Tag: portugalia

  • Franca e Portugalia në gjysmëfinale, ikën Gjermania

    Franca U17 dhe Portugalia U17 janë dy skuadrat gjysmëfinalsite të Grupit A të Europianit të kësaj moshe që po zhvillohet në Shqipëri.

    Franca mundi Shqipërinë 4-0 ndërsa Portugalia kaloi Gjermaninë 2-1 duke marrë bietën e dytë kualifikuese.

    Në këtë turne Shqipëria e tedeskos U17 zhgënjeu otalisht pasi në tre takimet me Portugalinë, Gjermaninë dhe sot me Francën u mund me të njëjtin rezultat 4-0.

    Ndërkohë nesër radha e Grupit B për të dhënë vedriktet finale. Italia tashmë është e kualifikuar pas dy fitoreve radhazi ndërsa vendi i dytë duket shumë pranë belgjikës e cila ka tri pikë. Për Anglinë me një pikë shanset janë minimale ndërsa çekia luan për statistikë,

    Vazhdo leximin

  • Portugalia U-17 tronditet nga shqiptarët në Tiranë: Hera e parë që shohim një stadium si ky në jetë

    Portugalia U-17 tronditet nga shqiptarët në Tiranë: Hera e parë që shohim një stadium si ky në jetë

    Shqipëria ka pritur për herë të parë një kompeticion si Europiani dhe e bën këtë në moshën U-17. Ndeshja e parë është zhvilluar dje në Tiranë, atje ku kuqezinjtë U-17 janë përballur kundër Portugalisë U-17. Përkundër pritshmërive të mëdha për një brez fantastik që kemi te U-17, kundërshtarët arritën që të fitonin në shifrat 0-4. Në fakt Portugalia e ka fituar 6 herë Europianin me këtë grupmoshë dhe në fazën kualifikuese dolën të parët në grup me pikë të plota duke mundur Serbinë, Hollandën dhe Hungarinë. 
    Kështu Portugalia shkon në 5 fitoreve radhazi me U-17 pasi më herët kishte fituar edhe kundër Gjermanisë U-17. Ndërkohë Shqipëria është kualifikuar për në fazën e fundit të Europianit si vend organizator dhe ka shumë për të mësuar dhe marrë eksperiencë në një grup me Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë. 
    Por një detaj i bukur është mbështetja që i dhanë tifozët tanë Shqipërisë U-17. Tifozeria ka qenë aq e madhe dhe e flaktë, në një stadium të mbushur dhe që ka ngrohur lojtarët tanë, aq sa te kundërshtarët janë befasuar tërësisht. Pavarësisht se flitet për një superfuqi si Portugalia, lojtarët e Portugalisë U-17 janë shprehur se i janë lidhur këmbët në Tiranë dhe se një tifozeri të tillë nuk e kishin parë asnjëherë në jetën e tyre futbollistike, pra në karrierë nuk kishte luajtur kurrë në një stadium me kaq shumë tifozë. ?Në këtë linjë mendimi ishte futbollisti i Portugalisë, Joao Aragao: “E dinim se çfarë duhej të bënim në fushë. Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium. Shqipëria doli e fortë, por ne e prisnim këtë. Pastaj cilësia jonë ishte superiore dhe përfunduam duke fituar lehtësisht.
    Ekipi ishte i bashkuar nga fillimi deri në fund. Na kënaqën shumë duke luajtur para një stadiumi të plotë, të mbushur në këtë mënyrë”, tha Aragao. 
    Akoma më e bukur ishte deklarata e bërë nga ana e futbollistit tjetër të Portugalisë, Mateus Mide. Ky i fundit arriti të shënonte golin e dytë të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 68. Për Mide, ishte hera e parë në karrierë që vendosej para një presioni të tillë nga stadiumi kur godiste një 11-metërsh dhe nuk do ta harroj Tiranën për gjithë jetën e tij. 
    “Nuk u dorëzuam para presionit. E rëndësishme është të jemi të sigurt në atë që duhet të bëjmë në çdo moment. Kemi një fillim shumë të mirë. Nuk e kemi nënvlerësuar kurrë kundërshtarin, e kemi respektuar gjithmonë.
    “Ishte e pabesueshme të luash në këtë stadium. Nuk kisha luajtur kurrë në një stadium me kaq shumë njerëz që më shikonin. Nuk kisha luajtur kurrë me kaq shumë njerëz që më bënin presion përpara se të ekzekutoja një penallti. Ishte e pabesueshme! Familjet tona ishin gjithashtu të pranishme dhe ata ishin shumë të rëndësishëm për paraqitjen tonë në këtë ndeshje”, tha Mide. 
    Dhe për të mbyllur të gjithë këtë panoramë të ofruar nga tifozët e Shqipërisë në ndeshjen e U-17, mendoi trajneri i Portugalisë U-17, Bino Macaves, që tregoi saktë presionin që kishin lojtarët e tij në Arenën Kombëtare. “Fëmijët tanë ishin pak të shqetësuar, kishim folur për ankthin e ndeshjes së parë dhe në shtëpinë e Shqipërisë. Futbollistët tanë nuk ishin mësuar të luanin me kaq shumë tifozë në stadium, me kaq shumë tifozë që brohorasin për ekipin kundërshtar. Prandaj ishim të nxituar në fillim në vendimet tona”, tha trajneri i Portugalisë. /Sport Ekspres/ 

  • Euro U17 në Shqipëri/ Italia kampionia në fuqi dhe Portugalia nënkampione, Franca i ‘kërcënon’

    Kampionati Europian nën 17 vjeç nisi dje në Shqipëri, ku kuqezinjtë e vegjël u mundën 0-4 nga Portugalia dhe Franca kaloi Gjermaninë 0-3. Sot radha e dy ndeshjeve të Grupit B. Italia e Masimiliano Favos do të përpiqet të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Qipro (por me vetëm një të mbijetuar, sulmuesin e Empolit, Tomas Kampanielo). Në anën tjetër Anglia përballet në Rrogozhinë me Belgjikën.

    Ndërkaq krahasuar me vitin 2024, formula ka ndryshuar. Faza finale jo më me 16 ekipe, por vetëm 8, të gjitha fituese të grupeve kualifikuese të Ligës A, përveç vendit pritës Shqipërisë që pranohet automatikisht.

    Përpos Portugalisë (fitoi lehtë me Shqipërinë 0-4) edhe paraqitja e Francës me atë fitore 0-3 me Gjermaninë ka rritur kuotat e ekipt transalpin.

    Formula e UEFA-s kualifikon dy të parat e secilit grup me perballjet në gjysmëfinale. /Sportiim.al/

  • Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

    Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

    Kuqezinjë e kombëtares U-17 e kanë nisur me një humbje të thellë rrugëtimin e tyre në kampionatin Europan, pasi u mposhtën 0-4 në “Arenën Kombëtare” nga Portugalia.
    Shqipëria u mbrojt mirë në fillim, ndërsa goli i parë i Portugalisë erdhi nga Kuintas në minutën e 36-të. Kuqezinjtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë ku dhe lanë hapësira.
    Portugezët përfituan me anë të penalltisë, për të dyfishuar shifrat. Më pas disa minuta para fundit, golat e Manuel dhe Soares vulosën takimin.

    Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Francës dhe Gjermanisë.

  • Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”

    Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”

    Ka nisur sot Kampionati Europian U-17, i cili këtë vit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, me kuqezinjtë që marrin pjesë si vend organizator.
    Ndeshja hapëse u zhvillua në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, mes Shqipërisë dhe Portugalisë, ku skuadra iberike dominoi duke fituar me rezultatin 0-4.
    Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të portugalezëve 0-1, pas një goli të shënuar me kokë nga Rafael Quintas në minutën e 36-të, pas një krosimi nga krahu.
    Në pjesën e dytë, Portugalia e rriti ndjeshëm ritmin dhe thelloi rezultatin:
    Minuta 65: Mide fitoi një penallti, pasi u ndal në mënyrë të parregullt nga Nuhaj. Ai vetë ekzekutoi saktësisht 11-metërshin për 0-2.
    Minuta 82: Manuel realizoi golin e tretë pas një aksioni të bukur.
    Minutat shtesë: Soares vulosi fitoren me golin e katërt për “luzitanët”.
    Në orën 20:30, luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, mes Francës dhe Gjermanisë, në “Elbasan Arena”.

  • EURO U17: Shqipëria nuk ia del të bëjë surprizën, Portugalia fiton thellë

    EURO U17: Shqipëria nuk ia del të bëjë surprizën, Portugalia fiton thellë

    19 Maj 2025

    19:49

    Telesport

    Ka nisur sot Europiani për U-17, kompeticion i cili këtë herë zhvillohet në vendin tonë. Shqipëria merr pjesë, duke qenë vend organizator. Ndeshja e parë ka qenë pikërisht mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e luajtur në “Arenën Kombëtare”, e cila përfundoi 0-4 për “luzitanët”.
    Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për protugezët. Goli erdhi në minutën e 36-të me Rafael Quintas, i cili shënoi me kokë pas krosimit të marrë në krah. Në pjesën e dytë Portugalia dyfishoi shifrat.
    Në minutën e 65-të, Mide pengohet brenda zonës nga Nuhaj, arbitri akordon 11-metërsh, i cili ekzekutohet saktë pikërisht nga lojtari që e fitoi. Goli i tretë erdhi me Manuel në minutën e 82-të, pas një aksioni të bukur. Në minutat shtesë pati kohë dhe për golin e katërt të shënuar nga Soares. Në 20:30 luhet ndeshja tjetër e grupit mes Francës dhe Gjermanisë në “Elbasan Arena”.
    SHIKOGOLIN1
    SHIKOGOLIN2
    SHIKOGOLIN3

  • Portugalia fiton në finale ndaj Kroacisë, Cristiano Junior shënon dy gola dhe feston si i ati (video)

    Portugalia fiton në finale ndaj Kroacisë, Cristiano Junior shënon dy gola dhe feston si i ati (video)

    18 Maj 2025

    19:44

    Telesport

    Portugalia U15 ka fituar turneun e përvitshëm “Vlatko Marković”, pasi mundi në finale Kroacinë me shifrat 3-2. Protagonisti i ndeshjes ishte Cristiano Junior, i cili shënoi dy gola dhe u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes”.
    Cristiano Junior është vetëm 14 vjeç dhe vetëm pak ditë më parë u thirr për herë të parë nga Portugalia U15, ku debutoi dhe sot shënoi dy gola. Sigurisht që nuk mungoi festa njësoj siç feston i ati i tij, Cristiano Ronaldo.
    Edhe pse është ende një fëmijë, Cristiano Junior konsiderohet si një talent me të ardhme dhe jo më kot e ndjekin shumë ekipe të njohura. Aktualisht ai është pjesë e ekipit të të rinjve të Al Nassr, por sipas asaj që raportoi “The Sun” pak ditë më parë, janë të paktën mbi 15 ekipe që po e ndjekin atë nga afër dhe kërkojnë transferimin e tij.
    SHIKOGOLAT

  • Cristiano Ronaldo Jr. merr ftesën e parë nga Portugalia U15, do të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar në Kroaci

    Cristiano Ronaldo Jr. merr ftesën e parë nga Portugalia U15, do të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar në Kroaci

    Kristiano Ronaldo Jr., djali i madh i ikonës së futbollit portugez, është ftuar zyrtarisht nga përfaqësuesja U15 e Portugalisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviç”, që do të zhvillohet në Kroaci. Portugalia do të përballet në këtë kompeticion me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.
    Ronaldo Jr., i cili aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë më parë pjesë e akademive të Juventus dhe Manchester United, klube ku ka luajtur edhe babai i tij. Ftesa është bërë publike me krenari nga vetë Kristiano Ronaldo, i cili ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.
    Kjo shënon një hap të rëndësishëm për rrugëtimin futbollistik të djalit të yllit portugez, duke e afruar atë me përfaqësuesen ku ka shkëlqyer i ati për më shumë se dy dekada.

  • Cristiano Ronaldo Jr ftohet për herë të parë në kombëtaren e moshave të Portugalisë

    Cristiano Ronaldo Jr ftohet për herë të parë në kombëtaren e moshave të Portugalisë

    Dinastia Ronaldo te Portugalia duket se do të vazhdojë gjatë. Me Cristriano Ronaldon ende aktiv në futboll dhe kapiten i Portugalisë për më tepër, luzitanët kanë ftuar për herë të parë në kombëtare edhe Cristiano Jr.
    Nuk bëhet fjalë për kombëtaren A por për atë të 15-vjeçarëve.
    Djaloshi është ftuar që të marrë pjesë me ekipin U15 të Portugalisë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviç” në Kroaci, ku Portugalia do të përballet me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.

     
     

  • Edhe djali si babai, pjesë e kombëtares portugeze. Reagojnë me krenari CR7 dhe gjyshja e tij

    Edhe djali si babai, pjesë e kombëtares portugeze. Reagojnë me krenari CR7 dhe gjyshja e tij

    Portugalia ka një tjetër Cristiano Ronaldo në ekipin e saj kombëtar. Cristiano Ronaldo Junior është thirrur për herë të parë në kombëtaren portugeze U-15, duke ndjekur kështu hapat e të atit. Ky moment historik është festuar me krenari nga vetë CR7, i cili e ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale.
    Cristiano Junior është në listën e të grumbulluarve për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markovic”, i cili do të zhvillohet në Kroaci, nga 13 deri më 18 maj. Portugalia do të përballet fillimisht me Japoninë, më pas me Greqinë dhe Anglinë.
    Aktualisht, djali i Ronaldos luan në ekipet e moshave të Al Nassr, klub ku luan edhe i ati. Më parë ka qenë pjesë e akademive të Juventusit dhe Manchester United, duke ndjekur gjithmonë hapat e superyllit portugez.
    Në një rast të rrallë në historinë e futbollit, babë e bir do të jenë ndërkombëtarë njëkohësisht: Ronaldo Senior me kombëtaren A, duke synuar pjesëmarrjen në Botërorin 2026, ndërsa Ronaldo Junior me Portugalia U-15.
    Edhe gjyshja e tij, Dolores Aveiro, ka shprehur publikisht gëzimin dhe krenarinë: “Jam shumë krenare për nipin tim që po ndjek hapat e babait të tij duke përfaqësuar kombëtaren tonë. Gjyshja do të jetë aty për të të mbështetur. KRENARI”.