Tag: portugali

  • Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

    Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

    Juventus është përforcuar në merkato teksa ka siguruar shërbimet e Joao Mario.Mbrojtësi i krahut, i cili vjen nga Porto, ka nënshkruar kontratë, të vlefshme deri në vitin 2030.
    Në sezonin e fundit në Portugali, Mario luajti 27 ndeshje, duke dhuruar paraqitje pozitive. Debutimi i tij te Juventus në një ndeshje zyrtare mund të vijë në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Parmës me 24 gusht.

     

  • Portugali/ Mungesë e theksuar gjaku në spitale, shtyhen operacione dhe bëhet thirrje për dhurime

    Portugali/ Mungesë e theksuar gjaku në spitale, shtyhen operacione dhe bëhet thirrje për dhurime

    Rezervat e gjakut në Portugali kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë muajve të verës, si pasojë e mungesës së donatorëve që largohen për pushime, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore. Situata ka detyruar një nga spitalet më të mëdha të vendit, Spitalin Santa Maria në Lisbonë, të shtyjë disa ndërhyrje kirurgjikale dhe të bëjë thirrje urgjente për dhurime gjaku.

    “Rezervat janë të ulëta, siç janë në të gjitha spitalet në Portugali. Ky është një problem për vendin”, deklaroi Álvaro Beleza, drejtor i shërbimit të gjakut në këtë spital. Ai tha se Instituti Portugez i Gjakut dhe Transplantimit (IPST) po transferon gjak nga rajonet e Azoreve dhe Madeirës për të zbutur krizën.

    Sipas Belezës, donatorëve u është bërë apel të kontribuojnë përpara nisjes në pushime, pasi të sëmurët dhe ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente nuk “shkojnë me pushime”.

    Ai theksoi se ndonëse operacionet më emergjente nuk rrezikohen, disa ndërhyrje po shtyhen për të ruajtur rezervat për rastet më serioze. Situata është gjithnjë e më e rëndë çdo verë, për shkak të mungesës së dhuruesve në Portugali dhe në gjithë Evropën, ku mungojnë rreth dy milionë dhurime në vit.

    Në nivel të Bashkimit Evropian, nevojiten nga 67,000 deri në 70,000 njësi gjaku çdo ditë, por vetëm më pak se 5% e personave të kualifikuar dhurojnë gjak, sipas Aleancës Evropiane të Gjakut.

    Beleza ngriti shqetësimin për plakjen e brezit të dhuruesve të rregullt, të cilët pas moshës 65-vjeçare nuk mund të dhurojnë më, ndërsa të rinjtë tregojnë interes të ulët.

    Presidentja e IPST-së, Maria Antónia Escoval, vuri në dukje se pas datës 15 korrik situata e mungesës së gjakut rëndohet gjithmonë më shumë, ndërsa institucioni që ajo drejton publikon çdo javë situatën e stokut në internet, për të inkurajuar si dhuruesit e rregullt ashtu edhe ata të rinj që të kontribuojnë.

  • Euro Women’s 2025/ Itali-Belgjikë dhe Spanjë-Portugali sfidat e sotme

    Euro Women’s 2025/ Itali-Belgjikë dhe Spanjë-Portugali sfidat e sotme

    Nuk dihet nëse UEFA do të shtyjë sfidën e Portugalisë pas tragjedisë ‘Zhota’…

    Kampionati Europian për femra që nisi dje në Zvicër luan sot dy takime të Grupit B. Në orën 18:00 Belgjikë-Itali e parashikuar të zhvillohet në impiantin me kapacitet të vogël të Sionit (14 283 ulëse) ndërsa në orën 21:00 në Bern (31 700 vende), radha e Spanjë- Portugali.

    Kompeticioni i 14-të i UEFA-s për femra prodhoi dje dy rezultate të grupit A; Islandë-Finlandë 0-1 dhe Zvicër-Norvegji 1-2.

    Vazhdo leximin

  • Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Portugali dhe Algjeri

    Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Portugali dhe Algjeri

    Një sukses i ri për poeten shqiptare Irma Kurti: botohet në Portugali përmbledhja e saj me poezi dygjuhëshe (portugalisht – italisht) me titull “Anima incrinata/Alma fracturada” (Shpirt i lënduar). Libri botohet nga Edições Fantasma, në Portugali. Përkthimi është bërë nga Carlos Ramos, poet, përkthyes dhe botues mbi versionin në gjuhën spanjolle të poezive të autores të përkthyera nga Rafael Carcelén.Në parathënien e librit, Vesna Andrejević, ndër të tjera, shkruan: “Poezia e Irma Kurtit është e pastër, e thjeshtë dhe e bukur në sinqeritetin e saj, aq bindëse sa prek menjëherë telat e zemrës me një lloj “naiviteti”, pikërisht atë që kanë vetëm fëmijët dhe poetët. Krijimtaria e saj udhëton poetikisht në dy binarë kryesorë: në të parin dominon tema e vetmisë dhe rrjedhimisht e tjetërsimit njerëzor e parë përmes kaleidoskopit poetik të shpirtit të poetes. Binari i dytë poetik i përmbledhjes, më i ndjeshmi dhe më prekësi që përshkon poetikën e Kurtit, është shpirti që pikon dhembje teksa përshkruan trishtimin dhe humbjen personale të prindërve, tashmë engjëjt e saj mbrojtës, të larguar drejt një dimensioni tjetër, nga i cili ende frymëzojnë ndjesitë e saj të thella dhe unike, duke vëzhguar çdo hap lirik të poetes.”Botimi në AlgjeriLibri titullohet “سماء بدون نجوم”(A sky without stars) – “Një qiell pa yje” dhe mban logon e shtëpisë botuese Tohfa Publishing House. Përmbledhja poetike është përkthyer në gjuhën arabe nga Dr. Abdelkadir Kechida. Imazhi i kopertinës është i fotografit italian Biagio Fortini. Në komunikatën për shtyp të botuesit shkruhet: “Shtëpia Botuese Tohfa në Algjeri publikon librin e titulluar “Një qiell pa yje”  nën përkthimin mjeshtëror të Dr. Abdelkadir Kecihda, – të shkruar nga poetja italo-shqiptare Irma Kurti, e cilësuar si një nga zërat poetikë bashkëkohorë më interesantë në Evropë. Kjo përmbledhje poetike trajton temat e ekzistencës, dashurisë, izolimit dhe dhimbjes së humbjes, duke ruajtur njëkohësisht simbolikën karakteristike dhe elegancën ritmike të krijimtarisë së Irma Kurtit. Përkthimi arrin një ekuilibër delikat midis besnikërisë ndaj tekstit origjinal dhe talentit krijues të artit letrar arab. Vetë përkthyesi e përshkruan veprën si një ‘urë kulturore midis botës arabe dhe asaj evropiane’”.Shkrimtari, dramaturgu dhe kritiku letrar Hamid Oqabi lidhur me krijimtarinë e poetes shqiptare shkruan: “Irma Kurti, një poete dhe shkrimtare shqiptare, e natyralizuar italiane, shkruan në tri gjuhë (shqip, italisht dhe anglisht). Ajo është një nga zërat fëmërorë më të rëndësishëm në diasporë. Ka botuar dhjetëra libra me poezi dhe prozë, dhe veprat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë, duke reflektuar një prani të gjerë të saj në skenën letrare evropiane. Poezia e saj përqendrohet në tema të ngarkuara emocionalisht dhe thellësisht njerëzore, veçanërisht: dashuria, humbja, plakja, mungesa, vetmia dhe dëshira për ngrohtësi. Megjithatë, ajo nuk i trajton këto tema në mënyrë filozofike apo abstrakte; përkundrazi, ato shfaqen përmes momenteve të vogla, të përditshme që u japin poezive sinqeritet dhe rrjedhshmëri. Një fjalë, një vështrim, një lule, një foto ose një palë pantofla bëhen gjurmë poetike të gjendjeve të brendshme emocionale. Ajo që e dallon veprën e Irma Kurtit është ndershmëria emocionale dhe identiteti i saj shumështresor, pasi krijimet e saj lindin nga kryqëzimi i personales dhe kulturës, duke ofruar një zë poetik që i kapërcen kufijtë pa pretendime apo ekzagjerime.”Irma Kurti ka botuar mbi 100 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 21 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi, Kolumbi, Argjentinë, Moldavi, Portugali dhe Algjeri.

  • Mbrojtësi i Shqipërisë zyrtarizon largimin nga Europa, surprizon me skuadrën e re

    Mbrojtësi i Shqipërisë zyrtarizon largimin nga Europa, surprizon me skuadrën e re

    Pas përfundimit të kontratës me Famalicao në Portugali, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të largohet nga Europa. Ai është prezantuar zyrtarisht dhe ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin amerikan deri në vitin 2028. Me këtë lëvizje, Mihaj do të ketë mundësinë të luajë në të njëjtin kampionat me Lionel Messin.
    Enea Mihaj ka vendosur të vijojë karrierën në SHBA, duke u bashkuar me skuadrën e Atlanta United në Major League Soccer.
    Pavarësisht interesimit nga klube në Itali dhe Turqi, 26-vjeçari ka preferuar eksperiencën në MLS. Më parë, ai ka qenë pjesë e Panetolikos dhe PAOK në Greqi, si dhe ka luajtur në Portugali me Famalicao.

  • Euro U21/ Çerekfinalja e parë, Holanda në gjysmëfinale

    Me Portugali U21- Holandë U21 startuar në 18:00 (0-0 kohë reale) nisën sot ndeshjet e çerekfinale të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki.

    Në impiatin e Zilinës të dyja skuadrat kërkuan me insistim të shkonin te goli mirpo rrjedha e lojës nuk përfshiu elementin ‘gol’, aq vendimtar në ndeshje futbolli.

    Dy episode kryesore në këtë pjesë. Në minutën e 21′ Ruben van Bomel (Hol) u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) ndërsa në të 31′ lojtari kryesor i luzitanve Xhovani Kenda humbi një penallti.

    Në pjesën e dytë presioni i portugezëve ishte i madh por pa mundur të shënojë. Atë që nuk e beri skuadra e Zhorzh e bën Holanda me Poki në minutën e 84′ duke arritur të kualifikojë skuadrën e tij.

    Ndërkohë në orën 21:00 çerekfinalja e dytë e ditës së sotme: Spanjë U21-Angli U21. Nesër radha e Danimarkë U21- Francë U21(18:00) dhe Gjermani U21-Itali U21 (21:00)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro U21/ Çerekfinalja e parë, Portugali-Holandë…

    Me Portugali U21- Holandë U21 startuar në 18:00 (0-0 kohë reale) nisën sot ndeshjet e çerekfinale të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki.

    Në impiatin e Zilinës të dyja skuadrat kërkuan me insistim të shkonin te goli mirpo rrjedha e lojës nuk përfshiu elementin ‘gol’, aq vendimtar në ndeshje futbolli.

    Dy episode kryesore në këtë pjesë. Në minutën e 21′ Ruben van Bomel (Hol) u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) ndërsa në të 31′ lojtari kryesor i luzitanve Kuenda humbi një penallti…vijon

    Ndërkohë në orën 21:00 çerekfinalja e dytë e ditës së sotme: Spanjë U21-Angli U21. Nesër radha e Danimarkë U21- Francë U21(18:00) dhe Gjermani U21-Itali U21 (21:00)

    Vazhdo leximin

  • Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

    Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

    Bota E Martë, 17 Qershor 2025 14:35
    Dhjetëra qytete në Spanjë, Itali dhe Portugali u përfshinë së fundmi nga protesta të organizuara kundër turizmit masiv, me organizatorët në Barcelonë që i bënë thirrje pjesëmarrësve të sillnin pistoleta uji për t’i drejtuar ndaj turistëve në mënyrë simbolike.
    Protestuesit argumentojnë se turizmi i pakontrolluar ka çuar në rritjen e kostove të jetesës, mungesë banesash të përballueshme për vendasit dhe mbipopullim të zonave urbane. Fushata në Spanjë mban emrin “Më pak turizëm, më shumë jetë”. Protestuesit pretendojnë se situata aktuale po sjell “shkatërrim të territorit, pasiguri ekonomike, krizë banimi dhe humbje të të drejtave”.

    Protestat u mbajtën në qytete si Barcelona, Granada, Palma dhe Ibiza në Spanjë, Lisbonë në Portugali, si dhe në destinacione të njohura italiane si Venecia, Genova, Palermo, Milano dhe Napoli. Ky reagim vjen pas raportimeve për kampe të përkohshme në Ibiza, ku dhjetëra persona jetojnë pa ujë, energji ose shërbime bazë.
    Zemërimi i protestuesve është i drejtuar kryesisht ndaj Airbnb dhe rritjes së qirave afatshkurtra, të cilat siç thonë ata po përjashtojnë vendasit nga lagjet e tyre. Carmen Naranjo, një studente 21-vjeçare nga Barcelona, deklaroi për Sky News se “qyteti është kthyer në një park lojërash për turistët”, dhe se për shkak të mbipopullimit janë mbyllur disa prej vendeve që frekuentoheshin nga banorët.
    Edhe Txema Escorsa, banor i Barcelonës, tha se ndjehet i lodhur nga presioni dhe është ndalur së përdoruri Airbnb gjatë udhëtimeve të tij, pasi “në fund e kupton që kjo po ua merr banesat njerëzve”.
    Nga ana tjetër, Jaime Rodríguez de Santiago, drejtor i përgjithshëm i Airbnb për Spanjën dhe Portugalinë, u shpreh se “politikanët kanë gjetur një fajtor të lehtë për të justifikuar dështimet e tyre në politikën e strehimit dhe të turizmit gjatë dekadave të fundit”. Ai shtoi se hotelet vazhdojnë të jenë forma kryesore e akomodimit për turistët, me 20 milion vizitorë që qëndruan në hotele në Barcelonë gjatë 2024, krahasuar me 12 milion që përdorën banesa me qira.
    Protestat vijnë ndërsa shpenzimet ndërkombëtare për udhëtime në Europë pritet të rriten me 11%, duke arritur në 617 miliardë paund këtë vit. Spanja ka pritur 94 milionë turistë të huaj në 2024, një rekord historik që mund të tejkalohet edhe më tej në 2025, sipas parashikimeve të ministrisë së ekonomisë.
    Ndërkohë, autoritetet vendore në Barcelona kanë propozuar mbylljen graduale të apartamenteve turistike, ndërsa Pompei dhe destinacione të tjera të njohura kanë njoftuar masa për të kufizuar numrin e vizitorëve ditorë, në përpjekje për të balancuar interesat ekonomike me ato shoqërore dhe mjedisore.
    Në Portugali, demonstrata të ngjashme u mbajtën në Lisbonë, ku banorët denoncuan rritjen e çmimeve, zhvendosjen e komuniteteve tradicionale dhe mbipopullimin e zonave historike. Aktivistët e shoqërisë civile kërkuan më shumë rregullim të tregut të banesave dhe ndërhyrje ndaj monopoleve të turizmit dixhital që po përthithin qendrat urbane.
    Edhe Italia u përfshi fuqishëm në protestat e koordinuara. Tubime u organizuan në Venecia, Genova, Palermo, Milano dhe Napoli, ku aktivistët ngritën shqetësime të ngjashme mbi zhdukjen e tregjeve lokale, mbylljen e bizneseve tradicionale, rritjen e ndjeshme të qirave dhe transformimin e qyteteve në “vitrina për turistë”.
    Në Venecia, ku është në fuqi një taksë për hyrje dhe kufizime ditore për vizitorët, banorët kërkojnë masa më të ashpra për të ruajtur jetën sociale dhe mjedisore të lagunës historike.
    Zemërimi qytetar po përshkallëzohet në të gjithë Europën jugore, në një kontekst kur shpenzimet ndërkombëtare për udhëtime pritet të rriten me 11% në 2025, duke arritur në 617 miliardë paund. Spanja priti një rekord prej 94 milionë turistësh në vitin 2024, ndërsa pritet që këtë vit shifra të arrijë në 100 milionë./ Monitor

  • Protesta kundër turizmit masiv përfshijnë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë

    Protesta kundër turizmit masiv përfshijnë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë

    Dhjetëra qytete në Spanjë, Itali dhe Portugali u përfshinë së fundmi nga protesta të organizuara kundër turizmit masiv, me organizatorët në Barcelonë që i bënë thirrje pjesëmarrësve të sillnin pistoleta uji për t’i drejtuar ndaj turistëve në mënyrë simbolike.Protestuesit argumentojnë se turizmi i pakontrolluar ka çuar në rritjen e kostove të jetesës, mungesë banesash të përballueshme për vendasit dhe mbipopullim të zonave urbane. Fushata në Spanjë mban emrin “Më pak turizëm, më shumë jetë”. Protestuesit pretendojnë se situata aktuale po sjell “shkatërrim të territorit, pasiguri ekonomike, krizë banimi dhe humbje të të drejtave”.Protestat u mbajtën në qytete si Barcelona, Granada, Palma dhe Ibiza në Spanjë, Lisbonë në Portugali, si dhe në destinacione të njohura italiane si Venecia, Genova, Palermo, Milano dhe Napoli. Ky reagim vjen pas raportimeve për kampe të përkohshme në Ibiza, ku dhjetëra persona jetojnë pa ujë, energji ose shërbime bazë.Zemërimi i protestuesve është i drejtuar kryesisht ndaj Airbnb dhe rritjes së qirave afatshkurtra, të cilat—siç thonë ata—po përjashtojnë vendasit nga lagjet e tyre. Carmen Naranjo, një studente 21-vjeçare nga Barcelona, deklaroi për Sky News se “qyteti është kthyer në një park lojërash për turistët”, dhe se për shkak të mbipopullimit janë mbyllur disa prej vendeve që frekuentoheshin nga banorët.Edhe Txema Escorsa, banor i Barcelonës, tha se ndjehet i lodhur nga presioni dhe është ndalur së përdoruri Airbnb gjatë udhëtimeve të tij, pasi “në fund e kupton që kjo po ua merr banesat njerëzve”.Nga ana tjetër, Jaime Rodríguez de Santiago, drejtor i përgjithshëm i Airbnb për Spanjën dhe Portugalinë, u shpreh se “politikanët kanë gjetur një fajtor të lehtë për të justifikuar dështimet e tyre në politikën e strehimit dhe të turizmit gjatë dekadave të fundit”. Ai shtoi se hotelet vazhdojnë të jenë forma kryesore e akomodimit për turistët, me 20 milion vizitorë që qëndruan në hotele në Barcelonë gjatë 2024, krahasuar me 12 milion që përdorën banesa me qira.Protestat vijnë ndërsa shpenzimet ndërkombëtare për udhëtime në Europë pritet të rriten me 11%, duke arritur në 617 miliardë paund këtë vit. Spanja ka pritur 94 milionë turistë të huaj në 2024, një rekord historik që mund të tejkalohet edhe më tej në 2025, sipas parashikimeve të ministrisë së ekonomisë.Ndërkohë, autoritetet vendore në Barcelona kanë propozuar mbylljen graduale të apartamenteve turistike, ndërsa Pompei dhe destinacione të tjera të njohura kanë njoftuar masa për të kufizuar numrin e vizitorëve ditorë, në përpjekje për të balancuar interesat ekonomike me ato shoqërore dhe mjedisore.Në Portugali, demonstrata të ngjashme u mbajtën në Lisbonë, ku banorët denoncuan rritjen e çmimeve, zhvendosjen e komuniteteve tradicionale dhe mbipopullimin e zonave historike. Aktivistët e shoqërisë civile kërkuan më shumë rregullim të tregut të banesave dhe ndërhyrje ndaj monopoleve të turizmit dixhital që po përthithin qendrat urbane.Edhe Italia u përfshi fuqishëm në protestat e koordinuara. Tubime u organizuan në Venecia, Genova, Palermo, Milano dhe Napoli, ku aktivistët ngritën shqetësime të ngjashme mbi zhdukjen e tregjeve lokale, mbylljen e bizneseve tradicionale, rritjen e ndjeshme të qirave dhe transformimin e qyteteve në “vitrina për turistë”.Në Venecia, ku është në fuqi një taksë për hyrje dhe kufizime ditore për vizitorët, banorët kërkojnë masa më të ashpra për të ruajtur jetën sociale dhe mjedisore të lagunës historike.Zemërimi qytetar po përshkallëzohet në të gjithë Europën jugore, në një kontekst kur shpenzimet ndërkombëtare për udhëtime pritet të rriten me 11% në 2025, duke arritur në 617 miliardë paund. Spanja priti një rekord prej 94 milionë turistësh në vitin 2024, ndërsa pritet që këtë vit shifra të arrijë në 100 milionë./ Sky News, Reuters Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndeshja Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna dhe humb jetën

    Ndeshja Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna dhe humb jetën

    Finalja e Ligës së Kombeve midis Portugalisë dhe Spanjës në Allianz Arena u shënua nga një ngjarje tragjike.

    Një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna.
    Incidenti ndodhi në pjesën e parë të kohës shtesë, kur tifozi fatkeq u rrëzua.

    Atij iu dha menjëherë ndihma e parë, por në fund ndërroi jetë nga plagët e marra.
    Kombësia e tifozit nuk është zbuluar ende.
    Portugalia u shpall kampione e UEFA Nations League 2025, pasi mposhti me penallti Spanjën.