Marrja e pandehur e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk është rastësore, thotë analistja, eksperte e ekonomisë Brisida Shehaj e ftuar në studion e “Task Forcë’ në Syri Tv.Ajo thotë se prej vitesh Shqipëria është bërë han me 700 porta dhe se tani ka vajtur në pikën ku nuk mban më.
Pjese nga fjala e Shehajt
Asgjë nuk është rastësore. Që të goditet, zëvendëskryeministrja në detyrë, dhe po flasim për një zëvendëskryeministër që ka firmosur rreth 80% të akteve që nxjerr Këshilli i Ministrave. Që do të thotë është goditur njësoj sikur është goditur kryeministri në detyrë. Dhe një veprim i tillë nga një strukturë e cila mezi mezi arrinte në nivele ish-ministrash, pra ata që shkarkoheshin, të arrijë një veprim i tillë, do të thotë që ka një, njw ndërhyrje dhe një problematikë më madhore sesa korrupsioni.
Kemi kaq kohë që flasim dhe themi që, energjetika, është një ndër strukturat më kritike që ka një vend. Janë ato struktura që përbëjnë interes ndërkombëtar. Nuk mund të flasim për interes thjesht kombëtar të brendshëm. Mos harrojmë tek emisioni Juli, në, Juli me kolegët, tek emisioni Plug para disa kohësh,bëri një emision ku tregonte se si kishte patur një blackout në Shqipëri, i cili u bllokua në Kroaci, se po të vazhdonte mos bllokohej në Kroaci, do i kishte bërë blackout Europës kontinentale.
Kështu që, duhet të kuptojmë që kjo lloj infrastrukture është shumë e rëndësishme. Dhe jo vetëm për sigurinë energjitike të rajonit, që shkon në nivel kaskade edhe në Europë, por edhe për interesa më të tjera gjeopolitike. Kështu që, zonja Balluku bashkë me Edi Ramën që e bën këtë energjetikën tonë, parqet fotovoltaike, këto TEC-et me gaz, anijet që vijnë për naftë e duan t’i bëjnë me gaz, këto historira që i bën si qoka tek emra dhe individë përpos qokave të tipit Ceno apo njerëz të tjerë të lidhur politikisht me PS-në, që i çojnë nëpër kompani të cilave nuk u dihet se ku e kanë fundin, sigurisht do vinte një moment që do krijonte këtë lloj problematike që ka krijuar me partnerët ndërkombëtarë.
Dhe kjo është, kjo është e gjitha një problem me partnerët ndërkombëtarë, sepse ata nuk po suportojnë më Shqipërinë, pra nuk do i japin asistencë Shqipërisë për ‘know-how’, që këta zotërinj të bëjnë VST të mira siç bënte Hilli me Bashkimin Europian dhe pastaj fitonin tendera. Por tashmë ata do kalojnë në filtër kush janë ata që i kanë marrë dhe po i marrin.
Sonila Meço: Pra mendoni që ky mekanizëm do të vlejë dhe për projektet që janë aktuale? Pra nuk bëhet fjalë vetëm për filtrimin e projekteve që do të vijnë, pra PPP-ve të ardhshme. Ti e lexon edhe kështu, pra i referohet edhe atyre që janë ongoing, pra në vijim.
Brisida Shehaj: Ky vendi jonë është bërë si han me 700 porta dhe nuk merret vesh. Kur Plugu bëri hulumtimin e tigrave, ça nuk dëgjuam. Gardën e Iranit, njerëz të shpallur non grata, u bë Plugu për, për inceneratorët, mos gaboj, Po dhe tek inceneratori ishte ky Blerim Hoxha, i lidhur me armë, me kompani të shpallura në listën e zezë. …dhe shumë kompani të tjera të lidhura me interesa shumë të errta dhe sigurisht të shpallura në lista të zeza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra ne nuk po flasim që kjo ka ndodh sot. Kjo ka ndodh në 2017-ën, 2018-ën, 2019-ën dhe më pas është bërë këtu han me 777 porta, që s’merr vesh i pari të dytin se çfarë po ndodh në këtë vend dhe kush po hyn. Dhe që të arrihet të ndërhyhet në këtë lloj forme, të arrihet të krijohen këto mekanizma dhe të arrihet të kërkohet edhe pezullimi i zëvendëskryeministres, do të thotë që këtu ka vajtur atje ku s’mban më dhe unë.









