin në Athinë dhe fton emigrantët të kthehen: Nesër, do të jeni shumë më mirë se këtu

    Edi Rama: Një taksist më tha që ‘kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi një shkallë larg tyre. Jemi gati për ta ngjitur dhe për t’u bërë njësh me të gjithë evropianët e tjerë, duke u ulur në sofrën e përbashkët të familjes së bashkuar evropiane. Më vjen mirë që sot që kemi ardhur këtu jemi në gjendje të ndajmë jo vetëm atë që kemi bërë për ta ngritur Shqipërinë aty ku nuk kemi qenë asnjëherë, por për ta ngritur në një pikë ku ëndrrat dhe shpresat nuk duken më aq të paarritshme sa dukeshin dikur. Ndryshe nga koha kur morëm detyrën, sot Shqipëria është një vend që e ka në dorë fatin e vet. Sot, fati ynë është në dorën tonë. Kur e morëm ne qeverinë, kishte një borxh rreth 80%, shërbimet kishin ndalur për shkak të borxheve të panumërta që qeveria nuk u paguante më. Të gjitha ato planet e Shqipërisë së rrugëve kishin mbetur rrugëve, u ishin prerë shiritat, por nuk u ishin dhënë paratë. Kur morëm detyrën, paga mesatare ishte 370 euro, ndërkohë që sot, me vitin 2024 të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1000 euro, e shohim me shumë optimizëm mandatin e katërt. Për ata që duan të kthehen, por ende ngurrojnë se janë të pasigurt, unë ju them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të ketë më shumë se sa do të ketë duke qëndruar këtu. Ju me siguri dëgjoni ata që na përqeshin, që bazohen te pasqyrat e moçaleve, që fatkeqësisht edhe ju jeni të detyruar t’i shihni kur hyni në ekranet e telefonave tuaj për të marrë lajme nga Shqipëria.

    Top Channel

  • Rama: Në 11 maj do luajmë Champions! Sa më poshtë PD, aq më mirë

    Rama: Në 11 maj do luajmë Champions! Sa më poshtë PD, aq më mirë

    Kryeministri Edi Rama këtë të premte pati një takim me të rinjtë e PS-së në Elbasan. Ai tha se sa më poshtë të shkojë PD në zgjedhje, aq më mirë është. Rama shtoi se kampionati kombëtar është i fituar padiskutim nga PS, por në këto zgjedhje luhet për Champions League.
    ”Natyrisht që dikush mund të thotë ”çtë duhet ty me ne, po qan hallin ti që PD po shkon poshtë e më poshtë?”. Nuk e qaj hallin e kësaj fare unë. Sa më poshtë të shkojë, edhe më mirë është. Poshtë fare, mirë fare.

    Më duhet kjo për atë mesazh që populli shqiptar do i japi 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Brukselit ku është qeveria e Europës. Si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS-së, për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për t’u bërë anëtare të BE-së.
    Nuk është e rastit, as për arsye thjesht që hajde të fitojmë ndeshjen këtu brenda, sepse në 11 maj ne nuk luajmë në kampionatin kombëtar. Në 11 maj ne luajmë Champions. Vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’i thënë të gjithëve”, tha Rama.

  • Shkencëtarët zbulojnë ‘qytetin gjigant’ nën piramidën e Egjiptit

    Shkencëtarët zbulojnë ‘qytetin gjigant’ nën piramidën e Egjiptit

    Studiues italianë e ndërkombëtare kanë dhënë dje detaje të një qyteti gjigant me struktura misterioze më shumë se 1000 metra nën piramidat e Egjiptit, duke hedhur dritë mbi motivin dhe historinë e tyre të vërtetë.
    Studiuesit thonë se kanë zbuluar kollona gjigante vertikale me shkallë në formë spiraleje nën piramidë e Kafre, si dhe një platformë të gurtë poshtë saj, me dhoma e kanale ndërlidhëse në formë gazsjellësi.
    Në konferencën e djeshme për shtyp studiuesit shtonin se një sistem ujor është identifikuar gjithashtu poshtë platformës, rreth 700 metra nën piramidën Kafre, një nga tre kryesoret në Egjipt, me kalime të tjera që vijonin akoma më thellë brenda tokës.
    Zbulimet hedhin poshtë teorinë e deritanishme se piramidat janë vendvarrime të faraonëve dhe duket se anojnë nga teoritë e refuzuara më herët, që thonë se ato janë qendra energjie me një teknologji të avancuar të lashtësisë që duket është humbur nga raca njerëzore sot.
    Megjithë mohimet e ekspertëve duke i quajtur zbulimet “të rreme” e të “ekzagjeruara”, grupi italian beson se ka një botë të tërë strukturash të fshehura rreth 700 metra nën sistemin ujor të piramidës.
    “Kur ne të zmadhojnë imazhet e skanimeve valore do të zbulojmë atë që përshkruhet si një qytet i vërtetë nëntokësor”, tha Corrado Malanga studiues i vjetër i Universitetit të Pizes.
    Studimet në Piramidën e Khafre mund të zbulojnë sekrete të lashta si ato për Sallën e të Dhënave, e cila përmendet shpesh në folklorin egjiptian, si dhoma e fshehur poshtë Piramidës së Keopsit apo Sfinksit, ku gjendet dijet e humbura të civilizimeve të lashta mbi energjinë e pafundme, levitacionin, telepatinë.
    Profesor Lawrence Conyers, ekspert radarësh në University of Denver me fokus në arkeologjinë, tha për DailyMail.com se teknologjia aktuale e skanimeve nuk mund të depërtojë aq thellë.
    Por puna e studiuesve Malanga, Filippo Biondi e egjiptologut Armando Mei mbi piramidën e Kafre, një nga tre piramidat në Giza është cituar edhe më herët në Itali.
    Piramidat besohet se janë ndërtuar rreth 4,500 vjet më parë në bregun perëndimor të lumit Nil.
    “Ne bëmë llogaritjet dhe piramida Kafre rezultoi shumë e rëndë, prandaj për të qëndruar në vend ajo ka nevojë për themele të forta pasi ndryshe do të fundoset në tokë”, tha Malanga duke shtuar se strukturat cilindrike mund të jenë pika hyrjeje të sistemit nëntokësor.
    Grupi tregonte imazhet e krijuara nga skanimet valore në piramidën e Khafre ku shiheshin struktura komplekse dhe vibracione të veçanta, çka ata besojnë se është një qytet nëntokësor, shkruan Daily Mail
    “Ekzistenca e dhomave nëntokësore të mëdha sa vetë piramida ka lidhej të fortë me legjendën e Sallave të Amenti,” tha Ciccolo, duke shtuar se pranë bazës së piramidës vëreheshin anomali termale, që do të thotë se sistemi prodhon vetë energjinë e tij me teknologji të panjohura.
    Piramidat besohet se janë ndërtuar rreth 4,500 vjet më parë në bregun perëndimor të lumit Nil.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • 7 Gjërat që Nuk Duhet t’i Mbani Kurrë në Hapësirën Poshtë Lavamanit

    7 Gjërat që Nuk Duhet t’i Mbani Kurrë në Hapësirën Poshtë Lavamanit

    Hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës tuaj, mund të duket si një vend i mirë për të ruajtur disa sende, por jo gjithçka mund të vendoset në mënyrë të sigurt në këto hapësira.

    Errësira dhe shpesh të lagështia, mund të krijojnë një ambient perfekt për rritjen e mykut dhe rrjedhjes së ujit, të cilat mund të shkatërrojnë disa materiale.

    Për këtë arsye, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me artikujt që nuk është mirë t’i ruani kurrë nën lavaman.

    Artikujt që nuk duhen ruajtur nën lavamanin e kuzhinës janë:

    Pajisjet e vogla të kuzhinës

    Tenxherja elektronike me presion dhe mikseri, mund të dëmtohen nga çdo rrjedhje që mund të vijë nga lavamani.

    Produktet prej letre

    Në këtë vend ato janë në rrezik të dëmtohen nga lagështia, ndaj është më mirë t’i vendosni në një vend më të sigurtë.

    Produktet e pastrimit

    Një tjetër artikull që nuk duhet të mbahet nën lavaman për familjet me fëmijë të vegjël janë edhe produktet e pastrimit. Ato duhet të mbahen sa më larg fëmijëve, pasi mund të shkaktojnë dëm.

    Qepët ose patatet

    Këto produkte që prishen lehtësisht duhet të mbahen në një vend të thatë, ku nuk rrezikohen nga lagëshita, të jetë i errët dhe i freskët.

    Peshqirët

    Peshqirët dhe copa të tjera, janë të ndjeshme ndaj mykut dhe kur ruhen nën lavamanin tuaj, një zonë e errët dhe e mbyllur, mund të rrezikohen. Është më mirë t’i mbani në një dollap në dhomë.

    Produktet e kozmetikës

    Ruajtja e këtyre produkteve nën lavaman nuk vendi më i sigurtë për to. Një vend i thatë dhe i freskët, larg nga lagështia dhe nxehtësia, është çfarë këshillohet.

    Çfarë mund të ruani në këto hapësira?

    Ajo që mund të vendosni në hapësirën poshtë lavamanit të banjës,  janë produktet për flokët.

    Sigurohuni që të jenë lehtësisht të arritshme duke i ruajtur në kosha ose shporta, mundësisht me kapak për t’i mbrojtur nga çdo rrjedhje uji. /AgroWeb.org

  • Ndodh në Korfuz: Ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

    Ndodh në Korfuz: Ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

    Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.
    Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.
    Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj… Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.
    Fatmirësisht, distanca e hedhjes nuk ishte e lartë.
    Ceremonia e thyerjes së enëve prej balte zhvillohet çdo vit gjatë Pashkës Ortodokse në ishullin grek të Korfuzit. Disa thonë se është një refuzim simbolik i shpirtrave të ligë të Judës. Të tjerë besojnë se ka të bëjë me përtëritjen dhe lidhet me një traditë më të vjetër që nuk ka lidhje me krishtërimin. Cilado qoftë ajo, është një justifikim shumë i mirë për të thyer gjëra.