Tag: posaçëm

  • Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, prokurori Dritan Prençi gati t’i komunikojë akuzat, i çon fletëthirrjen për…

    Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, prokurori Dritan Prençi gati t’i komunikojë akuzat, i çon fletëthirrjen për…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Burime konfirmojnë se numri dy i qeverisë “Rama 4” është thirrur të paraqitet në SPAK, në bazë të një shkrese që mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi.  Fletë-thirrja për Ballukun përcakton se zv/kryeministrja duhet të paraqitet ditën e hënë për t’u marrë në pyetje në lidhje me një çështje ku dyshohet se është drejtpërdrejt e përfshirë.
    Thirrja e prokurorisë speciale është dërguar me postë në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe në përmbajtjen e saj, të firmosur nga prokurori Dritan Prençi, theksohet se numri dy i qeverisë duhet të jetë e shoqëruar me një avokat mbrojtës. Kjo nuk është hera e parë që Belinda Balluku paraqitet në SPAK. Ajo është thirrur më parë edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por në atë rast vetëm si person në dijeni të ngjarjes, në rolin e dëshmitares që sqaroi disa elementë të dosjes.
    Këtë herë, motivi i thirrjes është krejt tjetër. Dërgimi i fletë-thirrjes në ministri, kërkesa që ajo të paraqitet me avokat, si dhe natyra e çështjes për të cilën kërkohet të merret në pyetje, tregojnë se statusi i saj lidhet me një akuzë të drejtpërdrejtë. Kujtojmë se gazeta “Sot” raportoi disa javë më parë se Balluku ka zgjedhur për tu mbrojtur ndaj SPAK me një nga studiot ligjore më të njohura dhe më të lidhura me strukturat politike në vend: “Rakipi & Partners”.
    Kjo studio, e administruar nga avokati Ermir Beta dhe themeluar nga Arben Rakipi, është e njëjta që përfaqëson edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në përballjet e tij me drejtësinë. Zyra ndodhet në zonën e “Bllokut”, ku janë parë kohët e fundit vizita të shpeshta nga vetë Belinda Balluku. Sipas burimeve të mirëinformuara, ajo është takuar disa herë kokë më kokë me Arben Rakipin dhe më pas ka përzgjedhur studion si përfaqësim ligjor në përballjen e saj me SPAK.
    Ministrja “ia mbath” për në Zvicër
    Nuk dihet ende nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet thirrjes së SPAK dhe si do të reagojë politikisht përballë kësaj situate, pasi ndwrkohw qw e gjithw Tirana ziente dje për fletë-thirrjen që i erdhi në zyrë për ta marrë në pyetje, Balluku publikoi një video nga një tren në Zvicër, ku po udhëtonte nga Zyrihu në Bernë. Qëllimi ishte një takim me ministrin për transportin dhe energjinë në Zvicër. Bashkë me të ishte edhe një delegacion nga ministria e infrastrukturës. Mbetet për t’u parë nëse Balluku do të kthehet deri të hënën në Tiranë apo do ta shmangë marrjen në pyetje në SPAK. Zvicra është vendi që zgjodhi për të jetuar edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.
    Çfarë thotë PD
    Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  tha dje Belinda Balluku ka sajuar një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit. Bardhi thotë se sipas burimeve të tij, prokurori i posaçëm Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmente të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar. “Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite.
    Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës. Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar. Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:
    1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?
    2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?
    3- A ka sajuar Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?
    4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?
    5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?
    Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim”, tha Bardhi.
    Pse u thirr Balluku në SPAK?
    Dosja për të cilën është specifikisht nën hetim Balluku mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Në përpjekjet e gazetarëve për të marrë detaje nga fashikujt “Balluku”, zyra e shtypit e SPAK sqaroi se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”. Megjithatë, duke mos përgënjeshtruar asnjë nga të dhënat e publikuara në media, SPAK në mënyrë të tërthortë ka konfirmuar se raportimet për fletë-thirrjen e zv.kryeministres janë të sakta. Si drejtuese e një prej ministrive më të fuqishme të qeverisë, që mbulon sektorët e infrastrukturës dhe energjisë me një buxhet që kalon 70 miliardë lekë në vit, Belinda Balluku mban përgjegjësi për disa nga projektet më të mëdha publike të dekadës së fundit.

  • Kuvendi krijon Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale

    Kuvendi krijon Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale

    Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale.
    Sipas projektvendimit Komisioni i Posaçëm për Reformën Territotiale do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
    a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore.
    b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.
    c) analizimin e sistemit aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.
    ç) shqyrtimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve publike vendore.
    d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe politikat e kohezionit rajonal; dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirë dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
    e) paraqitjen përpara Kuvendit të dokumentit analitik me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe projektpropozime ligjore.
    Komisioni i Posaçëm për Territorialen do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të Komisionit do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.
    Pranë Komisionit të Posaçëm do të ngrihet edhe grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, shoqatat e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medies, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj., që do të mbështeten nga Sekretariati Teknik.
    Numri, afatet e punës dhe detyrat specifike të grupit të ekspertëve përcaktohen me vendim të Komisionit. VII. Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryeneg.
    Sipas Dokumentit Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryenegociator, si dhe me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore.
    Çdo parti tjetër parlamentare, e cila nuk është e përfshirë në këtë komision, ka të drejtë të bëjë propozime.
    Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar në pikën II të këtij vendimi, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë: Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:
    i) institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë;
    ii)institucionet e sistemit të drejtësisë;
    iii) institucionet kushtetuese të pavarura dhe institucionet publike të krijuara nga Kuvendi.
    iv) agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre çështje që prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës;
    v) ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse;
    vi) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit; vii) pedagogë e studentë;

    viii) përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;

  • ‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

    ‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

    Kuvendi ka bërë zyrtare, projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

    16 anëtarë do të ketë në përbërje Komisioni i Posaçëm, ku PS ka 8 anëtarë, ndërsa 6 do të jenë nga PD-ja, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.

    Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

    PR/VENDIMI
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI PROJEKTVENDIM PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
    Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi deputetësh,
    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:
    Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë.
    II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:
    a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore;
    b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;
    c) analizimin e sistemit aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;
    ç) shqyrtimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve publike vendore;
    d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe politikat e kohezionit rajonal;
    dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirë dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
    e) paraqitjen përpara Kuvendit të dokumentit analitik me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe projektpropozime ligjore.
    III. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të Komisionit do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.
    IV. Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
    2 V. Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 9-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit.
    VI. Pranë Komisionit të Posaçëm ngrihet dhe funksionon grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, shoqatat e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medies, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj., që do të mbështeten nga Sekretariati Teknik. Numri, afatet e punës dhe detyrat specifike të grupit të ekspertëve përcaktohen me vendim të Komisionit. VII. Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryenegociator, si dhe me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore.
    VIII. Çdo parti tjetër parlamentare, e cila nuk është e përfshirë në këtë komision, ka të drejtë të bëjë propozime.
    IX. Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar në pikën II të këtij vendimi, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:
    • Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:
    i) institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë; ii)institucionet e sistemit të drejtësisë;
    iii) institucionet kushtetuese të pavarura dhe institucionet publike të krijuara nga Kuvendi.
    iv) agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre çështje që prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës;
    v) ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse;
    vi) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit;
    vii) pedagogë e studentë;
    viii) përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;
    • Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme nga struktura të ndryshme shtetërore në funksion të përmbushjes së objektit të tij;
    • Përfshirjen në këtë proces të opinionit publik dhe veçanërisht të pakicave kombëtare dhe përfaqësuesve të tyre.
    X. Prezenca e Bashkimit Europian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, me përvojë në çështjet e qeverisjes vendore, ftohen të ndjekin, të japin asistencë dhe ekspertizë teknike në punimet e Komisionit dhe grupit të ekspertëve të ngritur pranë tij.
    XI. Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Komisioni synon që vendimmarrja të arrihet me konsensus për të gjitha çështjet që shqyrton. Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    3 XII. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për krijimin e kushteve të punës, mbështetjen financiare e logjistike të veprimtarisë së këtij Komisioni të Posaçëm, grupit të ekspertëve dhe sekretariatit teknik.
    XIII. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    KRYETARI Niko Peleshi

    PR.VENDIMI ‘TERRITORIALJA’

  • Përse nuk arrestohet Balluku? Bardhi I drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

    Përse nuk arrestohet Balluku? Bardhi I drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime të mëdha për mundësinë e ndikimeve politike dhe presionit mbi Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në çështjet që kanë të bëjnë me Zëvendëskryeministren dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Në një postim në Facebook, Bardhi e cilëson Ballukun si “zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vitet e fundit”, duke thënë se gjurmët e saj të korrupsionit shtrihen në çdo sektor publik, nga energjia tek infrastruktura, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës.
    Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, prokurori i posaçëm, Dritan Premçi, është nën presion të madh, jo vetëm nga nivelet më të larta të pushtetit, por edhe nga segmente të caktuara mediatike dhe nga eksponentë të krimit të organizuar.
    Në këtë kontekst, ai ngrit pesë pyetje të drejtpërdrejta për SPAK, duke kërkuar sqarime për thirrjen e mundshme të Ballukut si e pandehur, ndërhyrjet e supozuara nga Kryeministri Edi Rama, organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare të ministres për të justifikuar mungesën e saj, si dhe për rolin e drejtuesve të SPAK në mbështetje të prokurorit të posaçëm.
    REAGIMI:
    Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës.
    Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar.
    Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:
    1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?
    2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?
    3-      A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?
    4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?
    5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?
    Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim.
     

  • Apeli i Posaçëm lë në burg Sabah Nuzin, autor për vrasjen e Klevis Lleshit

    Apeli i Posaçëm lë në burg Sabah Nuzin, autor për vrasjen e Klevis Lleshit

    foto ilustrim: klevis lleshi (viktime)-spak

    TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin e dhënë më herët nga GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Sabah Nuzit, i cili u arrestua në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

    Hetimet e SPAK kanë zbuluar se vrasja është porositur nga Aurel Hoxha, i cili dyshohet se ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin e Lleshit. Si rezultat i operacionit hetimor, përveç Nuzit janë vënë në pranga edhe Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, ky i fundit i arrestuar në Itali, që dyshohet se kanë pasur rol ndihmës dhe ndërmjetës në organizimin e krimit.

    Sabah Nuzi, 31 vjeç, nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një të kaluar të ngarkuar penale. Në vitin 2020 u arrestua nga policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Ndërsa në vitin 2012 është ndaluar për plagosjen me armë zjarri të tre personave.

    Çështja vijon të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa Aurel Hoxha, porositësi i dyshuar i vrasjes, është ende në kërkim./ZËRI

  • Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

    Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

    Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
    Demokratët kërkojnë barazi mes pozitës dhe opozitës.
    Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.
    I njëjti parim kërkohet sipas demokratëve të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.

  • I përfundon mandati në dhjetor, Dumani: Nuk do të rikandidoj më, por…

    I përfundon mandati në dhjetor, Dumani: Nuk do të rikandidoj më, por…

    altin dumani

    TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi para Komisionit të Ligjeve se nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar si prokuror i SPAK. Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Dumani kërkoi që të krijohet mundësia ligjore e rikandidimit të prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Lidhur me propozimin e tij, Dumani theksoi se garantin vazhdimësinë dhe funksionimin institucionit.
    “Ju siguroj që në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do rikandidoj për prokuror, e kam bërë këtë marrëveshje me veten që kur aplikova për të qenë prokuror i posaçëm. Imagjinoni në vitit 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm iu mbaron mandati brenda një viti. Vakumi që krijohet në atë institucion është shumë i madh. 11 prokurorë në një vit është e pamundur t’i zëvendësosh. Ata kanë çështje që i ndjekin me vite. Cënohen hetimet në këtë drejtim.
    Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht, për të krijuar imunitetin e nevojshëm karshi politikës, biznesit, krimit të organizuar. Pra një ditë të bukur, i thuhet të mbaroi mandati. Nuk e kemi luksin që një prokuror i specializuar të çohet në një prokurori tjetër. Vlerësoj se duhet parë dhe jam shprehur qartë.
    Unë përcjell çfarë prokurorët e posaçëm më përcjellin mua. Nuk kemi thënë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejtë për të rikandiduar. Çdo prokuror i posaçëm pas mandatit 9 vjeçar, ka nevojë të rivlerësohet.”-tha Dumani.

  • “Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani flet hapur: Jepuni mundësinë 11 prokurorëve të të tjerë që u mbaron mandati

    “Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani flet hapur: Jepuni mundësinë 11 prokurorëve të të tjerë që u mbaron mandati

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se kur t’i përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë më. 
    Komentet Dumani i bëri në mbledhjen e komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare, ku raportoi për punën e institucionit që drejton. 
    Dumani gjatë fjalës së tij kërkoi që 11 prokurorëve të posaçëm t’u jepet shansi që të rikandidojë sërish, pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 
    Kjo pasi sipas Dumanit, është e pamundur që t’i zëvendësosh këta prokurorë, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë. 
    “Në përfundim të mandatit tim nuk do të rikandidoj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. 
    E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment të bukur ti i thua ‘mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen’, pengohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht, për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar. 
    Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha mes të tjerash Dumani. 
    Kujtojmë se 11 prokurorëve të posaçëm ju përfundon mandati në vitin 2028.  

  • “Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani para Komisionit të Ligjeve: 11 prokurorëve u mbaron mandati brenda vitit, do krijohet boshllëk

    “Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani para Komisionit të Ligjeve: 11 prokurorëve u mbaron mandati brenda vitit, do krijohet boshllëk

    Kryeprokurori Altin Dumani deklaroi sot para Komisionit të Ligjeve se kur t’I përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë.

    Teksa prezantoi raportin me punën e SPAK gjatë 2024, Dumani ngriti shqetësimin që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar.
    Ai tha se brenda vitit 2028 u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm, të cilët sipas Dumanit, është e pamundur t’i zëvendësosh.
     “Kur të më përfundojë mandate, nuk do rikandioj. Flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit.
    Këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm”-tha ndër të tjera Dumani.

    Top Channel

  • Vendimi i GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës më 17 tetor

    Vendimi i GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës më 17 tetor

    Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 17 tetor ankimin e bërë nga Ilir Meta ndaj vendimit të GJKKO-së, që e la atë në arrest me burg.
    Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet aktualisht në paraburgim, pas një mase sigurie të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve të SPAK, ku ai akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me korrupsionin.
    Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.