Tag: portugezin

  • Dëshira e madhe e Perez, të transferojë yllin e PSG-së! Ishte spektakolar mbrëmë ndaj Interit

    Dëshira e madhe e Perez, të transferojë yllin e PSG-së! Ishte spektakolar mbrëmë ndaj Interit

    Përfaqësuesit e Real Madrid kanë qenë mbrëmë të pranishëm në “Allianz Arena”, jo thjesht për të parë finalen e Champions League mes PSG-së dhe Interit, por për të ndjekur nga afër në veçanti, një nga yjet e parizienëve, Vitinha.
    Në Madrid e shohin portugezin si zëvendësuesin ideal të Luka Modric në mesin e fushës. Vitinha është një lojtar teknik, inteligjent, ka aftësi organizuese, i aftë për të thyer linjat dhe ka një nuhatje goli të veçantë.  Tashmë 25 vjeç, mesfushori portugez ka arritur një nivel pjekurie futbollistike dhe mund të themi që është në kulmin e karrierës.
    Vitinha është një nga shtyllat kryesore të PSG-së dhe absolutisht një nga lojtarët kyç në suksesin e arritur këtë sezon, që është fitimi i tripletës. PSG tashmë ka deklaruar kategorikisht se nuk ka ndërmend të negociojë për lojtarin, por sipas raportimeve nga mediat franceze çdo klub i interesuar për të nënshkruar me Vitinha-n duhet të paraqesë një ofertë prej më shumë se 100 milionë eurosh, një shifër që Real Madridi aktualisht nuk është i gatshëm ta paguajë.
    Nga ana tjetër, te Reali vazhdojnë të insistojnë për portugezin dhe propozimi i tyre për kampionët e rinj të Europës është që të përfshijnë në marrëveshje edhe lojtarë të tjerë të tyre, ku përmenden emra si Rodrygo, Eduardo Camavinga, Aurélien Tchouaméni dhe Brahim Diaz. Pra propozimi i Realit është ky: Një shumë e caktuar parash (50-60 milionë euro) plus njërin prej lojtarëve të përmendur më sipër.

  • Leao drejt largimit, gjigantët e Europës nisin kontaktet me portugezin

    Leao drejt largimit, gjigantët e Europës nisin kontaktet me portugezin

    24 Prill 2025

    15:20

    Telesport

    Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao.
    Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon.
    Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, Blutë po rritin interesin e tyre për Leao.
    Gjigantët londinez kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm.
    Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon.
    Kontrata e tij me Milan-in zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro.

  • Nuk ishte përmendur deri tani, një klub i ri hyn në garë për Rafa Leao-n

    Nuk ishte përmendur deri tani, një klub i ri hyn në garë për Rafa Leao-n

    Rafa Leao prej kohësh është në radarin e disa klubeve të mëdha, por së fundmi në garë për portugezin ka hyrë edhe Arsenal. “Topçinjtë” e shohin portugezin si lojtarin ideal për ta bërë atë pikë referuese të sulmit të tyre. Dy qendërsulmuesit që ka momnetalisht Arsenal, janë të dy të dmëtuar si Kai Havertz, ashtu edhe braziliani Gabriel Jeus, i cili është dëmtuar në fillim të këtij sezoni.
    Pavarësisht dëmtimit të tanishëm dhe rikuperimit për sezonin e ardhshëm, asnjëri prej tyre nuk e bind Artetën, ndaj lind nevoja për një qendërsulmues të ri. Trajneri i Arsenali-t e pëlqen shumë portugezin e Milan-it, për të cilin iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sakrificë financiare dhe të bëjnë të mundur transferimin e tij në verë.
    Kjo gjë nuk do jetë e lehtë për të paktën dy arsye. E para, Milan e konsideron Leao-n një lojtar kyç për planin e tyre dhe nuk do të heq dorë lehtë prej tij. Sulmuesi ka një kontratë aktuale e cila skadon në verën e vitit 2028 dhe një klauzolë blerjeje që tejkalon 100 milionë euro, një shifër që jo çdo klub mund ta marrë parasysh.
    E dyta, gara për portugezin do jetë shumë e fortë pasi ai është në radarin e disa klubeve të mëdha si Chelsea, Manchester United, Barcelona, PSG etj, gjë që e bën të vështirë garën për Arsenal-in, por jo të pamundur.