Tag: portugez

  • U fut në det për të notuar në Sarandë, humb kontaktet me familjen 57 vjeçari portugez

    U fut në det për të notuar në Sarandë, humb kontaktet me familjen 57 vjeçari portugez

    Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, që ka humbur lidhjen me miqtë mbasditen e të dielës. Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim të shtetasit portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves 57 vjeç i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej mbasdites të së dielës në orën 18:00. Kërkimet për 57 vjeçarin portugez bëhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.
    57 vjeçari portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves, i ndodhur në Sarandë me miq për turizëm mbasditen e të dielës ishin në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, për drekë. Në një moment është ngritur dhe është futur me not në det. Që nga ai moment nuk është parë më.
    Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në det dhe në zonën përreth bregut. Ndërkohë grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Hyri për t’u larë në det, zhduket turisti portugez në Sarandë

    Hyri për t’u larë në det, zhduket turisti portugez në Sarandë

    Një turist portugez dyshohet të jetë mbytur, pasi ka hyrë për t’u larë në det, por nuk ka dalë më.
    Ngjarja, sipas policisë së Sarandës, ka ndodhur rreth orës 18:00, të “Buka e Vivarit” në afërsi të Butrintit. Kërkimet janë duke vijuar.
    Njoftimi i Policisë:
    Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.
    Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Zhduket shtetasi portugez në Sarandë, pasi u fut në det për t’u larë në zonën e lagunës “Buka e Vivarit”

    Zhduket shtetasi portugez në Sarandë, pasi u fut në det për t’u larë në zonën e lagunës “Buka e Vivarit”

    Sarandë, 27 korrik 2025 – Një shtetas portugez, 57-vjeçari A. G., është zhdukur në det në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, pas hyrjes me not rreth orës 18:00 të së dielës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai ndodhej në zonë së bashku me disa miq, por nuk është parë më që nga momenti i zhytjes në ujë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Forcat e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me patrullat tokësore, po zhvillojnë kërkime intensive në det dhe zonën përreth bregut, me qëllim gjetjen e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “MIMA SOLAR”

  • U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

    U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

    Një 57-vjeçar portugez është zhdukur në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.
    Sipas policisë, teksa turisti po pushonte me disa miq të tij, ai u fut me not në det rreth orës 18:00 të ditës së sotme dhe pas kësaj nuk u pa më.
    Po ashtu raportohet se policia kufitare e Sarandës dhe patrulla janë vënë në kërkim të tij, nga deti dhe toka.
    Njoftimi i Policisë:
    Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.
    Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
     

  • U fut në det për të notuar, zhduket pa asnjë gjurmë turisti portugez në Sarandë

    U fut në det për të notuar, zhduket pa asnjë gjurmë turisti portugez në Sarandë

    Një shtetas portugez është shpallur i zhdukur pasditen e së dielës në zonën e lagunës pranë “Bukës së Vivarit” në Sarandë.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të datës 27 korrik 2025, kur shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që po pushonte me disa miq të tij, është futur në det për të notuar dhe nuk është parë më që nga ai moment.

    Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me patrullat nga toka, kanë nisur kërkimet në det dhe në zonat përreth bregut për të lokalizuar shtetasin e huaj.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
    Autoritetet vijojnë operacionin në terren, ndërsa deri më tani nuk raportohet për ndonjë gjurmë të të zhdukurit.

  • U zhyt në lagunë, zhduket turisti portugez në Sarandë

    U zhyt në lagunë, zhduket turisti portugez në Sarandë

    Foto ilustruese

    SARANDË- Një turist i huaj nga Portugalia, 57-vjeç, është zhdukur në Sarandë. 57-vjeçari, rreth orës 18:00, është zhytur për t’u larë në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, por nuk ka dalë më. Kështu në kërkim të tij janë vendosur shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë.
    Sarandë/Informacion paraprak
    Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij. Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • Nuk i eci as te Milan, Joao Felix gati të rikthehet te “dashuria e vjetër”

    Nuk i eci as te Milan, Joao Felix gati të rikthehet te “dashuria e vjetër”

    6 Korrik 2025

    18:01

    Telesport

    Pas përfundimit të huazimit te Milan ku nuk është se pati sukses, Joao Felix është rikthyer përkohësisht te Chelsea. Drejtuesit e “Bluve” i kanë bërë të ditur yllit portugez që nuk është në planet e tyre për sezonin e ri, ndaj duhet të gjejë një ekip tjetër.
    Duke ditur që ka pasur disa huazime në vitet e fundit dhe kudo ku ka shkuar nuk ka lënë gjurmë, Joao Felix, po mendon te rikthehet në shtëpi, te Benfica dhe një arsye madhore për këtë vendim, është trajneri Bruno Lage, të cilin ylli portugez e njeh mirë.
    “Duke ditur se trajner është Bruno Lage, të cilin e njoh dhe është i rëndësishëm në karrierën time, po mendoj për rikthimin te Benfica”, tha Felix në një prononcim të shkurtër së fundmi për mediat portugeze.
    Por rikthimi i Joao Felix te Benfica nuk është dhe aq i lehtë, së pari ylli portugez ka një rrogë shumë të majme dhe jo çdo klub është në gjendje të paguajë. Së dyti, Chelsea interesohet më shumë për shitjen përfundimtare të Felix, ose huazim me detyrim blerjeje, gjë që vështirë të pranohet nga klubi portugez duke parë formën jo të mirë që ka shfaqur Joao Felix në vitet e fundit.

  • E BUJSHME: Real Madrid interesohet për objektivin e madh të Barcelonës, “diamantin” e ri të Europës

    E BUJSHME: Real Madrid interesohet për objektivin e madh të Barcelonës, “diamantin” e ri të Europës

    Përveç transferimeve që ka në plan këtë verë, për t’i dhënë mundësinë Xabi Alonso-s të ketë një ekip të kompletuar, Real Madrid po ndjek me shumë interes, talentin e Portos, Rodrigo Mora. Në sezonin e fundit, 18-vjeçari u aktivizua në 23 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe dha 4 asiste në kampionat.
    Talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha, ku së fundmi në garë për yllin e ri portugez është futur edhe Real Madrid. Klubi madrilen po eksploron mundësi të reja për të forcuar skuadrën e tyre për të ardhmen, dhe emri i parë që kanë në listë është Rodrigo Mora.
    Për djaloshin portugez, ka pasur interes serioz edhe nga Barcelona, por katalanasit nuk janë në momentin e tyre financiar më të mirë, ndryshe nga madrilenët, të cilët mund të jenë shumë të gatshëm për të paguar klauzolën e vendosur nga Porto për “diamantin” e tyre të ri, që është rreth 75 milionë euro.
    Nuk përjashtohet as mundësia, që Real Madrid të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Porto-n dhe më pas ta huazojë diku talentin portugez, për të fituar përvojën e duhur, para se të jetë gati për ekipin e parë të “Los Blancos”.

  • Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

    Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

    Një tronditje e madhe për futbollin botëror të enjten në mëngjes me lajmin për vdekjen e Diogo Jota-s, i cili humbi jetën në një aksident që ndodhi në provincën e Zamora-s në Spanjë, pranë kufirit me Portugalinë.
    Agjencia Spanjolle e Mbrojtjes Civile konfirmoi, në komunikim me BBC-në, vdekjen e Jota-s dhe vëllait të tij, Andre Silva.
    Në të njëjtin përditësim, autoritetet spanjolle zbuluan informacionin e parë në lidhje me shkakun e aksidentit që i mori jetën futbollistit portugez të Liverpool-it.

    Diogo Jota’nın hayatını kaybettiği iddia edilen kaza yeri;
    https://t.co/9nEaRh8MVZ
    — Arena Spor Medya (@ArenaSporMedya) July 3, 2025

    “Informacioni që kemi deri më tani është se makina, një Lamborghini, është përfshirë në një aksident trafiku dhe ka dalë nga rruga për shkak të një gome të shfryrë. Aksidenti ndodhi në orën 00:30 [ora portugeze], në komunën e Cernadilla-s, në provincën e Zamora-s. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, raportuan ata për aksidentin fatal të trafikut në kilometrin e 65-të të autostradës A-52.

    Diogo Jota lindi dhe u rrit në Gondomar, një lagje e Portos që është e famshme për prodhuesit e bizhuterive. Kjo është arsyeja pse ai shpesh quhej “diamanti i Gondomarit”, pasi talenti i tij ishte i dukshëm që në moshë të re duke luajtur për ekipin vendas.
    Në moshën 19 vjeç, ai bëri hapin e tij të parë të madh pasi u ble nga Passos Ferreira dhe shpejt e gjeti veten në ekipin e parë, dhe një vit më vonë, transferimi i tij i parë i madh erdhi pasi Atletico Madrid e bleu atë.
    Por ai nuk do të luante kurrë për “colchoneros” pasi ata e huazuan menjëherë te Porto, ku luajti për një vit, dhe pas kthimit në Madrid, u huazua te Ëolves.
    “Ujqërve” iu deshën vetëm disa ndeshje për të rrëmbyer talentin e tij dhe në verën e vitit 2018 paguan 14 milionë për ta bërë të tyrin.
    Jo për shumë kohë, pasi në verën e vitit 2020, Jurgen Klopp e solli te Liverpool për një tarifë transferimi prej 45 milionë eurosh.
    Gjatë kësaj kohe, Jota ishte gjithashtu një lojtar kyç i ekipit kombëtar portugez dhe ky sezon ishte vërtet një ëndërr e bërë realitet për të.
    Kampion anglez me Liverpool-in, fitues i Ligës së Kombeve me Portugalinë dhe zyrtarisht çift me të dashurën e tij Rute, i cili ishte dashuria e jetës së tij.

    Vetëm dhjetë ditë më parë, ylli portugez i Liverpool-it u martua me të dashurën e tij dhe nënën e fëmijëve të tij, Rute Cardoso, në Porto.

    Çifti ka tre fëmijë së bashku, i fundit prej të cilëve lindi disa muaj më parë. /tesheshi.com/
     

  • Tragjike/ Ylli i Liverpulit vdes në një aksident me makinë, ishte martuar 10 ditë më parë

    Tragjike/ Ylli i Liverpulit vdes në një aksident me makinë, ishte martuar 10 ditë më parë

    Diogo Jota , sulmuesi 28-vjeçar i Liverpoolit dhe ekipit kombëtar portugez, vdiq tragjikisht këtë mëngjes në një aksident me makinë në provincën e Zamorës, Spanjë. Incidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë Palacios de Sanabria.

    Jota po udhëtonte me vëllanë e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist, kur makina në të cilën ndodheshin doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Flakët përfshiu automjetin dhe u përhapën në bimësinë përreth. Shërbimet e emergjencës, të njoftuara nga disa dëshmitarë, nuk mundën të bënin asgjë.
    Lajmi, i raportuar nga Marca , ka tronditur botën e futbollit, e cila po mban zi për vdekjen e parakohshme të talentit portugez. Jota ishter martuar vetem dhjete dite me pare.