Barazimi në Riga kundër Letonisë la më shumë hije se dritë për Shqipërinë, e cila humbi një tjetër mundësi për të marrë pikët e plota në rrugën drejt Botërorit 2026. Një sfidë e vuajtur, e komplikuar nga mungesa e saktësisë para portës dhe nga një gabim që solli golin e barazimit për vendasit. Në përfundim të sfidës, për mediat foli edhe sulmuesi Rey Manaj, i cili nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën si rrodhën ngjarjet.
“Normalisht isha i kënaqur kur shënuam golin e barazimit 1-1. Pastaj, si mori ndeshja, nuk ishim shumë të përqendruar. Iu thashë çunave, më mirë ta hidhnim topin sipër. Ndodhin edhe këto situata, por të ulim kokën, të përmirësohemi dhe të arrijmë objektivin në këto eliminatore. Autogol apo gol? Besoj se e preka unë në fund topin me gjoks. Megjithatë, rëndësi ka suksesi i Shqipërisë”.
Pastaj, debati me gazetarët dhe analistët në studion e TV Klan nuk mungoi, sidomos kur u ngrit çështja e vështirësisë së Shqipërisë për të shënuar gola në këto ndeshje. Ilda Bejleri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë, duke theksuar atë që shumë tifozë kishin menduar: Sa e vështirë është të shënojmë…
Përgjigja e Manajt nuk la vend për shumë interpretime: “Sepse po luajmë për Kupën e Botës, normal që është e vështirë të shënosh gol. Nuk po luajmë kalçeto me shokët. Futbolli nuk luhet me matematikë, sepse Letonisë, që është më poshtë në renditjen e FIFA-s, t’i shënosh 5 gola, dhe Serbisë, që është më mirë, t’i shënosh më pak, nuk shkon si logjikë. Mund të jetë edhe ngarkesa, kaluam presion të madh në ndeshjen ndaj Serbisë. Kjo është pjesë e futbollit. Do të stërvitemi të shënojmë gol në ndeshjet e tjera”.
Një deklaratë e qartë nga sulmuesi kuqezi, që kërkoi të kujtonte se eliminatoret e Botërorit nuk janë shëtitje, por çdo sfidë është betejë më vete. Në studio, ndërkohë, edhe Edmond Kapllani kishte gati një tjetër kritikë, këtë herë për numrin e pakët të goditjeve drejt portës kundërshtare: “Pse e keni ta vështirë të godisni portën?”
Manaj e pranoi me sportivitet problemin, por pa harruar të kujtojë edhe vështirësitë taktike që i paraqiti kundërshtari: “Është e drejtë, pasi e kemi gjetur pak portën. Mos harroni se Letonia qëndroi pas me 5 mbrojtës, është e vështirë të marrësh topin dhe ta gjesh portën. Do të provojmë të përmirësohemi, ishalla ndeshjet që vijnë të bëjmë më mirë, të marrim më shumë pikë”.
Një mbrëmje me shije të hidhur për Shqipërinë dhe Manajn personalisht, që ishte kapiten kësaj here, por me besimin se rruga është ende e hapur dhe gjithçka mund të përmirësohet, nëse skuadra rikthen qetësinë, përqendrimin dhe efektivitetin përpara portës.
Tag: portës
-

Manaj kapet me gazetaren në studio: Po luajmë për Botëror, normal që është e vështirë të shënosh gol
-

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
Në minutat e para këto kanë qenë zhvillimet e ndeshjes, ku vihet re një se janë vendosur dy kartona të verdha për dy lojëtarë të secilës skuadër.
Po ashtu ka pasur tentativë drejt portës së serbëve nga Mitaj, por e pasuksesshme:
1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.
4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.
8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.
10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.
Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.
15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.
19’- Ndëshkohet me karton te verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahovic në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar. -

40 goditjet drejt portës së Mallorca, rekord për 10 sezonet e fundit të La Liga-s
Ishte një festë e vërtetë e futbollit sulmues. Barça rikuperoi shkëlqimin e saj, versionin më të freskët dhe të gjallë në momentin më të përshtatshëm, pikërisht para finales së madhe të Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet të shtunën në “Estadio de la Cartuja” të Seville, kundër Real Madridit.
40 goditjet në portën kundërshtare, që skuadra e Hansi Flick realizoi të martën në fitoren minimale ndaj Mallorca (1-0), përbëjnë rekordin e një ndeshjeje në La Liga në 10 sezonet e fundit, sipas të dhënave të “BeSoccer Pro”.
40 goditje, një çmenduri që nuk u pasqyrua në rezultatin përfundimtar. Prej tyre, 13 ishin në kuadratin e portës së Mallorca. “Heroi” për mysafirët ishte portieri Leo Román, lojtari më i mirë i ndeshjes për skuadrën balearike, që shkëlqeu me 11 pritje vendimtare, duke tejkaluar rekordin e dy ndeshjeve të mëparshme me nga 10 pritje, të mbajtura këtë sezon nga portieri i Espanyol, Joan Garcia. Në kontrast, Mallorca realizoi vetëm 4 goditje, por asnjë në portën katalanase.
Nga pothuajse 40 goditje të provuara nga Barcelona, vetëm Dani Olmo, në minutën e parë të pjesës së dytë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në total, Barça regjistroi kundër Mallorca 4.64 “expected goals” (xG) – një metrikë e avancuar që i jep vlerë çdo goditjeje nga 0.00 deri në 1.00 për të pasqyruar probabilitetin që ajo goditje të përfundonte në gol.
Asnjë skuadër që nga sezoni 2015-16, kur “BeSoccer Pro” nisi të mbledhë këto të dhëna, nuk kishte realizuar kaq shumë goditje në një ndeshje të La Liga-s. Statistikë mbresëlënëse që vjen në një fazë kyçe të sezonit, me një Barçë që është e etur për t’i fituar të gjitha trofetë në lojë. -

VIDEO/ Uzuni provon spektaklin në Amerikë, roveshata e Myrtos shkon pranë traut të portës
Austini ka mposhtur me shifrat 1-0 LA Galaxy-n. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Myrto Uzuni, i cili “flirtoi” me golin në minutat e hershme të lojës.
Sulmuesi beratas provoi spektaklin, teksa në minutën e 7 “kërcënoi” portierin kundërshtar me një roveshatë. Megjithatë goditja e tij përfundoi vetëm pak më lart traut të portës./Sport Ekspres/