Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Tag: portit
-

E rëndë/ Gjendet i pajetë roja i portit në Sarandë, dyshimet e para
-

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia
Një 34- vjeçar nga Çekia është vënë në pranga nga policia, pasi vodhi një automjet në Durrës.
Automjeti ka qenë i parkuar në një prej parkingjeve të portit e më konkretisht te parkingu që ndodhet pranë kalatës “0”. Autori Joan Kol, ka hyrë nga porti i peshkimit të ri pasi hyrja aty është e lirë. Nga aty ka shkuar te parkimi, ka hapur makinën dhe ka dalë po andej nga kishte hyrë.
Këqyrja e kamerave të sigurisë ka bërë që të identifikohet autori, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 Tiranë, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e autorit të vjedhjes së një automjeti, në Portin e Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Joan Kol, 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës’, njoftoi sot polici.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”. -

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit
Ndërsa Edi Rama shpall me bujë “reformën e pastrimit” të administratës nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar, në terren ndodh e kundërta: në Portin e Sarandës emërohet Aida Demi, një emër i njohur jo për merita profesionale, por për përfshirje në afera të legalizimeve me dokumente të falsifikuara.
Ish-drejtoreshë e Kadastrës dhe nën masë sigurie “detyrim paraqitje”, Demi shfaqet sot si “kapitenia” e re e portit, duke e kthyer reformën në një farsë ku patronazhistët dhe të përfolurit për korrupsion promovohen, jo ndëshkohen.
Pas një “aksioni pastrimi” të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama ku drejtues të bashkive, drejtorë e zyrtarë dolën rresht për të dorëzuar çelësat e zyrave, qytetarët prisnin një frymë të re në administratë. Por çfarë morën në këmbim? Aida Demin.
Po, e njëjta Aida Demi që është përfshirë në një çështje penale për legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara. Ish-drejtoreshë e Kadastrës së Sarandës dhe më herët e Bashkisë, ajo u përball me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërkohë që kolegët e saj shkuan në “arrest shtëpie”. Por as kjo nuk e pengoi të ngjitej sërish në post, këtë herë si drejtoreshë e Portit të Sarandës.
Ironikisht, një person që është hetuar për abuzim me tokën dhe ndërtime pa leje brënda në det, tani ka në dorë detin e Sarandës të cilën pritet ta gllabëroj.
Burime nga terreni flasin për një “rindërtim të administratës” që më shumë i ngjan një shpërblimi politik për militantët e bindur, sesa një reforme reale.
Aida Demi, e njohur si një nga patronazhistet më të zellshme të PS në Sarandë, duket se ka marrë shpërblimin e saj: një zyrë me pamje nga gjiri, tendera të majmë dhe shumë mundësi për… “të vënë rregull” në port. E gjithë kjo, pa garë, pa transparencë, pa një minimum morali institucional.
A mund të gllabërohet më shumë se kaq? Nëse para emërimit, Aida Demi, sipas akuzave, kishte ndërtuar pa leje dhe i kishte legalizuar vetë objektet e saj, tani ka akses në një ndër institucionet më fitimprurëse të Sarandës. Një histori që e tejkalon edhe ironinë vetë: nga ndërtimet pa leje, në drejtimin e ngarkesave portuale.
Ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi, ndershmëri dhe meritokraci, skenari është i qartë, një pjesë shfaqjeje publike për kamerat, dhe prapa kuintave, emërime që ndjekin të njëjtin qark të mbyllur politik dhe klientelist. Në vend të ndëshkimit të korrupsionit, kemi riorganizimin e tij në poste të reja.
Në Shqipëri, thonë se “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Me Aida Demin, duket se ujku ka veshur kostumin e drejtoreshës dhe ka marrë timonin e Portit./InFront.org
-

Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, shtohen kontrrollet në Portin e Vlorës
Përforcohen masat në vijë të parë dhe të dytë të portit të Vlorës me kontrolle të imtësishme. Këto masa vijnë pas aksionit të Antimafias italiane, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ku nga hetimet rezultoi se nëpërmjet portit të Vlorës dhe të Durrësit, kishte kalime të vlerave monetare të paligjshme nëpërmjet shoqërive të transportit. Në kuadër të operacionit në Vlorë u ndaluan dy persona.
Në konferencën për mediat, prokurorë italianë së bashku me ato të SPAK bënë me dije se ishte goditur një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Durrës, si edhe dy nëngrupe të tjera me qendër në Bari të Italisë.
GJKKO dhe Gjykata e Barit konfirmuan 52 masa sigurie, 49 prej të cilave arrest me burg. Në Shqipëri u sekuestruan edhe miliona euro pasuri.
-

Vizita e presidentit të Francës në Tiranë për t’i shitur armë Shqipërisë, zbardhen prapaskenat Rama-Macron për t’i…
Vizita zyrtare e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, këtë fundjavë në Tiranë, duket se nuk kishte vetëm karakter simbolik. Ndërsa Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e radarëve të lëvizshëm dhe pajisjeve të vëzhgimit ajror nga Franca, prapaskena të forta politike dhe ekonomike kanë dalë në dritë. Burime të rezervuara pohojnë se pas takimit me Macron, kryeministri Edi Rama është i vendosur t’u japë francezëve ndërtimin e Portit të Durrësit, në një skemë që ngjan me një pazar të heshtur ushtarak–ekonomik.
Ndërkohë, gjigandi francez Vinci, që u skualifikua nga gara 393 milionë euro për Portin, ka depozituar një ankesë të fortë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke pretenduar se procesi është manipuluar për të favorizuar kompani hollandeze. Me një kontratë sekrete prej 12 milionë euro për konsulencë dhe me përjashtimin e korporatave më të fuqishme, nis të marrë formë një fushëbetejë e vërtetë për Portin, ku përballë janë klani holandez dhe presioni diplomatik francez. Por a po e jep Rama një nga asetet më strategjike të vendit në këmbim të armatimeve? Prapaskenat janë vetëm në fillim.
Detaje nga marrëveshje me Francën për modernizimin e FA
Konkretisht Shqipëria nënshkroi të premten që sapo shkoi një marrëveshje të rëndësishme me Francën sa i përket modernizimit të Forcës Ajrore. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ai për Forcat e Armatosura të Francës, Sebastien Lecornu dolën në një konferencë për shtyp ku thanë se marrëveshja rrit bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Marrëveshja ka të bëjë me blerjen e kapaciteteve të avancuara, mobile të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial financiar francez. “Tregues i qartë i një investimi strategjik për nevojat kombëtare dhe në funksion të aleancës”, tha Vengu. Ministri tha se kërkoi mbështetjen e homologut të tij edhe për përpjekjet që po bën Shqipëria për rivitalizimin e industrisë ushtarake.
“Kjo marrëveshje ka të bëjë me një prodhim francez, për të cilin jemi shumë krenarë”, tha nga ana tjetër ministri francez. Sipas Lecornu, ajo “do të rrisë ndërveprueshmërinë, sistemet e interceptimit, dronët dhe gjithçka tjetër që do të ndihmojë në këtë ndërveprueshmëri”. “Përpjekjet e ministrisë suaj dhe liderëve politikë të vendit tuaj që ka si qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe rritjen e kapaciteteve tuaja ushtarake janë vërtetë shumë të rëndësishme dhe ju do të keni gjithmonë mbështetjen tonë në këtë pikë. Vendosmëria juaj për t’i mëshuar kaq shumë objektivit të sigurisë është vërtetë shumë e vlerësueshme nga ana jonë. Ky vullnet politik kaq fanatik nga ana e shtetit tuaj na bën të përfshihemi sa më shumë dhe këtë gjë do e tregojmë në trajnime që kemi një bashkëpunim mes shkollave tona që të kemi vazhdimësi të marrëdhënieve bilaterale mes shteteve tona”, tha Lecornu.
Detaje nga ndërtimi i portit të Durrësit
Ndërkohë nga ana tjetër tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare. Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vlerësimin e fazës së parakualifikimit dhe skualifikimin e tyre nga gara për tenderin e majmë. Faza e parakualifikimit për tenderit 393 milionë euro u përmbyll dy javë më parë. Komisioni i tenderit kualifikoi për në fazën e fundit vetëm dy oferta; atë të holandezes Van Oord dhe grekes Archirodon, por edhe kjo me seli qendrore në Hollandë.
Disa muaj më parë, qeveria autorizoi Autoritetin Portual që të kontraktonte kompaninë hollandeze Royal Haskoning me negocim të drejtpërdrejtë si konsulente për tenderin e portit. Kontrata mes Autoritetit Portual dhe Royal Haskoning është sekrete. Por Kapitali ka zbuluar se vlera e saj është 12 milionë euro. Përveç shumës së majme që qeveria u paguan hollandezëve, atyre u është lënë edhe kryesimi i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit. Praktikisht, përzgjedhja e fituesit. Dhe për koiçidencë, komisioni i kryesuar nga holandezja Royal Haskoning kualifikoi për në fazën finale vetëm dy oferta hollandeze, Van Oord dhe Archirodon.
Gjigandët jashtë
Parakualifikimi i tenderit për ndërtimin e Portit kishte dy faza. Faza e parë përfshinte hapjen e garës tenderuese, pjesë e të cilës ishte edhe zhvillimi i një terminali kontejnerësh me dy shtretër. Faza e dytë ishte e ajo e parakualifikimit, ku ofertuesit e mundshëm parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare. Me mbylljen e kësaj faze, nis faza finale, ajo e ofertimit në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre financiare. Tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë hollandeze, Van Oord dhe Archirodon. Ndërsa tre oferta të tjera u skualifikuan. Mes tyre ishte dhe ajo e Jan de Nul dhe Vinci Construction, një konsorcium gjigantësh.
Për këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë. Të dyja kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë, kanë së bashku një xhiro vjetore, që është vetëm sa 5 për qind e xhiros që bënë Vinci. Në vitin 2023, gjigandi francez kishte një xhiro prej 68 miliardë eurosh dhe fitim para taksave prej 8 miliardë eurosh, pra një fitim më të madh se sa buxheti i Shqipërisë. Ndërkohë dy kompanitë e kualifikuara, Van Oord dhe Arhirodon kanë respektivisht 2.8 dhe 1 miliardë euro xhiro në vit. Më pak se gjysmën e fitimin e të Vincit. Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të Portit, fatura totale e të cilit pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro. Por që në fillimin e saj gara është shoqëruar me kontestime dhe me sa duket porti do të shndërrohet në një fushëbetejë mes klanit të hollandezëve dhe gjigandëve francezë. -

Bardhi: Përmes Portit të Durrësit, Balluku lehtësoi trafikun e drogës në Europë
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka denoncuar se ministrja e Transporteve, Belinda Ballukut, ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit.
Teksa ka publikuar një artikull nga mediat amerikane ‘Daily Caller’, Bardhi shkruan se faktet kanë treguar se “Balluku dhe Rama, ndodhen në mes të nje skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës në Europë përmes Portit të Durrësit”.
Bardhi shkruan se mediat e huaja dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur të hetojnë rolin e Ballukut në lehtësimin e trafikut të drogës, ndërsa shton se në mënyrë të dyshimtë, konçesionari gjerman u zëvendësua papritur me një kompani kroate, e dyshuar për lidhje në trafikun ndërkombëtar të drogës me Amerikën Latine.
“Rrjeta e pistë e përfshirjes së Portit të Durrësit në trafikun ndërkombëtar të drogës, me autorë Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, s’i ka ditët e gjata”, thekson ai, ndërsa i kujton Ballukut burgun e Pojskës, që sipas tij, nuk mjafon pas gjithë këtyre aferave.
Por kur të vijë dita, burgu i Pojskës nuk do të mjaftojë”, përfundon ai.
Artikulli i ‘Daily Caller’:
Ndërsa SHBA-të shtojnë përpjekjet për të shkatërruar kartelet e drogës, zbatimi i dobët i ligjit dhe dobësitë strategjike të Evropës mund të jenë duke minuar progresin global.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë një rol udhëheqës në përballjen me krizën e fentanilit dhe sfidat më të gjera të trafikimit të drogës, sipas studiuesit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare Ivan Sascha Sheehan. Në një artikull të botuar së fundmi në Townhall, Sheehan pohon se qasja agresive e Amerikës ndaj luftës kundër drogës është në kontrast të thellë me atë që ai e përshkruan si qëndrim pasiv dhe nganjëherë pengues të Evropës. Divergjenca në strategji, paralajmëron ai, mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë ndërkombëtare dhe shëndetin publik.
Një Strategji Transatlantike e Ndarë
Në zemër të argumentit të Sheehan është një hendek në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë në reagimin ndaj tregtisë globale të narkotikëve. Ndërsa SHBA-të nën administratat e njëpasnjëshme – veçanërisht ato të Donald Trump – kanë zbatuar politika të ashpra si tarifat ndaj Meksikës për të ushtruar presion mbi bashkëpunimin në zbatimin e ligjit kundër narkotikëve, Evropa nuk ka arritur të përmbushë urgjencën, veçanërisht në adresimin e korridoreve të drogës që burojnë nga Amerika e Jugut dhe kalojnë nëpër portet evropiane.
Në rubrikën e tij në Townhall, Sheehan thekson vendimin e administratës Trump për të vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha importet meksikane si një moment kyç në përpjekjet e fundit kundër drogës. Kjo politikë u prezantua si një mjet për ta detyruar Meksikën të bëjë më shumë për të ndaluar rrjedhën e fentanilit dhe opioideve të tjera sintetike përtej kufirit të saj verior.
Në të kundërt, Sheehan argumenton se autoritetet evropiane kanë lejuar që rrjetet kryesore të trafikimit të lulëzojnë, veçanërisht duke mbyllur sytë ndaj ndikimit në rritje të krimit të organizuar shqiptar. Sipas analizës së tij, kartelet shqiptare janë bërë lojtarë dominues në tregtinë e kokainës në Evropë, me lidhje të thella në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Ekuador – një vend që, ndonëse nuk është vetë prodhues kokaine, është bërë një qendër qendrore eksporti për drogën.
Ekuador: Ura e Pavetëdijshme
Sheehan tërheq vëmendjen te roli gjithnjë e më qendror i Ekuadorit në tregtinë transatlantike të drogës. Afërsisht 70% e kokainës në botë tani lëviz përmes porteve ekuadoriane, kryesisht Guayaquil. Pjesa më e madhe e furnizimit vjen nga Kolumbia dhe Peruja fqinje. Ky fluks narkotikësh koordinohet nga kartele transnacionale me lidhje evropiane, veçanërisht mafia shqiptare, anëtarët e së cilës janë përfshirë në rrjetet logjistike të Amerikës së Jugut.
Autori vëren se sindikatat kriminale shfrytëzojnë mungesën e një sistemi koheziv të zbatimit të ligjit detar dhe kontrollet doganore jokonsistente për të kontrabanduar drogë në sasi të mëdha. Ndërsa SHBA-të kanë investuar në ndalimin detar, ndarjen e inteligjencës dhe përpjekjet kundër korrupsionit në Hemisferën Perëndimore, Sheehan thotë se palët e interesuara evropiane mbeten prapa – si politikisht ashtu edhe operacionalisht.
Siguria e Portit dhe Pronësia Kineze
Një nga shqetësimet më urgjente të Sheehan përqendrohet në sigurinë e porteve evropiane. Ai citon të dhëna dhe raporte që tregojnë se transporti me kontejnerë është bërë metoda e preferuar për transportimin e drogës në Evropë – kryesisht e pakontrolluar. Sekuestrimi i kokainës në tre pikat më të mëdha të hyrjes së kontinentit – Antwerp, Roterdam dhe Hamburg – vazhdon të thyejë rekorde vit pas viti. Vetëm në vitin 2023, Europol kapi mbi 35 ton metrikë kokainë në këto porte.
Për ta përkeqësuar këtë dobësi është ajo që Sheehan e sheh si gabim strategjik të lejimit të ndërmarrjeve kineze të lidhura me shtetin të fitojnë aksione në infrastrukturën kritike. Ai rendit objektet portuale në vende si Gjermania, Holanda, Polonia, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar që tani kontrollohen pjesërisht nga kompanitë kineze. Kjo ngre jo vetëm sinjale të kuqe gjeopolitike, por edhe shqetësime në lidhje me aftësinë e autoriteteve për të monitoruar ose ndërprerë trafikimin e paligjshëm që mund të mbrohet nën maskën e logjistikës legjitime.
“Ndikimi në rritje i Partisë Komuniste Kineze mbi pikat e aksesit detar evropian është një element i heshtur, por kritik në suksesin e tregtisë së drogës”, shkruan Sheehan. Ai paralajmëron se ndërthurja e krimit të organizuar, autoriteteve të korruptuara të portit dhe pronësisë së huaj krijon një përzierje toksike për agjencitë e zbatimit të ligjit që përpiqen të ndalojnë rrjedhën e narkotikëve.
Korrupsioni dhe faktori shqiptar
Shqipëria zë një vend të spikatur në rubrikën e Sheehan—jo vetëm si një burim aktiviteti i karteleve, por edhe si një rrëfim paralajmërues për korrupsionin. Ai citon akuzat e fundit që përfshijnë Portin e Durrsit, objektin më të madh detar të Shqipërisë, i cili thuhet se iu shit një njësie kroate me lidhje të errëta me oligarkët vendas. Transaksioni, sugjeron Sheehan, është simbolik i mungesës së transparencës dhe mbikëqyrjes që u lejon trafikantëve të drogës të veprojnë pa u ndëshkuar.
Sipas tij, ngurrimi i Evropës për t’u përballur me korrupsionin në periferinë e saj juglindore lehtëson drejtpërdrejt forcimin e rrugëve të drogës. Shqipëria, ndërsa është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, vazhdon të kritikohet për reformat e saj të pamjaftueshme gjyqësore dhe mbrojtjet e dobëta institucionale – faktorë që organizatat kriminale i kanë shfrytëzuar për të fituar një pikëmbështetje në tregun evropian. Sheehan, i referohet njoftimeve publike të ish-Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, Gazment Bardhi, se si konkretisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, mbyll një sy dhe nuk arrin të kryejë verifikimet e duhura të sigurisë dhe verifikimet e të dhënave të sigurisë për këto kompani në Portin e Durresit me lidhje të errëta me Amerikën Latine.
Një thirrje për llogaridhënie evropiane
Sheehan nuk i shfajëson Shtetet e Bashkuara nga sfidat e veta me drogën, veçanërisht kërkesën e brendshme që nxit zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Megjithatë, ai mbështet fuqimisht një qasje më të balancuar të ndarjes së barrës midis Uashingtonit dhe Brukselit. Sipas tij, Evropa duhet të veprojë me vendosmëri për të frenuar konsumin e saj të drogës, për të forcuar kufijtë e saj detarë dhe për të zbatuar masa të forta kundër korrupsionit në vende si Shqipëria, Italia dhe Holanda.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund ta zhvillojnë këtë luftë të vetme”, përfundon Sheehan. “Nëse Evropa vazhdon të mos performojë mirë, ajo rrezikon të bëhet hallka më e dobët në një luftë globale që kërkon unitet transatlantik.”
Implikimet e Politikave
Ndërsa artikulli i Sheehan është i përshtatur në mënyrë të qartë brenda një këndvështrimi konservator amerikan, ai ngre pyetje më të gjera në lidhje me bashkëpunimin dhe sovranitetin global përballë krimit të organizuar. Kritika e tij përputhet me shqetësimin në rritje në forumet ndërkombëtare se strategjitë aktuale kundër narkotikëve janë të fragmentuara dhe reaktive në vend që të koordinohen dhe parandalojnë.
Duke pasur parasysh numrin marramendës të viktimave nga kriza e fentanilit – mbi 100,000 vdekje nga mbidoza çdo vit në SHBA – ka një vrull në rritje për nisma shumëpalëshe që kombinojnë zbatimin e ligjit, shëndetin publik dhe diplomacinë ekonomike. Në këtë kontekst, thirrja e Sheehan për angazhim evropian nuk është vetëm ideologjike – është një pasqyrim pragmatik i një emergjence globale. -

E rëndë/ Gjendet i pajetë 37-vjeçari, dyshohet se u mbyt në Shëngjin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel. Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Portit të Shëngjinit.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 37-vjeçari është mbytur në det, pasi disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.
“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në detGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
-

Gjendet pa jetë një person pranë portit të Shëngjinit, policia dyshon se është nga Fushë-Kruja
Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

