Tag: poshtë

  • ‘Bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci’, Berisha kujton takimin me Azem Hajdarin

    ‘Bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci’, Berisha kujton takimin me Azem Hajdarin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në një studio televizive ka folur për 8 dhjetorin e 1990.
    Berisha mohoi që të ishte dërguar në protestën e studentëve nga Ramiz Alia.
    Kryedemokrati tha se ka shkuar te stufdentët mëngjesin e 9 dhjetorit. Më tej, Berisha kujtoi dhe Azem Hajdarin për të cilin tha se atë kohë nuk e njihte, por e pa në protestën e studentëve, teksa Hajdari thërriste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija.
    “Ramiz Alia, Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo.
    Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana.
    Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam marrë vesh ca thashetheme që studentët kanë qenë, ka një zhurmë tek qyteti i studentëve.
    Azem Hajdari, që unë s’e njihja, me një xhakavento, hypte mbi supet e studentëve dhe bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci. Këto ishin parullat që hidhnin në, në, në studentët”, tha Berisha.

  • Zelensky hedh poshtë lëshimet territoriale të Ukrainës: Nuk futet aspak në planin e paqes

    Zelensky hedh poshtë lëshimet territoriale të Ukrainës: Nuk futet aspak në planin e paqes

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë çdo mundësi për lëshime territoriale në kuadër të një plani të reduktuar paqeje me 20 pika, të mbështetur nga SHBA, duke theksuar se Ukraina “nuk ka të drejtë të heqë dorë nga territoret e saj” dhe duke refuzuar propozimet për të shkëmbyer tokë me garanci sigurie.
    “Ka pasur 28 pika, tani janë 20. Ne kemi ecur në këtë drejtim dhe, pikat jo-ukrainase janë hequr,” u shpreh Zelenski para gazetarëve përmes një video-thirrjeje, siç citohet nga Interfax-Ukraine, duke përsëritur se nuk është arritur asnjë kompromis në çështjen territoriale.
    Ai theksoi se çështja e territorit për garanci sigurie “nuk është në tryezë”, duke iu referuar Kushtetutës së Ukrainës, ligjit ndërkombëtar dhe asaj që ai e përshkroi si një detyrim moral për të mbrojtur tokën e saj.
    Zelensky bëri të qartë se Kievi kundërshton çdo përpjekje për të përjashtuar SHBA-në nga procesi i paqes, duke thënë se Ukraina vlerëson mbështetjen ushtarake të Uashingtonit dhe presionin e vazhdueshëm ndaj Rusisë.
    “Evropianët, partnerët tanë, janë të fortë, por PURL është një mundësi për të blerë nga SHBA pikërisht armët që evropianët, fatkeqësisht, nuk i kanë,” tha ai.
    Ai shtoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka “vizionin e tij” për përfundimin e luftës, i cili ndryshon nga ai i Ukrainës, duke theksuar se palët mbeten të ndara mbi të ardhmen e Donbasit dhe zonave të tjera të okupuara.
    Zelensky mbërriti në Londër për biseda në nivel të lartë me kryeministrin e Britanisë, Keir Starmer, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
    Zyrtarët europianë thanë se raunde të reja sanksionesh nga BE-ja dhe SHBA-ja po fillojnë të dëmtojnë ekonominë e Rusisë, duke i dhënë Ukrainës ndihmë shtesë ndërsa diskutimet vazhdojnë.
    Takimi theksoi pozicionin e Evropës se çdo armëpushim duhet të jetë “i drejtë dhe i qëndrueshëm”, ndërsa Zelensky nënvizoi se veprimi i koordinuar me të dy Evropën dhe SHBA-në është thelbësor ndërsa bisedimet hyjnë në një fazë të ndjeshme.

  • “Foltorja” poshtë zyrës së Ramës, PD zhvillon sot protestën e 4-t, ja çfarë pritet

    “Foltorja” poshtë zyrës së Ramës, PD zhvillon sot protestën e 4-t, ja çfarë pritet

    Partia Demokratike zhvillon sot protrestën e 4-t rradhazi në po kaq javë poshtë zyrave të Kryeministrit Edi Rama.
    Në formatin e “foltoreve parlamentaro-qytetare”, PD nisi këtë format protestash me argumentet se hapësirat e saj në Kuvendin e Shqipërisë janë minimizuar dhe deputetëve të opozitës nuk u jepej fjala. Protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe referuar 3 protestave të mëparshme, nuk pritet të zgjasë më shumë se 1 orë.
    Policia ka marrë masat e saj, ndërsa pritet të bllokojë disa akse rrugore, por edhe një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Referuar faktit se në 3 protestat e mëparshme nuk ka pasur incidente, pritet një ulje e mëtejshme e numrit të forcave të sigurisë që rreshtohen për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë.
    Nga protestat e deritanishme ajo që ka rënë në sy është një pjesëmarrje shumë e ulët e mbështetësve të opozitës, por sipas kreut demokrat, Sali Berisha, foltoret do të vazhdojnë deri në largimin e Edi Ramësn ga pushteti.
    Sot zhvillohet protesta e rradhës, e cila përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë, ku më 8 dhjetor 1990, studentët nisën rebelimin e tyre ndaj sistemin diktatorial, ndërsa 3 ditë pas lëvizjes studentore, u shpall pluralizmi.
    Pikërisht në këtë ditë, Belind Këlliçi u ka kërkuar të rinjve të bashkohen me protestën e opozitës, dhe pritet që pasditen e sotme, fjalimet kryesisht të mbahen nga të rinjtë, por edhe vetë kreu demokrat Berisha, pritet që fjalimin e tij ta përqëndrojë pikërisht në lëvizjen e 35 viteve më parë.

  • A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

    A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

    Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nuk pranoi se e ka nisur këtë lëvizje brenda forcës së tij politike për shkak se synon të marrë drejtimin e saj. I pyetur në “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN, nëse synon “karrigen” e Berishës, ai u përgjigj: “Unë synoj përmirësimin e PD. Ky nuk është momenti që kushdo të shfaqë ambicie. Madje është momenti që ndonjëri edhe mund të tërhiqet nga ambiciet për të bashkuar partinë. Por nuk mund të bëjmë sikur problemet nuk ekzistojnë. Unë kam interes që PD të vijë në pushtet”.
    Sali Berisha i ka quajtur takimet e Salianjit si veprimtari private, por ai tha se bën vetëm veprimtari publike. Ai kritikoi qasjen e PD për të organizuar foltore çdo të hënë përpara Kryeministrisë dhe shtoi se duhet revoltë për të rrëzuar qeverinë socialiste.
    “A e rrëzojmë dot Edi Ramën duke i vajtur poshtë zyrës me muzikë? Foltorja para Kryeministrisë është forma e paduhur. Nuk rrëzohet Edi Rama me muzikë poshtë zyrës”, tha Salianji.

  • FORMULA 1 – Provat e Lira 2 në Abu Dabi: Përplasje Norris-Verstappen (“Rrezikojmë aksident”) dhe ritëm superior gare

    FORMULA 1 – Provat e Lira 2 në Abu Dabi: Përplasje Norris-Verstappen (“Rrezikojmë aksident”) dhe ritëm superior gare

    Dielli perëndoi në ditën e parë të garave në Abu Dabi me një sesion të dytë provash të lira që nxori në pah fuqinë e McLaren-it të Lando Norris. Piloti britanik ishte më i shpejti në pistë si në simulimin e kualifikueseve, ashtu edhe në ritmin e garës. Pas tij u rendit Max Verstappen me Red Bull, i dyti me më shumë se tre të dhjetat e sekondës distancë. Shumë më në vështirësi u shfaq McLaren-i tjetër, ai i Oscar Piastrit, i cili nuk arriti të shkonte më lart se vendi i njëmbëdhjetë.
    Pas një sesioni të parë të dominuar nga prania e debutuesve, i cili ishte thelbësor për të përmbushur programin e FIA-s që u kërkon skuadrave të aktivizojnë pilotët e rinj për katër sesione provash gjatë vitit, të gjithë pilotët zyrtarë u rikthyen në timon. Për Piastrin, ky ishte praktikisht sesioni i parë, pasi ai nuk mori pjesë në FP1. Kjo shpjegon pjesërisht vonesën e tij krahasuar me shokun e skuadrës, duke u ndjerë më pak rehat me makinën. Tani australiani duhet të bëjë një ndryshim të rëndësishëm ritmi ditën e shtunë, ku në kualifikuese do të luajë shansin për të rikuperuar pozicione.

    Gjithsesi, McLaren e mbyll ditën me një buzëqeshje falë performancës së shkëlqyer të Norris. Britaniku kompletoi një simulim gare (long run) impresionues, ndërsa Red Bull do të duhet të punojë shumë mes të premtes dhe të shtunës për të rregulluar një makinë që ende nuk është perfekte. Vetë Max Verstappen u ankua përmes radios: “Makina kërcen shumë”, duke sinjalizuar një problem me “bouncing” (lëkundje vertikale) që mund të jetë vendimtar këtë fundjavë dhe që shqetësoi shumë pilotë gjatë sesionit. Gjatë provave pati edhe një moment tensioni mes Norris dhe Verstappen, me britanikun që u ankua se “rrezikojmë aksident”.

    Sesion i vështirë për pilotët e Ferrarit, me një makinë SF-25 që u shfaq shumë nervoze që në fazat e para. Charles Leclerc e mbylli i teti, gati gjashtë të dhjetat larg kreut, një rezultat zhgënjyes krahasuar me vendin e tretë premtues në FP1. Akoma më në vështirësi ishte shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili u rendit i katërmbëdhjeti, më shumë se tetë të dhjetat larg Norris. Britaniku shpreson ta mbyllë sezonin e tij të parë me ngjyrat e kuqe me një rezultat pozitiv, por shenjat e para të fundjavës nuk duken inkurajuese.

    Në vendin e tretë në FP2 u rendit një George Russell i shkëlqyer me Mercedes, ndërsa shoku i tij i skuadrës për këtë sesion, Kimi Antonelli, u pozicionua i dhjeti. Një paraqitje fantastike bëri edhe Oliver Bearman me Haas, i katërti, i cili ishte autor i mesazhit më të bukur në radio: “Makina është e pabesueshme, por si ka mundësi të jetë kaq e shpejtë!”. Performancë të mirë pati edhe Sauber, me Nico Hulkenberg në vendin e pestë dhe Gabriel Bortoleto në të gjashtin, si dhe Isack Hadjar me Racing Bulls në vendin e shtatë.
    Sesioni i parë i provave të lira nisi fundjavën finale të sezonit, ku do të vendoset fituesi i Kampionatit Botëror për Pilotë 2025. Protagonistët kryesorë të luftës për titull, Lando Norris dhe Max Verstappen, ishin menjëherë në krye. Norris shënoi kohën më të shpejtë, vetëm tetë të mijëtat e sekondës përpara Verstappen. Për holandezin pati një moment të shkurtër shqetësimi kur raportoi përmes radios: “Mendoj se diçka është thyer në makinë”, por vazhdoi pa probleme dhe pa pasur nevojë të kthehej në bokse.
    Sesioni i parë shërbeu kryesisht për të përmbushur detyrimin e FIA-s për pilotët debutues. Për këtë arsye, një nga tre pretendentët për titull, Oscar Piastri, nuk zbriti në pistë, duke ia lënë makinën meksikanit Pato O’Ward. Edhe Lewis Hamilton ia la vendin Arthur Leclerc, i cili garoi përkrah vëllait të tij Charles. Ky i fundit, me një helmetë festive për 150 gara me Ferrarin, u rendit i treti, por në fund u ankua për mungesë “grip”-i (kapjeje). Vëmendje tërhoqi edhe performanca e të riut Arvid Lindblad (i lindur në 2007), i cili drejtoi makinën Red Bull të Yuki Tsunoda dhe që vitin e ardhshëm do të jetë pilot zyrtar i Racing Bulls.
    Fundjava në Abu Dabi do të kurorëzojë kampionin e botës mes Norris, Verstappen dhe Piastri. Kombinimet për titull janë të shumta dhe komplekse.– **Norris shpallet kampion nëse:** përfundon në podium; përfundon i 4-ti ose i 5-ti dhe Verstappen nuk fiton; përfundon i 6-ti ose i 7-ti dhe as Verstappen e as Piastri nuk fitojnë; përfundon i 8-ti, Verstappen renditet i 3-ti ose më poshtë dhe Piastri nuk fiton; përfundon i 9-ti, Verstappen jashtë podiumit dhe Piastri nuk fiton; përfundon i 10-ti, Verstappen jashtë podiumit dhe Piastri i 3-ti ose më poshtë; përfundon jashtë zonës së pikëve, Verstappen i 4-ti ose më poshtë dhe Piastri i 3-ti ose më poshtë.– **Verstappen shpallet kampion nëse:** fiton dhe Norris përfundon i 4-ti ose më poshtë; përfundon i 2-ti, Norris i 8-ti ose më poshtë dhe Piastri nuk fiton; përfundon i 3-ti, Norris i 9-ti ose më poshtë dhe Piastri nuk fiton.– **Piastri shpallet kampion nëse:** fiton dhe Norris përfundon i 6-ti ose më poshtë; përfundon i 2-ti, Norris i 10-ti ose më poshtë dhe Verstappen i 4-ti ose më poshtë.
    Forcat e vërteta në pistë do të shfaqen plotësisht të shtunën me Provat e Lira 3 në orën 11:30 dhe Kualifikueset vendimtare në orën 15:00 (me orën italiane). Gara finale e Çmimit të Madh të Abu Dabit do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.

  • ‘Të krijojmë një PD sa më të fortë’, Alimehmeti: Duhet ta hedhin poshtë një orë e më parë regjimin e Ramës

    ‘Të krijojmë një PD sa më të fortë’, Alimehmeti: Duhet ta hedhin poshtë një orë e më parë regjimin e Ramës

    Ilir Alimehemeti bëri thirrje sot nga Durrësi që të gjithë demokratët të bashkohen për të krijuar një Parti Demokratike sa më të fortë.
    Gjatë fjalës së tij, demokrati foli me kritika edhe për qeverinë. Duke iu referuar skandaleve të zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha se demokratët duhet ta hedhin poshtë një orë e më parë regjimin e Ramës.

  • Kremlini ‘hedh poshtë’ Kremlinin: Nuk e kemi refuzuar të gjithë planin e SHBA-së

    Kremlini ‘hedh poshtë’ Kremlinin: Nuk e kemi refuzuar të gjithë planin e SHBA-së

    Kremlini i mohoi raportet që mbushën mediat botërore sipas të cilave pesë orë bisedime me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff nuk mjaftuan për ta bindur Vladimir Putinin për planin 28 pikësh të paqes me Ukrainën, për miratimin e të cilit Shtetet e Bashkuara janë angazhuar maksimalisht

    Në Moskë tani thonë se është gabim të pretendohet se Vladimir Putin hodhi poshtë të gjithë pjesët e planit amerikan që synon fundin e konfliktit.
    “Nuk do të ishte korrekte të thuhej se Presidenti Putin hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner.  Dje ishte hera e parë që u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë mendimesh. Diçka u pranua, diçka u shënua si e papranueshme. Ky është një proces normal pune dhe një kërkim për kompromis”, tha Dmitry Peskov.
    Peskov refuzoi sakaq të zbulonte ndonjë detaj të negociatave. “Ekziston një lloj mirëkuptimi se sa më të rrethohen me qetësi të tilla bisedime, aq më produktive janë ato. Ne do t’i përmbahemi këtij parimi dhe shpresojmë që edhe homologët tanë amerikanë ta bëjnë këtë, ishte komenti i tij. Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit erdhi pak pas pohimeve të kreut të NATO-s, Mark Rutte, sipas të cilit Rusia po përgatitet për një përballje afatgjatë. Këtë, Rutte e bëri të qartë edhe në tryezën e rrumbullakët që ministrat e jashtëm të aleancës zhvilluan me urgjencë.
    “Rusia vazhdon të testojë aftësinë tonë parandaluese. Duhet të kuptojmë të gjithë se po përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata. Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të aleancës me avionë dhe me dronë, ka kryer sabotime e ka dërguar anije spiune në ujërat e saj. Të gjitha këto veprime janë të pamatura dhe të rrezikshme”, tha ai.
    Rutte shtoi se Rusia po “punon ngushtë” me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të dëmtuar shoqëritë tona dhe për të shkatërruar rregullat globale”. Vendet e NATO-s po “rrisin investimet në mbrojtje, por të gjithë duhet të kontribuojmë”, theksoi ai.

    Top Channel

  • DOKUMENTET – PD hap fushatën e zgjedhjeve në degë, arsimi i lartë nuk është kriter detyrues për kryetarin

    DOKUMENTET – PD hap fushatën e zgjedhjeve në degë, arsimi i lartë nuk është kriter detyrues për kryetarin

    Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve në degët e saj lokale. Është një vendim i Kryesisë së PDSH, me firmën e kryetarit Sali Berisha, që ka hapur tashmë fushatën, duke përcaktuar etapat dhe afatet, vendim të cilin mund ta lexoni më poshtë.

    Deri me 31 janar, duhet të përfundojë i gjithë procesi i zgjedhjeve, duke kulmuar me ristrukturimin e plotë të degëve demokrate në nivelin e bazës së saj. Ndërkohë, si zakonisht, vendimi i Kryesisë, pasohet nga një udhëzim i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

    Ndoshta për herë të parë që nga themelimi, në përvjetorine 35- të, Partia Demokratike, e konsideruar në 1990 si parti e studentëve dhe intelektualëve, nuk e ka kusht për kryetarin e degës arsimin e lartë. Në paragrafin II. Kriteret e përzgjedhjes, pika 1 e vendos si kusht arsimin e lartë por në pikën 2, hidhet poshtë kjo pikë.
    “Për arsye objektive që kanë lidhje me gjeografinë apo kushtet specifike social-ekomomike të një territori, për individualitete apo kontributore me meritą në Partinë Demokratike, mosplotësimi i kushtit a) nuk sjell heqjen e mundësisë së një kandidature të propozuar nga Aktivi i Degës, për të garuar dhe fituar”, thuhet në këtë pikë. Të gjitha përcaktimet janë subjektive në këtë pikë dhe praktikisht, arsimi i lartë hiqet si kriter.

    Ky paragraf mund të kuptohet edhe si hapje ekstreme e PD- së por njëkohësisht, edhe si mungesë e kapaciteteve brenda saj, minimalisht me arsim të lartë, për të mëtuar postin e kryedemokratit në një degë. Aq më shumë, kur 35 vite nga nisja e pluralizmit, çdokush ka patur mundësi të arsimohet, së paku me një diplomë Kristal apo të ngjashme me të.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Videoja e dyshimtë/ Edi fut një qese të bardhë në xhep, Dolce ulet poshtë banakut

    Videoja e dyshimtë/ Edi fut një qese të bardhë në xhep, Dolce ulet poshtë banakut

    Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 ka ndezur kureshtjen e publikut dhe është kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit në rrjetet sociale. Pamjet po bëjnë xhiron e TikTok-ut, Instagram-it dhe X, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh rreth sjelljeve enigmatike të dy banorëve brenda shtëpisë.
    Në klipin viral, Edi shihet në kuzhinën e jashtme teksa merr një qese të vogël, brenda së cilës duket sikur ka diçka të bardhë. Ai e fut qesen fshehurazi në xhep, duke hedhur vazhdimisht shikime rreth e rrotull, sikur po përpiqet të mos tërheqë vëmendjen e askujt.
    Në të njëjtën kohë, pak metra larg, Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen enigmatike: “Kështu mundem?” një frazë që ka ngritur edhe më shumë dyshimet e publikut. Çuditërisht, pak çaste më pas, ajo ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda, duke u sjellë në një mënyrë që ka treguar shumë polemikë.
    Kombinimi i këtyre dy momenteve, të kapura nga kamera, i ka bërë ndjekësit të aludojnë për një situatë jo të zakonshme brenda shtëpisë. Fansat kanë shpërthyer me komente dhe teori të ndryshme, duke kërkuar sqarime për atë çfarë mund të ketë qenë në qese dhe pse Dolce u fsheh poshtë banakut.
    Deri tani, produksioni i BBVK nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë moment viral.

  • Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

    Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

    Në fjalën e tij para protestuesve te kryeministria, Sali Berisha u shpreh se Foltorja e dytë ka si synim të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.
    “Ndaj, për të kuptuar pak misionin hapni sytë si e ka rrethuar pëllëmbë me policë e gardistë e ushtarë. Rama je i pa shpresë. Edvin fundi yt nga ky shesh do të vijë”, tha ai.
    Lideri i demokratëve shtoi se çdo javë zbulohen afera të rënda të këtij narkoregjimi që sipas tij është kalbur dhe pret vetëm vrullin e qytetarëve që të shkërmoqet.
    “Kjo javë tregoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkërmoqet dhe pret vrullin tonë, zemërimin tonë për ta fshirë nga historia. Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra, kur bandat e qeverisë likujdojnë banda të tjera të qeverisë. Ajo që kulmoi me qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja e narkoparlamentit. Rama dhe banda e tij të dalë nga dhunimi i votës, grabitja e saj, të dalë nga paratë e drogës, aferat më të mëdha korruptive, kanë frikë nga fjala e opozitës. Ndaj ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush të vendosin terrin, errësirën.
    Në 10 seanca parlamentare, opozita u lejua të debatonte vetëm në një. Në 10 seanca, qeveria e përbërë nga individë të lidhur me krimin, u votua për 28 minuta për të treguar se ajo ka frikë, tmerr nga ju. Ajo nuk del dot para jush. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat u faktuan si një farsë nga komuniteti ndërkombëtar. U hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, pasi Rama është po aq fajtor. U hodh poshtë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë”, tha Berisha.