Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive dhe një konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve.
Vendimi i KPK u la në fuqi nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj anëtare.
‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 525, datë 27.04.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fida Osmani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.
Tag: posaçëm
-

KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e njohur të Tiranës
-

Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën, Apeli i Posaçëm do ta shqyrtojë çështjen më 8 maj
Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca e sotme u shty për në datën 8 maj.
Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.
Vendimi për hetimin u mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankesës së paraqitur nga Fredi Beleri, i cili akuzon Xhaçkën dhe Gaçin për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në bashkëpunim.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej këtë të premte, më 25 prill, në orën 10:00, por është shtyrë për në fillim të muajit maj. -

KPA lë në fuqi shkarkimin/ Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj del nga sistemi i drejtësisë
Gjatë procesit në KPK, Kasajt, i cili u hetua fillimisht vetëm për kriterin e pasurisë dhe më pas për dy kriteret e tjera, iu vunë në dukje disa transaksione të komplikuara dhe mungesë burimesh për të mbuluar pasurinë. Komisioni, që i kishte kaluar prokurorit barrë prove për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare, pati analizuar se përfshirja e prokurorit në këto transaksione kishin sjellë “cënim të besimit të publikut te drejtësia”. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetting-ut, lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që pati shkarkuar nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Emror Kasaj, më datë 09.05.202, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit.
Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosi dje unanimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 529, datë 09.05.2022 të KPK-së.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 529, datë 09.05.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
· Lënien në fuqi të vendimit nr. 529, datë 09.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj.
· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 23.04.2025. -

Zelensky kritikon të dërguarin e posaçëm të Trump, presidenti: Po përhap pretendimet ruse rreth luftës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi të dërguarin e posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff për “përhapjen e pretendimeve ruse” në lidhje me luftën në Ukrainë.
Witkoff ishte sot në Paris me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio për bisedime me Emmanuel Macron.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se bisedimet kishin për qëllim “të avanconin objektivën e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndaluar gjakderdhjen”.
Vladimir Putin priti Witkoff për të fundit nga disa takime në Shën Petersberg javën e kaluar.
Media shtetërore ruse tha se bisedimet zgjatën për më shumë se katër orë.Top Channel
-

U arratis nga burgu i Lezhës, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari
Kapet nga policia e Tiranës Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.
Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. -

Spak zbret në terren/ Hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore
Prej kësaj të shtunë prokurorët e posaçëm, të cilët janë caktuar më evidentimin e krimeve zgjedhore kanë dal në terren ku në foks janë takimet me drejtuesit e policive dhe drejtuesit e prokurorive. Për parandalimin e krimeve zgjedhore prokurorët e posaçëm do të shoqërohen edhe nga agjentët, të cilët do të fillojë më analizimin e kallëzimeve të referuara.Paralelisht po analizohet edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK për të cilën prej muajit mars është aktive.
Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi i tyre për shkak të anonimatit. Vetëm në vitin që lamë pas nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë hetuar 43 procedime penale për 7 persona nën hetim për vepra që lidhën më krime zgjedhore. -

Një ditë pas shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, i dërguari i posaçëm amerikan takohet sot me Vladimir Putinin në Moskë
I dërguari i posaçëm i SHBA Steve Witkoff do të vizitojë Rusinë dhe pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin këtë të premte, raportoi Axios.
Ky do të jetë takimi i tretë mes tyre, i cili zakonisht lidhet me zhvillimet kryesore në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe bisedimet për Ukrainën.
Zhvillimi vjen një ditë pas marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, e cila përfshinte lirimin e balerinës Ksenia Karelin, e cila kishte dy shtetësi amerikane dhe ruse, dhe mes raporteve për zhgënjimin në rritje të Presidentit të SHBA Donald Trump me refuzimin e Rusisë për t’iu përmbajtur kushteve të armëpushimit.Top Channel
-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj. Gjatë seancës nuk ka qenë i pranishëm, dhe Shehaj është përfaqësuar nga avokati Julian Mertiri.
Për 4 raste trupa gjykues vlerëson se janë konstatuar shkelje nga ana e subjektit te rivlerësimit. Në një nga procedimet Shehaj duhej të hiqte dore pasi ishte në konflikt interesi.Përfshirja e tij në këtë procedim ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të procesit penal. Në përfundim, trupa gjykuese e KPA vendosi shkarkimin e Shehajt.
-

VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal
VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal
Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars, nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.
Sipas Apelit të GJKKO-së përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë).
Në vendimin e Apelit të GJKKO-së theksohet se “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.
Kështu Gjykata i kalon “topin” prokurorëve të SPAK-ut, të cilët kanë kërkuar vetëm përgjimet, ku në bazë të fakteve dhe provave të grumbulluara për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule vëren se bashkëpunimi mes këtyre personave nën hetim ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal.
Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material(pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.
VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe
Po ashtu në vendimin e Apelit të GJKKO-së janë zbardhur të gjitha shkrimet denigruese, fyese dhe kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
/ CNA.al
-

Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, grup i strukturuar kriminal
Ndaj Erion Veliajt mund të ngrihet një akuzë e re – ajo e grupit të strukturuar kriminal – që do të rëndonte më tej pozitën ligjore të kryebashkiakut të arrestuar.
Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars (kur u la në fuqi masa e arrestit me burg ndaj Veliajt) nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.
Në vendimin e gjykatës thuhet se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë)
Në vendimin e Apelit të GJKKO theksohet se “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.
“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material(pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet më tej në vendimin e Apelit të Posaçëm.
Tani mbetet të shihet vendimmarrja e SPAK, nëse do të ngrejë akuzë të re ndaj Veliajt nisur nga konstatimet e gjykatës. Aktualisht, ndaj Veliajt rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrimi parash.