Tag: portokallisë

  • “Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp

    “Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp

    Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS, nga salla e Kuvendit ka ironizuar opozitën dhe kandidatin e pavarur Florian Binaj, i cili garon për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga spektri opozitar.

    Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.
    “Ore pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Takohuni mo ditën , ju vjen natën se ka frikë kandidati, kujton se është në ndonjë rol të “Portokallisë” dhe i kanë thënë që mos dil me regjisorin?
    Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu? Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i “Portokallisë” ia thotë Sali natën? Kaq turp u ka zënë, sa ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më votojnë… ej zgjidhe këtë punë Belind, se u ke dhënë ca punëve drejtim, por dilni me kandidatin”, tha Balla.
     

    Top Channel

  • Bufoni i Sorosit përballë humoristit të Portokallisë dhe tragjedia e Hyremit të  Sulejmanit

    Bufoni i Sorosit përballë humoristit të Portokallisë dhe tragjedia e Hyremit të Sulejmanit

    Ilir DAKO
    Kryeministri shqiptar është rëndë. Këtë  gjëndje e transmenton gjithandej, nga një takim në  një takim. I acaruar, i pakthjellët, i mërzitur dhe i paqartë në mesazhet që përcjell sa herë del në publik.
    Qeveria e drejtuar prej tij është si ajo karroca që i ka lëshuar frerët dhe po ecën drejt humnerës me një shpejtësi të skëtershme. Nga fillimi i 2025, ku skandalet, arrestimet dhe problemet korruptive e kanë gërryer thellësisht qeverisjen e tij, shihet qartë se karrocieri i ka lëshuar frerët e karrocës qeveritare e cila po ecën një rrugë pa krye. Sulejmani i madhërishëm siç kja dëshirë të drejtohet zëvendësja e tij Balluku, ka hequr dorë nga drejtimi, duke ja besuar këtë rol të apasionuarës të Ezelit.
    Një telegram nga SPAK për sultaneshën Hyrrem, duket se ka tronditur në themel perandorinë e piktorit. Tradhtia e radhës e ka emrin Belindë, e cila nuk zuri mend nga paraardhësit e saj dhe ju fut bahçes të shtetit duke ngrënë gjithë plantancionin me kumbulla pas shpinës së Sulejmanit Ramë.
    Gjëma e qeverisë nuk ja prishi terezinë sulltranit që me qetësinë më të madhe deklaroi se nuk është puna e tij drejtësia Sulltanesha Hyrem alias Balluku duhet të mbajë vetë përgjegjësinë, për shkatërrimin e plantancionit. Pas kurrizit mund të vidhet kushdo jo më Sulejmani Ram që po i jep mend gjithë botës. Pas talljes së Presidentit  Trump dhe  refuzimit për të qenë  kryeministër i mbretërisë Britanike, Sulejmani Ram refuzoi të komentonte vjedhjet e sulltaneshës Hyrrem alias Bela. Sa u kthye  si mysafir në vendin e tij nisi sulmet ndaj pretendentit të kënetës për kreun e Tiranës. Në një takim nga ato me jeniçerët e tij, Sulejmani Ram lëshoi një nga ato shakatë e kripura si të Duçes dhe përbuzi aktorin e Portokallisë si një humorist që ka bërë të qeshin  jenicerët e tij me imitimin  sulltanit kryesocialist.
    Bufoni i Sorosit i hodhi dorashkën  humoristit të “Portokallisë”, duke sfiduar hapur kënetën, në përzgjedhjen e humoristit. Në fund të fundit humoristi i Portokallisë përfaqëson një spektakël në nivel lokal, ndërkohë që Bufoni i Sorosit është disa shkallë më lartë dhe spektaklet e tij kanë sukses në nivel ndërkombëtar.
    Bufoni i Sorosit, si figurë humoristike  e spektaklit ndërkombëtar, përballet me humoristin lokal të “Portokallisë” në një duel simbolik për dominimin  në kënetën politike shqiptare. Kjo përballje nuk është thjesht për të qeshur,  është një luftë për legjitimitet, për kontrollin e ironisë dhe për të përcaktuar se kush ka të drejtën të tallet me pushtetin.
    Në njërën anë kemi Bufonin e Sorosit, një figurë që nuk është thjesht një sajesë, por një simbol i spektaklit të sponsorizuar, i performancës politike me skenografi ndërkombëtare. Ai nuk shfaqet në studio lokale, por në samite, dasma me Alex Sorosin, takime me JD Vance, dhe skena ku Bufoni përjashtohet me shkelma nga tryezat e Trumpit. Bufoni i Sorosit është një aktor i rangut të lartë, që nuk ka nevojë të imitojë Ramën, se ai është vetë  Sulejmani Ram, bashkëautor i performancës globale ku Shqipëria shfaqet si “kopshti eksperimental i Sorosit”.
    Bufoni i Sorosit vazhdon spektaklin e tij në skena më të mëdha. Ai nuk ka nevojë të përballet me humoristin e Portokallisë. Ai  është pjesë e një rrjeti që përfshin fluturime drejt Shqipërisë, takime të fshehta dhe një prani konstante në skenat ku politika shqiptare lidhet me organizata të strukturuara mafioze. Ai është spektakli që nuk ka nevojë për batuta, sepse vetë ekzistenca e tij është një bufonatë e madhe, është Bufoni më perfekt që po gajas ndërkombëtarët.
     

  • Binaj kandidat i Berishës? Si aktori i ‘Portokallisë’ sulmonte vetëm Ramën e Bashën

    Binaj kandidat i Berishës? Si aktori i ‘Portokallisë’ sulmonte vetëm Ramën e Bashën

    Florjan Binaj, ish-aktori i Portokallisë dhe aktualisht moderator i emisionit Piranjat në syri.tv nuk është emër i panjohur për angazhimet e tij të mëparshme.
    Ndonëse një ndër bashkëthemeluesit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, ai u largua prej tij për shkak të kontradiktave, arsyet e të cilave nuk u bënë asnjëherë të ditura.
    Përveç kësaj, Binaj ka qenë aktiv në disa prej protestave të zhvilluara në Tiranë.
    Gjithmonë në pankartat e tij emrat kundër të cilëve protestonte, ka qenë Basha dhe Rama.
    Të protestuarit kundër qeverisë është i kuptueshëm, por emri i Bashës në pankartat e tij e nxjerr atë zbuluar që prej kohësh ka qenë ‘xholi’ i familjes Berisha në shantazhin që i bënin Bashës, duke përdorur figura nga shoqëria civile, të cilët do bënin ‘opozitën’ ndaj pushtetit, por asnjëherë duke përmendur Berishën.
    Dhe ja, me kandidimi e Flrojan Binajt, familja Berisha, duket se e ka ‘shlyer’ detyrimin e saj./TemA

  • Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

    Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

    Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i kujtoi i përlotur. Ai u shpreh se ka qenë një shtysë e tij që familja të emigronte drejt Gjermanisë, por atje janë përballur me një realitet të hidhur.
    “Mua më patën futur për piano dhe duke u rritur po shtohej nevoja, në ato kushte që ishim po vështirësohej. Nuk po e ndihmoja familjen aq sa duhej dhe nuk doja të ktheheshim në atë gjendje të vështirësive ekonomike. Mora para borxh dhe në moshën 16-vjeçare ika për tre ditë. Në tre ditë bëmë edhe pasaportat e familjarëve dhe ikëm. Përfunduam në një kamp në Gjermani, kushtet ishin të tmerrshme, vidhja edhe bukë në kamp.
    Ishte shumë e vështirë. Atje kishim një racion të mirë në ditë, por ishte një. Unë kam pas një çantë krahu dhe atje kishte sportele ku merrej buka, shkoja tek njëri merrja bukën dhe shkoja tek tjetri për të marrë sa më shumë bukë. Sa e shihja që largoheshin shkoja merrja bukën e fusja në çantë. Thoja ku dreqin e solla familjen. Nuk flija, kisha frikë. Ndjehesha shumë fajtor, kisha motrat mamin dhe babin aty.
    Ata më kanë besuar dhe besojnë ende sot. Kjo zgjati për një muaj dhe më pas jeta jonë ndryshoi. U largova sërish drejt Gjermanisë, vetëm në moshën 21-vjeçare. Ndenja tre muaj pas hekurave. Më kapi policia sepse nuk isha kthyer brenda tre muajsh në Shqipëri, më kanë mbajtur po aq muaj brenda.
    Vështirësia kanë qenë vetëm katër ditët e para sepse më izoluan brenda një dhome të errët me një dritare shumë të vogël. Për katër ditë babi im nuk e ka ditur nëse jam gjallë apo jo. Babai po më kërkonte, atje më rrinte truri. Më pas gjej një adresë, i kërkoj, dhe i shkruaj në Facebook, babit”, tha Akili.
     

  • “Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

    “Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

    Prej fillimeve të demokracisë fushatat zgjedhore kanë kaluar transformim të madh. Ndërsa mesazhet politike vijojnë të jenë të rëndësishme, mënyra si shpërndahen dhe perceptohen ka ndryshuar rrënjësisht.
    Për të diskutuar sesi duhet të përcillen mesazhet politike, në studion e Top Story ishin analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetari Alfred Lela, të cilët ndanë mendime të ndryshme.

    “Shqiptarët kanë shumë pak alternativa për të zgjedhur. Pavarësisht shkëlqimit dhe dritave, ka një zbrazti. Shqiptarët nuk kanë shumë oferta, votojnë dhe nuk kanë mundësi të zgjedhin. Po dëgjojmë pak për politikën dhe shumë për gallatën Sot teknologjia e ka diktuar fushatën. Së paku të ngjiten në nivelin e Portokallisë”-u shpreh Vangjeli.
    “Nuk futen të gjithë në thes. Sali Berisha dhe PD janë duke bërë përveç komunikimit, është edhe ajo e përballjes. I keni parë takimet e Berishës. Ma gjeni një takim ku Rama ka dalë dhe ka takuar njerëz”-tha Lela.