Tag: portën

  • Vlorë, 63-vjeçares i shpërthen eksplozivi në derë të shtëpisë, ja dyshimet e para

    Vlorë, 63-vjeçares i shpërthen eksplozivi në derë të shtëpisë, ja dyshimet e para

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Vlorë, pasi në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçareje ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

    Blutë bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Sakaq, po punohet ende për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Ndërkohë 63-vjeçarja Bakie Soto deklaron se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e kupton nga ka ardhur shpërthimi apo për çfarë arsye.
    Njoftimi i policisë:
    Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.

    Top Channel

  • Shpërthim me eksploziv në derë të shtëpisë/ Pakoja ishte vendosur në portën e jashtme por, policia thotë se…

    Shpërthim me eksploziv në derë të shtëpisë/ Pakoja ishte vendosur në portën e jashtme por, policia thotë se…

    Një shpërthim eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.
    Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, por nga shpërthimi i lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale.
    Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • 63-vjeçares i shpërthen eksplozivi në derë të shtëpisë, ja dyshimet e para të policisë

    63-vjeçares i shpërthen eksplozivi në derë të shtëpisë, ja dyshimet e para të policisë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Vlorë, pasi në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçareje ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

    Blutë bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Sakaq, po punohet ende për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Njoftimi i policisë:
    Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.

    Top Channel

  • Shpërthim me eksploziv në Vlorë! Lënda plasëse ishte vendosur në portën e një banese

    Shpërthim me eksploziv në Vlorë! Lënda plasëse ishte vendosur në portën e një banese

    Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63 vjeçe Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • “Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

    “Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

    Kryeministri Edi Rama thotë se aeroporti “Nënë Tereza”, do të jetë i pari në Europë, me portën digjitale të hyrjes.
    Në episodin 4 të podcastit të tij, Rama u shpreh se hyrja në Shqipëri përmes aeroportit do të bëhet pa asnjë ndalesë dhe kontroll.
    “Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim, është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nën Tereza” pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, që i mjafton vetëm pamja jote për të verifikuar identitetin tënd. Duke e lidhur pamjet, elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua, si një pasagjer. Aeroporti i Tiranës, i mirënjohur me aeroportin me rritjen më të madhe vitet e fundit, do jetë aeroporti i parë në Europë, me portën digjitale të hyrjes. Ne jemi vendi që futi 95 përqind të shërbimeve online, përmes e-Albania.”, theksoi ai.

  • Fati në portën shqiptare, topi kalon ngjitur me shtyllën

    Fati në portën shqiptare, topi kalon ngjitur me shtyllën

    Kanë kaluar 33 minuta lojë dhe ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është në barazim pa gola. Pak më parë ka shpëtuar me fat Shqipëria.
    Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

  • “Do të jetë e vështirë me Serbinë”! Ajeti: Ne të mbajmë portën paprekur, sulmuesit e dinë vetë pastaj…

    “Do të jetë e vështirë me Serbinë”! Ajeti: Ne të mbajmë portën paprekur, sulmuesit e dinë vetë pastaj…

    Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Dy futbollistët kuqezi, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, ritheksuan edhe njëherë mesazhin e trajnerit Silvinjo dhe mesfushorëve Shehu e Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme.
    Arlind Ajeti u shpreh se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar për përballjen ndaj Serbisë, duke shtuar se është vetëm një ndeshje futbolli. Mbrojtësi kuqezi theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por skuadra do të tregojë profesionalizëm maksimal. Ai vlerësoi kundërshtarin për cilësinë e lojtarëve, por u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë gati për çdo rast dhe do të japë maksimumin për të ruajtur portën e paprekur.
    Emocionet para ndeshjes me Serbinë? – Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje. Mundohemi ta shohim këtë vetëm si një ndeshje futbolli, për të qenë profesionistë në çdo aspekt. Synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë.
    Serbia? – Besoj që Serbia, në çdo repart, ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, edhe në sulm. Kanë lojtarë si Mitroviç, që fizikisht është shumë i fortë dhe Vlahoviç, i cili kohët e fundit ka zhvilluar ndeshje të mira me Juventusin. Besoj që do t’i analizojmë çdo lojtar më saktësisht dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast.
    Çfarë duhet të bëjmë që të mos pësojmë gol, ashtu si nuk pësuam në “Air Albania”? – Atje do të jetë më e vështirë, sepse çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, pasi atje kanë edhe tifozët. Ne nuk i kemi, por do të japim maksimumin, siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që t’ia dalim.
    A keni ndonjë këshillë për sulmuesit që të marrim fitoren? – Këshilla nuk besoj që mund t’ua japim ne, mbrojtësit, sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do t’i kemi t’i shfrytëzojmë, ne mbrapa të mbajmë portën e paprekur dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë.

  • Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse

    Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse

    Policia australiane njoftoi sot se është arrestuar një burrë që përplasi makinën e tij në portën e konsullatës ruse në Sydney.

    Deklarata tha se burri i arrestuar akuzohej për vepra të shumta penale, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe posedimin e një thike, raporton Reuters.

    Në një video të publikuar nga një dëshmitar okular, një anëtar i policisë shihet duke e urdhëruar shoferin të largohet menjëherë nga automjeti, i cili ndodhej në ambientet e konsullatës në Woollahra, një periferi të Sidneit.

    Policia lokale konfirmoi se oficerët e policisë iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë nga konsullata ruse dhe u përpoqën të flisnin me një burrë në një makinë jashtë ndërtesës së konsullatës, por ai më pas e përplasi makinën në portën e përparme.

  • Partizani fiton ndaj Vorës, vendos një autogol

    Partizani fiton ndaj Vorës, vendos një autogol

    Partizani e nisi sezonin e ri të Superiores me një fitore minimale 1-0 ndaj Vorës.
    Takimi u vendos që në minutën e 9-të, kur mbrojtësi Rrepaj devijoi gabimisht topin në portën e tij pas një ngatërrese me portierin Ruci.
    Pavarësisht disavantazhit të hershëm, Vora u përpoq të reagonte dhe në minutën e 25-të Kasalla iu afrua golit, por goditja me kokë nuk gjeti kuadratin.
    Në minutën e 36-të ishte radha e Isgandarli për të rrezikuar portën mike, por tentativa e tij kaloi ngjitur me shtyllën.
    Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal të Partizanit, ndërsa në të dytin loja u bë më e ekuilibruar.
    Vora tentoi disa herë barazimin, por pa saktësinë e nevojshme në përfundim të aksioneve. Skuadra kryeqytetase menaxhoi rezultatin duke ruajtur epërsinë deri në fund.
    Edhe pse me 3 pikët e para në xhep, Partizani nuk tregoi një paraqitje bindëse në fushë.
    Debutuesit e Vorës lanë përshtypje pozitive për mënyrën se si u përpoqën të reagojnë pas autogolit.
    Megjithatë, mungesa e saktësisë në finalizim u kushtoi me humbjen e parë në elitë.

  • Egnatia barazon pa gola në Slloveni, fati i aventurës europiane vendoset në Rrogozhinë

    Egnatia barazon pa gola në Slloveni, fati i aventurës europiane vendoset në Rrogozhinë

    Egnatia ka barazuar me rezultatin 0-0 në transfertë ndaj skuadrës sllovene Olimpija Ljubljana në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
    Pavarësisht se përballë kishin një kundërshtar me më shumë përvojë ndërkombëtare, kampionët e Shqipërisë vuajtën shumë ndaj ekipit slloven dhe luftuan fort për çdo top, duke mos lejuar gola në portën e tyre. Rrogozhinasit goditën vetëm dy herë në portën kundërshtare.
    Në minutën e 90-të, Egnatia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Abdurramani Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, duke e komplikuar situatën në minutat e fundit të takimit, por djemtë e Edlir Tetovës ja dolën të mbanin portën të pastër edhe në minutat shtesë.
    Barazimi pa gola i jep kampionëve të Shqipërisë shpresa reale për një kualifikim historik, teksa fati i tyre në aventurën europiane do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë, përpara tifozëve shqiptar.