Tag: portierin

  • Çiljeta emocionon me urimin për Albanin: Dy shpirtra që zgjodhën njëri-tjetrin çdo ditë

    Çiljeta emocionon me urimin për Albanin: Dy shpirtra që zgjodhën njëri-tjetrin çdo ditë

    Çiljeta ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për partnerin e saj, portierin Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij. Në rrjetet sociale, këngëtarja publikoi një foto, por të ngarkuar me ndjenjë, e cila u shoqërua me një tekst të gjatë, që tregonte historinë e tyre të dashurisë dhe sfidat që çifti ka përballuar ndër vite.
    Në dedikimin e saj, Çiljeta e përshkruan lidhjen me Albanin si një marrëdhënie të vërtetë, plot pasion, tensione, pajtime dhe përqafime që i kanë mbajtur bashkë edhe në momentet më të vështira. Ajo shprehet se lidhja e tyre nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë, por gjithmonë e udhëhequr nga dashuria dhe vendosmëria për të mos u dorëzuar.
    Këngëtarja e quan portierin “njeriun që mban gjithçka mbi shpatulla”, duke vlerësuar rolin e tij si partner dhe si baba. Në urimin e saj, ajo thekson se Albani është “babai që i rrit me dashuri dhe sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi” një fjali që ka prekur shumë ndjekës për sinqeritetin që bart.
    Çiljeta e falënderon partnerin për karakterin, forcën, burrërinë dhe qëndrueshmërinë që ai ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve së bashku. Ajo shkruan se e zgjedh atë çdo ditë dhe lutet që Zoti ta mbajë zemrën e tij të fortë, të pastër dhe të ndritshme.
    Postimi i saj:

  • Kualifikuese Botërori/ Kosova pa portierin Muriç, Sllovenia pa Sheshkon

    Kosova luan sot në orën 20:45 sfidën kryesore të Grupit B ndaj Sllovenisë në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës. Do të arbitërojë francezi i njohur Klement Turpë.

    Ndeshja ka një rëndësi të madhe për Dardanët pasi me një barazim siguron vendin e dytë dhe automatikisht pjesëmarrjen në ‘play-off’ për Botërorin, një ndeshje para fundit.

    Ndërkohë Franko Foda nuk do mund të ketë sherbimet e portierit të parë Arijanet Muriç ndërsa te sllovenët mungon lojtari kryesor (kartonë) Benjamin Sheshko./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Mirlind Daku humb duelin me portierin, forca nuk u mjafton për të shënuar penalltinë

    VIDEO/ Mirlind Daku humb duelin me portierin, forca nuk u mjafton për të shënuar penalltinë

    Rubin Kazani është duke humbur ndaj Baltika Kaliningradit me shifrat 0-2. Mirlind Daku pati shansin e artë për të ndryshuar rrjedhën e takimit, por nuk ia doli përballë portierit kundërshtar. Rubini fitoi të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 52-të dhe pranë topit shkoi pikërisht sulmuesi shqiptar për të gjuajtur.
    Goditja e Dakut ishte mjaft e fuqishme, por as forca nuk mjaftoi për të mposhtur portierin kundërshtar. Ky i fundit arriti ta kuptonte krahun dhe ia doli ta priste me sukses topin, duke i mohuar kështu golin lojtarit të Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/

  • Maignan shitet në janar! Gazetari zbulon skuadrën e tij të radhës

    Maignan shitet në janar! Gazetari zbulon skuadrën e tij të radhës

    5 Tetor 2025

    14:27

    Telesport

    Chelsea raportohet se është gati të bëjë një lëvizje të bujshme në merkaton e janarit për të transferuar portierin e Milanit, Mike Maignan.
    Lajmi vjen nga gazetari Matteo Moretto, i cili shkruan se “Djalli” po mendon ta shesë në janar portierin francez, sepse ai në verë rrezikon të largohet me parametra zero.
    Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovim, Igli Tare do të duhet ta shesë Maignan rreth 15 mln euro.

  • “Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi

    “Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi

    Një masakër futbolli, një poshtërim sportiv: kjo ishte Norvegji-Moldavi, e cila përfundoi 11-1.
    Norvegjia po fluturon me të pandalshmin Erling Haaland. Sulmuesi pothuajse i kërkoi falje pas ndeshjes portierit moldav Cristian Avram që pësoi pesë gola nga norvegjezi.
    Në ndeshjen në Oslo, sulmuesi i Manchester City shënoi tregolëshin e pestë me kombëtaren midis minutave 11 dhe 43 të pjesës së parë, pastaj shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 52 dhe 83.
    Haaland vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt Olimpit të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit.
    “Është një turp për ne. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, tha trajneri i Moldavisë, Sergey Kleshchenko, pas ndeshjes, duke komentuar humbjen më të keqe të vendit të tij në histori.
    Ishte një natë veçanërisht e vështirë për portierin moldav, Cristian Avram, pavarësisht se nuk pati shumë faj.
    Portieri 31-vjeçar, i cili luan në kategorinë kryesore të Azerbajxhanit, zbuloi se çfarë i tha Haaland pas fundit të ndeshjes.
    “Fola me Erling”, tha Avram pas ndeshjes. “Ai më tha ‘nuk është faji im’ dhe se duhet të vazhdonin të shënonin për shkak të diferencës së golave. E kuptoj këtë. Çfarë mund të them? Nuk do të vdes. Duhet të qëndroj i fortë. Kam një ndeshje tjetër pas disa ditësh. Por njëmbëdhjetë gola janë shumë…”.

  • VIDEO/ E hedh portierin në krahë tjetër! Rei Manaj shënon gol me ekipin e Al Sharjah nga 11-metrat

    VIDEO/ E hedh portierin në krahë tjetër! Rei Manaj shënon gol me ekipin e Al Sharjah nga 11-metrat

    Rei Manaj ka shënuar për ekipin e ri të Al Sharjah. Futbollisti shqiptar ka realizuar në ndeshjen e Kupës kundër Dibba, e cila përfundoi në shifrat 0-1. Goli i vetëm u realizua nga sulmuesi shqiptar në minutën e 22 të takimit. Manaj shënoi nga penalltia duke hedhur portierin nga një krahë dhe topin në tjetrin, për të gjetur rrjetën dhe festën. /Sport Ekspres/
     

    ?????? ???????? ??? ????? ??? ??????? ?? ??????? ???? ?? ???? ??????#???_???????#???_????_??????_???????? pic.twitter.com/S8RMGGXA1D
    — ADSportsTV (@ADSportsTV) August 31, 2025

  • Klubet e Mançesterit “harrojnë” Donnarumma, nis gara për portierin belg

    Klubet e Mançesterit “harrojnë” Donnarumma, nis gara për portierin belg

    22 Gusht 2025

    16:17

    Telesport

    Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së.
    Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë, portierin 23-vjeçar të Royal Antwerp, Senne Lammens. Belgu kërkohet edhe nga Manchester United.
    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester United është përpara në garë, sepse ka bindur lojtarin me pagën e ofruar.

  • Manchester City marrëveshje për të rikthyer lojtarin në bazë, do të bëhet portieri më i shtrenjtë britanik

    Manchester City marrëveshje për të rikthyer lojtarin në bazë, do të bëhet portieri më i shtrenjtë britanik

    28 Korrik 2025

    10:43

    Telesport

    Manchester City është gati të paguajë mbi 30 milionë euro për portierin 22-vjeçar James Trafford, të cilin e shitën te Burnley për 17 milionë euro në vitin 2023. Kjo do të thotë se riblerja e tij ka nxjerrë me humbje skuadrën e “citizens”, që rikthejnë në bazë portierin britanik.
    Trafford ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare plus një vit opsion dhe do të konkurrojë me Ederson për fanellën numër 1 nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola. Trafford-it i është dhënë leja për të kryer vizitat mjekësore.
    Marrëveshja për të sjellë James Trafford përsëri në Manchester City nga Burnley pritet ta bëjë atë portierin më të shtrenjtë në historinë britanike, sipas “The Athletic”. Shuma mbi 30 milionë euro tejkalon shifrën që Everton pagoi për të nënshkruar Jordan Pickford nga Sunderland në vitin 2017.
    Trafford mund të jetë shpejt titullar në rast se Ederson vendos të largohet, pasi e kërkon Gallatasaraj. Edhe Stefan Ortega pritet të largohet nga City, por asgjë nuk është e konfirmuar. Portieri 22-vjeçar britanik është një nga lojtarët e akademisë së Manchester City.

  • Donnarumma drejt largimit, PSG gjen portierin e ri. 23-vjeç dhe kushton 40 milionë euro

    Donnarumma drejt largimit, PSG gjen portierin e ri. 23-vjeç dhe kushton 40 milionë euro

    PSG dhe Gigio Donnarumma nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, ndaj italiani pritet të largohet nga parizienët këtë verë. Kontrata aktuale e Donnarumma skadon në qershor të vitit 2026. Kërkesat e tij të larta financiare, i udhëhequr nga agjenti i tij Enzo Raiola, kanë shkaktuar shqetësim në zyrat e PSG-së.
    Për të mos pasur asnjë surprizë të hidhur, drejtuesit e PSG-së kanë nisur nga puna për të nënshkruar me portierin e Lille, 23-vjeçarin Lucas Chevalier, i konsideruar si një nga portierët më të mirë të momentit në qarkullim.
    Parizienët nuk duan ta humbin Donnarumma-n si lojtar i lirë. Ndaj, nëse nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, italiani do të largohet për një shifër të arsyeshme. Për të ka interes nga disa klube të mëdha si Man. City, Man. United, Bayern apo dhe Inter në Serie A.
    Në anën tjetër, Olivier Letang, president i Lille, e vlerëson Chevalier me 40 milionë euro, një shifër e lartë, por e pranueshme për klubin parizien, veçanërisht nëse largimi i Donnarumma-s finalizohet.
    Luis Campos, drejtori sportiv aktual i PSG-së, e njeh mirë portierin premtues, pasi ka punuar me të gjatë kohës së tij në Lille dhe ka mbështetur zhvillimin e tij që kur ai po shfaqej në ekipet e të rinjve. Ndaj, ai po shtyn shumë që transferimi i Chevalier te PSG të mbyllet sa më shpejt.

  • Manchester United nis ankandin për Onana, vendos çmimin e shitjes për portierin gafaxhi

    Manchester United nis ankandin për Onana, vendos çmimin e shitjes për portierin gafaxhi

    8 Korrik 2025

    8:37

    Telesport

    Situata e André Onana te Manchester United është ende e paqartë. Portieri kamerunas nuk ka qenë bindës në dy vitet e fundit, me tifozët e “Djajve të Kuq” që e kanë kritikuar atë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
    Siç ndodh shpesh në këto raste, lojtari ende po paguan shumën monstruoze të investuar nga klubi për ta marrë atë nga Interi në verën e vitit 2023. Zikaltërit arkëtuan plot 50 milionë euro, një investim që nuk është shlyer kurrë.
    Shumë gabime dhe mungesa e besimit nuk e kanë lejuar kurrë të tregojë veten, megjithëse për Ruben Amorim pozicioni i tij nuk është aq i paqartë. Në fakt, trajneri portugez nuk ka kërkuar që Onana të shitet, por çdo ofertë e vlefshme të paktën do të dëgjohet.
    Sipas “Daily Mail”, çmimi fillestar është rreth 35 milionë euro. Një vlerësim që aktualisht po e frikëson Monaco, pretendentin e vetëm të vërtetë për portierin për momentin. Megjithatë, ndërsa tregu përparon, një zbritje nuk mund të përjashtohet.