Tag: posaçëm

  • Vendim i pakthyeshëm: KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha

    Vendim i pakthyeshëm: KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga KPK të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj.
    Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
    Njoftim vendimi:
    rupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 10.12.2025, në Tiranë.
    gijotina.com/

  • PD drejt rrënimit të plotë, Berisha në panik nga lëvizja e Salianjit, Flamur Noka lëshon qarkore për eliminimin…

    PD drejt rrënimit të plotë, Berisha në panik nga lëvizja e Salianjit, Flamur Noka lëshon qarkore për eliminimin…

    Pas nisjes së takimeve të Ervin Salianjit me bazën e Partisë Demokratike në Durrës, drejtuesit qendrorë të PD-së duket se janë alarmuar, ndërsa kanë reaguar duke aktivizuar një proces të gjerë analize në të gjitha degët e vendit, që synon të kuptojë dhe të adresojë arsyet e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit 2025. Një udhëzim zyrtar i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demorkatike, Flamur Noka, i shpërndarë më 2 dhjetor, detyron të gjitha strukturat lokale të PD-së të zhvillojnë një analizë të thelluar në çdo qendër votimi, me fokus në krahasimin historik të rezultatit, vlerësimin e faktorëve të brendshëm organizativë, si dhe përgjegjësive që çuan në përkeqësimin e mbështetjes elektorale. Pjesë e kësaj analize do të jenë gjithashtu edhe kandidatët për deputetë dhe çdo anëtar që dëshiron të shprehë mendimin e tij. Procesi do të udhëhiqet nga Koordinatorë të Posaçëm të caktuar nga selia qendrore, që do të mbikëqyrin zhvillimin e mbledhjeve në çdo rajon dhe do të raportojnë javë pas jave tek kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë. Çdo gjetje dhe propozim për përmirësim organizativ do të shënohet dhe do të përmblidhet në një Raport Përfundimtar që duhet dorëzuar brenda 31 janarit 2026. Por nga përmbajtja e udhëzimit kuptohet qartë se Flamur Noka kërkon eliminimin e armiqve që duan të marrin partinë, çka përmes kësaj qarkoreje i hapet rrugë lëvizjes në bazë për t’i mbyllur dyert renegatëve (kundërshtarëve të Sali Berishës në PD). Po ashtu, nga përmbajtja e udhëzimit kuptohet qartë se PD është në krizë të thellë strukturore, ku kërkohet të identifikohen përgjegjësit dhe dobësitë, por edhe të hapet rruga për zgjedhje të reja në degët që drejtohen nga figura të komanduar. Ndërkohë, procesi i analizës po shoqërohet me përgatitje të heshtura për ndryshime në statut dhe riformatim të bazës, çka mund të përkthehet në një garë të brendshme për kontrollin e partisë, pas krizave të njëpasnjëshme të legjitimitetit. Lëvizja vjen në një moment ku demokratët janë të përçarë, me bazën që po kërkon hapur përgjegjësi dhe një drejtim të ri. Salianji ka qenë një nga figurat e para që ka thyer heshtjen pas humbjes dhe duket se lëvizja e tij në Durrës ka detyruar selinë blu të nxitojë me një strategji që synon të parandalojë rrëshqitjen drejt shpërbërjes totale të partisë në terren. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse kjo analizë do të shërbejë realisht për reformim, apo do të jetë një manovër për të amortizuar presionin e pakënaqësisë dhe për të mbrojtur status quo-në në krye të PD-së. Rezultatet priten me interes, por mbi të gjitha me mosbesim nga baza.
    Udhëzimi i plotë:
    Nr.6, datë 2.12.2025
    MBI PROCESIN E ANALIZËS SË BRENDSHME PAS ZGJEDHJEVE TË 11 MAJIT”
    Në mbështetje të nenit 46 të Statutit të Partisë Demokratike, pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike të datës 3 Nëntor 2025 për fillimin e procesit të analizës së brendshme lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, si dhe në vijim të vendimit të Kryesisë nr. 86, datë 18.11.2025 “Për hapjen e procesit të zgjedhjeve në disa Degë të PDSH”,
    UDHËZOJ:

    Në të gjitha Degët e Partisë Demokratike të nisë procesi i analizës së brendshme lidhur me Zgjedhjet e Përgjithshme të 11 Majit 2025, me fokus objektivat e mëposhtme:
    a) analiza e rezultatit në çdo qendër votimi dhe krahasimi me historikun elektoral të Partisë Demokratike (2009-2025), duke evidentuar në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në rezultat sipas çdo qendre votimi;
    b) analiza e faktorëve të brendshëm organizativ në nivel seksioni, grupseksioni, dege dhe kandidatët për deputet që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në rezultat,
    c) analizë të nevojës për përmirësim të faktorëve të brendshëm organizativ-në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege, përgjegjësitë përkatëse, duke propozuar sugjerime për organet drejtuese të Partisë lidhur me nevojën e përmirësimit të organizimit të brendshëm apo ndryshimeve në Statutin e Partisë.
    Analiza në nivel Dege drejtohet nga Kryesitë e Degës, nën përgjegjësinë e Koordinatorit të Posaçëm të Kryetarit të Partisë që udhëheq këtë proces. Me qëllim garantimin e një analizë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të drejtë, duke respektuar parimin e shmangies së konfliktit të interesit, për të udhëhequr procesin e analizës në secilin qark caktohet një apo më shumë Koordinator të Posaçëm, sipas listës dhe ndarjes në Ankesin 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi.
    Koordinatori i Posaçëm në nivel qarku merr menjëherë kontakt me Kryetarin dhe Sekretarin e Degës, për të caktuar mbledhjen e Kryesisë së Degës, me rend dite: “Përcaktimin e kalendarit të mbledhjeve për kryerjen e analizës”. Ai kujdeset që të gjithë anëtarët e Kryesisë të jenë njoftuar rregullisht.
    Mbledhjet për kryerjen e analizës do të realizohen në nivel Rajoni (një apo disa grupseksione bashkë) ose në nivel grupseksioni, sipas vlerësimit që bën secila Kryesi e Partisë në nivel lokal. Kalendari i mbledhjeve i bëhet transparent çdo anëtari të Partisë Demokratike në rajonin apo grupseksionin përkatës. Në mbledhje ftohet të marrin pjesë strukturat e degës, kandidatët për deputet dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike që aderon në atë grupseksion. Në çdo mbledhje merr pjesë detyrimisht Kryetari dhe sekretari i Degës, si dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë që mbulojnë territorin përkatës.
    Mbledhja e analizës drejtohet nga Koordinatori i Posaçëm, i cili siguron që secili anëtar i partisë të ketë mundësi të shpreh lirisht mendimin e tij mbi të tre objektivat e analizës të përcaktuara në pikën 1 të këtij urdhri, si dhe të respektohen parimet e funksionimit të partisë të saksionuara në nenin 9 të Statutit të Partisë. Ai kujdeset që secili mendim i shprehur të regjistrohet dhe mbahet shënim saktësisht siç është shprehur.
    Koordinatori i Posaçëm raporton në mënyrë të përjavshme mbi ecurinë e procesit të analizës tek Kryetari Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij sipas këtij udhëzimi, Koordinatori i Posaçëm mund të kërkojë që të ndihmohet nga një grup pune për secilin qark, që përbëhet nga anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, duke respektuar parimin e shmangies së konfliktit të interesit. Në rast se kërkohet, numri dhe përbërja e çdo grupi pune për secilin qark caktohet nga Sekretari i Përgjithshëm, në bashkëpunim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar.
    Në përfundim të të gjitha mbledhjeve sipas pikës 4 të këtij udhëzimi, përpara hartimit të Raportit të Analizës për secilën degë dhe në nivel qarku, Koordinatori i Posaçëm analizon gjetjet në një mbledhje të posaçme të Kryesisë së Partisë në secilën Degë brenda qarkut që mbulon. Pasi ka diskutuar gjetjet edhe me Kryesinë e Partisë, Koordinatori i Posaçëm harton Raportin Përfundimtar të Analizës, të cilin ja njofton Kryetarit së Partisë dhe Kryesisë së PDSH, brenda datës 31,01,2026. COM
    Kryesia e PDSH merret në shqyrtim te gjitha Raportet e Analizës për secilin qark, dhe analizon nevojën për përmirësim të faktorëve të brendshëm organizativ -në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege, apo struktura qendrore të Partisë, përgjegjësitë përkatëse, duke propozuar sugjerime për organet drejtuese të Partisë lidhur me nevojën e përmirësimit të organizimit të brendshëm apo ndryshimeve në Statutin e Partisë.
    Për degët e Partisë që janë përfshirë në procesin zgjedhor sipas vendimit nr. 86, datë 18.11.2025, procesi i analizës do të kryhet sëbashku me proceset statutore zgjedhore. Për këtë arsye, sipas udhëzimeve të KOKOE ata ndjekin edhe procesin zgjedhor në Degët përkatëse që përfshihen brenda qarkut ku janë caktuar përgjegjës, duke ndjekur zbatimin e udhëzimit nr. 5, datë 25.11.2025 të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi mbajtjen e zgjedhjeve në Degët e Partisë Demokratike me Drejtues të komanduar”.
    Ngarkohet Sekretariati Organizativ, të gjitha Degët e Partisë Demokratike, si dhe Koordinatorët e Posaçëm, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.
    Ngarkohet Sekretariati Organizativ i Partisë për njoftimin e këtij udhëzimi të gjitha Degëve të Partisë, si dhe Sekretarët e Degëve për njoftimin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Degëve dhe Kryetarëve të Grupseksioneve.

    Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

  • Apeli i Posaçëm shtyn seancën ndaj Ilir Metës

    Apeli i Posaçëm shtyn seancën ndaj Ilir Metës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Meta kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm shtyn seancën për në 15 dhjetor

    Meta kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm shtyn seancën për në 15 dhjetor

    Apeli i Posaçëm ka shtyrë seancën ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Metës, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.
    Shkak u bë mungesa e palëve në proces, por edhe e gjyqtares së çështjes e cila është me leje.
    Seanca radhës do mbahet më 15 dhjetor./vizionplus.tv

  • Zjarri në Hong-Kong tani raportohet se është nën kontroll

    Zjarri në Hong-Kong tani raportohet se është nën kontroll

    Të enjten, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, John Lee, deklaroi se zjarri në shtatë ndërtesa në Hong-Kong tani është nën kontroll. Autoritetet e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut do të ofrojnë mbi 1 800 shtretër për banorët e prekur.
    Në pasditen e së mërkurës, shpërtheu zjarr në disa ndërtesa banimi në “Hung Fuk Court”, një kompleks ndërtesash banimi në Tai Po, në Territoret e Reja të Hong-Kongut, duke shkaktuar 55 të vdekur e 76 të plagosur.
    Qeveria e SAR-it të Hong Kongut ka aktivizuar mekanizmin e saj të reagimit ndaj emergjencave. Zyra Ndërlidhëse ka ngritur një grup pune të dedikuar, duke mbajtur komunikim të ngushtë me qeverinë e SAR-it dhe duke mbështetur plotësisht përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimit. Puna përkatëse është duke u zhvilluar aktualisht.
    Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje Zyrës së Çështjeve të Hong Kongut dhe Makaos të Këshillit të Shtetit dhe Zyrës Ndërlidhëse, të mbështesin qeverinë e SAR në përpjekjet e gjithanshme për të shuar zjarrin, për të kërkuar dhe shpëtuar të bllokuarit, për të trajtuar të plagosurit, si dhe për të ofruar ndihmë dhe ngushëllim për banorët e prekur.

  • KPA shkarkon prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

    KPA shkarkon prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA)-agron bushati

    TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla, dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.
    Sipas njoftimit zyrtar të Kolegjit, çështja ka të bëjë me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte vlerësuar më herët subjektin e rivlerësimit Bushati. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Njoftimi i KPA: 
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati.  Vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit u morë nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë. 
    Njoftimi i KPA:  
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati. 
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 
    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 
     

  • “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen e zv.kryeministres në Kushtetuese

    “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen e zv.kryeministres në Kushtetuese

    Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.

    Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.
    Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur  deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.
    Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut  nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.
    Për këtë referohen në dosje  një sërë bisedash të kryera në aplikacionin signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish drejtorit të ARRSH Evis Berberi. Mes mesazheve të zbardhura ne vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar.
    SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit . Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet.

    Top Channel

  • “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen në Kushtetuese

    “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen në Kushtetuese

    Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.
    Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.
    Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.
    Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.
    Për këtë referohen në dosje një sërë bisedash të kryera në aplikacionin signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish drejtorit të ARRSH Evis Berberi. Mes mesazheve të zbardhura ne vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar.
    SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit . Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet.