Tag: portreti

  • Rekord historik në botën e artit! Portreti i Elizabeth Lederer shitet për 236 milionë dollarë

    Rekord historik në botën e artit! Portreti i Elizabeth Lederer shitet për 236 milionë dollarë

    Portreti i Elizabeth Lederer, i pikturuar nga Gustav Klimt, u shit në Sotheby’s për 236 milionë dollarë (rreth 204 milionë euro), duke vendosur një rekord personal për artistin dhe duke u bërë vepra e dytë më e shtrenjtë në histori të ankandeve.
    Ankandi u zhvillua në selinë e re të Sotheby’s në Breuer Building, Madison Avenue, New York, duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe mediave ndërkombëtare.
    Piktura, e porositur nga prindërit e Elizabeth Lederer në vitin 1914, ishte pjesë e koleksionit të magnatit të kozmetikës Leonard Lauder, i cili ndërroi jetë në qershor të vitit të kaluar. Lauder e kishte blerë këtë portret në vitin 1985 nga galeria Serge Sabarsky. Portreti i Elizabeth është i pari nga tre veprat e Klimt-it të përfshira në ankandin e koleksionit Lauder.
    Ky portret bëhet vepra e dytë më e shtrenjtë e artit të shitur ndonjëherë në ankand, pas “Salvator Mundi” të Leonardo da Vinci, i cili u shit për 450 milionë dollarë në New York në vitin 2017.
    Gjashtë ofertues luftuan për 20 minuta për këtë kryevepër të secesionit vienes, që paraqet vajzën e mbështetësit kryesor të Klimt-it në një fustan perandorak kinez të bardhë mbi një sfond tapeti blu me motive të frymëzuara nga Azia. Sotheby’s nuk ka zbuluar identitetin e blerësit.
    Shtëpia e ankandeve thekson se portretet e mëdha me figurë të plotë të realizuara nga Klimt gjatë periudhës 1912-1917 janë jashtëzakonisht të rralla. Shumica ndodhen në koleksione muzeale, ndërsa vetëm pak janë në pronësi të koleksionistëve privatë. Portreti i Elizabeth Lederer u konfiskua nga nazistët, por më pas u rikthye te familja e subjektit dhe u ble nga djali i Estée Lauder në vitet ’80.
    Shitja rekord erdhi në një kohë kur të ardhurat globale nga ankandet e artit ranë me 33,5% në vitin 2024, duke arritur në 9,9 miliardë dollarë, niveli më i ulët që nga viti 2009, sipas raportit të Artprice. Rënia është pjesërisht për shkak të mungesës së veprave me vlerë të lartë dhe sfidave ekonomike globale.
    Ky moment historik thekson rëndësinë e veprave të Klimt-it në tregun ndërkombëtar të artit dhe vlerën e jashtëzakonshme të koleksioneve private të epokës së secesionit vienes.

  • Portreti i parë i Kadaresë/ Vepra e realizuar në vitin 1958 nga piktori Vilson Kilica, gjatë studimeve të tij në Bashkimin Sovjetik

    Portreti i parë i Kadaresë/ Vepra e realizuar në vitin 1958 nga piktori Vilson Kilica, gjatë studimeve të tij në Bashkimin Sovjetik

    Ky është portreti i parë i shkrimtarit Ismail Kadare, realizuar nga piktori Vilson Kilica.

    Autorësia e pikturës që ndodhej në shtëpinë e Kadaresë, u vërtetua pas një studimi nga Suzana Varvarica, që tregon se vepra është realizuar në vitet 1958-1959, kur Kilica dhe Kadare studionin në Bashkimin Sovjetik.
    “Është një portret i drejtpërdrejtë, i bërë nga Vilson Kilica për Ismail Kadarenë dhe i dhuruar për Ismail Kadarenë në atë kohë. Këtu përmbyllet datimi dhe gjetja e autorit, që janë shumë të rëndësishme për një muzi arti ose për një muze që konservon vepra arti”, thotë Suzana Varvarica.
    Mungesa e firmës në vepër bëri studiuesit të hulumtojnë më shumë dhe një shënim i gjetur në pëlhurë në pjesën e pasme ishte detaji që i bindi për autorësinë.
    Restauratori Olsi Laska tha: “Gjatë pastrimit, doli kjo firma këtu që është ‘Kadare’, e shkruar në rusisht”.
    Kjo pikturë me vlerë të madhe për artin pamor në vend, ishte në një gjendje të shkatërruar, në kufijtë e shkatërrimit dhe ndërhyrja e restauratorit Olsi Laska i riktheu pamjen e 56 viteve më parë: “Boja ishte shumë e thatë dhe kishte filluar të binte. Pasi konservohet piktura e autorit, lyhet me vërnik dhe fillojnë fazat e stukimit dhe çdo gjë imitohet me gdhëndjet, me penelatën e piktorit. Të gjitha këto janë mbi vërnik, që është ‘xhami’ që ndan pikturën origjinale me atë të restauratorit.
    Ishte e lehtë të dilje te autorësia, te peneli, te ngjyrat, te kontrasti, ndarjet grafike, është i veçantë në teknikë dhe ngjyrë”.
    Moderniteti që përcjell portreti përmes teknikës së përdorur tregon më shumë për krijimtarinë e veçantë të Kilicës, i vlerësuar si një ndër krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare, i vlerësuar me titujt “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”.
    Suzana Varvarica shtoi: “Vepra ka shumë rëndësi sepse tregon fillesat e Vilson Kilicës, por jo fillesat e para sikurse jemi mësuar ne nga Liceu Artistik, por janë fillesa të një arti, të cilin ai e konceptonte të sjellë nga Bashkimi Sovjetik dhe të raportuar në kushtet shqiptare”.

    Top Channel

  • Restaurohet portreti i parë i Kadaresë, vepër e piktorit Vilson Kilica dhe besohet se është realizuar në 1958

    Restaurohet portreti i parë i Kadaresë, vepër e piktorit Vilson Kilica dhe besohet se është realizuar në 1958

    Portreti i parë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare është restauruar. Vepra është pjesë e fondit të Shtëpisë Studio Kadare dhe më parë për të ka nisur edhe një proces studimi. Në lidhje me restaurimin e veprës një aktivitet do të zhvillohet më 4 nëntor në Shtëpinë Studio Kadare. Anisa Ymeri drejtoreshë e Shtëpisë Studio Kadare shprehet se portreti ishte në gjendje shumë të dëmtuar dhe nuk ishte identifikuar autori i saj, pasi nuk ishte e nënshkruar.
    “Në muajin janar 2025, nisi një proces studimi për identifikim e autorit të saj dhe sidomos restaurimit, pasi piktura ishte në prag të shkatërrimit të plotë”, shprehet Ymeri drejtoreshë e  Shtëpisë Studio Kadare. Në një njoftim për aktivitetin, ajo bën me dije se restaurimi u krye nga Olsi Laska, specialist i restaurimit të veprave të artit në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka identifikoi përfundimisht autorin e saj, duke saktësuar se ai është piktori Vilson Kilica dhe se është realizuar në periudhën e studimeve të tyre në Bashkimin Sovjetik dhe besohet se është realizuar në vitin 1958.  Ymeri sjell në vëmendje se për fondin e Shtëpisë Studio Kadare, një portret i shkrimtarit Ismail Kadare me autor piktorin Vilson Kilica, është me shumë rëndësi. “Por po aq me rëndësi është edhe për fondin e veprave të artit”, vijon më tej ajo.
    Në këtë aktivitet që do të zhvillohet pas disa ditësh  në Shtëpinë e Kadaresë do të marrin pjesë restauratori Olsi Laska, Suzana Varvarica Kuka studiuese arti, studentë të pikturës së Universitetit të Arteve e më gjerë. Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024 në Tiranë. Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 40 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • Kapen “mat”! Zbulohet portreti i të dashurit të Ronela Hajatit

    Kapen “mat”! Zbulohet portreti i të dashurit të Ronela Hajatit

    Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se është në një fazë të re të jetës së saj personale. Së fundmi, ajo është parë në Toronto të Kanadasë në një ndeshje basketbolli, në shoqërinë e një mashkulli misterioz, që sipas burimeve, është i dashuri i saj.
    Ronela ndodhet prej më shumë se një muaji në Kanada, ku po kalon kohë pranë partnerit të saj të ri. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë këngëtaren duke shijuar atmosferën e ndeshjes, e qeshur dhe e relaksuar në krahët e të dashurit. Video është filmuar nga një shqiptare e cila jeton në Kanada dhe e ka pikasur Ronelën të ulur duke ndjekur ndeshjen.
    Screenshot
    Edhe pse Ronela nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për lidhjen, duket se artistja po e mban jetën e saj private larg vëmendjes së mediave, por videot nga Toronto e kanë tradhtuar!
    Fansat kanë vërshuar me komente në videon që po qarkullon në rrjetin social “TikTok”. Edhe vetë Ronela ka ndarë në story foto nga ndeshja e basketbollit, si dhe foto të artistit me famë botërore, Drake i cili ishte po ashtu i pranishëm duke ndjekur ndeshjen live.
    Ende nuk dihet asgjë rreth identitetit të partnerit të saj, por nuk i dihet asnjëherë, mbase tani që portreti iu zbulua, Ronela mund të ndajë foto me te në rrjetet sociale.

  • “Motra Tone” në dokumentar, pasardhës të Kolë Idromenos i dhurojnë muzeut disa sende të familjes

    “Motra Tone” në dokumentar, pasardhës të Kolë Idromenos i dhurojnë muzeut disa sende të familjes

    “Motra Tone”, kryevepra e piktorit Kolë Idromeno përbën një nga portretet më të njohura të artit shqiptar. Së fundmi për figurën e motrës së vetme të piktorit shkodran, po përgatitet një dokumentar nga regjisori Vranin Gecaj nga Kosova.
    Ai ka zgjedhur pikërisht Motrën Tone si boshtin tematik të projektit të tij të fundit. E në këtë rrugëtim, një moment i vecantë ishte edhe dhurimi që i bënë muzeut historik të Shkodrës, pasardhësit e kësaj familje.
    Një bust i Idromenos dhe disa veshje që i shpëtuan luftës së Kosovës, e që i përkasin motres Tone, tashmë do të jenë në fondin e muzeut historik të Shkodrës.

    Regjisori Gecaj thekson se projekti ka për qëllim të hedhë dritë mbi rrënjët familjare dhe shpirtërore të këtij portreti.
    Dokumentari pritet të shfaqet së shpejti. Në kohën kur u realizua portreti, as motra Tone, as vetë Idromeno nuk e dinin se po krijohej piktura e parë realiste në Shqipëri, dhe se në atë vepër do të shënohej fillimi i një faze të re, në të gjithë artin shqiptar. Portreti u punua në 2 shkurt 1883.
    /vizionplus.tv

  • Portreti i vjedhur nga nazistët 80 vite më parë, rishfaqet rastësisht në Argjentinë

    Portreti i vjedhur nga nazistët 80 vite më parë, rishfaqet rastësisht në Argjentinë

    Një portret nga shekulli i 18-të, i vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, besohet se është rishfaqur në një vend krejt të paparashikueshëm: i varur mbi një divan në një shtëpi bregdetare në Argjentinë dhe nuk u zbulua nga organet ligjzbatuese apo ndonjë muze, por nga një foto e publikuar në një faqe interneti për shitjen e pasurive të patundshme.

    Vepra, “Portreti i një Zonje” i realizuar nga artisti barok italian Giuseppe Vittore Ghislandi, i përkiste Jacques Goudstikker, një tregtar i njohur hebre-arti nga Holanda, koleksioni i të cilit me më shumë se 1 mijë e 100 vepra u konfiskua pas pushtimit nazist të Holandës në vitin 1940.

    Zyrtarë të lartë nazistë morën qindra prej tyre, sipas Agjencisë Holandeze për Trashëgiminë Kulturore. Trashëgimtarët e Goudstikker përfaqësohen nga avokatët amerikanë Yael Friedman dhe Amelia Cuneo nga Friedman, Norman & Friedland, LLP.

    Friedman konfirmoi për “ABC News” se klientja e tyre, Marei von Saher, vajza e dhëndrit të Goudstikkerit, 81 vjeçe dhe trashëgimtare e vetme, synon të ngrejë një kërkesë zyrtare për dëmshpërblim për “Portretin e një Zonje”.

  • Fisnikëria Arbërore: Portreti i një kalorësi i vitit 1510, një pikturë me teknikën vaj në pëlhurë nga Viktor Karpaçi (Vittore Carpaccio), artist arbëror i Humanizmit dhe Rilindjes venedikase

    Fisnikëria Arbërore: Portreti i një kalorësi i vitit 1510, një pikturë me teknikën vaj në pëlhurë nga Viktor Karpaçi (Vittore Carpaccio), artist arbëror i Humanizmit dhe Rilindjes venedikase

    Jahja Drancolli

    Fisnikëria Arbërore: Portreti i një kalorësi (Ritratto di cavaliere) i vitit 1510, një pikturë me teknikën vaj në pëlhurë nga Viktor Karpaçi (Vittore Carpaccio), artist arbëror i Humanizmit dhe Rilindjes venedikase. Vepra ka përmasa 218.5 x 152.2 x 3.2 cm dhe është ekspozuar në muzeun Thyssen-Bornemisza në Madrid!

    Kjo kryevepër, e pasur në detaje dhe e përsosur në realizimin figurativ, është një nga pikturat më të rëndësishme të Vittore Carpaccio, një piktor me aftësi të mëdha narrative, i cili në këtë vepër krijon një koleksion të vërtetë simbolesh. Si flora ashtu edhe fauna e përfaqësuar në çdo pikë të kanavacës, i referohen fatit, besimit, cilësive dhe virtyteve të kalorësit. Në fund majtas mund të shihni praninë e një karte në të cilën mund të lexoni “Malo mori quam foedari” (“Më mirë të vdesësh sesa të çnderohesh”).

    Ky është ndoshta portreti i parë me gjatësi të plotë në historinë e pikturës europiane dhe shkëlqimi pamor i kësaj vepre (Kalorësi i ri në një peizazh) përfaqëson një nga arritjet më të larta në historinë e artit!

  • Historia “e çuditshme” e pikturës më të shtrenjtë të Van Gogut

    Historia “e çuditshme” e pikturës më të shtrenjtë të Van Gogut

    VIincent Van Gogh

    Portreti i doktorit, punë e Vincent van Gogut, del në ankand në shtëpinë “Christie’s”, 17 majin e vitit 1989, duke u shitur me çmimin më të lartë asokohe, plot 82. 5 milionë dollarë.

    Blerësi ishte biznesmeni japonez Ryoei Saito, i cili, mësohet të ketë thënë se donte që “Portreti” t’i digjej me trupin e tij, por për fat të mirë, kjo nuk ndodhi me vdekjen e biznesmenit në 1996. Ishte thjesht sensi i tij i humorit morbid. Dy vjet më vonë, piktura iu shit privatisht menaxherit austriak të investimeve Wolfgang Flöttl. Dhe pasi u përball me probleme financiare disa vite më parë, ajo i kaloi pronarit aktual.

    Van Gog i shkroi të vëllait, në vitin 1890, për pikturën: “E kam bërë portretin e Dr. Gachet, duke i dhënë pamjes së tij një shprehje melankolike, që mund të duket edhe si ngërdheshje, për ata që e shohin … Ai duket i trishtueshëm, i butë, por i qartë dhe inteligjent. Ashtu siç duhet të pikturohet një portret që të mund të vështrohet si sot edhe 100 vjet më vonë”. Për të njëjtën punë, piktori i shkruan motrës së tij Willemien, Auvers-sur-Oise, më 5 qershor 1890: “Te Dr Gachet, kam gjetur një mik të gatshëm për gjithçka, si një vëlla. Aq shumë i ngjajmë njëri-tjetrit, fizikisht dhe moralisht.

    Ai vetë është shumë nervoz dhe shumë i çuditshëm. Ka bërë shumë miqësi dhe shërbime për artistët e shkollës së re. Natyrisht aq sa ka pasur në dorë. Ne u bëmë miq menjëherë dhe do të shkoj të kaloj një ose dy ditë në javë në shtëpinë e tij, duke punuar në kopsht me të, nga ku kam pikturuar tashmë dy punë. ”Dr Paul Gachet ishte përfshirë me pasion të zjarrtë me botën bohemiane të artistëve impresionistë të Parisit. Ai ishte mjek i shumë piktorëve, përfshirë Cezanne dhe u bë doktor i Van Gogut në “Auvers-sur-oise”. Pasi ai u largua nga azili “Saint Remy”, pas një rekomandimi nga Camille Pissarro, drejtuar vëllait të piktorit, Teo.

    Van Gogu jetoi në Auvers, kështu edhe mund të trajtohej nga doktori në fjalë. Ai u trajtua nga ky mjek, nga maji 1890 deri në vdekjen e tij, në korrik të atij viti. Piktura pati një odise të gjatë poseduesish dhe peripecish. Në vitin 1910, “Portreti i Dr Gachet” iu dha hua ekspozitës tashmë të famshme “Post-Impresioniste” në Londër.

    Në vitin 1911, piktura iu dhurua muzeut “Städel”. Ndërmjet luftrave, ai shërbeu si një frymëzim i madh për artistët modernë gjermanë, veçanërisht për ekspresionistët.

    Por, pasi nazi stët erdhën në pushtet, e deklaruan veprën si “të degjeneruar”, duke e konfiskuar në dhjetor 1937. Kryesisht për të fituar para dhe jo për arsyet e tyre të shtrembëruara ideologjike, transmeton ‘konica.al’.

    Ajo që sapo u shfaq është se piktura u dërgua në Londër në vitin 1939 dhe do të shfaqej në një ekspozitë të madhe të Van Gogut, që nuk u realizua kurrë për shkak të luftës. Galeria Cassirer në Londër, po planifikonte shfaqjen dhe kishte marrë masat. Për të marrë hua “Portretin e Dr Gachet”. Walter Feilchenfeldt, studiuesi i Van Gogut. me bazë në Zyrih, babai i të cilit drejtonte galerinë “Cassirer” në Amsterdam dhe Londër, sapo i ka gjetur këto detaje në të dhënat e familjes.

    Kramarsky ishte i etur që “Portreti i Dr Gachet” të shkonte në Londër, duke shkruar më 11 gusht 1939, se ai kishte “shumë frikë se do të kishte lu f të”. Piktura u dërgua në Londër të nesërmen, por shpallja e luft ës më 3 shtator, e prishi publikimin në “Cassirer”. “Portreti” u dërgua më pas, nga Londra në Nju Jork. Kramarsky vdiq në vitin 1961 dhe trashëgimtarët e tij e nxorën në ankand pikturën, nga Christie’s”, në vitin 1990. Gati 30 vjet më vonë, 82.5 milionë dollarët për të cilat ajo do të shitej. Ky mbetet ende çmimi rekord, për një vepër të Van Gogut në ankand.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇASTE ME SHQIPTARËT E RUMANISË