Prej vitesh duket se ka humbur sharmin e dikurshëm. Jose Mourinho nuk është më “Special One” në pankinë, por gjithsesi mbetet special kur vjen puna te financat.
Konfirmimi për të dy rastet vjen nga shkarkimi i fundit i teknikut portugez nga turqit e Fenerbahche.
Kualifikimi I munguar në fazën finale të Champions nuk prit mirë nga klubi i Stambollit, por në terma financiarë ndoshta do të ishte më mirë ta kishte mbajtur Mourinho.
Kjo pasi shkarkimi i tij shoqërohet me një faturë të majme, prej 16 milion euro. Por kjo nuk është hera e parë që Jose përfiton nga dështimet e tij.
Në karrierën e tij 25 vjeçare është ai është shkarkuar nga detyra edhe gjashtë herë të tjera, madje dy herë nga I njëjti klub siç është rasti i Chelsea, që si rrjedhojë ka paguar edhe më shumë për largimin e portugezit, 31 milion euro gjithsej.
Më parë e kishte pësuar Florentino Perez, që për ta hequr nga pankina e Real Madrid, derdhi në arkën e teknikut 20 milion euro. Nuk shpëtuan nga ky kurth kontraktual as Manchester United dhe Tottenham. “Djajtë e Kuq” paguan 23 milion euro për shkarkimin e Murinjos, ndrësa “Spurs” londinezë 17 milion euro.
Më e fituara nëse mund të thuhet kështu ka dalë Roma, që shpenzoi vetëm 3 milion euro kur e largoi nga pankina e saj. E thënë ndryshe, Jose Mourinho ka fituar 110 milion euro vetëm nga dështimet e tij, që për një trajner tjetër mund të ishin fatale për karrierën. Por ashtu si në pankinë dikur, portugezi ka gjetur një tjetër mënyrë për të qënë special
Tag: portugez
-

Mourinho “pasurohet” nga dështimet/ Tekniku portugez ka përfituar 110 milionë euro nga shkarkimet
-

Teikesira, mbrojtësi portugez firmos për Dinamon
Dinamo vuajti në Conference League për mbrojtës qëndre ndërsa sot klubi ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin portugez Andre Teikesira. I formuar te Porto 32 vjeçari përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro.
Dinamo Siti shkruan:
Mirë se vjen Andre Teixeira!
Klubi i Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin portugez Andre Teixeira. Lojtari 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Presidenti Adrian Bardhi, i pranishëm në prezantimin e portugezit, bën goditjen e radhës, duke fuqizuar edhe mbrojtjen e skuadrës dinamovite, pas blerjeve të bëra më parë.
Andre Teixeira vjen te Dinamo City me një eksperiencë të konsiderueshme. Ai është formuar te Porto si futbollist dhe përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro.
Suksese me fanellën blu Andre Teixeira!
Vazhdo leximin
-

Një tjetër portugez te Fenerbahce, skuadra turke mendon për pasardhësin e Mourinho
1 Shtator 2025
10:00
Telesport
Pas shkarkimit të Jose Mourinho pak ditë më parë, skuadra e Fenerbahce po shqyrton mundësinë e afrimit të një tjetër trajneri portugez.
Bëhet fjalë për Sergio Conceiçao, i cili sapo ka kaluar një periudhë të shkurtër te Milan sezonin e kaluar.
Mourinho u shkarkua pas eliminimit të ekipit turk nga faza play off e Champions League. Gjithsesi, Fenerbahce duket se po kërkon një trajner të ngjashëm me të, ndaj po interesohet për Conceicao.
Palët janë ende në diskutime, por edhe emra të tjerë janë në listë. Madje ekziston ideja e një trajneri vendës, që e njeh më mirë mentalitetin. -

Zi në futbollin portugez/ Fitoi championsin me Porton, ndahet nga jeta ish-kapiteni
Futbolli botëror ka marrë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur portugez, Jorge Costa, që deri më sot ishte drejtor teknik i klubit të Portos.
Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 53-vjeçare pasi pësoi sot një atak kardiak.
Costa, i cili ka qenë kapiteni legjendar i Portos në vitet kur fitoi gjithçka në Portugali e Europë nën drejtimin e Jose Mourinho, ishte kthyer kohët e fundit në klubin e zemrës për të marrë postin e drejtorit teknik.
Ai po jepte një intervistë në mëngjesin e sotëm kur është ndjerë keq dhe ka rënë pa ndjenja. Costa u asistua nga mjekët e klubit që ndërhynë edhe me defibrilator derisa mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital.Por më pas u dha lajmi se pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ai nuk ia kishte dalë dhe u dha lajmi tragjik i lamtumirës së tij të parakohshme. Jorge Costa kishte pësuar një kolaps edhe në vitin 2022, por asokohe ia kishte dalë t’i mbijetonte atakut kardiak.
-

Mançester Siti gati të shpenzojë 100 mln euro për talentin portugez të Milanit, Leao
Adriatik BALLA
Merkato e këtij sezoni do të mbyllet në fund të gushtit e një pjesë e vendeve e zgjasin edhe në dyjavëshin e parë të shtatorit. Klubet e mëdha po bëjnë lëvizjet e tyre, duke dashur të plotësojnë organikën para se të nisë zyrtarisht sezoni i ri. Në Premier League, Mançester Siti që zhgënjeu sezonin e shkuar dëshiron të bëjë kthesë, por për këtë nevojiten afrime të reja cilësore dhe trajneri Pep Guardiola është hedhur në sulm për të afruar elementë që bëjnë diferencë. Kështu, referuar vetë mediave sportive britanike, Mançester Siti po përgatit një lëvizje ambicioze për sezonin e ri dhe ka vënë në shënjestër një nga talentet më të mëdha të futbollit europian: Rafael Leao.
Anësori portugez i Milanit është kthyer në prioritet për Pep Guardiolën, i cili synon t’i shtojë skuadrës së tij një dozë shtesë shpërthimi në repartin ofensiv. Me disa ndryshime të planifikuara në skuadër, trajneri katalanas e sheh sulmuesin portugez si një pjesë kyçe për të ruajtur freskinë në vijën e sulmit. Leao ka shkëlqyer në Serie A falë aftësisë për të prishur ekuilibrin, forcës fizike dhe lehtësisë për të thyer mbrojtjet kundërshtare. Performanca e tij me “Rossonerët” ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve europianë, por është klubi nga Mançester që është më i gatshëm të bëjë hapin vendimtar. Fuqia financiare e kampionëve të Premier League mund të sjellë një ofertë afër 100 milionë euro për të bindur Milanin të lërë të lirë një nga lojtarët më të vlefshëm të saj.
Në “San Siro” nuk dëshirojnë të humbasin lojtarin më të spikatur, por janë të vetëdijshëm se një ofertë e tillë do të jetë e vështirë për t’u refuzuar. Megjithëse klauzola e tij e lirimit është e lartë dhe kontrata nuk përfundon së shpejti, presioni nga tregu anglez dhe fuqia ekonomike e Sitit mund të bëjnë diferencën. Nga ana e tij, lojtari nuk ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por mundësia për të punuar nën urdhrat e Guardiolës është një motivim që pak mund ta injorojnë. Milani ka nisur tashmë të shqyrtojë alternativa të mundshme në rast të një largimi të papritur. Ndërkohë, në Angli, ardhja e një profili si ai i Leaos shihet me entuziazëm, pasi ai pritet të përshtatet shpejt me ritmin e lartë të futbollit britanik. Javët në vijim do të jenë vendimtare për të parë nëse ky transferim do të realizohet. Leao është superlojtar ndaj është i shtrenjtë një transferim drejt Anglisë, që do të thotë se për lëvizjen duhen shumë para.
-

Pas Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër portugez tek Al-Nassr
Pas transferimit të Joao Felix, Al-Nassr e shtyrë drejtpërdrejt nga Cristiano Ronaldo po tenton transferimin e një tjetër ylli të madh portugez. “A Bola” raporton se klubi saudit po kërkon me ngulm transferimin e Bruno Fernandes. Nuk është hera e parë që për mesfushorin portugez të Manchester United ka interes nga klubet arabe, por herët e tjerë janë refuzuar nga vetë lojtari.
Situata mund të ndryshojë këtë herë, duke qenë se në lojë është vetë Cristiano Ronaldo. Sipas raportimit në fjalë, Al-Nassr po përgatit një ofertë që nuk mund të refuzohet dot nga Man. United, gjithashtu dhe një pagë bindëse për lojtarin, përveç bonuseve të shumta.
Plani i klubit saudit është i qartë: të formojë një një ekip konkurrues me yje të afirmuar, dhe Bruno Fernandes është një nga lojtarët kryesorë që ata duan të shtojnë në projektin e tyre ambicioz.
Në stol është Jorge Jesus, i cili tashmë e njeh mirë Brunon nga koha e tij në futbollin portugez. Trajneri portugez gjithashtu ka qenë i rëndësishëm në bindjen e Joao Félix, përveç insistimit të Ronaldos, dhe tani Jorge Jesus dëshiron ta përsërisë lëvizjen me mesfushorin e United. Të bashkosh tre ikona portugeze në të njëjtën skuadër nuk do të ishte vetëm një sukses sportiv, por edhe një ndikim global në media dhe në marketingun e klubit.
Bruno, për momentin, nuk ka marrë një vendim. Ai është i përqendruar te klubi i tij, ku ende ka një kontratë dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, këmbëngulja e Al-Nassr dhe projekti që po ndërtojnë mund ta bindë Bruno Fernandes të ndryshojë mendim. -

Sarandë/U zhduk një ditë më parë,nxirret i pajetë nga deti trupi i turistit portugez
Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë në Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga deti, në një zonë pranë vendit ku i ndjeri ishte parë për herë të fundit.
Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor. -

U zhduk një ditë më parë në Sarandë pa lënë gjurmë, nxirret i pajetë nga deti trupi i turistit portugez
Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë në Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga deti, në një zonë pranë vendit ku i ndjeri ishte parë për herë të fundit.
Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.Top Channel
-

Sarandë/ Gjendet i pajetë në det turisti portugez, u zhduk një ditë më parë tek ‘Buka e Vivarit’
Policia Kufitare në Sarandë ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të turistit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur më datë 27 korrik 2025 në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë në qytetin bregdetar, trupi i tij është gjetur në det, në afërsi të vendit ku ishte parë për herë të fundit. Ai do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të ketë ardhur si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht këtë ngjarje.
-

Hyri për t’u larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e djeshme.
Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim të shtetasit portugez, Antonio Manuel Antunes Gonçalves, 57 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej pasdites të së dielës në orën 18:00.Kërkimet për të po kryhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.
57 vjeçari i ndodhur në Sarandë me disamiq për turizëm ishte pasditen e të dielës në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, për drekë. Në një moment është ngritur dhe është futur me not në de, por që nga ai moment nuk është parë më.
Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në det dhe në zonën përreth bregut, ndërkohë grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.