Tag: portugali

  • Portugalia fiton Ligën e Kombëve 2025

    Finale e UEFA Nations League:

    Portugali- Spanjë 2-2; 5-3 pen (Nuno Mendesh 26′, Ronaldo 61′ / Zubimendi 21′, Ojarzabal 45′)

    Portugalia për herë të dytë fituese e Nations League. E dyta erdhi këtë mbrëmje teksa pas barazimit 2-2 në 120′ fatin e finales Portugali- Spanjë e vendosën penalltitë. Luzitanët shënuan të gjitha goditjes ndërsa Spanja gaboi të katërtën me Moratën duke i dhënë të drejtë formacionit të Roberto Martinez të festojë.

    Ronaldo protagonist jo vetëm në fushë por dhe pas suksesit teksa u fokusua si kurrë më parë në emocione e lot.

    Vazhdo leximin

  • Finale e Ligës së Kombëve, Portugali-Spanjë formacionet

    Pas pak 21:00 në Mynih finalja e Nations Legaue edicioni i katërt. Në fushë Portugali- Spanjë për trofeun çka për të dyja kombëtaret do të ishte e dyta në histori.

    Paraprakisht formacionet zyrtare:

    Vazhdo leximin

  • Liga e Kombëve/ Sot finalja Portugali- Spanjë

    Liga e Kombëve edicioni i 4-ët i saj ka mbërritur në aktin e fundit. Këtë mbrëmje në orën 21:00 është planifikuar finalja e turneut të ri të UEFA-s.

    Në Gjermani ku po luhet kjo ‘Final Four’ sot përcktohet fituesi më i ri por dhe vendi i tretë që diskutohet më herët në Shtutrad mes Gjermanisë dhe Francës.

    Finalja e gjitha për t’u ndjekur. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, aty ku pak ditë më parë PSG mposhti Interin në finalen e Champions League (5-0) Portugalia e Roberto Martinez dhe Spanja e Luis de la Fuente për kurorën e dytë personale. Në edicionin e parë fitoi Portugalia, në të dytin Franca ndërsa i fundit i takoi Spanjës. Kështu sot fituesi i turneut bëhët ekipi i parë Kombëtar që kap shifren 2 trofe të fituar.

    Nations League 2025.

    Vendi i tretë/katërt ora 15:00

    Gjermani-Francë (në Shtutgard)

    Finalja ora 21:00:

    Portugali- Spanjë (në Mynih)

    Vazhdo leximin

  • Nations League/ Gjermani- Portugali, formacionet zyrtare

    Liga e Kombëve në fazë vendimtare, sot Gjermani- Portugali teksa nesër gjysmëfinalja tjetër- Spanjë- Francë

    Pas pak në Allianz Arena’ Mynih (21:00), gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombëve Gjermani- Portugali.

    Paraprakisht janë publikuar formacionet zyrtare nga dy trajnerët respektivë Nagelsman dhe Martinez.

    Arbitër kryesor, slloveni Slavko Vinçiç.

    Vazhdo leximin

  • UEFA U17 në Shqipëri/ Sot finalja Francë-Portugali, ecuria dhe…shifra

    Nisi më 19 maj 2025 për të mbrritur në sfidën e fundit sot 1 qershor 2025 me duelin final Francë U17-Portugali U17. Flitet për kompeticionin e UEFA U17 Championship për meshkuj ndërsa u zhvillua në Shqipëri e shtrirë në katër stadiume; “Arena Kombëtare” (Tiranë), “Elbasan Arena” (Elbasan), “Egnatia Arena” (Rrogozhinë) dhe “Niko Dovana” (Durrës).

    Në këtë event historik për vendin tonë, besuar FSHF-së dhe Shqipërisë, garuan 8 ekipe të ndara në dy grupe A dhe B. Shqipëria e kësaj grupmoshe mori pjesë si vend organizator duke u vendosur në Grupin A (tre humbje me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën me rezultatin e njëjtë 0-4).

    Në Grupin B bënin pjesë Italia, Anglia, Belgjika dhe Republika Çeke. Ndërkaq sipas formulës në gjysmëfinale (kalonin dy të parat) shkuan dhe u përballen; Francë– Belgjikë (3-2) dhe Itali- Portugali (2-2, pen 3-4).

    Ndërkaq këtë mbrëmje finalja Francë-Portugali me fillim orën 20:30 në ‘Arena Kombëtare” (Tiranë). Ky takim i është besuar të arbitërohet nga ukrainasi Oleksi Derevinski.

    Golashënuesi më i mirë deri para ndeshjes së sotme finale, Samuele Inacio (Itali) me 5 gola. Ndjekin; Djylian N’Guesan 4 (Francë), Alejandro Rodriguez 4 (Angli) dhe Tomas Soares 3 (Portugali).

    Më poshtë 8 finalet e fundit, vendi organizator dhe fituesit: (Fitues: Francë 2, Holandë 2, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Portugali nga një herë)./Përgatiti: Isuf Myrtaj/

    Vazhdo leximin

  • Portugali – Francë, finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

    Portugali – Francë, finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

    Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
    Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.
    Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.
    Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.

  • Euro U17 / Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”

    Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.

    Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3.

    Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.

    Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

    Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.

    Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.

  • “Komunist i pazbuluar”, shoku i Cristiano Ronaldos befason në Portugali dhe kandidon për…

    “Komunist i pazbuluar”, shoku i Cristiano Ronaldos befason në Portugali dhe kandidon për…

    Ish-futbollisti i njohur portugez, Luís Nani, ka befasuar opinionin publik duke shprehur mbështetje për koalicionin e majtë në Portugali, përmes një posteri dixhital me sloganin “Eu apoio” (Unë mbështes).

    Në poster, Nani është fotografuar duke buzëqeshur, duke mbështetur koalicionin midis Partisë Komuniste Portugeze dhe të Gjelbërve. Ky koalicion fushatizoi nën parullën “Pagat, pensionet, shëndeti, strehimi dhe paqja”.
    Megjithatë, posteri nuk është publikuar në faqet zyrtare të partive ose në rrjetet sociale të Nanit, duke ngritur pyetje mbi transparencën e fushatës.

    Nani, i cili u tërhoq nga futbolli në dhjetor 2024 pas një karriere të shquar, ka luajtur për klube të njohura si Manchester United, Sporting CP dhe Estrela Amadora.
    Ai gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares portugeze që fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016.
    Ky veprim i Nanit ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik dhe ka shtuar diskutimet mbi angazhimin e figurave publike në politikë.

    Top Channel

  • Francë-Portugali 0-0, Shqipëria lan duart me Euro U17

    Euro U17, Grupi A:

    Shqipëri- Gjermani 0-4 (7′ Mensah, 20′ Staf, 65′ Mike, 85′(p) Oteng-Mensah)

    Francë- Portugali 0-0

    Humbja e ndeshjes me Gjermaninë U17 nga Shqipëria U17 me shifrat 0-4 dhe barazimi mes Francës dhe Portugalisë në mbrëmje 0-0 ka përcjellë zyrtarisht Shqipërinë nga mundësia e kualifikimit për në gjysmëfinale.

    Tani Franca, Portugalia dhe Gjermania do të luftojnë në ndeshjet e fundit për dy biletat e parashikuara nga UEFA. Ndeshjet e fundit në grup zhvillohen të dielën (25 maj) në orën 20:30 me duelet Francë- Shqipëri (Elbasan Arena) dhe Portugali- Gjermani (Arena Kombëtare).

    Vazhdo leximin

  • Euro U17/ Sfidë delikate për Shqipërinë, në mbrëmje ‘finale’ Francë-Portugali

    Nga ora 18:00 marrin udhë ndeshjet e dyta të Grupit A të kampionatit Europian U17-të që po zhvillohet për herë ë parë në Shqipëri. Në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e kësaj grupmoshe të drejtuar nga trajneri italian Andrea Tedesko përballen me Gjrmaninë U17 ku në rolin e ndihmëstrajnerit të tyre figuron edhe shqiptari kampion bote me Gjermaninë A, Shkodran Mustafi.

    Ekipi shqiptar vjen në këtë duel pas humbjes 0-4 me Portugalinë ndërsa dhe përfaqësuesja gjermane u mund thellë në aktin e parë nga Franca 0-3. Në aspektin e rëndësisë kjo ndeshje duket se do të vendosë përfundimisht shanset e kuqezinjëve për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim apo do t’i thotë lamtumirë ecurisë për në gjysmëfinale. Ky takim do të gjykohet nga azeri Kamal Umudlu. Shqipëria U17 ka dhe një duel tjetër po në Elbasan ndërsa përballë më 25 maj (20:30) do të ketë favoritët e turneut Francën.

    Ndërkohë po sot në orën 20:30 në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja Francë- Portugali. Të dyja skuadrat konsiderohen të denja për njëra -tjetrën dhe pritet që sfida të shoqërohet me garë të fortë e ipenajtive. Fituesi me shumë gjasë kalon në gjysmëfinale duke e shndërruar ndeshjen e tretë më të shjeshtë për obejktivët e tyre. Polaku Lukaz Kuzma në rolin e arbitrit kryesor, do të vendosë drejtësi në fushë.

    Euro U17 2025 (Shqipëri)

    18:00

    Shqipëri- Gjermani

    20:30

    Francë-Portugali/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin