Skuadra e PSG, kampione në fuqi në Champions League, do të luajë të mërkurën në Spanjë ndaj Athletic. Para udhëtimit për në Bilbao, mesfushori portugez Vitinha foli për këtë sfidë dhe u shpreh për trajnerin Luis Enrique e punën që ai po bën në Paris.
Mesfushori portugez, i konsideruar si një nga më të mirët në botë, pranoi se trajneri i tij ndonjëherë mund të jetë i vështirë. “Luis Enrique është pak i bezdisshëm, por më pëlqen kjo”, tha Vitinha, që shtoi trajneri parizien është me të vërtetë kërkues.
“Me të vetëm mund të përmirësohesh. Ai është një trajner i shkëlqyer, jo vetëm taktikisht por edhe njerëzisht. Në këtë nivel, kjo bën diferencën“, shtoi më tej mbrojtësi portugez.
“Ne qëndrojmë të përqendruar, pasi duam të fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve dhe kampionatin. PSG-ja e sotme është shumë e ndryshme nga ajo që ekzistonte kur erdhi Luis Enrique”, tha më tej 25-vjeçari, i kthyer në lider edhe pse qëndron me këmbë në tokë.
“Ndoshta nuk kam shumë cilësi, por pasimi është një që kam. Kam punuar për këtë që kur isha gjashtë vjeç. Këtu ka shumë lojtarë të rinj me personalitet. Ata ruajnë cilësi të lartë, përqendrim dhe konkurrencë”, tha Vitinha.
Tag: portugez
-

Vitinha “thumbon” trajnerin Luis Enrique: Është pak i bezdisshëm, por kjo e bën të bukur punën me të
-

Inter projekton goditjen e madhe për janarin, gati të rikthejë në Europë yllin e njohur portugez
17 Nëntor 2025
18:11
Telesport
Pas dy viteve e gjysmë në Arabinë Saudite, Ruben Neves duket se është drejt rikthimit në Europë. Për mesfushorin difensiv portugez ka një interes të madh nga Inter. Kontrata e portugezit me Al-Hilal skadon në qershor të vitit 2026, por largimi i tij pritet të ndodhë që në janar.
Një nga arsyet kryesore pse Ruben Neves dëshiron të rikthehet në Europë është për të qenë në formën optimale para Kupës së Botës, gjë që mund ta arrijë fare mirë te një klub si Inter.
Cristian Chivu e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për mesfushën, sidomos për aspektin mbrojtës. Sipas medieve italiane, marrëveshja mes palëve mund të arrihet shumë shpejt, ndërkohë që ende nuk dihet forma e transferimit dhe detajet ekonomike. -

Inter-Napoli, nis gara për mbrojtësin portugez me parametra zero
2 Nëntor 2025
10:35
Telesport
Interi dhe Napoli po ndjekin lojtarin e Bayern, Raphael Guerreiro. Mbrojtësi portugez do të jetë i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon në verë.
Kjo situatë ka zgjuar interesin e italianëve, të cilët po kërkojnë përvoja ndërkombëtare dhe cilësi në fazën mbrojtëse dhe atë ofensive.
Guerreiro, 31 vjeç, njihet për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor, falë teknikës dhe inteligjencës taktike. Pas disa sezoneve të suksesshme te Borussia Dortmund dhe një aventure solide me Bayern-in, ai mund të përfaqësojë një përforcim strategjik.
Interi dhe Napoli janë gati t’i ofrojnë portugezit një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje, ndërsa pritet të nisë së shpejti kontakti i parë mes palëve. Tani mbetet për t’u parë nëse vetë lojtari do të jetë i gatshëm të pranojë një kalim në Serie A. -

Milan në rrezik, ofertë 100 milionë euro për Rafa Leao-n
26 Tetor 2025
17:47
Telesport
Rafael Leao ka treguar që është një futbollist jetik për Milanin, por e ardhmja e sulmuesit portugez mund të jetë larg kuqezinjve. Mediet angleze raportojnë se Manchester United është gati të ofrojë 100 milionë euro për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin portugez.
Ruben Amorim e sheh Leao-n si njeriun e duhur për të udhëhequr sulmin e “Djajve të Kuq”. Në anën tjetër, edhe pse drejtuesit e Milanit e vlerësojnë shumë një lojtar si Leao, do ta kenë të vështirë t’i rezistojnë ofertave tunduese që do vijnë për të në verën e ardhshme.
Po ashtu vendimtare mund të jetë edhe dëshira e vetë sulmuesit për të provuar një aventurë të re. Përveç United, për Leao-n ka interes edhe nga klubet e tjera të Premier League si Chelsea dhe Man. City, por deri tani “Djajtë e Kuq” janë më afër shifrës së kërkuar nga Milan që është 90-100 milionë euro. -

Si u bë Cristiano Ronaldo futbollisti i parë miliarder
Cristiano Ronaldo duket i vendosur të zgjasë karrierën e tij të shkëlqyer, duke dëshmuar se dalja në pension nuk është ende në planet e tij. Superylli portugez, i cili vazhdon të bëjë histori në moshën 40 vjeç, u nderua të martën (7/10) me Çmimin Prestigj në Galanë e Futbollit Portugez dhe e bëri të qartë se ai mbetet aktiv dhe ambicioz.
“CR7” vazhdon të thyejë rekorde, jo vetëm për sa i përket atletizmit të tij, por edhe në financat e tij. Sipas Bloomberg, ai është bërë futbollisti i parë në botë që vlen më shumë se një miliard dollarë (rreth 860 milionë euro). Marrëveshja e tij me Al Nasr, me vlerë më shumë se 400 milionë dollarë, kontratat shumëvjeçare me kompani gjigante si Nike dhe Armani, dhe investimet e tij në biznes – duke përfshirë kompanitë mediatike Medialivre, pronar i CMTV, Record dhe Sábado – e kanë rritur pasurinë e tij në 1.4 miliardë dollarë (1.19 miliardë euro).Cristiano Ronaldo has become football’s first billionaire player with a huge Saudi deal in the twilight of his career@SofiaHCBBG explains how he became one of the world’s wealthiest athletes https://t.co/reXV4CWHaD pic.twitter.com/0XId7qtJm6
— Bloomberg (@business) October 8, 2025“Dueli” financiar me Messin
Për vite me radhë, Ronaldo dhe Lionel Messi ecën pothuajse paralelisht për sa i përket të ardhurave të tyre. Megjithatë, në vitin 2023, hendeku u zgjerua, me portugezin që nënshkroi një kontratë astronomike në Arabinë Saudite dhe argjentinasin që u transferua në Inter Miami të MLS.
Pavarësisht dallimeve, Messi pritet të marrë një pjesë të aksioneve në ekipin amerikan pasi të dalë në pension, një marrëveshje që mund ta rikthejë atë në të njëjtin nivel financiar si Ronaldo. Nga ana tjetër, superylli portugez, kur të rinovojë kontratën e tij me Al Nasr, do të sigurojë një pjesë prej 15% të aksioneve në ekip.
Llogaritjet e Bloomberg bazohen në të ardhurat e tij totale nga pagat, bonuset, sponsorizimet dhe investimet. Nga viti 2022 deri në vitin 2023, fitimet e tij tejkaluan 550 milionë dollarë, ndërsa partneriteti i tij dhjetëvjeçar me Nike, me vlerë 18 milionë dollarë në vit, si dhe marrëveshjet me Armani dhe Castrol, i kanë shtuar më shumë se 175 milionë dollarë fitimeve të tij.Transferimi i tij në Al Nasr i fiton atij rreth 200 milionë dollarë në vit, pa taksa, plus një bonus nënshkrimi prej 30 milionë dollarësh – shuma që konfirmojnë se Ronaldo mbetet jo vetëm një nga futbollistët më të mirë, por edhe një nga emrat më të paguar në planet. /tesheshi.com/
-

Start perfekt për Mourinho-n në rikthimin e tij në Portugali, Benfica arrin të sigurojë 3 pikët e para me “The Special One”
Jose Mourinho i bën nisjen perfektë aventurës së tij tek Benfica. Skuadra e teknikut portugez arriti të merrte një fitore të lehtë 0-3 në transfertë ndaj modestëve të AFS. Ky ishte suksesi i parë i skuadrës nda Lisbona pas rikthimit pas plotë 25 vitesh në pankinë të Special One.
Benfica me këto 3 pikë ngjitet për momentin në vendin e 2 në kampionatin portugez me 5 pikë diferencë nga kryesuesit e Portos, por me një ndeshje më pak. Mourinho kishte vetëm 2 ditë që është vënë në krye të “shqiponjave” të Lisbonës. Kujtojmë portugezi erdhi pas eksperiencës negative në Stamboll, ku drejtoi skuadrën e Fenerbahçes.© BalkanWeb
-

Situata kritike e Mançester Junajtid, Amorim: Klubi më mbështet
Trajneri portugez i Mançester Junajtid Ruben Amorim foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Çelsit. Ai gjëndët gjithnjë nën kritika të ashpra kryesisht së fundi pas humbjes në derbi kundër Sitit fundjavën e kaluar. Dhe rekordi i tij që nga marrja e drejtimit të Djajve të Kuq ka qenë jashtëzakonisht negativ. Në 47 ndeshje në të gjitha garat, ka pasur 18 fitore, 20 humbje dhe 9 barazime.
Duke mbërritur në nëntor të vitit të kaluar, ata nuk arritën të kualifikoheshin për garat evropiane, duke arritur rezultatin e tyre më të keq që nga krijimi i Premier League (vendi i 14-të). Fillimi i këtij sezoni ka qenë gjithçka përveç inkurajues, me ekipin e eliminuar në raundin e dytë të Kupës së Ligës nga Grimsbi, një ekip i Liga e Dytë që është ekuivalenti i kategorisë së katërt.
Përballë këtij skenari, këtë javë është folur se pronari i klubit Jim Ratcliffe është i tërbuar dhe gati të vërë në pikëpyetje qëndrimin e Amorim. Një takim midis dy palëve u zhvillua këtë javë dhe sot trajneri portugez e trajtoi këtë çështje, duke zgjedhur një qasje ironike:
Amrim u përgjigj këhhtu; “Për çfarë folëm? Një kontratë të re; ai po më ofronte një kontratë të re.” Amorim vazhdoi më pas, duke u përgjigjur seriozisht: “Jo, vetëm gjëra normale. Vetëm për të treguar mbështetje, duke shpjeguar se është një projekt i gjatë. Ai ka thënë disa herë, ‘Ky është sezoni im i tretë’. Për mua, jo. Por këto janë gjëra normale.”
Vazhdo leximin
-

Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri
18 Shtator 2025
17:02
Telesport
Jose Mourinho është zyrtarisht trajner i Benfica-s. Klubi portugez ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh.
Trajneri i njohur la Fenerbahçen pas një skualifikimit nga Champions ndaj ekipit portugez që tani drejton. Rastësia e solli në krye të kësaj skuadre, histori realisht e pazakontë.
62-vjeçari ka tashmë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Më parë ai ka drejtuar skuadra big si Real Madrid, Chelsea, United dhe Roma.

