Porti i ri tregtar në Porto Romano (Durrës) I parashikuar si projekti më i madh portual në Shqipëri, i cili do të zëvendësojë Portin ekzistues të Durrësit duket se është shtyrë në “kalendat greke”, pavarësisht premtimeve dhe mashtrimeve qeveritare të dyshes Rama-Balluku. Ndërtimi i këtij porti nuk ka asnjë datë se kur do të fillojë ndërtimin e tij, ndërkohë që vetë procesi i tenderimit ka filluar me një gropë gjigante korrupsioni.
Edi Rama fillimisht pretendoi se zhvillimi i Porto Romanos do të financohej nga investitorë të huaj ndërkohë që zhvillimet treguan se pjesa dërrmuese e financimit do të vijë nga buxheti i shtetit, duke treguar qartazi se shkatërrimi i portit shekullor të Durrësit është një nga gropat e zeza të kryeministrit, i cili për interesa korruptive i fali këtë port Alabarit. Një gjë tjetër që bie në sy gjatë fazave të tenderimeve të Portit të ri të Durrësit është klientelizmi dhe abuzivizmi i qeverisë në përzgjedhjen e projektuesit të tenderit. Fituese ka dalë një kompani holandeze dhe partner lokal është një kompani shqiptare e drejtuar nga djali i ish-deputetes Leskaj, Besnik Leskaj.
Ky tender tregon qartë preferencat politike të Edi Ramës, i cili ka paracaktuar fituesin e projektit me vlerë 9.5 milionë euro dhe për më keq, i ka dhënë kësaj kompanie pa tender 12 milionë euro të konsulencës. Një skandal dhe hajdutëri e pakrahasueshme me asnjë vend të botës, ku kryeministri i trajton paratë e shqiptarëve si paratë e xhepit të Kristaqit apo Netës dhe jo kontribut i gjakut të një populli të tërë. Edi Rama është shndërruar një “Arsen Lupen”, i kohëve moderne ku del i përfshirë në shkelje skandaloze kudo ku ka pasuri kombëtare dhe para të taksapaguesve.
Garbitje me projektin dhe konsulencën e tenderit të Portit
Përgatitjet për tenderin ndërkombëtar filluan prej vitit 2021. Autoriteti Portual i Durrësit (APD) hapi një tender për projektimin teknik të detajuar, të cilin e fitoi konsorciumi RoyalHaskoningDHV (Holandë) – ABKONS (Shqipëri) në nëntor 2021, me vlerë 9.5 milionë euro. Projekti duhej dorëzuar brenda 8 muajve, por u prezantua publikisht nga fundi i vitit 2022 para zyrtarëve të lartë, duke sugjeruar një zgjatje të afatit fillestar. Ndërkohë, Qeveria shqiptare i atribuoi kompanisë holandeze Royal Haskoning një rol qendror edhe në fazën e tenderimit dhe mbikëqyrjes: në qershor 2024, me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, APD u autorizua të lidhë një marrëveshje konsulence direkt (pa garë) me Royal HaskoningDHV për asistencë në procesin e tenderimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri.
Kjo kontratë konsulence, me vlerë rreth 12 milionë euro, u realizua përmes një ndryshimi ad hoc të ligjit të prokurimit publik, duke i dhënë kompanisë holandeze “atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit” të punimeve. Ky hap u argumentua nga qeveria si mënyrë për të tërhequr ekspertizë ndërkombëtare dhe për të garantuar proces transparent, por u kritikua ashpër nga media dhe opozita si një “pazar në tavolinë” që anashkaloi konkurrencën.
Akuzat për korrupsion me zgjedhjen e projektuesit
Kontrata konsulente pa garë dhe ndryshimi i ligjit: Një nga pikat më të debatueshme ka qenë mënyra se si u zgjodh konsulenti për tenderin. Vendimi i qeverisë për t’i dhënë RoyalHaskoningDHV një kontratë 12 milionë euro pa garë për konsulencë e mbikëqyrje cilësohet si precedent negativ pasi “për herë të parë shteti shqiptar prokuron një kontratë të majme mbikëqyrjeje me pazar në tavolinë”. U zbulua se për këtë është kryer një ndryshim i posaçëm ligjor, duke “shkallmuar” ligjin e prokurimeve për t’i hapur rrugë marrëveshjes direkte. Kjo praktikë konsiderohet shkelje e parimit të konkurrencës dhe u denoncua si mungesë transparence dhe potencialisht lobim i fshehtë në favor të interesave të caktuara. Ndërkohë, qeveria e mbrojti këtë vendim duke argumentuar rëndësinë strategjike të projektit dhe nevojën për ekspertizë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Madje vetë ministrja Balluku, në hapjen e garës, theksoi se ekipi i Royal Haskoning (drejtuar nga eksperti Erik Smit) ka qenë i përfshirë që nga dita e parë dhe do të vazhdojë të udhëheqë procesin e vlerësimit të ofertave dhe mbikëqyrjes së punimeve.
Kjo situatë ngriti shqetësime për konflikt interesi, pasi konsulenti i kontraktuar direkt nga autoriteti publik ka një ndikim vendimtar si në përgatitjen e kritereve të tenderit, ashtu edhe në vlerësimin e ofertave të konkurrentëve pra, në praktikë Royal Haskoning po “mbikëqyr” një proces ku mund të ketë ndikuar vetë në hartimin e kushteve të garës. Sipas një informacioneve, ekziston shqetësimi se kontratat konsulente pa garë mund të kenë si qëllim favorizimin e një kompanie të caktuar ndërtuese. Skema e dyshuar funksionon kështu: një kompani e huaj prestigjioze përdoret si “mbulesë” në letra për tenderin e madh, ndërsa kontrata reale e ndërtimit i dorëzohet në prapaskenë një kompanie vendase të lidhur me pushtetin. Ky model është aplikuar dhe më parë në vepra publike në Shqipëri, si te Tuneli i Llogorasë, ku kontratën e mbikëqyrjes e fitoi formalisht Hill International, por punën faktike e realizoi një kompani lokale (rasti Valter Beqaj i dënuar për korrupsion). Për Porto Romanon flitet se “firma në tenderin e radhës do të jetë e Pirro Vengut”, duke aluduar se ish-drejtori i APD (Pirro Vengu) ose persona pranë tij mund të përfitojnë përmes nënkontraktimeve pasi tenderi t’i jepet një operatori të huaj. Gjithsesi, fakti që ministrja Balluku që mbikëqyri procesin u vu nën hetim nga SPAK për shkelje të ligjit të prokurimeve në një tender tjetër (Tuneli i Llogorasë) në fund të vitit 2025, ka shtuar hijet e dyshimit mbi integritetin e proceseve tenderuese madhore të qeverisë.
Si ka ecur Projektit
Zbatimi i kontratave konsulente: Deri në fund të 2025, nuk ka ende një kompani të shpallur fituese për ndërtimin, prandaj “performanca” mund të vlerësohet vetëm për kompanitë që kanë fituar kontrata dytësore (projektimi dhe konsulenca). Edhe pse pati disa muaj vonesë përtej afatit 8-mujor (projekti u prezantua në dhjetor 2022 në vend që të përfundonte në verë 2022), qeveria e pranoi rezultatin pa penalitete të njohura, duke treguar qartazi klientelizmin e kësaj kontraete. Prezantimi publik u krye në nivelin më të lartë (me praninë e Kryeministrit dhe ministrave), ku u pohua se projekti ishte gati për të nisur faza e ndërtimit. Në atë kohë (fund 2022) ministrja Balluku deklaroi se “kantieri do të hapej në fillim të 2023”, por kjo nuk ndodhi. Në vijim, premtime të ngjashme për nisje të shpejtë të punimeve janë dhënë disa herë gjatë 2023 dhe fillim 2024, por as tenderi nuk ishte zhvilluar ende deri në mes të 2024.
Këto premtime dyvjeçare rezultuan të rreme pasi projekti u vonua dukshëm nga parashikimet fillestare. Në periudhën 2023–2025, punimet konkrete në Porto Romano kanë qenë minimale. Është raportuar se, ndërkohë që porti i vjetër i Durrësit po zbrazet gradualisht për t’i hapur rrugë projektit turistik të Alabbar-it, në Porto Romano janë kryer vetëm punime paraprake terreni – kryesisht pastrimi i zonës dhe prerja e vegjetacionit (kallamishtet) në truallin e portit. Media ka ironizuar se “2 vjet punë vetëm për të prerë kallamishtet” pas shpalljes së projektit, duke nënkuptuar vonesa të konsiderueshme dhe mungesë aktiviteti domethënës ndërtimor. Kjo situatë ilustron vonesa në respektimin e afateve: në fillim u mendua se porti i ri do të ishte gati brenda 2025, por tani objektivi është shtyrë të paktën deri në 2029. Megjithatë, autoritetet këmbëngulin se kjo vonesë ka shërbyer për të kryer studime të thelluara dhe për të siguruar një garë me operatorë seriozë. Sipas MIE, janë bërë 420 mijë orë punë studimore nga rreth 100 ekspertë vendas e të huaj që nga 2019 për këtë projekt një volum i madh pune paraprake që pritet të japë efekt në fazën e zbatimit.
Tag: porto
-

Skandali Balluku-Rama me portin e ri, si ju dha pa tender projektimi dhe konsulenca djalit të ish deputetes…
-

Roma e Gasperinit tregon dhëmbët edhe ndaj ekipit befasues të Conference League, Aston Villa i falet Malen. Porto dhe Lille, fitore të lehta. Zhgënjen Fenerbahce (RENDITJA)
27 Nëntor 2025
20:48
Telesport
Aston Villa, Lille, Porto dhe Roma kanë arritur sonte fitore në raundin e pestë të Europa League, faza e ligës. Ka ardhur gjithashtu sonte humbja e parë pas 4 fitoresh nga ekipi danez Midtjylland në “Olimpico” të Romës, aty ku djemtë e Gasperinit që gjithashtu udhëheqin Serie A shënuan fillimisht me anë të Neil El Aynaoui dhe në pjesën e dytë me Stephan El Shaaraëy, edhe pse në fund pati drithërima pasi miqtë danezë ngushtuan shifrat me golin e Paulinho.
Dy gola nga holandezi Malen i mjaftuan Aston Villas së Unai Emery të fitonin takimin ndaj Young Boys, ndeshje e luajtur në Angli dhe ku ne fund zvicerianët u zgjuan vonë. Ndërkohë, Lille shkatërroi plotësisht Dinamo Zagrebin e Arbër Hoxhës.Ekipi francez triumfoi 4-0 me golat e Felix Correia, Ngalayel Mukau, Hamza Igamane dhe Benjamin Andre. Hoxha u aktivizua 62 minuta por sonte nuk pati shkëndija për shqiptarin pasi e gjithë skuadra kroate vuajti.
Zhgënjeu dhe jo pak Fenerbahce në Stamboll, teksa ndaj Ferencvaros, ndeshja përfundoi 1-1 teksa në fund pati edhe karton të kuq nga sulmuesi John Duran. Celtic mori një sukses të pabesueshëm në Holandë ndaj Feyenoord duke shënuar 3 gola kurse Porto shkatërroi Nice 3-0. Barazim sakaq mes PAOK dhe Brann dhe Plzen e Freiburg. Fitore për Ludogorets ndaj Celta Vigos në një ndeshje ku pati 5 gola. -

“Mos ta shoh të marrë punë tjetër…”/ Bisedat mes Ballukut dhe Berberit për firmat konsulente: Këtë e ka deputeti i PD
Zbardhen mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj, ish kreun e ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.
Nga të dhënat e siguruara nga SPAK të nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi.
Në dosje penale të hetuar nga SPAK thuhet se Belinda Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.”
Berberi konfirmon njohjen e firmës: “Po janë të Porto Romano.” Balluku shton: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit i PD.” Më pas i thotë që “mos ta shohë të marr tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.”
Pjese e dosjes:
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.
Në orën 12:44. Evis Berberi: “?”.
Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korah alikon. Jane supervizor tek porto romano”.
Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.
Në orën 12:45. Belinda Balluku: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.
Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehete”. -

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos
Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos
Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.
Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare./kapitali.al -

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos
Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al/
-

Skandali tjetër i Belinda Ballukut me tenderin e ndërtimit të portit të ri, ja si u favorizua kompania greke dhe u…
Pas tunelit të Llogarasë dhe aeroportit të Vlorës, një tjetër tender gjigant nën firmën e Belinda Ballukut ngjall dyshime për paracaktim, mungesë gare reale dhe favorizim të interesave të huaja. Dyshime serioze ngrihen mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos në Durrës, një nga projektet më të mëdha publike të dekadës, që menaxhohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku. Ky port parashikohet të zëvendësojë portin aktual të Durrësit, duke u shndërruar në portën hyrëse të Korridorit 8 të NATO-s, por mënyra se si është menaxhuar procedura e tenderimit ka ngjallur dyshime për mungesë transparence, ndikim të interesave të huaja si Rusia, Greqia dhe Serbia dhe favorizime të qëllimshme. Dyshohet se procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese ka qenë i diskutueshëm, ndërsa disa kompani perëndimore të nivelit të lartë janë skualifikuar në mënyrë të papritur, duke i hapur rrugë një kompanie greke me lidhje të debatueshme.
Çfarë ka ndodhur me Porto Romanon?
– Në korrik 2021 u hap tenderi për “Projektim të Detajuar të Porto Romanos”.
– Në nëntor 2021, RoyalHaskoningDHV&Partners u shpall fitues;
– Në fund të vitit 2022 u prezantua Projekti Teknik i Detajuar;
– Në korrik 2024, Autoriteti Portual i Durrësit nisi tenderin për ndërtimin e Porto Romanos – Faza I, me një limit buxhetor prej 39.3 miliardë lekësh, ose afërsisht 400 milionë euro. U rilançua në dhjetor 2024.
– Në shkurt 2025, 5 kompani morën pjesë në tender.
– Në prill 2025 vetëm 2 kompani u kualifikuan:ArchirodonConstruction (Overseas) CompanyLtd. / Qipro – www.archirodon.net
VanOordDredging B.V. / Holandë – www.vanoord.com &Besix / Belgjikë – www.besix.comDhe u skualifikuan:
Boskalis / Holandë www.boskalis.com &WebuildS.p.A. / Itali www.webuildgroup.com
ChinaCommunicationsConstructionCompany CCCC www.ccccltd.cn
Jan De Nul / Belgjikë www.jandenul.com &SoletancheBachyInt’l www.soletanche-bachy.com &VinciConstructionGeoinfrastructure / Francë www.vinci-construction-geoinfrastructure.comKonsorciumi francez, me i madhi ne Europe e apeloi vendimin shumë të diskutueshëm, por nuk fitoi.
Prapaskenat
Burime pranë qeverisë franceze kanë bërë të ditur se edhe presidenti Emmanuel Macron i ka shprehur pakënaqësinë kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si u trajtua konsorciumi francez, pa arritur të ndikojë në vendimin përfundimtar. Komisioni i vlerësimit të tenderit, sipas të dhënave, përbëhej nga tre specialistë të huaj të kompanisë Royal HaskoningDHV, një përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, i cili thuhet se ka pasur më parë angazhime në kompani greke.
Pse u zgjodh kompania më pak e kualifikuar – Archirodon?
Pas muajsh përplasjesh midis holandezëve, francezëve dhe shqiptarëve të këtij komisioni, Balluku mori atë që donte dhe në fshehtësi të plotë i dërgoi ftesë për ofertë VETËM ARCHIRODON. Kështu, duke bërë një tender vetëm me NJË PJESËMARRËS. Përveç mungesës së transparencës ndaj VanOord, të cilën qëllimisht e shkëputën elektronikisht nga sistemi i prokurimit dhe nuk e njoftuan për asnjë veprim skualifikimi, pra VanOord nuk mund të apelojë asnjë vendim, komisioni u kërkoi grekëve të paraqisnin ofertën brenda DY muajve, ndërsa normalisht duhen të paktën GJASHTË muaj për të përgatitur një ofertë. Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje është fakti se në raundin e parë Archirodon nuk kishte paraqitur garancinë bankare prej 8 milionë eurosh, siç kërkonte dokumentacioni, ndërsa në fazën e dytë kjo garanci është hequr nga kriteret. Po ashtu, kompania ka kërkuar që pagesat të mos kryhen në lekë dhe që çdo mosmarrëveshje të gjykohet në arbitrazh ndërkombëtar, kërkesa që bien ndesh me standardet e përcaktuara në tenderin publik.
Ndikimi i fuqive të huaja
Ekspertët e lidhin këtë situatë me një lojë të gjerë interesash gjeopolitike, ku mund të jenë përfshirë grupe që synojnë sabotimin e ndërtimit të Korridorit 8, projekt i mbështetur nga NATO dhe SHBA, pasi ky korridor shihet si alternativë strategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, në rivalitet të drejtpërdrejtë me Korridorin 10, që kontrollohet kryesisht nga Greqia dhe Serbia. Burime nga partnerët ndërkombëtarë të sigurisë kanë paralajmëruar prej kohësh Tiranën për mundësinë e ndikimit të interesave të huaja në procesin e zhvillimit të Porto Romanos, por pavarësisht këtyre sinjaleve, procedurat janë vijuar normalisht nga Balluku. Shërbimet partnere të sigurisë në rajon kanë paralajmëruar se pas këtij projekti mund të qëndrojnë interesa të organizuara greke, serbe dhe ruse, të cilat kanë përfituar nga korrupsioni endemik në qeverinë shqiptare. -

“Porti i ri në Porto Romano nis në 2026”/ Balluku prezanton drejtorin e ri, si e bindi Liburn Aliun të kontribuojë në Shqipëri
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të Portit të Durrësit.
Ajo u shpreh se porti i ri në Porto Romano nis në vitin 2026, teksa shtoi se brenda tre vitesh duhet të jetë dorëzuar.
“Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin.
Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.
Nga RMV dhe Kosova kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi i një lidhje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës.
E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare”, tha balluku.
Në prezantimin që bëri për drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliun, zëvendëskryeministrja tregoi se si e ka bindur për të kontribuar në Shqipëri.
“Një koleg i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë iu ka parë si treg të përbashkët zhvillimi ekonomik. Në fillim të shtatorit bëra një bisedë me të dhje e pyeta nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe padyshim rrjedhimisht dhe për Kosovën, pasi më kishte thënë se do dilte nga politika.
Iu duk një propozim i përshtatshëm, pasi kishte vendosur të jetonte dhe në Tiranë. Kështu propozimin e çova te kryeministri Edi Rama, dhe kryeministri e pranoi”, u shpreh ajo.
Top Channel
-

Zëvendëskryeministrja Balluku: Nis në 2026, porti i ri në Porto Romani duhet të jetë dorëzuar brenda 3 vitesh
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme kreun e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.
Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se Aliu është profesionist dhe me karrierë të gjatë në drejtim.“Porti i Durrësit do të vazhdojë të jetë motori ekonomik i Shqipërisë, i cili nuk prodhon vetëm punësim, por një ekonomi zinxhir dhe drejtimi duhet të jetë në duar të mira dhe profesionale. Stafetën do t’ia lë një tjetër kolegu të mirë, që unë e kam njohur në punë vite më parë, kur kemi qenë kolegë të dy qeverive, Liburn Aliu, arkitekt me profesion, me një karrierë të gjatë në politikë me dy mandate deputeti, katër vite ministër dhe një koleg i mirë, i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si një treg të përbashkët”, tha Balluku.
Më tej ministrja foli edhe për portin e ri të Porto Romanos ndërsa tha se ndërtimi i tij do të nisë në 2026 dhe duhet të jetë dorëzuar brenda 3 vitesh.
“Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin.Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë kërkuar të jenë pjesë këtij projekti, për të bërë të mundur krijimin e një lidhjeje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës. E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare.Brenda 2026 do të nisim me ndërtimin e ri të Porto Romanos, dhe për 3 vite ky port duhet të jetë I dorëzuar. Një port që do i shërbejë RMV dhe Kosovës gjithashtu”, u shpreh Balluku.

