Tag: portugezi

  • Portugezi besnik ndaj PSG: Nuk kam menduar kurrë të largohem, dua ta çoj klubin në majë

    Portugezi besnik ndaj PSG: Nuk kam menduar kurrë të largohem, dua ta çoj klubin në majë

    Që nga viti 2022, Nuno Mendes ka përfaqësuar me krenari Paris Saint-Germain. Në një intervistë, mbrojtësi portugez shpjegoi se si vendimi i tij për t’u bashkuar me klubin parizien ishte i menjëhershëm.
    “Ishte një vend tjetër, një gjuhë tjetër, por pata fatin të gjeja Danilo Pereira këtu, i cili më ndihmoi shumë. U përpoqa të mësoja frëngjisht që në fillim, në mënyrë që të mund të dilja dhe ta njihja më mirë qytetin. PSG është një klub i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer: Doja të isha pjesë e tij“, tha Mendes.
    Pasi e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029, me një opsion edhe për një vit tjetër, Mendes iu përgjigj thashethemeve se Manchester United ishte i interesuar për të: “Jo, nuk ka pasur kurrë asgjë. Agjenti im ka folur shpesh me presidentin, por gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu”.
    “Doja të ndihmoja PSG të shkonte në majë dhe ishte një dëshirë e përbashkët. Të luash këtu është një kënaqësi”, shtoi portugezi, që e shikon të ardhmen me ambicie. I renditur i dhjeti në renditjen e fundit të Topit të Artë, Mendes mbetet i palëkundur për të ardhmen.
    “Jam shumë i lumtur për Ousmane Dembélé. Jam i përqendruar vetëm në punë. Njohja individuale është e mirë, por skuadra vjen e para“, tha Mendes. Midis PSG dhe ekipit kombëtar portugez, mbrojtësi i majtë përballet me sfida të reja dhe qëllimin për t’u vendosur si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

  • Pas turpërimit në Kupë nga Grimsbi, Fernandes i kthehet largimit

    Pas turpërimit në Kupë nga Grimsbi, Fernandes i kthehet largimit

    Një riorganizim i mundshëm është duke u zhvilluar te Manchester United, vetëm pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar. Sipas CaughtOffside, Bruno Fernandes thuhet se ka folur hapur për largimin nga Djajtë e Kuq. Më herët këtë vit, portugezi hodhi poshtë një ofertë të madhe nga klubi i Ligës Profesionale Saudite, Al Hilal: marrëveshja vlente gjithsej 100 milionë paund, me një pagë javore prej 700,000 paundësh. Pas diskutimeve me trajnerin dhe drejtuesit, portugezi vendosi të qëndronte, duke përmendur dëshirën e tij për të garuar për trofe të mëdhenj. United përsëriti se nuk kishin nevojë të përfitonin nga transferimi i tij, duke konfirmuar angazhimin e tyre për ta mbajtur lojtarin.

    Pavarësisht kësaj, interesi saudit për Fernandes nuk është zbehur: Al Ittihad thuhet se filloi negociatat me rrethinat e tij këtë verë. Mesfushori thuhet se i dha dritën jeshile këtij transferimi, me përfaqësuesit e tij që kërkuan një kontratë me vlerë rreth 40 milionë euro në vit, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

    Mbetet për t’u parë nëse Manchester United do ta lejojë largimin e Bruno Fernandes. Portugezi është një lojtar kyç për Djajtë e Kuq, por nuk është më shumë i ri dhe mundësitë për të përfituar nga transferimi i tij mund të jenë të kufizuara. Për më tepër, është një dilemë nëse ia vlen të mbahet një lojtar që nuk është plotësisht i lumtur dhe po mendon të largohet.

    Vazhdo leximin

  • Zhoao Feliks zbret në “tokë”, portugezi te Al Nasr

    Zhoao Feliks zbret në “tokë”, portugezi te Al Nasr

    Çelsi kampioni i Botës për Klube, ka konfirmuar largimin përfundimtar të Zhoao Feliks

    Portugezi i cili pak vite më parë u transferua nga Benfika te Atletiko Madrid për një shumë rekord (126 milion euro) tani mund të kënaqet me shifra të thjeshtë. Ai ka nënshkruar për Al Nasr në Ligën saudite.

    Klubi londinez ka përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 20 milionë euro të tjera mund të arkëtohen në formë bonusesh të varura nga paraqitjet dhe sukseset e lojtarit.

    “Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka firmosur me Al-Nassr”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit londinez.

    Njoftimi:

    Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

    Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga Blues në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me ekipin e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

    Ne e falënderojmë Joao për përpjekjet e tij gjatë dy periudhave të tij në klub dhe i urojmë atij gjithë të mirat në të ardhmen.

    Vazhdo leximin

  • Vrasja e Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva përballet sërish me dëshmitarët në Gjykatën e Lezhës

    Vrasja e Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva përballet sërish me dëshmitarët në Gjykatën e Lezhës

    Ruben Saraiva, portugezi i marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin, është përballur sërish këtë të hënë me dëshmitarët në Gjykatën e Lezhës.
    Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar të afërm të Edmond Haxhisë, personi që dyshohet se ka shitur motorin e përdorur në atentat, taksisti që ka transportuar shtetasin britanik Harry Simpson, si dhe administratori i hotelit ku Simpson qëndroi gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri.
    Dëshmitarët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në deklarimet e mëparshme. I afërmi i Edmond Haxhisë ka deklaruar se e ka takuar atë në Velipojë dhe mban mend që në atë kohë ka parë një person me ngjyrë, por nuk mundi ta identifikojë nëse bëhej fjalë për Ruben Saraivën apo dikë tjetër.
    Ndërkohë, personi që ka shitur motorin ka pohuar se nuk i kujtohen detaje të qarta për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, por ka bërë një deklaratë pranë noterit, ku ka përshkruar fizikisht blerësit e motorit.
    Sipas këtij përshkrimi, njëri prej tyre dyshohet të jetë pikërisht Edmond Haxhia.
    Seanca e radhës për këtë çështje pritet të zhvillohet më 15 shtator.
    Portugezi Ruben Saraiva akuzohet si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill 2023.

  • Wimbledon ‘thyen’ rregullat, lejon shirit të zi për Zhotën

    Wimbledon ‘thyen’ rregullat, lejon shirit të zi për Zhotën

    Portugezi Francisco Cabral kërkoi të mbante një fjongo të zezë në ndeshjen e ardhshme në Tenis në nderim të vëllezerve Zhota ndarë nga jeta sot.

    Wimbledon do t’u lejojë lojtarëve, që e kërkojnë, të ngjisin një fjongo të zezë në fanellat e tyre, të cilat sipas rregullave janë “strikt” si shenjë zie për Diogo Zhotën, futbollistin e Liverpulit që vdiq në një aksident këtë mengjes me makinë.

    Sipas asaj që është mësuar nga shtypi anglez, i cili citon burime brenda All England Club, vdekja tragjike e futbollistit portugez ka bindur organizatorët e Kampionatit të bëjë përjashtimin, në mënyrë që lojtarët të bëjnë homazhe për Zhotën dhe vëllain e tij Andre Silva, i cili gjithashtu vdiq në të njëjtin aksident.

    Duke komentuar vdekjen e Zhotës, pas fitores së tij në raundin e parë të dyshes së meshkujve me partnerin e tij Lukas Miedler, portugezi Francisco Cabral tha se donte të mbante një fjongo të zezë në ndeshjen e ardhshme, pasi nuk kishte pasur kohë ta bënte këtë sot, i befasuar nga lajmi.

  • Vrasja e Ardian Nikulaj! Portugezi Ruben Saraiva dërgohet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë

    Vrasja e Ardian Nikulaj! Portugezi Ruben Saraiva dërgohet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë

    pamje nga vendngjarja

    LEZHË-Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi në Shëngjin, biznesmenin Ardian Nikulaj, si vrasës me pagesë. Portugezi është dërguar në Gjykatën e Lezhës me forca të shumta policie dhe masa të forta sigurie.
    Të paktën 10 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjykatë, në çështjen penale ndaj portugezit Saraiva. Ky i fundit në dëshminë e kaluar mbajti një qëndrim mohues ndaj akuzave. 

    Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI

  • Mesfushori i prish punë Bayern-it: Nuk dua të largohem, dua tituj këtu

    Mesfushori i prish punë Bayern-it: Nuk dua të largohem, dua tituj këtu

    24 Qershor 2025

    17:16

    Telesport

    Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse asgjë në Mynih.
    Bayern ishte gati të pranonte rreth 35 mln euro për kartonin e tij. Problemi është se Palhinha nuk do të largohet.
    “Dua të jem i lumtur këtu në Mynih. Dua të tregoj veten time. Dua të luaj, të fitoj trofe si bavarez dhe të jem i lumtur”, ka deklaruar portugezi para një jave. Bayern po detyrohet të heqë dorë nga planet e shitjes së tij.

  • Leao, Nico apo Barcola? Legjenda Matthäus zgjedh emrin që i duhet Bayern

    Leao, Nico apo Barcola? Legjenda Matthäus zgjedh emrin që i duhet Bayern

    11 Qershor 2025

    16:01

    Telesport

    Nico Williams, Rafael Leão (26) dhe Bradley Barcola. Këto janë tri alternativat e Bayern për krahun e majtë të sulmit në merkaton e verës. Deri tani, Bayern ka vëzhguar, por nuk ka bërë oferta specifike.
    Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, i ka dhënë një sugjeirm klubit bavarez. Sipas tij, lojtari i duhur është portugezi, pavarësisht se këtë sezon kaloi vështirësi.
    “Leão ndoshta nuk pati sezon të qëndrueshëm te Milani, por kjo ka ndodhur edhe sepse nuk pati besimin maksimal të trajnerit. Ja pse shoh një potencial të madh tek ai, nëse Kompany dëshiron ta ndërtojë skuadrën rreth tij. Portugezi ka shpejtësi dhe e tregoi në finalen e Nations League me Spanjën. Ai mund të luajë edhe si qendërsulmues, pra një zëvendësues për Harry Kane. Do të ishte zgjedhja ime numër 1 për Bayern”.

  • 40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

    40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

    Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e tij.
    Ronaldo realizoi golin e 138 në 221 ndeshja me luzitanët, ndërsa pas fërshëllimës finale portugezi shpërtheu ne lot.
    Në të gjithë karrierën e tij, ai ka shënuar 938 gola dhe ka fituar 35 trofe në klube dhe me kombëtaren. 40 vjeçari ka qene fitues ne tre finale me Portugalinë.
    Triumfi i tij në Kampionatin Europian 2016 ka qenë një moment historik, pasuar nga fitimi i edicionit të parë të “Nations League” në vitin 2019 dhe këtë vit kur luzitanet e fituan për herë të dytë.
    Finalja e Ligës së Kombeve mund të jetë edhe turneu i fundit ndërkombëtar për Ronaldon, që mbyll një kapitull historik me një tjetër trofe.

  • Ronaldo në mëdyshje, portugezi ka vetëm dy oferta në tavolinë: Njëra për të qëndruar aty ku është dhe tjetra nga rivali i Al Nassr

    Ronaldo në mëdyshje, portugezi ka vetëm dy oferta në tavolinë: Njëra për të qëndruar aty ku është dhe tjetra nga rivali i Al Nassr

    27 Maj 2025

    19:05

    Telesport

    Ndryshe nga sa pritej, Cristiano Ronaldo e mbylli edhe sezonin e dytë tek Al Nassr, pa fituar asnjë trofe dhe mbeti jashtë kualifikimit për në Champions League për sezonin e ri. Portugezi mbrëmë luajti ndeshjen e fundit për këtë sezon, ku shënoi edhe një gol, por një deklaratë e tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka shtuar zërat për largimin nga Al Nassr.
    “Ky kapitull u mbyll, por historia mbetet të shkruhet”, postimi i Cristiano Ronaldo-s menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme të Al Nassr. “Footmercato” raporton se ylli portugez ka në tavolinë vetëm dy oferta: Njëra është që të vazhdojë të qëndrojë ende tek Al Nassr, dhe tjetra është transferimi te Al Hilal.
    Në rast se Ronaldo vendosë të transferohet te Al Hilal, do ketë mundësinë të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që zhvillohet për herë të parë në këtë format, aty ku do ndeshej me ish-ekipin e tij, Real Madrid.
    Sipas raportimit në fjalë, e ardhmja e Ronaldo është e sigurt që do jetë në Arabinë Saudite, vetëm tani mbetet të vendosë tek Al Nassr apo Al Hilal.