Tag: portugalia

  • Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

    Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

    Portugalia është bërë vendi i katërt që njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe.
    Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, njoftoi të dielën se vendi i tij ka marrë vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Ai theksoi se Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.
    Rangel u shpreh se një armëpushim i menjëhershëm është urgjent dhe nënvizoi se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë formë kontrolli në Rripin e Gazës apo përtej tij. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

    Ministri portugez theksoi se njohja e Palestinës nuk e zhbën katastrofën humanitare në Gaza, duke dënuar gjendjen e urisë, shkatërrimin dhe situatën e rëndë edhe në Bregun Perëndimor./vizionplus.tv

  • Njohja e Palestinës/ Portugalia i bashkohet Britanisë, Kanadasë dhe Australisë: Një hap i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare

    Njohja e Palestinës/ Portugalia i bashkohet Britanisë, Kanadasë dhe Australisë: Një hap i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare

    Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.

    Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, e bëri këtë të ditur të dielën, duke konfirmuar se Portugalia tani e ka njohur shtetin palestinez.
    Në një deklaratë për mediat në Nju Jork, para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rangel theksoi se njohja e shtetit të Palestinës është një realizim i një politike të qëndrueshme dhe të miratuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
    Rangel gjithashtu shprehu mbështetje për zgjidhjen e dy shteteve, duke e konsideruar atë si rrugën e vetme për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, që promovon bashkëjetesën dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.
    “Njohja e shtetit të Palestinës është një përmbushje e një politike themelore, të qëndrueshme dhe të gjerë të miratuar,” tha Rangel. “Portugalia mbështet zgjidhjen e dy shteteve si rrugën e vetme për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila do të promovojë bashkëjetesën dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Palestinës,” shtoi ai.
    Ky hap i Portugalisë vjen në një kohë kur shtetet e tjera perëndimore dhe ndërkombëtare janë gjithashtu duke u angazhuar për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez.

    Top Channel

  • Pas Francës dhe Belgjikës, Portugalia do t’i bashkohet listës së vendeve që njohin shtetin e Palestinës

    Pas Francës dhe Belgjikës, Portugalia do t’i bashkohet listës së vendeve që njohin shtetin e Palestinës

    Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës, dhe Mbretërisë së Bashkuar pasi ka njoftuar se do të njohë shtetin palestinez.

    Në një deklaratë të premten, Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë tha se njohja do të bëhet të dielën, një ditë para një konference të nivelit të lartë mbi shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).
    “Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon se Portugalia do ta njohë Shtetin e Palestinës”, shkroi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
    Njoftimi i Portugalisë vjen disa ditë pasi një hetim historik i OKB-së zbuloi se lufta e Izraelit në Gaza përbën një gjenocid.
    Ndërkohë më herët, një këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron tha se Andorra, Australia, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe San Marino po ashtu po planifikojnë të njohin shtetin e Palestinës së bashku me Francën në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet të hënën me Arabinë Saudite në New York.
    Po ashtu, Kanadaj dhe Mbretëria e Bashkuar kanë deklaruar gjithashtu se kanë ndërmend të bëjnë të njëjtën gjë si Portugalia.
    Ata do t’u bashkohen rreth 147 vendeve, që përfaqësojnë 75 përqind të anëtarëve të OKB-së, të cilat e kishin njohur tashmë shtetësinë palestineze që nga prilli i këtij viti, shkruan Aljazeera.
    Portugalia ishte gjithashtu midis 145 vendeve që  votuan të premten për të krijuar një mundësi për Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e ardhshme me video, pasi Shtetet e Bashkuara ia mohuan vizën.

    Top Channel

  • Portugalia konfirmon se do ta njohë shtetin palestinez

    Portugalia konfirmon se do ta njohë shtetin palestinez

    Portugalia ka njoftuar se do t’a njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke u bërë një nga vendet perëndimore që po ndryshojnë politikën e tyre në kohën kur lufta në Rripin e Gazës nuk po tregon shenja përfundimi.
    Ministria e Jashtme e Portugalisë e bëri njoftimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet javën e ardhshme në New York.
    Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia pritet të shpallin vendime të ngjashme.

    Izraeli e ka dënuar këtë hap, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që ka thënë se “shpërblen terrorin” pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit.

  • Norvegjia rezultat rekord, Haland shënon 5-së, Portugalia tri pikë në Budapest

    Norvegjia rezultat rekord, Haland shënon 5-së, Portugalia tri pikë në Budapest

    Rezultate interesante kjo ditë e kualifikuesëve Botërori 2026. Haland me 5 gola në fitoren 11-1 ndaj Bjellorusisë ka thyer çdo limit të futbollit modern në këto nivele. Anglia shpartallon Serbinë në Beograd 0-5 ndërsa Franca e Portugalia vuajnë për fitoret respektive.

    Shifrat e ditës së sotme:

    Shqipëri-Letoni 1-0

    Serbi- Angli 0-5

    Armeni-Irlandë 2-1

    Azerbajxhan- Ukrainë 1-1

    Bosnje- Austri 1-2

    Qipro- Rumani 2-2

    Francë- Islandë 2-1

    Hungari- Portugali 2-3

    Norvegji- Moldavi 11-1 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • C.Ronaldo nuk njeh moshë, Portugalia merr një fitore në frymën e fundit në Budapest. Franca bën detyrën në Paris (video)

    C.Ronaldo nuk njeh moshë, Portugalia merr një fitore në frymën e fundit në Budapest. Franca bën detyrën në Paris (video)

    Në “Parc des Princes” në Paris, Franca ka fituar 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e dytë në grupin D, e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Gudjohnsen në minutën e 21-të, përfitoi nga një gafë e Michael Olise brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi i francezëve erdhi në fund të pjesës së parë me Kylian Mbappe i cili u tregua i saktë nga penalltia, e fituar nga Marcus Thuram, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zone.
    Franca do të gjente golin e avantazhit në minutën e 62-të me një kundërsulm të shpejtë, Mbappe tregohet altruist dhe asiston për Barcola, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në 20 minutat e fundit, Franca luajti me 10 lojtarë, pasi daljes me karton të kuq të Aurelien Tchouameni. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Franca fiton 2-1 dhe kryeson grupin me 6 pikë, ndjek Islanda me 3 pikë, ndërsa Ukraina dhe Azerbajxhani kanë nga 1 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Në “Puskas Arena” në Budapest, Portugalia fitoi në minutat e fundit 2-3, ndeshje e dytë për grupin F. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Barnabas Vargas, i cili shënoi me kokë në minutën e 21-të. Portugezët barazuan në minutën e 35-të, me golin e shënuar nga Bernardo Silva.
    Në minutën e 59-të, Portugalia kaloi në avantazh me Cristiano Ronaldo, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë portugezi pas një top i goditur prej u ndal me dorë nga kundërshtari. Ky është goli i 943 në karrierën e Cristiano Ronaldo.
    Në minutën e 84-të, Barnabas Vargas do të përsëriste skemën e golit të parë dhe do të brazonte sërish shifrat me kokë. Megjithatë gëzimi i vendasve zgjati vetëm një minutë. Hungarezët humbasin topin e nisur nga porta e tyre brenda në zonë në mënyrë të çuditshme, përfiton Beranrdo Silva dhe asiston për Joao Cancelo, i cili shënon golin e tretë që solli fitoren. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Portugalia kryeson me 6 pikë, ndjek Aremia me 3 pikë, dhe Hungaria me Republikën e Irlandës me nga 1 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Kualifikuese 2026/ Shqipëria në epiqendër, Portugalia në Budapest në provë force

    Kualifikuese 2026/ Shqipëria në epiqendër, Portugalia në Budapest në provë force

    Dy sfida të Grupit K, aty ku Shqipëria luan sot në shtëpi me Letonënë dhe Serbia pret Anglinë, nuk do të jenë të vetmet këtë pasdite në raundin e 6-të të programuar nga UEFA për kombëtaret e saj drejt Botërorit 2026.

    Në total sipas grupeve respektivë do të jenë 9 duele teksa ai i “Puskás Aréna” në Budapest ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë konsiderohet si takimi më interesant.

    Sot në Europë, kualifikuese Botërori 2026

    20:45, Grupi K

    Shqipëri-Letoni

    Serbi- Angli

    18:00

    Armeni-Irlandë

    Azerbajxhan- Ukrainë

    20:45

    Bosnje- Austri

    Qipro- Rumani

    Francë- Islandë

    Hungari- Portugali

    Norvegji- Moldavi/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Portugalia i nis me “manita” kualifikueset. 40-vjeçari Ronaldo shënon dopietë (video)

    Portugalia i nis me “manita” kualifikueset. 40-vjeçari Ronaldo shënon dopietë (video)

    6 Shtator 2025

    19:59

    Telesport

    Portugalia i ka nisur me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës 2026. “Luzitanët” e drejtuar nga Roberto Martinez fituan 0-5 në Yerevan, në transfertën ndaj Armenisë.
    Në minutën e 9-të, Joao Cancelo bën vetë gjithçka bukur në fundore dhe kroson në zonë, aty ku Joao Felix dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të dyfishuar shifrat, pas asistit perfekt në zonë nga Pedro Neto. Në minutën e 32-të ishte Joao Cancelo i cili gjeti golin e tretë, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Cancelo e festoi golin njësoj siç bënte i ndjeri Diogo Jota.
    Në fillim të pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë personal në këtë takim, me një goditje të bukur nga distanca. Joao Felix në minutën e 60-të shënoi edhe ai dopietë, duke i çuar shifrat në 0-5. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda pret Hungarinë, sfida nis në 20:45.
    SHIKOGOLAT

  • Aksidenti tragjik nga tramvaji me 15 viktima, Portugalia shpall ditë zie kombëtare

    Aksidenti tragjik nga tramvaji me 15 viktima, Portugalia shpall ditë zie kombëtare

    Portugalia shpalli sot një ditë zie kombëtare, pas një aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë (të mërkurën) në Lisbonë, ku një nga tramvajët historikë të qytetit doli nga shinat dhe u përmbys, duke shkaktuar 15 viktima dhe 18 të plagosur.

    Ngjarja ndodhi në një nga zonat më turistike të kryeqytetit, kur tramvaji i pjerrët “Elevador da Glória”, që lidh sheshin Rossio me lagjet Bairro Alto dhe Príncipe Real, humbi kontrollin dhe u përplas me një mur. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe autoritetet portugeze kanë nisur një hetim.
    Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë tramvajin të shkatërruar plotësisht dhe të rrethuar nga tymi, pasi nuk arriti të marrë një kthesë në fund të shtratit të rrugës. Disa metra më tej ndodhej një tramvaj tjetër i ndalur, ndërsa kalimtarët shikonin të tronditur pasojat e aksidentit.

    Sipas autoriteteve, të gjitha viktimat janë nxjerrë nga rrënojat. Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve ka edhe shtetas të huaj, por kombësia e tyre nuk është bërë ende e ditur.
    Ky tramvaj, që mund të mbajë rreth 40 pasagjerë (gjysma në këmbë), është një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë Lisbonën.
    “Kjo është një tragjedi që nuk ka ndodhur kurrë më parë në qytetin tonë,” deklaroi kryetari i bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas.
    /vizionplus.tv

  • Grumbullimi i parë pas tragjedisë, Ronaldo dhe Portugalia “përjetësojnë” Diogo Jota

    Grumbullimi i parë pas tragjedisë, Ronaldo dhe Portugalia “përjetësojnë” Diogo Jota

    3 Shtator 2025

    9:46

    Alfred Lleshi

    Portugalia është grumbulluar për herë të parë pas vdekjes tragjike të Diogo Jota. 28-vjeçari, pjesë e Liverpool-it dhe kombëtares luzitane, humbi jetën tragjikisht me të vëllain në një aksident automobilistik në korrik. Portugalia do të luajë ndaj Armenisë dhe Hungarisë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke mbajtur gjallë kujtimin e tij.

    Ruben Neves, shok dhe mik i ngushtë i të ndjerit, ka bërë një tatuazh ku shfaqet duke u përqafuar me Jota dhe do të mbajë fanellën nr. 21 të tij në kombëtare, duke e përjetësuar në këtë mënyrë. Në qendrën stërvitore të Lisbonës u zhvillua një ceremoni speciale ku bashkëshortja e Jota, Rute Cardoso, e martuar vetëm 11 ditë para tragjedisë, zbuloi fanellën e bronzit me emrin e tij.

    Të pranishëm ishin Cristiano Ronaldo, familja, shokët e kombëtares, Jorge Mendes, presidenti dhe kryeministri i Portugalisë. Neves mbajti një fjalim prekës: “Më shumë se miq, ne jemi familje. Diogo do të jetë gjithmonë me ne, në fushë e jashtë saj”.