Tag: portit

  • DPSHTRR me drejtues të ri, ja kush pritet të emërohet në krye të këtij institucioni

    DPSHTRR me drejtues të ri, ja kush pritet të emërohet në krye të këtij institucioni

    Pas lirimit nga detyra si drejtor i Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktarit i është besuar një detyrë e re.

    Burime për gazetaren e Top Channel, Marinela Lina, bëjnë të ditur se Bajraktari pritet të emërohet Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë z.Endri Haxhiun.
    Emërimi i Bajraktarit vjen vetëm pak muaj pas periudhës së tij si Drejtor i Portit të Durrësit, një funksion që e mbajti që prej muajit korrik të vitit 2024.

    Top Channel

  • SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

    SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

    SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit
    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
    Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
    Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

  • SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit

    SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit

    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
    Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
    Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

  • Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

    Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

    Ish-ministri i Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
    Kjo lëvizje vjen dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti 2.
    Bëhet e ditur se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.
    Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
    Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

  • Artur Meçollari i kujton Belinda Ballukut se Presidenti Bajram Begaj e ka “paketuar” për në SPAK, ja firmat që…

    Artur Meçollari i kujton Belinda Ballukut se Presidenti Bajram Begaj e ka “paketuar” për në SPAK, ja firmat që…

    Ndërkohë që e gjithë Tirana zien për fletë-thirrjen që Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dërguar në zyrë për ta marrë në pyetje sot, Belinda Ballukun,ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka rikthyer në vëmendje dokumente të vjetra që lidhen me koncesionin për Portin e Limionit, duke nxjerrë në pah situatën e vështirë në të cilën ndodhet ministrja, pasi edhe kjo dosje po hetohet nga SPAK. “Bella, të paketoi Barjami”, shkruan Meçollari duke nxjerrë faktet. Sipas tij, Presidenti Begaj ishte në dijeni të shkeljeve ligjore lidhur me koncesionin, të kryera nga ministria e Ballukut, por nuk arriti t’i shmangë ato. Meçollari citon SPAK-un, sipas të cilit dhënia me koncesion e Portit Turistik “Marina Limion” është në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet”. Begaj dorëzoi vullnetarisht dokumentet që përmbajnë firmën e Ballukut, pa kërkesë të SPAK-ut.  “SPAK: “dhënia me koncesion të Portit Turistik (“Marina Limion”) ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”.  Sipas Meçollarit, Begaj dorëzoi me vullnet, pa kërkesën e SPAK, këtë praktikë ku figurojnë disa shkresa me firmën e ministres Belinda Balluku. “Me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, bashkalidhur gjenden 1) projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relacioni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” me firmën e Ballukut dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”’, shkruan Meçollari.
    Detajet
    Sipas Artur Meçollarit, më 23 qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) lidh kontratën me shoqërinë “Marina Limion” për dhënien e Portit Turistik dhe shërbimeve me koncesion, në formë Partneriteti Publik-Privat. Kjo kontratë u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave me VKM nr. 515, datë 1 korrik 2020. Problemi është se prona ku do të bëhej investimi, prona nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion” në Sarandë, ishte nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i kishte dhënë përgjigje negative MIE-së. Megjithatë, Balluku vijoi procedurat dhe kontrata u lidh, pavarësisht paralajmërimeve. SPAK nënvizon se kjo pronë ka status të veçantë, sepse është bazë ushtarake dhe ka rëndësi për sigurinë kombëtare. Ligji për koncesionet nuk lejon që prona të tilla të jepen me koncesion pa masa të veçanta sigurie. Prandaj, miratimi i kontratës është në kundërshtim me ligjin dhe rrit përgjegjësitë penale për të gjithë të përfshirët.  “Në datën 23 qershor 2020 MIE lidhi kontratën nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol. me shoqërinë “Marina Limion” për dhënen me konçesion / Partneritet Publik Privat (PPP) të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”. Po ashtu KM do të miratonte VKM Nr. 515, datë 1.7.2020, për miratimin e kontratës së e firmosur nga MIE me shoqërinë “Marina Limion” më 23 qershor 2020. Të dy këto dokumenta janë të njëjtë me draftet që MIE i dërgoi MM me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, pavarësisht se prona mbi të lidhej kontrata ishte në një prone në administrim të MM dhe kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje negative MIE. Pas kërkesës së “Marina Limion” në MIE, në datën 2.9.2019, komisioni i dhënies me koncesion pa verifikuar statusin e pronës, miraton kërkesën dhe në 10.10.2019 njofon “Marina Limion” se ishte fitues. Shihet qartë nga skema e investimit që gjendet në Relacion me firmën e Ballukut, se investimi do të kryhet në pronën nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion, Sarandë”, në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes nga vitit 2014, si dhe kjo skemë investimi do të bllokonte hyrjen e bazës detare. Edhe pse MIE morri përgjigje negative nga Ministria e Mbrojtjes në datë 30.01.2020, ministrja Balluku vijojë me lidhjen e kontratës me “Marina Limion” në datën 23 qershor 2020 dhe miratimin e saj me VKM nr. 515, date 1 korrrik 2020. Sipas SPAK (Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023) “Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet shkresës nr. 227/6 prot., datë 30.01.2020, i drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (më poshtë referuar si MIE) shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit”. në datë 2.9.2019, ora 14:00, ofertuesi ka paraqitur propozimin e tij në lidhje me procedurën konkurruese “Oferta e koncesionarit”, e pranuar nga Autoriteti Kontraktues (komisioni i dhënies me koncesion) dhe Autoriteti Kontraktues, me shkresën nr. 8507 prot., datë 10.10.2019, i ka dërguar koncesionarit “Njoftimin e fituesit”, nëpërmjet të cilës është ftuar ofertuesi fitues (koncesionari) për negocimin e kontratës koncesionare”. Po ashtu SPAK shprehet se “Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, “Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ofertuesit. Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes”. Në fund SPAK konkludon se “Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”: “Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet/partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit”, shkruan ndër të tjera Meçollari.

  • Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, pranga dy punonjësve të sigurisë në Portin e Durrësit

    Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, pranga dy punonjësve të sigurisë në Portin e Durrësit

    Policia e Durrësit ka arrestuar dy punonjës të Portit të Durrësit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një motor të importuar nga Zvicra. 
    Policia bën me dije se dy punonjës, të cilët kishin si detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit të Durrësit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur motomjetin me vlerë 2500 euro. 
    Ata do të akuzohen për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën”. 
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
    I. F., 45 vjeç, dhe
    G. D., 47 vjeç, të dy banues në Durrës. 
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K. 
    Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit. 
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.””, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. 
     

  • Vodhën një motomjet në portin e Durrësit, përfundojnë në pranga dy shtetas

    Vodhën një motomjet në portin e Durrësit, përfundojnë në pranga dy shtetas

    Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro.
    Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
    Blutë kanë sekuestruar  motomjetin  e  importuar nga Zvicra.
    Njoftim i Policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

    F., 45 vjeç, dhe
    D., 47 vjeç,

    të dy banues në Durrës.
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K.
    Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.”

  • Aksident në portin e Durrësit, 24-vjeçari plagoset pas rënies nga motoçikleta

    Aksident në portin e Durrësit, 24-vjeçari plagoset pas rënies nga motoçikleta

    Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një aksidenti në ambientet e portit të Durrësit.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi D. M., banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin që drejtonte dhe ka rënë, duke u dëmtuar.

    I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
    “Durrës/Informacione paraprake. Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

  • Aksident i rëndë në Rrugën e Portit/ Automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës, ja detajet e para

    Aksident i rëndë në Rrugën e Portit/ Automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës, ja detajet e para

    Një aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”, ku një automjet tip Benz, ka përplasur këmbësorin, banues në Durrës.
    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se drejtuesi me iniciale M. P., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin I. D., 71 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Përmbytet Durrësi, makinat mbesin të bllokuara në nënkalimin pranë portit

    Përmbytet Durrësi, makinat mbesin të bllokuara në nënkalimin pranë portit

    Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

    Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, ndërsa sikurse duket në pamje, edhe automjetet kanë mbetur të bllokuara.
    Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.
    Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është  bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.

    Top Channel