Tag: posaçëm

  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe përpjekje për ta fshehur atë.

    “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

    Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Kurbinit e më pas në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

  • ‘Ndihmë për Reformën Zgjedhore’, Komisioni i Posaçëm letër OSBE e Venecias

    ‘Ndihmë për Reformën Zgjedhore’, Komisioni i Posaçëm letër OSBE e Venecias

    Zbulohen dy letrat që bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të reformës Zgjedhore i kanë dërguar OSBE-së dhe Komisionit të Venecias, duke u kërkuar asistencë e mbështetje në hartimin e Kodit të ri zgjedhor. 
    Në letrën drejtuar prezencës së OSBE-së në Tiranë, bashkëkryetarët Gjiknuri e Bylykbashi i kërkojnë zyrtarisht vënien në dispozicion të ekspertizës së këtij institucioni, gjatë gjithë punës së Komisionit.  
    Me të njëjtin objekt, Komisioni i Posaçëm për reformën Zgjedhore, i ka kërkuar ekspertizë edhe komisionit të Venecias. 

  • Nis sot nga puna Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në rend dite mbështetja e OSBE/ODIHR dhe “Venecias”…

    Nis sot nga puna Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në rend dite mbështetja e OSBE/ODIHR dhe “Venecias”…

    Nis këtë të martë (18 nëntor) punën Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në rendin e ditës së mbledhjes së parë të këtij komisioni do të jetë konstituimi i tij, përcaktimi i numrit të ekspertëve teknikë që do të asistojnë komisionin, si dhe kërkesa për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
    Kujtojmë se Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore bashkoi mazhorancë-opozitë, të cilat votuan në Kuvend me 113 vota pro ngritjes së tij.
    Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore përbëhet nga 16 anëtarë, mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa mundësi për të dhënë propozime do të kenë edhe partitë e reja të Kuvendit të dala nga zgjedhjet e 11 majit 2025, “Shqipëria bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, por nuk do të kenë të drejtë vote.
    Ky komisioni ngrihet mbi parimin e barazisë mes pozitës dhe opozitës, me 16 anëtarë gjithsej: 7 nga PS-ja, 7 nga PD-ja dhe 2 nga partitë që kanë siguruar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Përmes një marrëveshjeje të arritur mes dy partive kryesore më herët, PS-ja i ka liruar një vend PSD-së, ndërsa PD-ja ia liroi vendin Agron Shehajt. Drejtimi do të jetë bipartizan, me nga një bashkëkryetar nga socialistët dhe demokratët.
    Komisioni do të fokusohet në hartimin e ndryshimeve ligjore për Reformën Zgjedhore, adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ato parlamentare të 11 majit 2025, si edhe zgjedhjet e mëparshme që nuk janë trajtuar. Gjithashtu, pritet të hartohet një ligj i posaçëm për financimin e partive politike.

  • Buxheti 2026, Rama: Për herë të parë, një fond i posaçëm për nevojat e kancerit

    Buxheti 2026, Rama: Për herë të parë, një fond i posaçëm për nevojat e kancerit

    Gjatë një dëgjese me banorët e njësisë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se sot ekonomia përgjigjet pozitivisht falë reformave që janë bërë. Ai u ndal te Spitali Onkologjik ku nuk anashkaloi skandalin famëkeq, por tha se aty ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë.
    Në këtë pikë, kryeministri u shpreh se pamundësia që atje të ofrohen barnat e shtrenjta për të gjitha nevojat, krijoi hapësirën për skandalin. Duke qenë se kërkesat për barna po rriten, ka një ndryshim në buxhetin e vitit 2026.
    Edi Rama: Për buxhetin e vitit 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar të gjitha nevojat për kancerin që do të thotë që njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë askush në atë situatë.

  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në ligjin, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi.

    “Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim. Më 25 maj të vitit 2023, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurores Bushi pasi nuk arriti të justifikojë blerjen e disa pasurive të paluajtshme. Bushi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse për profesionalizmin.

  • KUSH DO TA MARRË SPAK-UN? Takime të heshtura… MESAZHE QË S’DUAN TË DËGJOHEN!”

    KUSH DO TA MARRË SPAK-UN? Takime të heshtura… MESAZHE QË S’DUAN TË DËGJOHEN!”

    Kur anëtarët e KLP nuk e kanë vendosur ende datën zyrtare për të intervistuar 4 garuesit për drejtimin e SPAK, ndërkombëtarët po mbikëqyrin çdo sekondë që ikën dhe çdo lëvizje për procesin.

    Burimet e TCH treguan se përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë kryen takime informale me secilin nga konkurrentët.
    Bisedat janë zhvilluar në zyrat e prokurorëve të posaçëm që kanë dorëzuar platformat dhe siç mësohet ata janë pyetur për vizionin që kanë si liderë në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Burimet treguan se takimet e mbajtura veçmas me prokurorin Klodian Braho, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë mbajtur gjatë javës së kaluar, mbasi secili prej tyre është kontaktuar dhe ju është kërkuar kohë nga axhenda.
    Sakaq nuk mbeten pas as amerikanët, që prej shtatorit kur u hap gara kanë kryer vizita pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe pranë SPAK, që megjithëse në formën e kortezisë përtej shtrëngimit të duarve kanë mesazhin për transparencë dhe distancim nga influencat.
    Por ndërkohë në KLP nga hapja e garës për SPAK-un tonet po vërehen të larta mes 11 anëtarëve, që mbasi të bien dakord nëse takimi zyrtar do të jetë në datën katër apo në datën dhjetë dhjetor duhet të vënë në dijeni prokurorët e posaçëm, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Brenda të njëjtës ditë që jo zyrtarisht përmendet se mund të jetë katër dhjetori prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.
    Natyrisht që ky proces që finalizohet me votimin do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve, për të cilën SPAK do të vijojë të jetë prioritet edhe mbas përfundimit të mandatit në 18 dhjetor të kryeprokurorit Altin Dumani që mbas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm.

  • Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e  gjyqtarit  të njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur (Emri)

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Agron Zhukrit, gjyqtarit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.
    Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
    Njoftim vendimi
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 759, datë 19.04.2024.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 759, datë 19.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 06.11.2025, në Tiranë.
    Zhukri u shkarkua nga detyra më 19 prill 2024, pasi u gjet me balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.
    Emri i Agron Zhukrit u lakua në në marsin e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, për njëanshmëri dhe mos respektim të procedurave dhe u rikthyer çështja për shqyrtim në shkallë të parë.

  • Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim

    Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’.

    Në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak.
    Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.

  • Altin Dumani: Ka patur plane për atentat ndaj prokurorëve të SPAK

    Altin Dumani: Ka patur plane për atentat ndaj prokurorëve të SPAK

    Altin Dumani

    TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të posaçëm, por edhe ndaj atij vetë si drejtues i këtij institucioni. Dumani u shpreh se krimi i organizuar është shumë i sofistikuar dhe ka shumë metoda kërcënimi.
    Kreu i SPAK u shpreh se ka patur kërcënime përmes telefonit apo duke kërcëniar familjarët e prokurorëve. Dumani thekson se ka patur edhe kërcënime me jetë deri në realizimin e planeve për atentat ndaj prokurorëve të SPAK.  
    “Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është  publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale. Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani  në emisionin “Trialog” në RTSH.