Tag: portit

  • Rama ndan pamjet: Në kantierin e portit turistik të Durrësit po merr formë një plazh i ri

    Rama ndan pamjet: Në kantierin e portit turistik të Durrësit po merr formë një plazh i ri

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Portit të ri turistik të Durrësit.
    Rama shkruan se me ndërhyrjet që po kryhen plazhi po merr një pamje të re. Ai tha gjithashtu se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite.
    “Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shkruan Rama.

     

  • Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

    Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.

    Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.
    “Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.

    Top Channel

  • Kryeministri Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Portit të Ri të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

    Kryeministri Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Portit të Ri të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.
    Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.
    “Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.

  • Faza e parë për ndërtimin e portit në Porto Romano, zv/kryeministrja Balluku: Kualifikohen 2 konsorciume

    Faza e parë për ndërtimin e portit në Porto Romano, zv/kryeministrja Balluku: Kualifikohen 2 konsorciume

    Ka përfunduar faza e parë e parakualifikimit për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano. Zv.kryeministrja Belinda Balluku thotë se janë kualifikuar 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit do të paraqesin ofertat ekonomike. Sipas saj, Shqipëria do të ketë një port model, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
    ”Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike. Shqipëria do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit”,-shkruan Balluku.

  • “Ishte qendër kanceroze në mes të qytetit”/ Rama: Porti i Durrësit do të ketë krahun ushtarak, bazë e NATO-s në vend

    “Ishte qendër kanceroze në mes të qytetit”/ Rama: Porti i Durrësit do të ketë krahun ushtarak, bazë e NATO-s në vend

    Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot projektin e Portit të ri të Durrësit, duke e konsideruar një investim strategjik për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare. Gjatë fjalës së tij, ai hodhi poshtë kritikat mbi zhvendosjen e portit tregtar nga qendra e qytetit, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për modernizimin e infrastrukturës portuale të vendit.
    “Vetëm një mendje e mbyllur mund të pretendojë se një port tregtar duhet të qëndrojë mes qytetit,” deklaroi Rama, duke shtuar se porti i vjetër i Durrësit ishte një qendër kanceroze për zhvillimin urban dhe ekonomik.
    Kryeministri njoftoi se gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri është hapur dhe se shumë shpejt do të nisë puna. Financimi do të mbulohet nga qeveria shqiptare, dhe porti do të trefishojë kapacitetet ekzistuese, duke e shndërruar Shqipërinë në një pikë kyçe tregtare për rajonin. Ai shtoi se projekti do të përfshijë edhe ndërtimin e dy Porteve të Thata në Prishtinë dhe Shkup, duke fuqizuar lidhjet tregtare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
    Në një zhvillim tjetër, Rama konfirmoi se porti i ri do të ketë një krah ushtarak, duke u bërë bazë e NATO-s. “Jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare nga NATO-ja,” tha ai, duke theksuar se ky investim do të rrisë ndjeshëm sigurinë e Shqipërisë dhe rëndësinë e saj strategjike në Mesdhe.