Tag: portës

  • Allegri kritikon sulmuesit: S’mund të kemi 6 raste pranë portës dhe të shënojmë vetëm një gol

    Allegri kritikon sulmuesit: S’mund të kemi 6 raste pranë portës dhe të shënojmë vetëm një gol

    7 Nëntor 2025

    13:05

    Alfred Lleshi

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Parmën, Allegri foli edhe për rinovimin e Mike Maignan: “Kur je te Milani, të gjithë duhet të punojnë me pasion dhe dëshirë për rezultate, sepse fanella kuqezi duhet merituar. Maignan është një portier i madh, klubi po planifikon të ardhmen e Milanit. Tare dhe Furlani do të vendosin më të mirën për klubin. Ne duhet të fokusohemi tek objektivi final; katër vendet e para. Kjo nuk duhet harruar”.
    Rreth rëndësisë së ndeshjes para derbit dhe pushimit (kualifikueseve të kombëtareve): “Nuk mendojmë për derbin. Mendojmë për Parmën, sepse vlen tri pikë. Duhet fituar për të shkuar në pushim me qetësi, sepse për derbin nuk mund të jemi të qetë”.
    Për mbrojtjen: “Thjesht duhet të ulim numrin e golave të pësuar. Nëse pëson 50 gola, duhet të shënosh 150 të tillë për të qenë mes 4 të parëve. Kjo është matematikë. Duhet punuar si ekip dhe të përmirësojmë fazën e shënimit, sepse nuk mund të kemi 6 raste pranë portës dhe të shënojmë vetëm një gol”.

  • Xherdan Shaqiri, lojtari i tetë në botë për krijimin e rasteve për gol! Podiumi: Barça-Real

    Xherdan Shaqiri, lojtari i tetë në botë për krijimin e rasteve për gol! Podiumi: Barça-Real

    16 Tetor 2025

    15:13

    Telesport

    Sipas një analize të fundit nga Observatori i Futbollit, Xherdan Shaqiri është një nga dhjetë futbollistët më të mirë në botë për krijimin e rasteve për gol.
    Kriteri që mat aftësinë e lojtarëve për të krijuar raste të pastra goli është pika e fortë e lojtarit me origjinë shqiptare, ish-kampion Europe me Bayern.
    Shaqiri ka grumbulluar 91.5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tetë në renditje. Pra, bëhet fjalë për umrin e pasimeve që çojnë në goditje drejt portës, vlerën e pritshme të golit të asaj goditjeje, si dhe rastet kur pas pasimit, maksimumi një mbrojtës kundërshtar ndodhet më afër portës se topi.
    I pari në listë është Lamine Yamal, ndjekur nga Arda Guler, Raphinha, Salah dhe De Bruyne. Lista më pas vijon me Bernardo Silva dhe Cole Palmer.

  • Porta e Vllaznisë, luks dhe sfidë për trajnerin Martini

    Porta e Vllaznisë, luks dhe sfidë për trajnerin Martini

    Porta ka qenë një repart për të cilin është diskutuar shumë te Vllaznia në fillimin e këtij sezoni. Ku gjatë kupave të Europës nga skuadra u larguar titullari i katërkëndorit, Kristi Qarri. Në këtë mënyrë klubi vendosi që t’i besonte mbrojtjen e portës, djaloshit të ri, Aron Jukaj.
    Me 20-vjeçarin i cili kishte qenë titullar për 9 herë kampionët e vendit tonë që nga dhjetori i vitit 2024, periudhë ku Qarri u dëmtua dhe nga kjo “përfitoi” Jukaj. I cili tregoi cilësitë e tij, duke u konsideruar si një nga talentet e portës në kampionatin tonë. Megjithatë, nga ana e klubit dhe stafit teknik u afrua edhe një portier me eksperiencë si Leon Pohls.

    Me gjermanin fillimisht që do konsiderohej si alternativë e Jukajt, por për ironi të fatit 28-vjeçari tashmë është titullar i kuqebluve pas dëmtimit të Jukajt. Performancat e ish-gardianit të Shamrok Rovers në Irlandë kanë ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje. Në këtë mënyrë duke përmirësuar shumë nivelin e tij, për të cilin kishte dyshime në miqësoret e verës, me portierin i cili bëri disa gabime në takimet para përgatitore të kampionatit.
    Por, nga ai moment duket se Pohls është një tjetër “futbolllist”, i cili tashmë ka arritur formën e duhur fizike e po ashtu përshtatur siç duhet në Shkodër. Me rikthimin edhe të Jukajt së fundmi nga dëmtimi, të dy portierët do jenë në 100% të formës në rivijimin e kampionatit në datën 18 tetor. Për trajnerin Martini do jetë një “luks”, por edhe një tjetër “dhimbje koke” për të vendosur për titullarin e portës. Pasi tashmë skuadra ka dy portierë tek të cilët mund të besosh dhe që dhurojnë siguri mes shtyllave. Ku tashmë rivaliteti do jetë i madh edhe për katërkëndorin kuqeblu.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar

    Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar

    Kombëtarja shqiptare e futbollit bëhet gati për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj Letonisë e ndërgjegjshme se për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim, i duhet të përmirësojë shumë gjëra dhe me kryesorja, shënjestrën para portës.
    Jo vetëm me golat e shënuar, 5 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit, përfshirë edhe miqësoren me Gjibraltarin. Por specifikisht me gjuajtjet në katërkëndorin e portës. Statistikat e publikuara nga UEFA për ndeshjet e këtij viti, tregojë se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar sa u përket tentativave brenda katërkëndorit të portës kundërshtare.

    Rekordi negativ i këtij viti është ai i ndeshjes me Anglinë, ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gjuajtje në portën kundërshtare. Keq ka bërë edhe me Letoninë në ndeshjen e parë, me vetëm dy tentativa në katërkëndor, ku njëra duhet theksuar se përfundoi në rrjetë. Më pas është sfida me Gjibraltarin, ku u regjistruan tre, ndërsa me Serbinë janë 4 tentativa në portë. Ndeshja me më shumë gjuajtje në portë është ajo me Andorrën, e fituar 3-0, ku u regjistruan 7 të tilla.
    Në total janë 16 gjuajtje në 5 ndeshje të luajtura këtë vit, shumë pak për një ekip që ka ambicie që një ditë të luajë në Botëror dhe padyshim gjëja e parë që duhet rregulluar në rrugëtimin e saj.
    GJUAJTJET NË PORTËAngli-Shqipëri 0Shqipëri-Andorra 7Shqipëri-Serbi 4Letoni-Shqipëri 2Gjibraltar – Shqipëri 3

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Bardheblutë në zi! Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

    Bardheblutë në zi! Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

    Është ndara nga jeta në moshën 81-vjeçare legjenda e portës bardheblu, Bujar Tafaj. Ka qenë klubi i Tiranës i cili ka ndarë në rrjet lajmin e trishtë të dnarjes nga jeta të një prej legjendave të sportit shqiptar.

    Bujar Tafaj ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin bardheblu.

    Përveç kryeqytetasve ku fitoi 3 herë titullin kampion, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit.
     

  • Para 140 vitesh: Lufta për Ulqinin në 1880

    Para 140 vitesh: Lufta për Ulqinin në 1880

    Me marrëveshjen e Berlinit ishte paraparë që Mali i Zi të fitojë Plavën dhe Gucinë, gjë që pranoi edhe princi Nikolla sepse “kjo e ofronte qytetin e rëndësishëm, Prizrenin”. Mirëpo, nën komandën e Ali Pashë Gucisë vendasit e këtyre vendbanimeve, të përkrahur nga Lidhja e Prizrenit, u kundërvunë me armë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pranverë të vitit 1880 kur u bë marrëveshja, me propozimin e ambasadorit italian në Stamboll, grofit Luigji Korti, që Malit të Zi, si zëvendësim për Plavën dhe Gucinë, t’i dorëzohet Hoti dhe Gruda. Andaj fuqitë e mëdha, me propozimin e konsullit britanik dhe atij austriak në Shkodër, Kirbi Grin dhe Fridrih Lipih, i sugjeruan Portës që Malit të Zi t’i jepet Ulqini me rrethinë deri në deltën e Bunës “aq më parë sepse popullata e atjeshme është sllovene, e jo e kombësisë shqiptare”. Propozimin ambasadorët e fuqive të mëdha ia dorëzuan Portës së Lartë më 26 qershor. Mirëpo, shefi i diplomacisë turke Abedin Pasha u përgjigj se “popullata e Ulqinit është tërësisht e fesë islame dhe se Porta nuk mund të pranojë këtë propozim”. “Ulqini dhe rrethina e tij me popullatën e cila tërësisht është me fe myslimane, gjithmonë janë njohur si pjesë të Shqipërisë Veriore dhe prandaj është tërësisht e natyrshme se ky qytet edhe për shqiptarët është shumë më i rëndësishëm sesa regjioni i Hotit dhe Grudës të cilët do të duhej t’i lihen Malit të Zi sipas marrëveshjes nga 18 prilli”, theksohet në notën e cila iu dërgua ambasadorëve të fuqive të mëdha.

    Mirëpo, presioni ndaj Portës rritej. Anglezët dhe fuqitë e mëdha kërcënonin se do të dërgojnë flotën, ndërsa më vonë do të “pushtojnë Izmirin, e mbase edhe Selanikun, në qoftë se Ulqini nuk i dorëzohet Malit të Zi”. Rriten edhe problemet në lidhje me caktimin e kufijve në jug të Shqipërisë me Greqinë, prandaj Porta në mbledhjen e datës 24 korrik bie këtë vendim: “Për të mos dhënë shkas për intervenim, e shohim të arsyeshme që kjo çështje të përfundojë dhe qeverisë malazeze t’i jepet Ulqini, siç kishin propozuar ambasadat”. Tri javë më vonë në letrën e Portës drejtuar fuqive të mëdha përsëritet se “vendimi për flijimin e një qyteti aq të rëndësishëm siç është Ulqini u muar vetëm dhe ekskluzivisht nga shkaku që të pengohen konfliktet e reja dhe mosmarrëveshjet e reja”.

    Pesë muajt në vazhdim Evropën e tronditi “kriza e Ulqinit”. Ulqinakët nuk dëshironin “në shtetin me të cilin nuk kanë kurrgjë të përbashkët”. Disponimi i tyre e përcolli gazetari francez Leon Igone duke cituar deklaratën e një ulqinaku: “Kur erdhën malazezët në këtë qytet, ata u sollën bukur, nuk rrënuan dhe paguan çdo gjë që merrnin për nevojat ushtarake apo shtetërore. Nëse na dorëzojnë tek ata, ne nuk do t’i kundërshtojmë kësaj, mirëpo ne në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë me dëshirën tonë t’i bashkohemi këtij shteti të varfër. Kjo tokë e mjerueshme nuk do të mund të ushqejë popullatën e vet të cilët pjesërisht do të jenë barrë e jona. Dhe kjo do të na bëjë edhe më fatkëqinjë”.

    Posa morën vesh për planin e dorëzimit të qytetit, në Ulqin u formua Shtabi i Lidhjes së Prizrenit i cili e mori pushtetin. Disa qindra shqiptarë nën komandën e Jusuf Agë Sokolit morën, më 17 shtator, të gjitha pikat kryesore në qytet dhe u përgatitën për mbrojtjen e tij. Shtabi dispononte me rreth dymijë njerëz, nga të cilët 800 ishin ulqinakë; pjesën tjetër e bënin shkodranët dhe anamalasit. Ushtria turke mbeti e mbyllur në kazerma, ndërsa më vonë u tërhoq nga qyteti.

    “Ne kemi vendosur të luftojmë kundër kujtdo qoftë që dëshiron ta ndajë qytetin tonë. Është e pamundur për ne që të jetojmë nën qeverisjen e shtetit për natyrën e të cilit nuk dimë asgjë dhe ligjet e të cilit nuk na pëlqejnë, në një shtet me të cilin nuk kemi kurrgjë të përbashkët”, thuhet në letrën e ulqinakëve dërguar zyrtarëve turq, ndërsa në letrën drejtuar fuqive të mëdha thuhet: “Pasi që ky popull i pafuqishëm me shekuj ishte nën dominimin e sulltanit shumë të nderuar dhe pasi që gjuha, doket dhe feja e tij (këtij populli) janë të kundërta me ata të Malit të Zi, pranojmë që më parë të vdesim dhe të fshihemi nga faqja e tokës sesa që qyteti jonë t’i bashkëngjitet Malit të Zi”.

    Më tre gusht fuqitë e mëdha thirrën Portën që të shtypë rezistencën e ulqinakëve dhe që këtë qytet t’ia dorëzojë Malit të Zi. Porta dërgoi gjeneralin Riza Pashën në Shkodër me tremijë ushtarë, por misioni i tij nuk dha rezultate. Në mbledhjen e mbajtur në Berlin, më 20 gusht, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha vendosën që në fillim të shtatorit të ndërmarrin aksionin detar në ujërat e Ulqinit. Nën komandën e admiralit anglez Sejmur u gjenden tri anije franceze nga dy angleze, austriake dhe italiane, si dhe nga një anije e madhe luftarake ruse dhe gjermane. Ky ishte demonstrimi i parë ndërkombëtar i këtij lloji!

    E ballafaquar me presionin e fuqive të mëdha, Porta, kah fundi i tetorit të vitit 1880, ndërron guvernatorin e Shkodrës Riza Pashën dhe në vend të tij emëron vezirin e deriatëhershëm në Selanik, mareshalin Dervish Pashën.

    Ai ishte i vendosur. Me vete mori ushtrinë prej dymijë ushtarësh dhe 900 regrutësh. Me dy fregata, “Stamboll” dhe “Mexhidije”, më 4 nëntor u paraqit përballë Ulqinit. Mirëpo Lidhja nuk e lejoi që të ndalet, prandaj dhe u largua për në Shëngjin ku trupat e tij zbarkuan dhe vazhduan në drejtim të Shkodrës. Menjëherë porsa erdhi në Shkodër shpalli gjendje lufte dhe urdhëroi që vullnetarët, të cilët mbanin Ulqinin, të tërhiqen nga qyteti.

    Komiteti i Lidhjes për Mbrojtjen e Ulqinit në letrat drejtuar konsujve të huaj në Shkodër shprehi gatishmërinë që qyteti të mbrohet, ndërsa ata, njëkohësish, u përpoqën që të fusnin përçarje në mes Komitetit Krahinor të Shkodrës. Dhe në këtë patën sukses sepse, në tubimin e Lidhjes Shqiptare në Dibër, kah fundi i nëntorit, me shumicë votash u vendos që mos të dërgohet ndihmë në Ulqin, ndërsa më 17 nëntor shumica e anëtarëve të Komitetit të Shkodrës njoftuan se heqnin dorë nga rezistenca me armë në rastin e Ulqinit. Këtë e shfrytëzoi Dervish Pasha dhe më 22 nëntor urdhëroi njësitë që të lëvizin drejt Ulqinit.

    Të lënur pa ndihmë, mbrojtësit, të prirë nga Mehmet Beci, Mehmet Gjyli dhe myftiu hafëz Sali Hyli, e patën të vështirë të rezistojnë ndaj ushtrisë së rregullt të Dervish Pashës, i cili, me urdhrin e Portës, u përpoq që tërë operacionin ta kryejë “pa derdhur gjak”. Përpjekjet për të bindur prijësit e mbrojtjes së qytetit që në qetësi të pranojnë dorëzimin e tij, refuzohen. Pas një lufte të shkurtër afër Klleznës, në të cilën mbrojtësit patën 50 të vdekur, ndërsa turqit 9 të vrarë dhe 32 të plagosur, ushtria turke, më 23 nëntor hyri në Ulqin. Duke thirrur ulqinakët që t’i binden urdhrit të Portës, Dervish Pasha në urdhëresën e vet theksonte se dorëzimi i qytetit nuk mund të jetë i revokueshëm, si dhe do të dënohen ashpër të gjithë ata të cilët nuk i binden këtij akti. Në fshatin Kunje, Niko Matanoviqi dhe Bedri Begu, më 25 nëntor arritën marrëveshjen për mënyrën e pranim-dorëzimit i cili do të bëhej ashtu që trupat malazeze do të marrin territorin duke lëvizur me trupa turke në një largësi prej 500 metrash. Një ditë më vonë, të premten, më 26 nëntor (23. zul-hixhde 1297 sipas hixhrës), në orën katër pas dreke, ushtria malazeze hyri në Ulqin.

    “Vija kufitare tërësisht në rregull ia dha Tivarin Malit të Zi, por për këtë hapësira e Ulqinit u nxor me dhunë nga thurjet ekonomike të rajonit të Shkodrës dhe iu bashkëngjit krijesës së huaj shtetërore”, shkruante dijetari çek Viktor Dvorski duke theksuar që për malazezët Ulqini ishte “i largët, i huaj përnga gjuha, feja dhe mundësitë ekonomike”.

    Pas hyrjes së trupave malazeze Ulqinin e braktisën 413 familje me rreth tremijë anëtarë, që bënte madje 40 për qind të popullatës qytetare, të cilët kryesisht u shpërngulën në Shkodër dhe Durrës. Pronat e tyre i morën malazezët. Disa ardhacakë merrnin gurët nga bedenat e Kalasë për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

    Në letrën që në mesin e dhjetorit ia dërgoi qeverisë nga Shkodra, Dervish Pasha shkruan se nga pikëpamja ushtarake rëndësia e Ulqinit është më e vogël se Gucia, Plava apo Tuzi, por është shumë më e madhe nga pikëpamja ekonomike. “Për këtë, fakti që ky qytet nuk gjendet më në duart tona, padyshim, është shumë i hidhur”, përfundon ai.

    (Marrë nga libri “Ulqini në Perandorinë Osmane” të Mustafa Cankës)

    Rruga Press

  • Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

    Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

    Një 68-vjeçar ka humbur jetën, pasi gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Sopës në Divjakë.
    Njoftimi i policisë
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.

  • Gol apo autogol? Serie A vendos një ditë pas…ndeshjes

    Gol apo autogol? Serie A vendos një ditë pas…ndeshjes

    Gol i kujt? Autogol? Edhe për sezonin 2025/26, Liga Serie A ka komunikuar zyrtarisht “Udhëzuesin për shënimin e dyshimtë”, ose kriteret, në përputhje me ato të FIFA-s dhe UEFA-s, që përdoren për të përcaktuar autorin e një goli shkruan Sportmediaset.

    Kur është një autogol në Serie A?

    1 – Kur një lojtar pa dashje e godet topin direkt në portën e tij. Në rast se një lojtar e godet topin pa dashje, një shkelje ose një përpjekje e e gabuar për ta larguar topin që kërkon pjesëmarrjen aktive të mbrojtësit.

    2 – Kur një lojtar devijon nga porta e tij, një gjuajtje, një krosim ose një pasim nga një kundërshtar nuk i drejtohet pamjes së portës. Gjuajtjet në kuadratin e portës, të cilat shmangen nga një mbrojtës në mënyrë natyrale ose instinktive, nuk konsiderohen si rezultat autogol.

    Gjuajtja e devijuar nga një bashkëlojtar, goli i kujt është?

    1 – Në rastin e një gjuajtjeje në portë dhe që devijohet pa dashje në rrjetë nga shoku i vet, shënimi do t’i caktohet gjuajtësit. Nëse në vend të kësaj, një gjuajtje e drejtuar jashtë zonës së portës godet një shok të vet dhe përfundon në rrjetë, autorësia e golit i atribuohet autorit të prekjes së fundit.

    2 – Kur një gjuajtje e drejtuar në kuadrat devijohet në rrjetë nga një shok, pjesëmarrja aktive e të cilit në lojë modifikon trajektoren e topit, autorësia e golit do t’i caktohet këtij të fundit.

    La Lega Serie A komunikon se “do të shqyrtojë rastet e dyshimit ditën tjetër të çdo raundi të kampionatit duke publikuar në faqen e saj të internetit vendimet e marra. Në rast të mungesës së sigurisë mbi destinacionin përfundimtar të një gjuajtjeje brenda portës, shënimi do t’i atribuohet gjuajtësit”.

    Vazhdo leximin

  • Chivu: Pjesa e parë ishte e mirë, por na mungoi vendosmëria para portës

    Chivu: Pjesa e parë ishte e mirë, por na mungoi vendosmëria para portës

    “Bëmë një pjesë të parë të mirë, edhe pse u gjendëm në disavantazh. Në pjesën e dytë ishim më të ngadaltë në qarkullimin e topit, na mungoi vendosmëria para portës”. Kështu e analizoi Cristian Chivu debutimin e Interit të tij në Botërorin për Klube ndaj Monterrey (1-1).
    “Rrezikuam në kundërsulme, djemtë dhanë maksimumin, – tha trajneri rumun për Dazn, pas ndeshjes së tij të parë në stolin zikaltër. – Mkhitaryan si trekuartist? Duhet të kemi gjithmonë më shumë zgjidhje dhe të jemi gati për ndeshjet e ardhshme.
    Një lojtar pas dy sulmuesve, ose dy pas një sulmuesi është mundësi taktike. Luis Henrique? Mund të bëjë më mirë, ka personalitet dhe teknikë të mirë. Sebastiano Esposito? Në linjë me gjithë skuadrën, një paraqitje e mirë”.
    Në konferencë për shtyp, Chivu shtoi: “E njihja mënyrën e lojës së meksikanëve, edhe pse nuk e prisnim të luanin me tre qendërmbrojtës. Gjithsesi janë një skuadër me përvojë, ne u sollëm mjaft mirë në pjesën e parë, krijuam mundësi edhe pas golit, reagimi ishte pozitiv.
    Në pjesën e dytë mund ta kishim shënuar golin e dytë. Mbrojtja me zonë? Ua shpjegova idenë time lojtarëve, vendosëm të ndryshonim mënyrën e mbrojtjes në goditjet standarde sepse shpesh, duke mbrojtur një kundër një, na e merrnin hapësirën te shtylla e parë ose e dytë. Ndoshta do të kishim pësuar gol edhe duke mbrojtur një kundër një.
    E provuam sot këtë taktikë ndryshe mbrojtëse, ishim proaktivë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në këtë moment, me pak energji që kemi, patëm pak vështirësi nga ana fizike. Nuk kërkoj justifikime, por për sa i përket qëndrimit dhe respektit ndaj kundërshtarit, kjo gjë nuk na ka munguar kurrë”.