Tag: portland

  • Baste ilegale dhe lidhje me mafien, NBA tronditet pas arrestimit të yllit të Heat dhe trajnerit të Portland

    Baste ilegale dhe lidhje me mafien, NBA tronditet pas arrestimit të yllit të Heat dhe trajnerit të Portland

    23 Tetor 2025

    17:10

    Telesport

    Sezoni sapo ka filluar dhe lajmet jashtë fushës kanë tronditur basketbollin amerikan.
    Mbrojtësi i Miami Heat, Terry Rozier, dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, u arrestuan sot në hetime të ndara federale.
    Rozier është i lidhur me një hetim të paligjshëm për baste sportive, ndërsa Billups përballet me akuza që lidhen me një operacion pokeri të dyshuar të lidhur me mafian.
    Në vend të paraqitjes së çmendur të Wemby ndeshjen hapëse të sezonit dhe debutimit historik të VJ Edgecombe, tani duhet të flitet për rrjetet mafioze dhe arrestimet që lidhen me baste ilegale… çmenduri.

  • Gjykatësi federal ndalon përkohësisht dërgimin e Gardës Kombëtare në Portland, sfidë për Trump

    Gjykatësi federal ndalon përkohësisht dërgimin e Gardës Kombëtare në Portland, sfidë për Trump

    Një gjykatëse federale, Karin Immergut, ndaloi përkohësisht administratën Trump që të dërgojë trupa të Gardës Kombëtare në Portland.

    Ky vendim erdhi pas një urdhri të mëparshëm që ndalonte mobilizimin e Gardës Kombëtare të Oregonit në qytet. Administrata Trump, duke mos u ndalur nga ky urdhër, përpiqej të dërgonte trupa nga shtete të tjera si Kalifornia dhe Teksasi.
    Gjykatësja shprehu shqetësim që administrata po përpiqej të shmangte vendimin e saj, duke tejkaluar autoritetin kushtetues. Ajo theksoi se protestat në Portland nuk ishin aq të dhunshme sa të justifikonin një ndërhyrje ushtarake dhe paralajmëroi se kjo mund të çonte në përzierje të pushtetit civil dhe ushtarak.
    Guvernatorja e Oregonit, Tina Kotek, dhe ajo e Kalifornisë, Gavin Newsom, kundërshtuan fuqishëm veprimet e administratës Trump, duke thënë se nuk ka nevojë për ndërhyrje ushtarake dhe se dërgimi i trupave është një shkelje e ligjit. Kotek theksoi se Oregon është shtëpia e tyre dhe jo një objektiv ushtarak.
    Administrata Trump mbrojti dërgimin e trupave, duke thënë se po mbrojnë personelin dhe pronën federale nga trazirat dhe sulmet ndaj forcave të rendit. Megjithatë, vendimi i gjykatës do të apelohet nga administrata.

    Top Channel

  • Gjykatësja federale del kundër Trump, ndalon përkohësisht vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland

    Gjykatësja federale del kundër Trump, ndalon përkohësisht vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland

    Një gjykatëse federale ka bllokuar përkohësisht përpjekjen e administratës Trump për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland, duke argumentuar se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe ka shkelur Amendamentin e Dhjetë.

    Në një vendim që përbën një pengesë të rëndësishme ligjore për Shtëpinë e Bardhë, gjyqtarja Karin Immergut, e emëruar vetë nga Trump, vendosi një urdhër të përkohshëm kufizues 14-ditor, duke e lënë Gardën nën komandën e guvernatores së Oregonit, Tina Kotek.
    Gjykatësja vlerësoi se incidentet e protestave, të cilat administrata i kishte cilësuar si “trazira të dhunshme” jashtë një objekti të ICE, nuk përbëjnë një situatë që kërkon ndërhyrje ushtarake federale. Ajo shkroi se veprimet e qeverisë federale rrezikojnë të turbullojnë ndarjen mes pushtetit civil dhe atij ushtarak.
    Sipas prokurorit të përgjithshëm të Oregonit, Dan Rayfield, shteti do të kërkojë zgjatje të urdhrit, i cili skadon më 18 tetor. Ai e quajti vendimin “një kontroll të shëndetshëm mbi pushtetin presidencial”.
    Administrata Trump kishte kërkuar federalizimin e 200 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Oregonit për t’i dërguar në Portland. Por zyrtarët shtetërorë theksuan se këta ushtarakë ishin ende në fazë stërvitjeje dhe nuk ishin vendosur në terren.
    Vendimi i gjyqtares rikthen kontrollin mbi Gardën Kombëtare tek guvernatorja Kotek, e cila deklaroi:
    “Shpresojmë që Presidenti Trump të respektojë vendimin e gjykatës dhe sundimin e ligjit.”

    Top Channel

  • Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland

    Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar vendosjen e trupave në Portland, Oregon, duke autorizuar përdorimin e “forcës së plotë” nëse është e nevojshme, siç raporton BBC.
    “Po i drejtoj Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, të vendosë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin e shkatërruar nga lufta, si dhe çdo objekt të ICE nën sulm nga Antifa dhe terroristë të tjerë të brendshëm”, ka skruar Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social.
    “Gjithashtu po autorizoj përdorimin e Forcës së Plotë, nëse është e nevojshme”, shkruan ai më tej.

    Ky vendim shënon zgjerimin e mëtejshëm të fushatës së administratës Trump kundër emigracionit të paligjshëm.
    Ligjvënësit demokratë të Portlandit janë shprehur më herët kundër këtij plani.
    “Nuk kam kërkuar dhe nuk kam nevojë për ndërhyrje federale”, deklaroi më herët gjatë muajit kryebashkiaku i qytetit, Keith Wilson.
    Objekti i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Portland është goditur disa herë nga protestues, shpesh duke shkaktuar përplasje të dhunshme ku janë plagosur agjentë federalë.
    Në deklaratën e tij, Trump nuk specifikoi nëse do të përdorë Gardën Kombëtare apo ushtrinë e rregullt.
    Trump kishte lënë të kuptohej për një operacion të tillë që të enjten, duke i quajtur protestuesit “agitatorë profesionistë dhe anarkistë”. Ai e përshkroi Portlandin “si të jetoje në ferr” dhe paralajmëroi se dërgimi i trupave ishte në shqyrtim.
    Më herët këtë javë, Trump firmosi gjithashtu një urdhër që e shpall zyrtarisht Antifa si organizatë terroriste të brendshme. Ligjvënësit demokratë të Oregonit kanë dënuar komentet e tij, si dhe veprimet e raportuara të agjentëve të ICE në shtet.
    “ICE ka thënë se po synon për arrestim dhe ndalim persona që kanë kryer krime. Kjo është ajo që na thanë. Por kjo nuk është ajo që po shohim”, tha të premten për gazetarët përfaqësuesja demokrate Suzanne Bonamici.

  • Frika nga sulmet terroriste të Antifas, Trump vendos Gardën Kombëtare në Portland

    Frika nga sulmet terroriste të Antifas, Trump vendos Gardën Kombëtare në Portland

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland të Oregonit, duke i dhënë urdhër Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, me kërkesë të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, për të përballuar atë që e cilësoi si terroristë vendas.

    Në një postim në platformën Truth Social, Trump përshkroi Portlandin si një qytet të shkatërruar nga lufta dhe theksoi se trupat do të kenë të drejtë të përdorin forcën maksimale për të mbrojtur çdo objekt të ICE-së nën sulm nga Antifa dhe terroristë të tjerë vendas.
    Ky vendim shënon zgjerimin e diskutueshëm të dërgimit të forcave federale në qytete të ndryshme amerikane, në një kohë kur Trump ka intensifikuar betejën kundër asaj që e quan majta radikale, duke e lidhur atë me rritjen e dhunës politike në vend.
    Në fillim të shtatorit, presidenti e përshkroi jetesën në Portland si të ngjashme me jetën në ferr dhe njoftoi se po shqyrtonte dërgimin e trupave federale edhe në qytete të tjera të mëdha si Çikago dhe Baltimorë për të përmirësuar sigurinë.
    Gjatë verës, Trump kishte dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles dhe Distriktin e Kolumbias si pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e zbatimit të ligjit.
    Ndërkohë, në Memfis të Tenesit, guvernatori republikan Bill Lee konfirmoi përgatitjet për mbërritjen e trupave të Gardës Kombëtare, të cilët do të jenë pjesë e një rritjeje të burimeve për të luftuar krimin në qytet.

    Top Channel

  • Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjejnë lojtarin që mungonte, Lillard e mbyll karrierën në Portland

    Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjejnë lojtarin që mungonte, Lillard e mbyll karrierën në Portland

    Merkato e NBA ka dhuruar së fundi të tjera surpriza. Kështu, basketbollisti Marcus Smart ka lënë Washington Wizards për t’u transferuar te Lakers. Mbrojtësi 31-vjeçar mbyll merkaton e Lakers, që kanë siguruar edhe Deandre Ayton e Jake LaRavia, përforcime deri diku të mjaftueshme për të vërtetuar ambiciet për titull të Luka Doncic dhe LeBron James.
    Damian Lillard, tashmë 35 vjeç, kthehet në Portland, rikthehet në shtëpi. Ky do të jetë fundi i historisë dhe karrierës së tij. Ai ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Portland, duke i paguar atij 42 milionë dollarë shtesë përveç 113 milionë dollarëve që Milwaukee Bucks i detyrohen.
    Një tjetër veteran është Chris Paul, që do ta përfundojë karrierën e tij me Clippers. Ai do të luajë sezonin e tij të 21-të në NBA. Kontrata e regjisorit 40-vjeçar vlen 3.6 milionë dollarë. Vetëm një vit, sepse pas shumë thashethemeve, Paul më në fund po i jep fund karrierës, siç njoftoi disa ditë më parë.
    Edhe Bradley Beal, pasi mbylli kontratën me Phoenix, ka vendosur të luajë për Clippers, që po mbledh gjithë veteranët e NBA-së. Beal është 32 vjeç dhe do të luajë përkrah veteranëve si James Harden, Kawhi Leonard, Nicolas Batum dhe Brook Lopez.