Tag: portugali

  • Euro U-17 nis me Shqipëri-Portugali, vendi ynë mirëpret turneun e rëndësishën, kuqezinjtë në grup “ferri”

    Euro U-17 nis me Shqipëri-Portugali, vendi ynë mirëpret turneun e rëndësishën, kuqezinjtë në grup “ferri”

    Nga Ervin Sina 
    Nis sot Kampionati Europian i 17-vjecareve në futboll, një kompeticioin i cili për herë të parë do organizohet në Shqipëri. Pas finales së Conference League mes Romës dhe Fejenord në 2022 ky turne është më i rëndësishmi.
    Euro U-17 do të çelet sot në “Arena Kombëtare” në Tiranë me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali ora 18:00 dhe do të mbyllet më 1 qershor me finalen e madhe po në kryeqytet.

    Shqipëria si vend organizator është pjesë e grupit A bashkë me Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë ndërsa në grupin B bën pjesë Italia kampionë në fuqi, Belgjika, Anglia dhe Çekia.
    Takimet do të luhen në katër stadiume, “Arena Kombëtare”, “Niko Dovana” në Durrës, “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe “Elbasan Arena”. Për kuqezinjte e vegjël, turneu do të jetë shumë i vështirë pasi rivalët janë shumë të fortë, mirëpo trajenri Tedesko ka grumbulluar lojtarë nga klube të njohura të Europës ndaj shpresohet tek një paraqitje dinjitoze./vizionplus.tv

  • Misteri i kolapsit energjetik në Spanjë, Portugali dhe Francë

    Misteri i kolapsit energjetik në Spanjë, Portugali dhe Francë

    Në Spanjë dhe Portugali, po bëhen hetime për të zbuluar shkakun e ndërprerjes masive të energjisë elektrike që ndaloi transportin hekurudhor dhe ajror, la miliona njerëz në errësirë ​​dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
    “Blackout”-i preku shumë zona urbane në Madrid, Barcelonë, ​​Sevilja, Avila, Murcia, Galicia, Alicante dhe Zaragoza, ndërsa në Portugali, dy qytetet më të mëdha, Lisbona dhe Porto, pësuan gjithashtu kolaps.
    Shumë udhëtarë u bllokuan në metro si dhe spitalet u detyruan të kufizojnë procedurat. Parlamenti spanjoll në Madrid u mbyll dhe ndeshjet në turneun e tenisit Madrid Open u pezulluan.
    Operatori spanjoll Red Electrica përjashtoi mundësinë për një sulm kibernetik si shkakun kryesor, por autoritetet pritet te zbardhin ngjarjen.
    Red Electrica tha se kishte identifikuar dy incidente të humbjes së gjenerimit të energjisë, ndoshta nga termocentralet diellore, në Spanjën jugperëndimore që shkaktuan paqëndrueshmëri në sistemin elektrik dhe çuan në një prishje të ndërlidhjes së tij me Francën. Sistemi elektrik ra, duke prekur si Spanjën ashtu edhe Portugalinë.
    Ekspertët kanë bërë të ditur se shkaku më i zakonshëm i një ndërprerjeje të paplanifikuar të energjisë që e çaktivizon atë në shkallë të gjerë është moti ekstrem si stuhitë, goditjet e rrufeve ose erërat e forta, por moti në Spanjë e Portugali kur energjia u ndërpre ishte e mirë
    “Mund të ndodhë që një burim energjie, të fiket, për shkak të një problemi teknik. Për shembull, një goditje rrufeje ose erërat e forta i bënë përçuesit të lëvizin dhe, ata afrohen shumë dhe ka një qark të shkurtër, ndonjëherë erëra shumë ekstreme bëjnë që një përçues të bjerë përsëri”, tha Keith Bell, profesor.
    Spanja po eksportonte energji në Francë dhe Portugali në kohën e ndërprerjes. Eksportet në Francë ishin afër kapacitetit të disponueshëm neto të eksportit deri në orën 10:00 sipas orës lokale. Eksportet u ndalën në orën 12:35.
    “Tregtia e energjisë elektrike përtej kufirit vazhdon gjatë gjithë kohës. Shumë burime të rinovueshme janë të disponueshme në Spanjë dhe ato eksportohen në Francë. Ndërlidhja midis vendeve është diçka që mundëson akses në energji më të lirë dhe ndihmon në sigurinë e furnizimit”, tha Bell.
    Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë së rinovueshme në Evropë, duke u mbështetur në energjinë e erës dhe diellore, tregojnë të dhënat nga grupi Ember.
    Të dhënat e Red Electrica treguan se energjia diellore fotovoltaike (PV) përbënte 59 % të energjisë elektrike të Spanjës në kohën e ndërprerjes, era gati 12%, energjia bërthamore gati 11% dhe centralet me turbinë me gaz me cikël të kombinuar (CCGT) 5%, sipas të dhënave të Red Electrica.
    “Kur këto gjëra ndodhin kaq shpejt, operatori i sistemit nuk mund të bëjë asgjë. Kolapsi i të gjithë sistemit ka të bëjë ose me paqëndrueshmërinë e frekuencës, nuk mund të gjenerosh energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën, ose me paqëndrueshmërinë e tensionit, ku nuk mund ta mbash tensionin në një nivel të caktuar për të qenë në gjendje të transferosh energjinë”.
    Por e gjitha kjo pati një ndikim shumë të madh tek njerëzit. Disa turiste rrëfyen përvojën e tyre 11-orëshe, të bllokuar nga kolapsi energjetik.
    Treni, i cili u nis nga Sevilja, ndaloi vetëm disa kilometra larg Barcelonës. Studentja Elena Barrera Alonso tregon se kjo shkaktoi panik tek pasagjeret.
    “Në fillim menduam se ishte për një ose dy orë… Por kur filloi të zgjaste shumë më tepër, tualetet ishin në një gjendje të tmerrshme sigurisht që njerëzit u bënë shumë nervozë. Njëri pati një atak paniku, një tjetër një atak ankthi, një tjetër kishte diabet”, tha Elena Barrera Alonso, studente.
    Pasagjerët u transportuan në një strehë të improvizuar në Barcelonë, të ngritur në një qendër sportive. Shumë njerëz thanë se ishin braktisur nga autoritetet.
    “Ndiheshim sikur na kishin braktisur. Zgjodhën opsionin më të lehtë, pas kaq shumë kohe. Na hipën në një autobus, pastaj në një vend tjetër, duke na zhvendosur nga një vend në tjetrin në orën 1 të mëngjesit”, tha Isabel Santos, studente.
    Kolapsi i së hënës ka ngjallur debat nëse paqëndrueshmëria e furnizimit me energji diellore dhe të erës i ka bërë sistemet e saj të energjisë më të prekshme ndaj një ndërprerjeje të tillë.
    Kjo është ndërprerja e dytë më e madhe e energjisë elektrike në Evropë në më pak se gjashtë javë, pasi një zjarr në 20 Mars mbylli aeroportin Heathrow në Mbretërinë e Bashkuar.
    Edhe Bashkimi Europian është vënë në lëvizje Bashkimi Europian. Unioni kërkon që shtetet anëtare të përgatisin popujt për strategjinë e gatishmërisë, e cila parashikon pajisjen me furnizimet e nevojshme të mbijetesës për 72 orë.
    Klan News

  • Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë

    Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë

    Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, pas blackout-it që përfshiu gadishullin Iberik për 12 orë me radhë. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në Lisbonë.
    Metrotë janë në funksion, edhe pse me vonesë. Shkollat ​​janë rihapur dhe spitalet kanë rinisur operacionet e planifikuara, duke u përpjekur t’u përgjigjen në vijim të gjitha takimeve dhe operacioneve të vonuara për shkak të ndërprerjes së rrymës.
    Por ndërkohë, shkaku i rënies së sistemit energjetik mbetet ende i paqartë. Hipotezat janë të ndryshme, duke përfshirë një sulm kibernetik apo dhe ndonjë fenomen të pazakontë meteorologjik ose atmosferik. Por këto pista janë përjashtuar nga operatori i energjisë së Spanjës.

    Për situatën reagoi edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez:
    “Nëse do të kishim pasur një varësi më të madhe nga energjia bërthamore, rimëkëmbja nuk do të kishte qenë aq e shpejtë sa kjo që po përjetojmë.”
    Sánchez paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të dezinformimit, ndërsa paralajmëroi zbatimin e reformave që një situatë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen. Nga ana tjetër, kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes ka gjasa të jetë në Spanjë.
    Komisioni Evropian bëri të ditur se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë për situatën e krijuar. Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik.”
    Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.
    /vizionplus.tv

  • Portugali/ ‘Energjia elektrike mund të rikthehet brenda natës’, thotë operatori i rrjetit elektrik në vend

    Portugali/ ‘Energjia elektrike mund të rikthehet brenda natës’, thotë operatori i rrjetit elektrik në vend

    Energjia elektrike mund të rikthehet në Portugali brenda natës, njoftoi një operator i rrjetit elektrik në vend, duke përsëritur se shkaqet e ndërprerjes së madhe të energjisë që goditi Gadishullin Iberike mbeten të panjohura.

    “Shpresoj se do të arrijmë të balancojmë të gjithë sistemin gjatë kësaj nate,” tha për mediat drejtori i REN.

    Kompania administruese REN njoftoi mbrëmjen e sotme se mundi të rikthejë energjinë elektrike për 750 mijë familje nga 6.5 milionë gjithsej, pas ndërprerjes së madhe të energjisë elektrike që goditi vendin dhe Spanjën fqinje. Syri.net-CNN.gr.

     

     

  • Pa energji/ Raftet e boshatisura në dyqane, panik te spanjollët dhe portugezët

    Pa energji/ Raftet e boshatisura në dyqane, panik te spanjollët dhe portugezët

    Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të transportit dhe boshatisjen e rafteve të supermarketeve, mes frikës se kjo situatë mund të zgjasë për ditë të tëra.
    Radhë të gjata u formuan jashtë dyqaneve, bankave dhe pikave të karburantit, ndërsa qytetarët dhe turistët përpiqeshin të siguronin ushqime bazë dhe para “cash”. Në aeroportet kryesore, shumë fluturime janë anuluar ose vonuar, me kompaninë TAP Air në Portugali që u kërkoi pasagjerëve të mos udhëtojnë drejt aeroporteve deri në një njoftim të dytë.
    Në Madrid, një turist britanik e përshkroi situatën si “kaotike”, duke thënë për MailOnline: “Njerëzit kanë filluar të panikosen. Nëse energjia nuk rikthehet shpejt, situata do të përkeqësohet ndjeshëm.”
    Autoritetet spanjolle u bënë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë pa një arsye të rëndësishme, ndërsa liderët rajonalë kërkuan ndërhyrjen e ushtrisë për të menaxhuar krizën.
    Ndërprerjet nisën rreth orës 12:30 të ditës lokale dhe prekën edhe centralet bërthamore, të cilat u ndalën automatikisht dhe kaluan në gjeneratorë për siguri. Transporti publik, përfshirë trenat dhe metrotë, u paralizua, duke detyruar evakuimin e pasagjerëve nga tunelet.
    Operatori i rrjetit elektrik në Portugali paralajmëroi se rikthimi i energjisë mund të zgjasë deri në një javë. Pati luhatje të forta të tensionit dhe më pas ndërprerje totale, por ende shkaqet janë të paqarta.
    Autoritetet spanjolle nuk përjashtojnë mundësinë që një sulm kibernetik të ketë ndikuar në krizë dhe kanë nisur një hetim urgjent. Pamjet e publikuara tregojnë stacione treni dhe metro të mbushura me njerëz në errësirë.

  • Paniku nga mungesa e energjisë elektrike. Raftet e boshatisura në dyqane, radhë në bankomate

    Paniku nga mungesa e energjisë elektrike. Raftet e boshatisura në dyqane, radhë në bankomate

    Bota E Hënë, 28 Prill 2025 20:33
    Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet. Radhë të gjata u formuan jashtë dyqaneve, bankave dhe pikave të karburantit, ndërsa qytetarët dhe turistët përpiqeshin të siguronin ushqime bazë dhe para cash. Në aeroportet kryesore, shumë fluturime janë anuluar ose vonuar, me kompaninë TAP Air në Portugali që u kërkoi pasagjerëve të mos udhëtojnë drejt aeroporteve deri në një njoftim të dytë.
    ”Njerëzit kanë filluar të panikosen. Nëse energjia nuk rikthehet shpejt, situata do të përkeqësohet ndjeshëm”,-tha një turist. Autoritetet spanjolle u bënë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë pa një arsye të rëndësishme, ndërsa liderët rajonalë kërkuan ndërhyrjen e ushtrisë për të menaxhuar krizën.

    Ndërprerjet nisën rreth orës 12:30 të ditës lokale dhe prekën edhe centralet bërthamore, të cilat u ndalën automatikisht dhe kaluan në gjeneratorë për siguri. Transporti publik, përfshirë trenat dhe metrotë, u paralizua, duke detyruar evakuimin e pasagjerëve nga tunelet. Operatori i rrjetit elektrik në Portugali paralajmëroi se rikthimi i energjisë mund të zgjasë deri në një javë. Pati luhatje të forta të tensionit dhe më pas ndërprerje totale, por ende shkaqet janë të paqarta.

  • Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, reagon Agjencia Kibernetike e BE-së: Shkak një gabim teknik, jo ​​sulm

    Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, reagon Agjencia Kibernetike e BE-së: Shkak një gabim teknik, jo ​​sulm

    Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, në disa zona ka nisur që të rikthehet energjia.
    Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Informacionit (ENISA), hetimet fillestare për shkakun e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore kanë treguar se ka pasur një problem teknik dhe jo një sulm kibernetik.
    “Hetimi deri më tani duket se tregon se është një çështje teknike ose kabllore. Megjithatë po monitorohet nga afër situata dhe jemi në kontakt me autoritetet kompetente në nivel kombëtar dhe komunitar’, tha ai.
    Ndërkohë, edhe kryeministri portugez Luis Montenegro deklaroi se nuk ka indikacione për sulm kibernetik.
    ‘Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e energjisë elektrike që preku kryesisht Spanjën dhe Portugalinë ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik’, tha ai.

  • Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, njerëzit bllokohen për disa orë në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!

    Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, njerëzit bllokohen për disa orë në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!

    Një ndërprerje masive e energjisë elektrike la  mijëra përdorues në Spanjë dhe Portugali pa energji dhe internet për orë të tëra, por sistemi po kthehet në punë në disa zona të Spanjës, sipas Rrjetit Elektrik Spanjoll.

    Ndërprerjet prekën komunikimet, aeroportet dhe rrjetet e transportit me shpejtësi të lartë si në Spanjë ashtu edhe në Portugali, me trena dhe aeroplanë të bllokuar.
    Gjithashtu janë prekur semaforët dhe qendrat tregtare, duke shkaktuar kaos. Në Madrid, shërbimi i metrosë u ndërpre dhe rrjeti Cercanías i kryeqytetit spanjoll u nxor gjithashtu jashtë funksionit.
    Panik në metrotë e Madridit dhe Barcelonës dhe dhjetëra ndërhyrje të zjarrfikësve për personat e bllokuar, ndërsa po ashtu edhe nëpër shensorë. Autoritetet spanjolle u kanë rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Energjia preku edhe zonën e Francës pranë kufirit spanjoll, por ndërprerja në zonë zgjati vetëm disa minuta.
    “Rrjeti ynë është i sigurt, nuk ka rrezik ngjitjeje”, tha autoritetet në Francë.
    Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike tha: Dështim, jo ​​sulm.
    Terna qetëson situatën kombëtare dhe njofton se “për momentin nuk ka kritika operacionale në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në Itali”.

    Top Channel

  • VIDEO/ Errësirë ​​në mes të ditës në Spanjë e Portugali, transporti i paralizuar, pasagjerët bllokohen në tunelet e metrosë dhe trenave

    VIDEO/ Errësirë ​​në mes të ditës në Spanjë e Portugali, transporti i paralizuar, pasagjerët bllokohen në tunelet e metrosë dhe trenave

    Gadishulli Iberik dhe një pjesë e Francës u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme të hënën pasdite pas një “ndërprerjeje masive të energjisë” që paralizoi transportin publik në Spanjë dhe Portugali , bllokoi njerëzit në trena, tramvaje, ashensorë dhe vende të tjera dhe shkaktoi probleme të përhapura trafiku dhe vonesa fluturimesh , me operatorët e shërbimeve ” duke vrapuar ” për të rivendosur rrjetin brenda orëve të ardhshme .
    E ndërsa në Francë problemi po riparohet, siç thonë burime nga operatori i rrjetit kombëtar “RTE”, qeveria spanjolle dhe portugeze kanë thirrur mbledhje urgjente të këshillit të ministrave pas ndërprerjes së energjisë elektrike .
    Në të njëjtën kohë, Komisioni nisi kontaktet me qeveritë e të dy vendeve, duke u përpjekur të ndihmojë në hetimin e shkaqeve të ndërprerjes, si dhe në punën e restaurimit, bazuar në protokollet në fuqi.

    Kaos mbizotëron edhe në qendër të Portos, pasi semaforët nuk funksionojnë. Drejtuesit e mjeteve po tentojnë të koordinojnë vetë trafikun, në dy arterie ku janë grumbulluar qindra automjete.
    Shumë pasagjerë janë bllokuar në tunele të metrosë dhe trenave, raporton La Vanguardia.
    /vizionplus.tv

    🔴 APAGÓN | Un apagón de luz a nivel nacional deja sin suministro eléctrico a Málaga: viajeros del metro están saliendo por los túneles https://t.co/X1uiW7KwRA pic.twitter.com/5Db530Hpej
    — SER Málaga (@SER_Malaga) April 28, 2025

    Apagón eléctrico absoluto en el metro de Avenida de América. De pronto se han apagado luces, corriente eléctrica, cobertura de los móviles y ha saltado la iluminación de emergencia.
    Todos los pasajeros desalojados. Tétrico. @metro_madrid pic.twitter.com/YUELX8uz2y
    — Álvaro González ن (@varuky_) April 28, 2025

  • Sulm kibernetik, apo defekt? Çfarë dihet nga ‘black-out-i’ total në Spanjë-Portugali

    Sulm kibernetik, apo defekt? Çfarë dihet nga ‘black-out-i’ total në Spanjë-Portugali

    Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka goditur Spanjën, Portugalinë dhe pjesë të jugut të Francës, duke shkaktuar kaos në transport, komunikacion dhe jetën publike. Ndërprerja u raportua fillimisht në Spanjë rreth orës 12:50 të së hënës, kur u ndërprenë shërbimet e internetit dhe funksionimi i transportit publik, përfshirë evakuimin e metrosë së Madridit dhe ndalimin e trenave hekurudhorë. Autoritetet dhe kompanitë energjetike nuk kanë dhënë ende një shpjegim të qartë për shkaqet, ndërsa po zhvillohen hetime nga Instituti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

    Gazeta “El Pais” raporton se kjo ndërprerje ka prekur edhe aeroportin e Madridit dhe shumë biznese të cilat kanë mbetur në errësirë. Ndërkohë, një situatë e ngjashme është shfaqur në Portugali, ku aeroporti i Lisbonës është mbyllur dhe ka pasur ndërprerje të komunikimeve nga veriu në jug të vendit. Në Francë, kryesisht në jug pranë kufirit me Spanjën, rajone si Perpinjoni dhe Narbona kanë raportuar ndërprerje të energjisë, edhe pse operatori francez i rrjetit RTE njoftoi se situata tani është stabilizuar.

    Një zjarr i madh në malin Alarik, i cili dëmtoi një linjë të rëndësishme të voltazhit të lartë midis Francës dhe Spanjës, konsiderohet si një nga shkaqet më të mundshme të kësaj ndërprerjeje masive. CEO i Red Electrica në Spanjë, Eduardo Prieto, deklaroi në një konferencë shtypi se rikthimi i plotë i energjisë mund të zgjasë nga gjashtë deri në dhjetë orë.

    Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë në vendin ku ndodhen dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Në Portugali, kompania ajrore TAP u ka bërë thirrje pasagjerëve të mos udhëtojnë drejt aeroporteve deri në një njoftim tjetër. Interneti dhe rrjetet celulare janë prekur, por në Spanjë disa shërbime të telefonisë janë ende funksionale.

    Kanë kaluar mbi dy orë që nga fillimi i blackout-it dhe shumë elementë të ngjarjes mbeten ende të paqartë, përfshirë shkaqet e sakta dhe nëse ndërprerja është rezultat i një incidenti natyral apo i një sulmi të organizuar kibernetik.