I dëmtuar rëndë më 22 shtator, kur këputi tendinën në gjurin e djathtë, Marc-André Ter Stegen prej disa ditësh po stërvitet me grupin dhe me sa duket e ka me nxitim. Portieri dhe kapiteni i Barcelonës dha një intervistë për “BILD”, ku foli për dëmtimin.
“Provova një ndjesi tërheqjeje në kofshë që më përshkoi gjithë trupin. Më pas kuptova se nuk ishte vetëm diçka në kofshën time, sepse gjuri im ishte në një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga ç’duhej të ishte“, kujton Ter Stegen.
Gjashtë muaj e gjysmë më vonë, Ter Stegen po përpiqet të rikthehet në fushë: “Fizikisht jam më mirë se kurrë më parë, plot energji. Kam një skuadër të shkëlqyer rreth meje, ndaj mund të përballoj mirë çdo stres”.
“Dua të luaj së shpejti të jetë e mundur, por nuk kam një datë specifike në mendje. Nëse tani i zotëroj mirë të gjitha aspektet e stërvitjes në grup, do t’i jap një sinjal trajnerit që e bëj të ditur se jam gati”, tha portieri gjerman.
Ky rikthim do të thotë se Szczesny do të ulet në stol. Madje në Champions League, Barcelona do të duhet të anullojë regjistrimin e portierit polak, sipas nenit 31.14 të rregulloreve të kompeticionit:
“Pasi portieri i dëmtuar ose i sëmurë të jetë i aftë për t’u rikthyer në lojë, ai mund të rifitojë vendin e tij në vend të zëvendësuesit të tij. Rikthimi i portierit origjinal duhet t’i komunikohet UEFA para orarit të ardhshëm 4 orëve të ndeshjes për të marrë pjesë“.
Tag: portieri
-

Ter Stegen rinis stërvitjen dhe i “tregon stolin” Szczesny, polaku mund të hiqet edhe nga lista e Champions
-

Portieri argjentinas tallet me brazilianët pas golit të katërt, trajneri i këkron të ndalojë xhonglimet në zonë
Argjentina është treguar e pamëshirshme ndaj brazilit duke i mposhtur 4-1. Edhe pse “çelestët” e kishin siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, ata sërish dhanë maksimumin për të shkatërruar kundërshtarin e tyre historik, Brazilin.
Pas golit të katër, portieri i Argjentinës Emiliano Martinez provokoi rëndë brazilianët duke nisur xhonglimet me top brenda zonës. Çka solli menjëherë reagimin e trajnerit të tij.
Scaloni i ka bërë thirrje nga bankina Matinezit që të ndalonte menjëherë xhonglimet dhe të vijonte të luante normalisht.Duhet theksuar se ndeshja përballë Argjentinës ka qenë një nga më të dobëtat e Brazilit që prej humbjes së turpshme që pësoi në Kupën e Botës 2014-të, ku u mund 7-1 nga Gjermania.
-

Goditje e madhe! Portieri i Dortmundit braktis Gjermaninë, Ramaj zgjedh Shqipërinë ose Kosovën
Diant Ramaj hyn mes atyre portierëve të cilët quhen shumë të talentuar dhe me potencial të madh në Europë. 23-vjeçari kaloi shumë kohë te Frankfurti në Gjermani ku ishte portieri i dytë dhe pas asaj, do të kalonte menjëherë te Ajaksi. Atje Diant Ramaj fitoi vendin e titullarit për disa kohë, duke bërë performanca shuëm të mira.Në momentin e nënshkrimit në Holandë, drejtori i Ajaxit nuk ngurroi ta krahasonte shqiptarin me një portieri të njohur në Europë. “Unë mendoj se Diant Ramaj ka të njëjtin potencial si Ter Stegen mund të luajë shumë mirë futboll me të dyja këmbët, është i fortë në situatat një kundër një, ka shumë guxim në dalje dhe e lexon mirë ndeshjen”, tha drejtori i Ajaksit. Të gjithë këto cilësi, i mungojnë padyshim Kombëtares Shqiptare në portë. Për këtë arsye ardhja e Diant Ramajt te Shqipëria do të ishte një goditje e madhe. 23-vjeçari u largua nga Ajaksi dhe u transferua te Dortmundi. Menjëherë pasi e morën në ekip, Dortmundi e dërgoi Ramajn në huazim te Kopenhagen, për të marrë sa më shumë minuta atje.?Një lajm i ri vjen sa i përket këtij gardiani në aspektin e Kombëtares. Ramaj është lodhur së prituri Kombëtaren e Gjermanisë pasi ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, por mungon ftesa e Kombëtares A. Sipas asaj që raporton Albanian Football në Tëitter, faqja e dedikuar për lajmet rreth Shqipërisë, Ramaj është në kontakte tani me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Pra në fund, duket se Ramaj do të bëj një zgjedhje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Problemi i tij i vetëm si portier, është mungesa e centimetrave. Kjo ishte edhe kritika e vetme që Ramaj merrte te Ajaksi, pasi për gjithë pjesën tjetër, ishte për notën 10. Mediat në Holandë e quanin mungesën e gjatësisë si thembrën e Akilit të Ramajt që nuk do ta lejojë për të qenë mes portierëve më të mirë në Europë, pasi në gjithë pjesën tjetër, i kishte cilësitë për të shkuar aty. Por sigurisht që te Shqipëria, Diant Ramaj do të shtonte shumë konkurrencën për Strakoshën.
“Padyshim që portieri gjerman është deri tani blerja më e mirë në shiun e blerjeve të këqija nga drejtori i shkarkuar, gjermani Mislintat. Megjithëse Ramaj nuk mund të fajësohet për gjatësinë e tij, për faktin se është i shkurtër, ky problem fizik është thembra e tij e Akilit dhe nuk do ta lejojë që të jetë mes portierëve më të mirë në Europë”, ishte një prej shkrimeve të bëra asokohe në “Del Telegraaf”, për të kuptuar sadopak edhe problemin e vetëm të Ramajt. /Sport Ekspres/