Tag: portugalia

  • Fitore spektakolare në Mynih, Conceicao dhe Ronaldo përmbysin Gjermaninë brenda 5 minutave dhe çojnë Portugalinë në finalen e Nations League

    Fitore spektakolare në Mynih, Conceicao dhe Ronaldo përmbysin Gjermaninë brenda 5 minutave dhe çojnë Portugalinë në finalen e Nations League

    Portugalia është finalistja e parë e UEFA Nations League pas një përmbysjeje të madhe ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e zhvilluar në kuadër të Ligës A.

    Ndeshja, e luajtur në një atmosferë të zjarrtë, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të luzitanëve.
    Gjermania e nisi më mirë pjesën e dytë, kur Florian Wirtz kaloi “Pancerat” në epërsi në minutën e 48-të pas një asistimi nga Joshua Kimmich. Megjithatë, Portugalia reagoi fuqishëm me dy gola të shpejtë: fillimisht ishte Francisco Conceição që barazoi në minutën e 63-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Cristiano Ronaldo shënoi golin vendimtar të fitores në minutën e 68-të, duke i dhënë ekipit të tij biletën për në finale.
    Pavarësisht disa tentativave nga Gjermania në minutat e fundit dhe zëvendësimeve të shumta për të ndryshuar rrjedhën e lojës, Portugalia mbrojti epërsinë dhe doli fituese.
    Në finalen e madhe të Nations League, Portugalia do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Francës dhe Spanjës – një superduel që pritet me shumë interes.

    Top Channel

  • Gjermania zhgënjen, Nagelsmann godet ashpër lojtarët e tij pas eliminimit nga Portugalia

    Gjermania zhgënjen, Nagelsmann godet ashpër lojtarët e tij pas eliminimit nga Portugalia

    Në një mbrëmje ku pritej të konfirmohej ngritja e Gjermanisë në elitën e futbollit europian, kjo kombëtare u përball me realitetin e hidhur: humbje në gjysmëfinalen e “Nations League” ndaj Portugalisë dhe paraqitje që la shumë për të dëshiruar. Kjo disfatë ndez alarmin për një skuadër që dukej në rrugën e duhur pas disa ndeshjesh radhazi pa humbje.
    Pas disfatës 2-1, trajneri Julian Nagelsmann nuk i kurseu kritikat për skuadrën e tij, duke e cilësuar këtë paraqitje si “një nga më të dobëtat e 18 muajve të fundit”. Me një analizë të drejtpërdrejtë dhe pa justifikime, tekniku 37-vjeçar i drejtoi gishtin mungesës së mentalitetit luftarak në fushë: “Na mungoi uria dhe agresiviteti për të luftuar për çdo top”.
    Sipas tij, mungesa e disa titullarëve si Rüdiger, Musiala dhe Schlotterbeck nuk është arsye për të fshehur dobësitë e skuadrës. Ai theksoi se problemi ishte thelbësisht mental, duke vënë në dukje se disa lojtarë nuk ishin në nivelin e duhur, sidomos në pjesën e parë kur Gjermania nuk kishte kontrollin e lojës: “Kur luan një për një dhe disa lojtarë nuk japin 100 për qind, përfundon në inferioritet numerik”.
    Nagelsmann la të kuptohet se do të ketë reflektim të thellë për zgjedhjet e ardhshme. Në vlerësimin e tij, përballë ekipeve si Portugalia, që disponojnë lojtarë me më shumë kreativitet, teknikë dhe instinkt individual, Gjermania duhet të ofrojë intensitet e përkushtim total në çdo aksion: “Ky është një mësim i mirë. Duhet të mësojmë dhe të përmirësohemi”.
     

  • Ronaldo nuk dorëzohet kurrë! Portugalia përmbys Gjermaninë dhe kap finalen e Ligës së Kombeve

    Ronaldo nuk dorëzohet kurrë! Portugalia përmbys Gjermaninë dhe kap finalen e Ligës së Kombeve

    Edhe 40 vjeç Cristiano Ronaldo bëhet sërish hero për Portugalinë, duke shënuar golin e tij të 137-të me fanellën e kombëtares dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje 2-1 kundër Gjermanisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. Me këtë sukses, Portugalia i dha fund një serie prej pesë humbjesh radhazi ndaj gjermanëve dhe siguroi vendin në finalen e madhe.
    Ndeshja në Allianz Arena nisi me 10 minuta vonesë për shkak të një stuhie në Mynih. Të dy ekipet u shfaqën agresive që në fillim. Goretzka dhe Ronaldo provuan portierët kundërshtarë pa sukses, ndërsa Diogo Costa shkëlqeu me pritje vendimtare ndaj Woltemade dhe Goretzka.
    Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Gjermania zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të me një goditje me kokë të Florian Wirtz pas asistit të Kimmich. Megjithatë, Portugalia reagoi fuqishëm. Në minutën e 63-të, Francisco Conceição dribloi Gosens dhe goditi bukur në trekëndësh për të barazuar rezultatin.
    Vetëm pesë minuta më vonë, Nuno Mendes shpërtheu në krah dhe shërbeu për Ronaldon, i cili nuk fali nga afër, duke vulosur përmbysjen 2-1.
    Gjermania tentoi të rikthehej në lojë në minutat e fundit, por goditja e Adeyemit u ndal në shtyllë. Portugalia ruajti epërsinë dhe festoi kualifikimin në finalen e tretë të madhe nën drejtimin e trajnerit Roberto Martínez.

  • NATIONS LEAGUE | Portugalia thyen mallkimin “Gjermani”, Conceicao trullos ekipin e Nagelsmann. Ronaldo goleador, Vitinha tallet keq (VIDEO)

    NATIONS LEAGUE | Portugalia thyen mallkimin “Gjermani”, Conceicao trullos ekipin e Nagelsmann. Ronaldo goleador, Vitinha tallet keq (VIDEO)

    Portugalia ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, pasi ka eliminuar Gjermaninën në shtypinë e tyre, Allianz Arena. Pjesa e parë ishte e dominuar me shumë raste, por portat mbetën të paprekura nga të dyja anët.
    GOLI I WIRTZ – VIDEO
    45 minutat e dytë nisën vrullshëm, ndërsa në total kishte tri gola. Në minutën e 48-të, Florian Wirtz kaloi Die Manschaft në epërsi me një asistim të Joshua Kimmich. Por, më pas ishte spektakli i gjithi i Portugalisë, që shënuan dy gola për të përmbysur rezultatin.
    GOLI I CONCEICAOS – VIDEO
    Francisco Conceicao i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 63-të me një asistim të Ruben Dias. Pesë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo përmbysi shifrat, kur Nuno Mendes e gjeti saktë legjendën portugeze.
    GOLI I RONALDOS – VIDEO
    Ndeshja pati edhe sherr mes Wirtz dhe Bernardo Silvas dhe lojtari i Leverkusen, prane kalimit te Liverpool, mori te verdhe.
    VIDEO E TENSIONIT
    Sakaq, ne fund, Vitinha dhuroi magji duke dribluar ne zone te ngushte dhe duke e zhdukur topin teksa Ter Stegen shmangu golin e trete me dy pritje fantastike.
    VITINHA VIDEO
    PRITJET E TER STEGEN – VIDEO
    Kështu, Portugalia do të mësojë nesër (5 qershor) emrin e finalistit të dytë – aty ku do të përballen Spanja dhe Franca.
     

  • Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Portugalia triumfon në finale, mund Francën 3-0

    Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Portugalia triumfon në finale, mund Francën 3-0

    Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata.
    Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral.
    Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
    Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë.
    Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll me fitoren e Portugalisë 3-0.
    Mbyllet këtu Europiani historik i zhvilluar në Shqipëri, ku për dy javë kryefjala në vendin tonë ishte futbolli.

  • Euro U17 “Shqipëri 2025” / Portugalia triumfon në finale, mund Francën 3-0

    Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata.

    Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral.

    Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

    Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë.

    Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll me fitoren e Portugalisë 3-0.

    Mbyllet këtu Europiani historik i zhvilluar në Shqipëri, ku për dy javë kryefjala në vendin tonë ishte futbolli

  • Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Francë – Portugali, finalja e madhe luhet të dielën në “Arenën Kombëtare”

    Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Francë – Portugali, finalja e madhe luhet të dielën në “Arenën Kombëtare”

    Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet të dielën në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30.
    Francë kërkon të rikthehet te trofeu pas tre vitesh mungesë, ndërsa Portugalia do të synojë të hakmerret për finalen e humbur vitin e kaluar, duke tentuar kësaj here ta ngrejë kupën në Tiranë.
    Të dyja skuadrat e nisën rrugëtimin e tyre në këtë Europian nga Grupi A, ku përballë kishin edhe Shqipërinë dhe Gjermaninë. Franca dhe Portugalia e përfunduan fazën e grupeve me nga 7 pikë, ndërsa ndeshja direkte mes tyre përfundoi në barazim 0-0.
    Në gjysmëfinale, Franca eliminoi Belgjikën me rezultatin 3-2, ndërsa Portugalia kaloi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive.
    Dy prej kombëtareve më në formë të turneut përballë njëra-tjetrës dhe një trofe në lojë, finalja e së dielës në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një mbrëmje spektakli që do të mbyllë me dinjitet Europianin historik të zhvilluar në Shqipëri.

  • Portugali – Francë, finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

    Portugali – Francë, finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

    Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
    Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.
    Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.
    Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.

  • Euro U17 / Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”

    Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.

    Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3.

    Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.

    Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

    Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.

    Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.

  • Euro U-17/ Shqipëria e mbyll me tre humbje, Franca dhe Portugalia në gjysmëfinale

    Euro U-17/ Shqipëria e mbyll me tre humbje, Franca dhe Portugalia në gjysmëfinale

    Shqipëria U-17 e ka mbyllur me zhgënjim aventurën e Euro U-17, event që mbahet në vendin tonë.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesco, u mposhtën në të treja ndeshjet e Grupit A, me rezultatin e njëjtë, 4-0.
    Pas humbjeve ndaj Portugalisë e Gjermanisë, Shqipëria u mposht edhe nga Franca me rezultatin 4-0. Në “Elbasan Arena” vendosën golat e Herman Diandaga, Djibril Coulibaly dhe dopieta e Djyilian N’Guessan.
    Me këtë sukses, Franca shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e parë dhe kualifikohet për në gjysmëfianle, së bashku me Portugalinë, që regjistroi të njëjtën kuotë pikësh.
    Luzitanët triumfuan 2-1 ndaj Gjermanisë, në sfidën e zhvilluar në “Arena Kombëtare”. Sfida ishte shumë e luftuar, pasi të dyja skuadrat luanin për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
    Gjermania e gjeti e para rrugën e rrjetës me Lasse Isbruch, ndërsa Portugalia përmbysi rezultatin me golat e Tomas Soares dhe Daniel Banjaqui.
    Franca dhe Portugalia e mbyllën Grupin A me nga 7 pikë. Gjermania u rendit e treta me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e fundit me 0 pikë.