Tag: portions

  • Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallen në kërkim dy të tjerë

    Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallen në kërkim dy të tjerë

    Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni i koduar “Portions”, goditet një rast i shitjes së koakinës në qytetin e Pogradecit.

    Katër të rinj u arrestuan, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Në pranga ranë shtetasit Emanuel Andoni, Andi Shuli dhe Dario Alinj.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Portions’, u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
    Njoftimi:
    Nga hetimet, identifikohen 5 shtetas që shitnin kokainën, në qytetin e Pogradecit.Njëri prej tyre u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin u gjet një sasi kokaine.
    Vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.
    Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
    Në vijim të punës për godtijen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Portions”.
    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
    E. A., 29 vjeç, D. A., 18 vjeç, A. Sh., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në Pogradec.Shtetasi A. Sh. u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi kokaine.
    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. G., 20 vjeç.
    Nga hetimet dyshohet se këta 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë shitur lëndë narkotike kokainë, në doza, në qytetin e Pogradecit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel