Tag: portugezi

  • C.Ronaldo humb penalltinë, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij (video)

    C.Ronaldo humb penalltinë, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij (video)

    21 Maj 2025

    19:46

    Telesport

    Vazhdon momenti “jo” i Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Portugezi ka humbur pak minuta më parë penalltinë në ndeshjen e parafundit në kampionat që ekipi i tij po luajti në shtëpi ndaj Al Khaleej. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 66-të të takimit, ylli portugez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Kaq mjatoi dhe shumë tifozë filluan vërshëllimat ndaj tij. Ronaldo ka pasur shumë kritikat duke qenë se Al Nassr dështoi të fitonte trofe këtë sezon dhe portugezi konsiderohet nga tifozët si fajtor kryesor.
    Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të Ronaldos në fund të sezonit nga Al Nassr. Në dy sezone me Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur dot të fitojë asnjë trofe. Situatën e bën më të rëndë fakti që Al Nassr nuk do të luajë dot as në Champions League sezonin e ri, gjë që e përforcon akoma edhe më shumë largimin e Ronaldos në verë.
    Përsa i përket ndeshjes së sotme, pak pas minuta pasi Ronaldo humbi penalltinë, Al Nassr gjeti golin me Jhon Duran dhe në fund fare ishte Ronaldo, i cili dyfishoi shifrat nga penalltia, këtë herë portugezi u tregua i saktë. Një fitore që vlen sa për statistikë.

  • Zbulohet prapaskena e bujshme / Al Hilal donte CR7 për Botërorin e Klubeve, por portugezi tha “jo”

    Zbulohet prapaskena e bujshme / Al Hilal donte CR7 për Botërorin e Klubeve, por portugezi tha “jo”

    Cristiano Ronaldo ka refuzuar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm të Klubeve në SHBA, i pari me formatin e ri të vendosur nga FIFA. Në fakt, legjenda portugeze do të merrte pjesë me kënaqësi, por ka hedhur poshtë ofertën e Al Hilal, që i propozoi të luante për ta në këtë kompeticion, duke “tradhtuar” përkohësisht ngjyrat e Al Nassr, skuadrës së tij aktuale.
    CR7 madje mund të kishte sfiduar Real Madridin, klubin me të cilin ka shkruar historinë, pasi Al Hilal ndodhet në të njëjtin grup me “Los Blancos”, Pachuca dhe Red Bull Salzburg. Megjithatë, portugezi zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj skuadrës ku mban shiritin e kapitenit. Për më tepër, flitet se është pranë rinovimit të kontratës me Al Nassr edhe për një sezon tjetër, pavarësisht zhgënjimit të radhës në Ligën e Kampionëve të Azisë.
    Është mohuar gjithashtu mundësia që Cristiano të marrë pjesë në turne me Al Ahly, për të qenë në fushë ndaj rivalit të madh Lionel Messi në ndeshjen hapëse, ku egjiptianët do të përballen me Inter Miami.
    Në përfundim, e vetmja mundësi për ta parë Ronaldon në këtë Botëror të Klubeve në SHBA është një ftesë e mundshme për Al Nassr, por kjo mbetet shumë e pamundur.

  • Ronaldo si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar (video)

    Ronaldo si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar (video)

    12 Prill 2025

    21:43

    Telesport

    Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij. Portugezi ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr po luan në shtëpi ndaj Al Riyadh.
    Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos. GOLI1
    Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. GOLI2
    Rezultati aktual është 2-1 për Al Nassr, duhen edhe 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.