Tag: portugalia

  • Zjarret në Portugali vazhdojnë për të dhjetën ditë radhazi, 1,600 zjarrfikës në luftë me flakët

    Zjarret në Portugali vazhdojnë për të dhjetën ditë radhazi, 1,600 zjarrfikës në luftë me flakët

    Pavarësisht rënies së temperaturave, Portugalia vijon të përballet me zjarre të mëdha.

    Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar rreth 1,600 zjarrfikës dhe mjete ajrore, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.
    “Ky është ndoshta zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Portugali,” deklaroi Paulo Fernandes, profesor në Departamentin e Shkencave Pyjore në Universitetin e Tras-os-Montes, duke iu referuar zjarrit që nisi në Arganil dhjetë ditë më parë. Sipas vlerësimeve të tij, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej rreth 600,000 hektarësh.
    Ashtu si Spanja fqinje, e goditur gjithashtu nga zjarre të shumta, Portugalia ka përjetuar një qetësim të situatës gjatë ditës së djeshme, falë uljes së temperaturave që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Megjithatë, që nga fundi i korrikut, zjarret kanë shkaktuar tre viktima dhe kanë plagosur rëndë dhjetëra persona, kryesisht zjarrfikës. Flakët kanë shkatërruar gjithashtu shtëpi dhe toka bujqësore.
    Përballë përmasave të kësaj fatkeqësie, Portugalia kërkoi ndihmë një javë më parë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Në terren janë dislokuar gjithashtu dy avionë nga Suedia, dy avionë tip Canadair nga Greqia dhe një helikopter Super Puma nga Franca.
    “Vetëm ata që nuk e njohin vendin mund të mendojnë se është e mundur të jesh kudo në çdo moment dhe të parashikosh shfaqjen dhe përhapjen e të gjitha zjarreve,” u shpreh kryeministri Luis Montenegro, i cili është përballur me kritika për mënyrën e menaxhimit të krizës.
    Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, të mbajtur dje, kryeministri njoftoi masa të menjëhershme ndihme për banorët dhe fermerët e prekur nga flakët. Ai gjithashtu pranoi se është e domosdoshme një reflektim më i thellë mbi menaxhimin e pyjeve dhe sistemin e mbrojtjes civile.
    Montenegro pritet të raportojë për menaxhimin e situatës përpara parlamentit të mërkurën, pas një kërkese të bërë nga opozita.
    Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), që është pjesë e Observatorit Evropian të Kopernikut, rreth 2.76 milionë hektarë janë djegur që nga fillimi i këtij viti në Portugali.
    Portugalia mban rekordin evropian për sipërfaqen më të madhe të djegur që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006, me 5.63 milionë hektarë të djegura në vitin 2017 – një vit tragjik në të cilin humbën jetën 119 persona. Deri më tani, rreth 2.16 milionë hektarë janë djegur vetëm gjatë këtij viti.

    Top Channel

  • Portugalia i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Në shtator pritet të njohë shtetin palestinez

    Portugalia i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Në shtator pritet të njohë shtetin palestinez

    Portugalia po shqyrton mundësinë për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Francës, Britanisë dhe Kanadasë.
    Qeveria portugeze pritet të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit, mbi mundësinë e njohjes së shtetit palestinez në OKB në shtator.
    “Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në New York në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
    Këto iniciativa vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se në Gaza po zhvillohet “skenari më i keq i urisë”.

  • Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

    Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

    Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës.

    Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për njohjen e shtetit palestinez në shtator nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.
    Qeveria portugeze tha se po “studion njohjen e Shtetit të Palestinës si pjesë e një procesi që mund të zhvillohet gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë shtator”.
    Portugalia ka ndjekur një qasje më të kujdesshme, duke thënë se donte të hartonte së pari një qëndrim të përbashkët me vendet e tjera të BE-së, raporton Reuters.
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar se vendi i tij, një fuqi e rëndë në BE, planifikon të njohë një shtet palestinez, duke u bërë shteti i parë i madh perëndimor që e bën këtë.
    Lëvizja e tij erdhi mes një proteste globale në rritje për urinë dhe shkatërrimin në Gaza, ndërsa Izraeli zhvillon luftë kundër militantëve të Hamasit atje. Britania dhe Kanadaja kanë thënë që atëherë se mund të njohin gjithashtu një shtet palestinez.
    “Qeveria vendosi të nxisë konsultimet me presidentin dhe partitë politike të përfaqësuara në parlament me qëllim që të shqyrtohet njohja e shtetit palestinez në një proces që mund të përfundojë… në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, tha Mali i Zi në një deklaratë.

    Top Channel

  • EURO U-21: Portugalia dhe Franca fitojnë pa probleme, shkojnë në çerekfinale

    EURO U-21: Portugalia dhe Franca fitojnë pa probleme, shkojnë në çerekfinale

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit për grupin C në Euro U-21, ku Portugalia dhe Franca kanë siguruar biletën për në çerekfinale. Portugalia fitoi 4-0 ndaj Gjeorgjisë, duke qenë edhe me një lojtar më shumë për 85 minuta.
    Në minutën 5-të, Gjeorgjia mbeti me një lojtar më pak, pasi Lasha Odisharia u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar. Golat për portugezët u shënuan Rodrigo Pinheiro 24′, falë edhe gafës së portierit gjeorgjian, nga i zakonshmi Geovany Quenda në minutën e 62-të, Rodrigo Gomes 87′, dhe Araujo nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të.
    Në ndeshjen tjetër, Franca fitoi 4-1 ndaj Polonisë. Francezët shënuan fillimisht dy gola për dy minuta, me Nathan Zeze 18′ dhe Djaoui Cisse 19′, ky i fundit shënoi dhe golin e tretë në minutën e 29-të. Polakët ngushtuan shifrat me Ariel Mosór në minutën e 60-të. Në minutën e 80-të, francezët shënuan golin e katërt me Abline. Portugalia dhe Franca e mbyllin të dyja me 7 pikë fazën e grupeve, por portugezët renditen të parët se kanë më pak gola të pësuar se francezët.
    Në orën 21:00 do të luhen ndeshjet e fundit për grupin A, ku përballen Spanjë-Itali, të dyja skuadrat kanë siguruar biletën për në çerekfinale, ndeshja tjetër është ajo mes Sllovakisë dhe Rumanisë, të dyja ekipet kanë nga 0 pikë.

  • EURO U-21: Portugalia fiton me “manita”, Italia mjaftohet me një gol. Franca fiton në frymën e fundit

    EURO U-21: Portugalia fiton me “manita”, Italia mjaftohet me një gol. Franca fiton në frymën e fundit

    Janë luajtur në mbrëmje 3 ndeshjet e radhës për Euro U-21, kompeticion i cili zhvillohet në Sllovaki. Në grupin A, Italia fitoi 0-1 ndaj Sllovakisë vendase me golin e Cesare Casadei. Me këtë fitore, “Axurrët” sigurojnë biletën për në çerekfinale, bashkë me Spanjën, e cila më parë fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Rumanisë. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Spanja dhe Italia kryesojnë me nga 6 pikë të plota, Sllovakia dhe Rumania me zero pikë.
    Në Grupin B, Portugalia ka fituar me “manita” ndaj Polonisë 5-0. Protagonisti kryesor i takimit ishte Geovany Quenda, sulmuesi i Sporting Lisbon me dy gola dhe një asist. Tre golat e tjerë për “luzitanët” u shënuan nga Araujo, Bernardo dhe Gomes.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Franca fitoi 3-2 ndaj Gjeorgjisë, në një ndeshje shumë dramatike. Francezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë penalltisë së realizuar me sukses nga Mathys Tel. Në pjesën e dytë, Gjeorgjia përmbysi fillimisht shifrat duke shënuar dy herë me Abuashvili 76′ dhe Sazanov 84′, por Franca nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me Lepenant në minutën e 89-të.
    Në minutat shtesë, francezët gjetën dhe golin e tretë, por që fillimisht u anullua për pozicion jashtë loje, por “Gjelat” nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e fitores së madhe me Castello Lukeba në minutën e 112-të. Këtë herë goli ishte i rregullt. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Portugalia dhe Franca kryesojnë grupin me nga 4 pikë, ndjek Gjeorgjia e treta me 3 pikë dhe mbyll Polonia me zero pikë.

  • EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

    EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

    11 Qershor 2025

    22:56

    Telesport

    Pas ndeshjes hapëse për Euro U-21 mes Sllovakisë dhe Spanjës që përfundoi 2-3, janë luajtur sot në mbrëmje edhe 3 ndeshje të tjera. Në grupin A, Italia fitoi 1-0 ndaj Rumanisë. Tommaso Baldanzi kaloi në avantazh “Axurrët” me një gol të bukur me një goditje të fuqishme Brenda zonës në minutën e 25-të. Pas ndeshjeve të para, kryesojnë grupin Spanja dhe Italia me nga 3 pikë, Rumania dhe Sllovakia kanë nga zero.
    Në grupin B, vëmendja ishte padyshim te sfida Portugali-Francë, duke ditur kualitetet që kanë këto dy ekipe. Pavërsisht e ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të ekipet, rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Gjeorgjia fitoi 2-1 ndaj Polonisë.
    Gjeorgjianët kaluan të parët në avantazh me Lominadze, pas një goditjeje këndi, ndërsa polakët barazuan shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Gjeorgjia shënoi golin e fitores në minutën 93-të dhe merr kryesimin e grupit B me 3 pikë, Franca dhe Portugalia me nga 1 pikë, ndërsa Polonia 0 pikë.

  • Portugalia fiton sërish Ligën e Kombeve, mund Spanjën me penallti

    Portugalia fiton sërish Ligën e Kombeve, mund Spanjën me penallti

    Për herë të dytë në historinë e saj, Portugalia shpallet kampione e UEFA Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Roberto Martinez triumfoi ndaj Spanjës në një finale emocionuese të zhvilluar në Allianz Arena, Mynih.
    Spanja kaloi dy herë në epërsi gjatë ndeshjes: fillimisht me golin e Zubimendi në minutën e 21-të, dhe më pas me Oyarzabal, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë (45’). Por lusitanët reaguan menjëherë.

    Nuno Mendes barazoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa Cristiano Ronaldo, në minutën e 61-të, realizoi golin e dytë për Portugalinë duke rikthyer balancën dhe dërguar ndeshjen drejt serisë së penaltive.
    Në fund, gjithçka u vendos nga “loteria” e 11-metërshave, ku Alvaro Morata gaboi penalltinë vendimtare për Spanjën, duke i dhuruar kështu trofeun Portugalinë.
    Ky është suksesi i dytë i Portugalisë në këtë kompeticion, pas fitores së parë në edicionin inaugural të vitit 2019.

  • Portugalia fiton Ligën e Kombëve 2025

    Finale e UEFA Nations League:

    Portugali- Spanjë 2-2; 5-3 pen (Nuno Mendesh 26′, Ronaldo 61′ / Zubimendi 21′, Ojarzabal 45′)

    Portugalia për herë të dytë fituese e Nations League. E dyta erdhi këtë mbrëmje teksa pas barazimit 2-2 në 120′ fatin e finales Portugali- Spanjë e vendosën penalltitë. Luzitanët shënuan të gjitha goditjes ndërsa Spanja gaboi të katërtën me Moratën duke i dhënë të drejtë formacionit të Roberto Martinez të festojë.

    Ronaldo protagonist jo vetëm në fushë por dhe pas suksesit teksa u fokusua si kurrë më parë në emocione e lot.

    Vazhdo leximin

  • Në fushë më të mirët e mundshëm, Portugalia dhe Spanja “përplasin brirët” në finalen e Ligës së Kombeve

    Në fushë më të mirët e mundshëm, Portugalia dhe Spanja “përplasin brirët” në finalen e Ligës së Kombeve

    Në orën 21:00 në “Allianz Arena” luhet finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kombeve, mes Portugalisë dhe Spanjës. “Luzitanët” eleminuan Gjermaninë vendase duke fituar 1-2 pikërisht në “Allianz Arena”, ndërsa spanjollët fituan 5-4 ndaj Francës, në një përballje spektakolare.
    Spanja e drejtuar nga Luis de la Fuente e nis me këtë formacion: Unai Simon; Mingueza, Le Normand, Huijsen, Cucurella; Zubimendi, Fabian, Pedri; Nico Williams, Oyarzabal, Lamine Yamal.
    Portugalia drejtuar nga Roberto Martinez e nis me këtë formacion: Diogo Costa; João Neves, Rúben Dias, Inácio, Nuno Mendes; Bernardo, Vitinha, Bruno Fernandes; Pedro Neto, Cristiano, Conceição.
    Padyshim vëmendja sonte do jetë sidomos te dy yjet kreysore të dy ekipeve, Cristiano Ronaldo nga njëra anë dhe Lamine Yamal nga ana tjetër, por nuk përjashtohet mundësia që ylli i vërtetë i finales të jetë dikush tjetër, duke ditur që të dy ekipet kanë në gjirin e tyre lojtarë të jashtëzakonshëm.

  • Nagelsman kritikohet pas humbjes me Portugalinë

    Nagelsman kritikohet pas humbjes me Portugalinë

    Gjermania shihej si favorite për një vend në finalen e Ligës së Kombeve, teksa përballej në shtëpi me Portugalinë.

    Por roli i favoritit ka mbetur në letër, sepse në fushën e lojës ka qenë Portugalia ajo që ka luajtur më mirë dhe me meritë ka siguruar një vend në finalen e së dielës në Mynih.
    Një tjetër zhgënjim në Gjermani dhe trajneri Nagelsmann nuk u ka shpëtuar kritikave. Përtej tyre, vetë Negelsman ka folur për mediat gjermane pas takimit, duke e bërë të qartë se skuadra e tij duhej të kishte luajtur më mirë për të qenë ajo finaliste.

    “Na mungoi uria dhe agresiviteti për të luftuar për çdo top”. Sipas tij, mungesa e lojtarëve të rëndësishëm si Rüdiger, Musiala dhe Schlotterbeck nuk ishte justifikim.
    Problemi kryesor ishte mungesa e intensitetit dhe përkushtimit nga disa futbollistë, sidomos në pjesën e parë, kur Gjermania nuk e kishte kontrollin e ndeshjes.
    “Kur luan një për një dhe disa lojtarë nuk japin 100 për qind, përfundon në inferioritet numerik,” tha Nagelsmann.
    Ai theksoi se përballë kombëtareve si Portugalia, që kanë më shumë lojtarë me kreativitet dhe instinkt individual, Gjermania duhet të jetë gjithmonë në nivel maksimal.
    “Ky është një mësim i mirë. Duhet të mësojmë dhe të përmirësohemi,” shtoi ai, duke vënë theksin te rëndësia e përgatitjes për ndeshjen për vendin e tretë, që do të luhet të dielën kundër humbësit të duelit Spanjë–Francë.
    Për Gjermaninë, kjo ndeshje është më shumë se sa për një medalje bronzi, është testi i karakterit për një skuadër që synon të rikthehet në majat e futbollit evropian.