Tag: portit

  • Skandali Rama-Balluku me Portin e ri Tregtar të Durrësit, ja si i dhanë kontratë pa tender kompanisë holandeze që…

    Skandali Rama-Balluku me Portin e ri Tregtar të Durrësit, ja si i dhanë kontratë pa tender kompanisë holandeze që…

    Tenderi  i projektimit, konsulencës dhe ndërtimit të Portit të Ri në Porto Romano ka hyrë në një gropë të zezë korrupsioni, dallohen qartë ndërthurja klienteliste e qeverisë dhe konkretisht dyshes Balluku-Rama me operatorët ekonomikë. Organizimi i këtij tenderi është pjesë e një mashtrimi të madh që nis me shkatërrimin e Portit të Durrësit duke ja falur një kompanie arabe rreth 82 hektarë tokë, duke lënë Shqipërinë pa portën kryesore në Adriatik. Në dispozicion të fazës së parë do të hidhen rreth 400 milionë për ndërtimin e këtij porti, ndërkohë vetëm për konsulencën dhe projektin janë hedhur rreth 22 milionë euro.
    Në numrin e parë bëmë një përshkrim të cekët si u mor projekti nga holandezë në bashkëpunim me një klient të qeverisë Rama, i cili është i lidhur me Belinda Ballukun nëpërmjet  tenderëve dhe kontakteve të ndryshme që e nxjerrin përfitues të shumë tenderëve në sektorin që “ Lubia e korrupsionit’ drejton.  Konsulenca e tenderimit është një shpikje e sajuar nga Edi Rama për të hedhur një thes me lekë të taksapaguesve shqiptarë në duar të një kompanie të huaj, e cila është dhe përfituesja e projektit të Portit me vlerë të tenderuar 9.5 milionë euro dhe kontraktuar me vlerë 1.145.354.372,96 leke pa tvsh. ( si e shtoi vlerën Balluku të kësaj kontrate nga tenderim do e sqarojmë ditët në vijim).
    Detajet
    Nëpërmjet një procedure top secret qeveria shqiptare autorizon APD që të nënshkruajë një kontratë me Royal Haskoning DHV, pa vlerë për konsulencën që kjo do i bëjë  konsulencës së tenderimit të Portit të Ri, shuma sekret, kontrata sekret, informacione zero dhe gjithçka në errësirë të plotë transparence. Përflitet për një portofol 12 milionë euro, dhe këto para janë dhuruar  nën justifikimin interesa strategjike. Qeverisje monstruoze që luan me paratë e shqiptarëve duke grabitur pa një dokument apo qoftë dhe një proces verbal. Ndryshe nga tuneli i Llogarasë  ku u vodhën 50 milionë euro me tender fiktiv, këtu nuk kemi tender fare vetëm një VKM të Edi Ramës që urdhëron  APD ti japë ca para holandezëve se i duhen për një punë strategjike.
    Për të vazhduar më tutje me procedurat mund të vëmë re se, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 427, datë 26 qershor 2024, për autorizimin e Autoritetit Portual Durrës që të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV, është një nga rastet më të debatuara  dhe ka zbardhur shkeljen e parimeve të konkurrencës dhe barazisë në prokurimet publike. Ky vendim, i mbështetur formalisht në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 52 të ligjit nr. 16/2024, i cili ndryshon ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, autorizon një kontraktim të drejtpërdrejtë “me emër” për një subjekt të vetëm, duke eliminuar garën e hapur dhe duke vendosur konsulentin e zgjedhur në qendër të proceseve të konkurrimit dhe kontraktimit.
    Teksti zyrtar thotë se APD autorizohet të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me “Royal Haskoning DHV” për një fushë “me interes strategjik” që përfshin “proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes” së portit të ri në Porto Romano. Vendimi vendos edhe kufizim kohor: autorizimi “qëndron në fuqi jo më shumë se 3 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 16/2024” Ky konfigurim është i rrezikshëm sepse prek vetë mekanizmat që garantojnë trajtimin e barabartë të operatorëve ekonomikë dhe konkurrencën e ndershme.
    Skandali
    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 11 garanton sistemin ekonomik të tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, ndërsa neni 18 sanksionon barazinë para ligjit pa diskriminim ekonomik. Ligji nr. 162/2020 për prokurimin publik në nenin 3 përcakton parimin e trajtimit të barabartë dhe konkurrencës së ndershme, ndërsa nenet 6 dhe 7 kërkojnë kushte të njëjta për pjesëmarrje dhe kritere të barabarta për të gjithë operatorët.
    Ligji nr. 9121/2003 për mbrojtjen e konkurrencës ndalon abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëveshjet që kufizojnë konkurrencën. VKM 427 bie ndesh me këto dispozita sepse përzgjedh “me emër” një subjekt të vetëm, eliminon garën e hapur dhe vendos konsulentin në rolin e “gatekeeper” të konkurrimit, duke krijuar rrezik të qartë për deformim të tregut. Ky është një konflikt klasik interesi: subjekti që harton rregullat e garës mund t’i përshtasë ato për të favorizuar aktorë të caktuar. Në standardet e Bashkimit Europian, sipas Direktivës 2014/24/BE, kontraktimi i drejtpërdrejtë lejohet vetëm në raste të kufizuara si emergjenca, ekskluziviteti teknik ose siguria kombëtare. VKM 427 nuk përmbush asnjë nga këto kritere dhe përzgjedhja “me emër” e një konsulenti për një projekt strategjik është devijim i rëndë nga praktikat e prokurimit transparent dhe konkurrues.
    Pazar në tavolinë
    Akuzat publike e kanë forcuar perceptimin e një vendimi të paligjshëm dhe të motivuar nga klientelizmi. Media ka raportuar se kontrata e dhënë pa tender ka vlerë rreth 12 milionë euro, duke e cilësuar si “pazar në tavolinë” dhe si një rast ku shteti shqiptar prokuroi një kontratë të majme mbikëqyrjeje pa garë. Ish-zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, e ka quajtur projektin e Porto Romanos një aferë korruptive, duke theksuar se tenderat paraprakë kanë dështuar dhe se ideja e portit u krijua për të lehtësuar interesa private në Durrës. Raportime të tjera tregojnë se konsulenti Royal Haskoning DHV ka udhëhequr fazën e parakualifikimit në tenderin gjigant prej 393 milionë eurosh, ku disa konsorciume ndërkombëtare u skualifikuan dhe vetëm dy kompani u kualifikuan për fazën finale.
    Ky rol i konsulentit në vetë procesin e konkurrimit është parë si problematik dhe si konflikt interesi, sepse konsulenti që harton dokumentet dhe kriteret e tenderit ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e garës. Pasojat e këtij konfigurimi janë të shumëfishta. Ekonomikisht, mungesa e konkurrencës sjell çmime më të larta dhe kushte më pak të favorshme për shtetin. Ligjërisht, vendimi cenon nenin 3 të ligjit për prokurimin publik dhe nenin 18 të Kushtetutës. Institucionalisht, krijon humbje besimi te transparenca e prokurimeve publike. Politikisht, prodhon një imazh të mungesës së barazisë dhe të favorizimit të subjekteve të caktuara. Raportimet për vlera të larta e shtojnë dyshimin për abuzim, edhe pse shuma e saktë duhet verifikuar në kontratën e APD.
    Fakt i sigurt mbetet se VKM autorizon lidhjen e marrëveshjes dhe vendos bazën për një shpenzim të madh publik pa garë. Në përfundim, VKM nr. 427/2024 është një akt që formalisht mbrohet nga ligji nr. 16/2024, por materialisht cenon parimet kushtetuese të konkurrencës dhe barazisë. Përzgjedhja “me emër” e Royal Haskoning DHV është diskriminim i drejtpërdrejtë, negocimi i drejtpërdrejtë pa garë është shkelje e ligjit për prokurimin publik, dhe roli i konsulentit në vetë proceset e konkurrimit krijon një konflikt interesi që minon besueshmërinë e sistemit. Akuza për kontratë pa tender me vlerë 12 milionë euro dhe për “pazar në tavolinë” e forcojnë bindjen se ky vendim nuk është thjesht një përjashtim ligjor, por një rast i qartë ku barazia dhe konkurrenca janë të cenuara. Ky është një rast ku forma ligjore përdoret për të justifikuar një cenim material të parimeve themelore kushtetuese, duke krijuar një rrezik të parashikueshëm për diskriminim dhe deformim konkurrence në kontraktimet publike.

  • Zbardhen detaje të reja nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit/ Sekuestrohen pajisjet e dyshuara si përgjues të 2 zyrtarëve të Guardia Di Finanza

    Zbardhen detaje të reja nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit/ Sekuestrohen pajisjet e dyshuara si përgjues të 2 zyrtarëve të Guardia Di Finanza

    foto ilustruese

    DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me automjetin italian që ndalua mbrëmë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi në makinë u gjetën pajisje të dyshuara si përgjues. Gazetarja Klodiana Lala raporton se trageti me të cilin kishte mbërritur makina në Durrës në orën 23:00, do të kthehej në Itali sot në orën 07:00 të mëngjesit.
    Tre personat që ndodheshin në automjet janë shtetas italianë, dy prej janë identifikuar si zyrtarë të Guardia di Finanzës, ndërsa i treti nuk ka lidhje me ndonjë institucion zyrtar. Mësohet se tre shtetasit italianë janë marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe më pas janë kthyer në Itali. Ende nuk ka të dhëna nëse pajisjet e sekuestruara janë përdorur për përgjime apo jo./ZËRI

  • ‘Droga, vendimarrëse kryesore’/ Berisha: Karteli i Troplinëve, pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin

    ‘Droga, vendimarrëse kryesore’/ Berisha: Karteli i Troplinëve, pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Xheni Beqaj si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit nga kryeministri Edi Rama.

    ‘Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!’, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!

    Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!

  • Tentoi të kalonte pakon me drogë, arrestohet marinari i tragetit Durrës-Ankona

    Tentoi të kalonte pakon me drogë, arrestohet marinari i tragetit Durrës-Ankona

    Marinari në një traget linje Durrës-Ankona ka rënë në prangat e policisë kufitare të portit të Durrësit.
    Bëhet fjalë për shtetasin italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali.
    I riu u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
    Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të arrestuar në flagrancë S. M., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

  • Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

    Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

    Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos
    Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
    Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
    Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
    “Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
    Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
    Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
    “5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.
    Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
    “Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
    Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare./kapitali.al

  • Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

    Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

    Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.

    Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.

    Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.

    “Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.

    Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.

    Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
    “5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.

    Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.

    “Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

    Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al/

  • Zjarre masive në qytetin port rus pas sulmit me dron ukrainas

    Zjarre masive në qytetin port rus pas sulmit me dron ukrainas

    Një sulm me dron ukrainas i vuri flakën portit rus të Tuapse dhe një anijeje cisternë nafte, njoftoi administrata e rajonit jugor rus të Krasnodarit.

    Bëhet e ditur se ky veprim mund të prishë eksportet e karburantit të Moskës.

    Një pjesë e madhe e produkteve të papërpunuara dhe të rafinuara të Rusisë arrijnë në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet portit në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë.

    Ndryshe, në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe energjisë , fitimet e të cilave nxisin përpjekjet luftarake të Kremlinit.

    Shërbimi sekret i Ukrainës zbuloi dje se ka kryer mbi 150 sulme ajrore që synojnë rafineritë dhe tubacionet ruse të naftës.

    Raportohet se Kievi po përgatitet për sulme të reja me dronë dhe sulme me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

     

  • Bombë pranë Portit të Durrësit, detajet e para

    Bombë pranë Portit të Durrësit, detajet e para

    Një bombë është vënë re mëngjesin e sotëm nga një qytetar durrsak pranë murit të jashtëm rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit.
    Burime bëjnë me dije se qytetari ka sinjalizuar menjëherë policinë vendore, ndërkohë që një patrullë ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje.
    Po ashtu dyshohet që bomba ka dalë në pah nga punimet që po bëhen për marinën turistike, ndërkohë që Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e nevojshme.

  • Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

    Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

    Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.

    Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re.
    “Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u shpreh Balluku.
    Kujtojmë se një ditë më parë Liburn Aliu u emërua drejtori i ri Portit të Durrësit.

    Top Channel

  • Emërimi i Liburn Aliut/ Paloka: I kanë treguar që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo….

    Emërimi i Liburn Aliut/ Paloka: I kanë treguar që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo….

    Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas emërimit për drejtimin e portit të Liburn Aliut, ish ministër i infrastrukturës në Kosovë, i cili ndërkohë po hetohet për korrupsion në Prishtinë.

    “Në fakt vetëm me këtë kusht mund të rekrutohej nga Rama!”, shkruan Paloka, duke shtruar pyetjen nëse, ”i kanë treguar këtij zotërisë që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo e kanë lënë që ta mësojë vetë?

    Mesazhi:

    Belinda fisbukura, pasi lidhi me hekurudhë Durrësin direkt me Zvicrën, mori pjesë në një takim ne Sofie ku u diskutua mbi një korridor energjitik ku Shqipëria nuk është fare pjesë dhe sot na prezantoi këtë drejtorin e ri të Portit të Durrësit. Ashtu si Belinda dhe ky zotëria ndërkohë qenka i hetuar për korrupsion në Kosovë. Në fakt vetëm me këtë kusht mund të rekrutohej nga Rama!

    Po pavarësisht dhe në vazhdim të këtyre: a i kanë treguar këtij zotërisë që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo e kanë lënë që ta mësojë vetë?