Portugalia luan ndeshjen e fundit për këto kualifikuese, atë ndaj Armenisë, e cila po luhet në “Estádio do Dragão” në Porto. Pjesa e parë është mbyllur 5-1 për portugezët, të cilët sot janë pa Cristiano Ronaldon në fushë, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Irlandës.
Renato Veiga zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, ku mbrojtësi shënoi me kokë, pas një goditjeje dënimi të Bruno Fernandes. Armenët barazuan në minutën e 17-të me Spertsyan, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur.
Portugezët u kundërpërgjigjën shpejt, Goncalo Ramos shënoi golin e dytë në minutën e 27-të, pas një topi të kthyer mbrapsht gabimisht nga armenët. Dy minuta më pas, Joao Neves shkund rrjetën me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 41-të, Joao Neves ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe shënon golin e dytë personal në pjesën e parë dhe të katërtin për portugezët. Bruno Fernandes shënon golin e pestë në fund të pjesës së parë, nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Hungaria është duke fituar 2-1 ndaj Irlandës, në sfidën që po luhet në Budapest. Me këto rezultate, Portugalia siguron vendin e parë zyrtarisht në grup dhe biletën për në Botëror, ndërsa Hungaria në vend të dytë, ku do të shkojë në play-off.
SHIKOGOLAT
Tag: portugezët
-

Portugalia shkëlqen edhe pa CR7, mbaron punë me Armeninë që në pjesën e parë (video)