Tag: posaçëm

  • Ankesat ndaj AKU, Ministrja Denaj urdhëron pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim: Të ngrihet komision i posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë

    Ankesat ndaj AKU, Ministrja Denaj urdhëron pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim: Të ngrihet komision i posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë

    Sikurse e kishte paralajmëruar edhe kreu i qeverisë Edi Rama, aktiviteti i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  tashmë është në ‘lupë’.

    Mëngjesin e sotëm në një deklaratë për mediat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, bëri me dije masat ndaj AKU, me qëllimin forcimin e kontrollit dhe transparencës.
    Denaj ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pa miratuara, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
    Ajo sqaroi se komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve të AKU-së, si dhe do të merret me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj, me synim krijimin e një profili të ri inspektues në përputhje me ligjin “Për inspektimet” dhe në mbrojtje të interesit të konsumatorit.
    “Ky urdhër ka një bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë. Falenderoj mbështetjen e UBT, i cili do të ketë tre anëtarë në këtë komision. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar inspektorët e AKU. Aplikantët e rinj do të jenë fokusi i këtij institucioni që do të sjellë një qasje dhe etikë të re”, u shpreh Denaj.

    Top Channel

  • Apeli i Posaçëm kthen në qeli Artemis Stafën/ ‘Truri’ financiar i Çopjave në Elbasan

    Apeli i Posaçëm kthen në qeli Artemis Stafën/ ‘Truri’ financiar i Çopjave në Elbasan

    Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.
    Apeli i Posaçëm prish vendimin e GJKKO, kthen në qeli Artemis Stafën. Shkalla e dytë shtrëngoi masën e sigurisë nga “arrest ne shtëpi” në “arrest në burg”.
    36 vjeçari u arrestua në 27 maj në Dubai dhe u ekstradua më 11 qershor në vendin tonë për llogari të Prokuroriaë së Posaçme bashkë me Dashnor Dumanin një tjetër anëtar të klanit të Franc dhe Hajdar Çopjas.
     

  • “Më shumë se sa mirë, bën dëm”, Rama: AKU-ja duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    “Më shumë se sa mirë, bën dëm”, Rama: AKU-ja duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në kuadër të ‘Dialogut për për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural’ ka njoftuar se do të pezullohet AKU-ja. Sipas tij, kjo agjenci duhet reformuar në bashkëpunim me Univerisitetin Bujqësor.
    “Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës.”-tha Rama

  • Noka kishte paralajmëruar mbledhje te SPAK, Berisha nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

    Noka kishte paralajmëruar mbledhje te SPAK, Berisha nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

    Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar Flamur Noka, kreu i PD Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë.

    Mësohet se lideri demokrat ka munguar për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa nuk ka një reagim zyrtar.
    Një ditë më parë, Noka ka nisur një mesazh në grupin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku njoftonte se Berisha do të përballej këtë të hënë në orën 9:30 me prokurorët e Posaçëm në SPAK.
    “Të dashur miq, nesër ditën e hënë, ora 9:30, kryetari i PD Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP-it të Partisë”-ishte mesazhi i Nokës.

    Top Channel

  • Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën

    Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën

    Miliarderi Elon Musk, ka bërë të ditur se po largohet nga administrata Trump, ku kishte shërbyer si një “Punonjës i Posaçëm Qeveritar”, në kuadër të përpjekjes për të ulur madhësinë dhe shpenzimet e qeverisë amerikane.
    Largimin e tij jo dhe kaq të befasishëm, ai e lajmëroi përmes një postimi në rrjete sociale, ku deklaron se DOGE nuk do të “zhduket”.
    Ndër të tjera ai ka falenderuar dhe Trumpin, pavarësisht se politikat e tij duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Musk-it.
    “Ndërsa koha ime e planifikuar si Punonjës i Posaçëm Qeveritar po mbaron, do të doja të falënderoja Presidentin @realDonaldTrump për mundësinë për të zvogëluar shpenzimet e panevojshme.
    Misioni @DOGE vetëm sa do të forcohet me kalimin e kohës, ndërsa do të bëhet një mënyrë jetese në të gjithë qeverinë”, shkroi Musk në X.

  • SPAK zbarkon në Klos, shkak krimi zgjedhor

    SPAK zbarkon në Klos, shkak krimi zgjedhor

    Me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çelaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, janë sekuestruar telefonat e tre drejtorëve të bashkisë Klos. Ata janë drejtori juridik i bashkisë së Klosit, drejtori i shërbimeve sociale e të bashkisë klos dhe një drejtor tjetër. Tre drejtorët dyshohet se janë përfshirë në krime zgjedhore. Veç telefonave, janë sekuestruar kompjuterët e tre zyrtarëve, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Janë kontrolluar edhe banesat e tyre, por nuk është gjetur gjë. Prokurorët e SPAK ranë në gjurmë, ndërsa po hetonin një çështje tjetër. Në komunikime telefonike ata dyshohet se po kryenin biseda që përbënin krime zgjedhore.

  • Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

    Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

    Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm – përfshirë edhe postin për Ballkanin Perëndimor. Ky post ishte krijuar në vitin 2022 nga ministrja e atëhershme e Jashtme, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), për të mbështetur me intensitet procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.
    Ministria e Jashtme Gjermane i tha DW se ky vendim është pjesë e një premtimi qendror të qeverisë së re: shkurtimi dhe thjeshtimi i strukturave shtetërore.
    “Detyrat që më parë i përkisnin dërguarit të posaçëm do të kalojnë në sektorët përkatës të ministrisë”, i tha një zëdhënës i ministrisë DW dhe shtoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit do të vazhdojë të jetë i ngushtë dhe i thelluar, ndërsa Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE do të mbeten prioritete të qarta.

    Rol ndërmjetësues në Ballkanin Perëndimor
    Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit), i cili e mbajti këtë post deri tani, ka qenë një figurë shumë aktive në politikën gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai udhëtonte rregullisht në rajon, merrte pjesë në samite dhe ndërmjetësonte mes qeverive. Veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit, Sarrazin pati një rol kyç në arritjen e marrëveshjeve për mobilitetin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qeverinë e mëparshme tripartiake, Ballkani Perëndimor gëzonte një rëndësi të veçantë.
    Në marrëveshjen e re të koalicionit mes socialdemokratëve dhe demokristianëve rajoni përmendet shumë pak. Edhe pse me ministrin e Jashtëm Johann Wadephul dhe ministrin e Evropës Gunther Krichbaum – Gjermania ka në krye të diplomacisë dy njohës të Ballkanit Perëndimor, rajoni nuk arriti të gjente vend as në fjalimin e kanclearit Merz e as në atë të ministrit të jashtëm Wadephul, gjatë prezantimit të prioriteteve të tyre qeveritare të mërkurën, më 14 maj,  në Bundestag.
    Reagime të përziera në Bundestag
    Deputeti i Të Gjelbërve Boris Mijatovic e kritikon heqjen e postit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ai vlerëson se ky rol ishte një instrument i rëndësishëm politik për të dërguar sinjale mbështetjeje ndaj rajonit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. “Siç duket, qeveria e re po largohet nga ideja e një afrimi të shpejtë të rajonit me Bashkimin Evropian”, tha ai për Deutsche Wellen.
    Deputeti i partisë bashkëqeverisëse SPD, Adis Ahmetovic, në të kundërtën siguron për DW se me Wadephul dhe Krichbaum qeveria e re ka në krye të diplomacisë figura me përvojë të thellë në rajon dhe çështja do të trajtohet në “nivel të lartë”. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbetet një prioritet i lartë për ne si grup parlamentar i SPD-së,” tha Ahmetovic për Deutsche Wellen./dw

  • Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin e njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin e njohur (Emri)

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nxjerrë sot (15 maj) nga sistemi i drejtësisë me formë të prerë, ish-gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, duke e lënë në fuqi vendimin e marrë shtatë vite më parë nga KPK, pasi gjeti mangësi të theksuara profesionale dhe pasuri të pajustifikuara.
    Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz si anëtare, referuar ankimimit të depozituar prej vitit 2023 nga ish-magjistrati.
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur të shkarkonte gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli. Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, në atë kohë vendosi t’a shkarkojë Jangullin si të paaftë profesionalisht, si edhe me problem me pasurinë e tij.

    KPK sqaroi se sipas hetimeve, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm.

    Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu. DSIK, nga ana tjetër ka gjetur në relacionin përkatës, se “Jangulli është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën”. Ankesa ka patur edhe për vendimet e tij, që konsiderohet si me teks të pakuptueshëm. Ish-magjistrati nuk e përmbysi dot barrën e provës dhe sot vendimi mbeti në fuqi.
    Vendimi i marrë sot nga KPA:
    “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 26 – 38/ 2018 (JR), datë 24.02.2023, që i përket kërkesave të paraqitura nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
    Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
    Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Ahmet Jangulli me nr. 270 prot., datë 24.02.2023 dhe nr. 47/4 prot., datë 18.12.2024, me objekt rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.05.2025”.

  • Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ja kur pritet të mbërrijë në godinë

    Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ja kur pritet të mbërrijë në godinë

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK. Ajo pritet të mbërrijë në SPAK në orën 10:30 dhe do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
    Ajola Xoxa është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

  • KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

    KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës Fida Osmani.
    Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve.
    Vendimi u la në fuqi nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
    ‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 525, datë 27.04.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fida Osmani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.