Një aksident dramatik ndodhi në Mynih të shtunën në mbrëmje, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Aksidenti ishte aq dramatik, sa një automjet Porsche e ka ndarë përgjysmë një Renault gjatë përplasjes së dhunshme.
Dy burra kanë vdekur nga plagët e marra pas aksidentit nw Milbertshofen, dhe dy persona të tjerë janë plagosur. Sipas policisë së Mynihut, një 19-vjeçar po drejtonte një Porsche në rrugën Schleißheimer Straße. Një pasagjere femër 19-vjeçare, gjithashtu nga Mynihu, ishte ulur pranë tij.
Në të njëjtën kohë, një 27-vjeçar nga Augsburgu po drejtonte një Renault në drejtim të kundërt. Në automjetin e tij ndodhej një pasagjer 48-vjeçar në sediljen e përparme dhe një pasagjer 21-vjeçar në sediljen e pasme, të dy banorë të Mynihut.
Sipas policisë, shoferi 27-vjeçar i Renault kishte ndërmend të kthehej majtas dhe kur semafori në kryqëzim u bë jeshil për të dhe ai filloi të kthehej, u përplas me shpejtësi nga Porsche që po vinte përballë. Renault u dogj plotësisht, ndërsa Porsche pësoi dëme të shumta.
Tag: porsche
-

Porsche ndan në mes Renault-in në aksidentin dramatik, dy të vdekur
-

VIDEO/ Momenti fatal kur 32-vjeçari me Porsche aksidentoi adoleshentin në Vlorë
Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, të aksidentit tragjik që u regjistrua dy ditë më parë në Vlorë. 32-vjeçari Hajri Bajramaj drejtonte makinën tip “Porsche”, Haiti Bajramaj, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë.
32-vjeçai është lënë në burg nga gjykata e Vlorës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë ndërsa 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Drejtimi i auromjetit në gjendje te dehur”.
Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë jashtë Gjykatës të pranishëm ishin edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident. Daja i adoleshentit ka kërkuar ashpërsim të ligjit, teksa e cilëson aksidentin si vrasje me dashje dhe jo shkelje të rregullave të qarkullimit./vizionplus.tv
-

I dehuri me Porsche i merr jetën 17-vjeçarit në Vlorë, familjarët në dyert e morgut: Nuk na japin trupin e djalit
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me motor. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.
Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.
Dyshohet se i riu që drejtonte makinën tip Porsche mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë.
Sipas njoftimeve zyrtare, mjeti me targë AB737UI, që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me targë CA305, që drejtohej nga Leandro Shametaj, vetëm 17 vjeç.
I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik. -

EMRI/ Berat, Porsche bie në kanal, humb jetën i riu, dy të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku një mjet i tipit Porsche ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Vodicë, ku udhëtonin tre të rinj, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.
Në këtë aksident ka humbur jetën 34-vjeçari Endri Vrushaj, banues në lagjen ‘Vakëf’, Berat. Ai ishte pasagjer në automjetin që ka dalë nga rruga dhe ka pësuar plagë të rënda, që nuk i mbijetoi.
Dy persona të tjerë, Alban Elezi dhe Gisi Shehu, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për trajtim të specializuar.
Për momentin, shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Dëshmitarët e ngjarjes kanë deklaruar se mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
-

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës
Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar dhurata të shtrenjta me vlerë qindra mijëra paund yllit të reality show-t.
Superylli portugez i propozoi martesë partneres së tij prej më shumë se nëntë vitesh me një unazë fejese mahnitëse këtë jave.
Ronaldo dhe Rodriguez kanë pesë fëmijë së bashku, dy prej tyre – Alana dhe Bella – biologjikisht, me njerkën 31-vjeçare të Cristiano Jnr, dhe binjakët Mateo dhe Eva.
40-vjeçari shpesh ka ndezur spekulime se çifti ishte martuar privatisht, duke iu referuar shpesh Rodriguez si ‘gruaja’ e tij në ngjarjet publike. Por zbulimi i së martës i dha fund thashethemeve, me Ronaldon që konfirmoi deklaratën e tij romantike me një diamant që vlen rreth disa milionë paund.
Megjithatë, sulmuesi i Al-Nassr nuk besohet të jetë ndalur me kaq, duke zgjedhur një numër dhuratash të tjera luksoze. Ronaldo i ka dhuruar të fejuarës së tij të re edhe një Porsche Taycan elektrik të bardhë, me vlerë mbi 78,000 paund.
Duke e ditur prirjen e saj për modën e firmave të njohura, ish-lojtari i Manchester United bleu gjithashtu një numër artikujsh nga shtëpitë franceze të modës Christian Dior dhe Louis Vuitton, duke përfshirë çanta dore dhe rroba me një vlerë totale mbi 25,000 paund.
Ronaldo e çoi totalin e shpenzimeve të tij për dhurata shtesë në mbi një çerek milioni paund me dy orë: një orë Patek Phillippe që kushton 42,000 paund dhe një orë tjetër Audemars Piguet me vlerë 53,000 paund. -

Shoferi i Porsche-s kapet me 320 km/h në autostradën gjermane, trefishi i kufirit të lejuar
Një shofer Porsche është kapur duke udhëtuar me 320 km/h në autostradën gjermane A2 pranë qytetit Burg në landin Saksoni-Anhalt, thuajse trefishi i kufirit të lejuar prej 120 km/h në atë segment.
Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të shpejtësisë në disa pjesë të rrugëve, sipas The Guardian.
Policia bëri të ditur se shoferi, i cili drejtonte një Porsche Panamera me vlerë mbi 100 mijë euro, do të përballet me një gjobë prej 900 euro, një pezullim tre mujor të patentës, dhe ndëshkime të tjera. Identiteti dhe mosha e tij nuk janë bërë publike.
Segmenti i autostradës A2, që lidh rajonin industrial të Ruhr-it me Unazën e Berlinit, është i njohur për trafikun e rënduar dhe kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht për shkak të punimeve rrugore. Ngjarja ndodhi në fund të korrikut, por policia publikoi të dhënat këtë javë, pasi shkelja u regjistrua nga një radar i vendosur në një “trailer monitorues” mobil.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë autostradë. Në vitin 2021, një drejtues Bugatti u kap me 417 km/h afër Magdeburgut, kryeqyteti i landit, i dyshuar për pjesëmarrje në një garë ilegale. Megjithatë, mungesa e provave çoi në mbylljen e çështjes pa ndëshkim.
Autoritetet kanë nisur një “maratonë radarësh” këtë verë në Saksoni-Anhalt, duke shënjestruar segmentet problematike me kamera të shumta, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve shkollore.
Policia përdori këtë rast për të bërë thirrje publike për respektim të rregullave të qarkullimit. “Shkeljet e shpejtësisë rrezikojnë jo vetëm jetën e shoferit, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, tha policia në një deklaratë. “Respektoni kufijtë e shpejtësisë – udhëtoni të sigurt dhe shmangni gjobat e larta, pikët negative dhe ndalimin e patentës.”
Debati për vendosjen e kufijve të shpejtësisë në të gjithë Gjermaninë mbetet i nxehtë. Ndërsa mbrojtësit e kufizimeve përmendin sigurinë dhe ndikimin në klimë, klubet e makinave dhe industria automobilistike e shohin “lirinë e autostradës” si pjesë të trashëgimisë kulturore gjermane.Top Channel
-

Pamela Anderson nuk tërhiqet: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1
Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga Sylvester Stallone, Pamela Anderson qëndron fort pas deklaratave të saj: aktori i kishte ofruar një apartament luksoz dhe një Porsche në këmbim të një lidhjeje.
Në një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja kujtoi propozimin që, sipas saj, nuk mund të ishte i trilluar. “Ishte shumë specifik për të qenë sajesë”, tha Pamela, duke theksuar se Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1”. Kur ajo e kishte pyetur nëse kishte edhe një “nr. 2”, ai kishte kthyer: “Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani”.
79-vjeçari i “Rocky”-t i ka hedhur poshtë këto akuza më parë, duke i quajtur “të rreme dhe të sajuara”.
Me nota humori, Pamela shtoi se ndoshta do ta kishte menduar ofertën… nëse bëhej fjalë për një “Shelby Cobra”.
Këto deklarata vijnë ndërsa aktorja është rikthyer në vëmendje për shkak të lidhjes së re me Liam Neeson, me të cilin është afruar gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”. -

Si u shkatërrua rrjeti i kokainës! Punëtorët e portit bashkëpunonin me shqiptarët, 200,000 euro për çdo ngarkesë, kokaina merrej me Porsche
Pamje nga operacioni
GREQI- Autoritetet kanë zbuluar një rrjet të mirëorganizuar trafikimi kokaine me aktorë kryesorë, përfshirë punonjës të portit grek dhe trafikantë shqiptarë. Operacioni policor kulmoi në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur dy nga 7 punonjësit kryesorë të portit të Pireut u panë duke marrë çanta me kokainë nga një kontejner që sapo kishte mbërritur në portin e Pireut nga Ekuadori.
Si vepronin ata?
Në port ata quheshin “komandantë”. “Komandanti” kryesor dhe 3 kontraktorët ndihmës, grupi “Mani” – siç ishin “pagëzuar”, meqenëse ishte vendi i origjinës së të katërve – gjithmonë siguroheshin që të kishin të njëjtin turn. Kokaina ishte fshehur në frigoriferë, në tabaka kabllosh, brenda kontejnerëve. Një kaçavidë e thjeshtë mjaftonte për të çmontuar tabakatë dhe për të marrë drogën që kishte mbërritur nga Ekuadori.
Tarifa 200,000 euro për çdo kontejner
Rruga e drogës niste nga një port në Ekuador dhe vepronte një grup përkatës punëtorësh të portit. Sapo kontejnerët mbërritën në një port grek, 7 punonjës të portit grekë merreshin me shkarkimin e “mallit”. Duke përfituar nga pozicioni i tyre, ata arritën të merrnin mallrat dhe t’ua dorëzonin trafikantëve shqiptarë, kundrejt një pagese prej 200,000 eurosh për secilin kontejner.
Ngarkesa, e cila mbërriti në orët e para të mëngjesit të së hënës, duket se ka qenë takimi që autoritetet kishin pritur për të zbuluar zinxhirin e trafikut. Në orët e para të mëngjesit, 2 nga 7 punonjësit e portit të përfshirë iu afruan vendit ku ishte hapur kontejneri me motoçikleta dhe morën qeset me kokainë. Qeset u ngarkuan menjëherë në një Porsche luksoze, në të cilën po priste një bashkëpunëtor tjetër.
PAMJE NGA OPERACIONI:Makina “Porsche” rezultoi se i përkiste njërit prej 7 punonjësve të portit, u përdor sistematikisht për të transportuar drogën.
Burri në Porsche, sapo mori kokainën, u përpoq të largohej me makinë, pa e ditur se ishte i rrethuar nga oficerë policie. Ai u përpoq të arratisej, por pasoi një ndjekje kinematografike me oficerë policie që qëllonin me armë gomat e automjetit luksoz. Më në fund, Porsche u ndalua dhe shoferi u arrestua. Thuhet se kreu i bandës është një grek 35-vjeçar, i njohur për autoritetet nga një arrestim i mëparshëm për raste droge. Ai kishte zhvilluar një rrjet kontaktesh me trafikantë shqiptarë, disa prej të cilëve besohet se ndodhen tashmë në territorin grek.
Por edhe organizimi i punonjësve të portit nuk ishte i rastësishëm. Secili kishte marrë një rol kyç në port: njëri ishte përgjegjës për kamerat, një tjetër rregullonte turnet në mënyrë që i gjithë ekipi të punonte njëkohësisht, duke lehtësuar veprimet e tyre.
Komunikimi i tyre bëhej gjithmonë personalisht, pasi ata siguroheshin që të mos flisnin kurrë në telefon në mënyrë që të mos zbuloheshin. Autoritetet po vazhdojnë hetimet e tyre, ndërsa është lëshuar një urdhër arresti për trafikantët shqiptarë që ende nuk janë identifikuar. Policia po heton për të zbuluar nëse rrjeti është i përfshirë në transporte të tjera apo nëse ka pasur kontejnerë të tjerë që kanë kaluar “nën hundën” e mekanizmave të kontrollit.
Aktualisht raportohet se një nga anëtarët e dyshuar të organizatës kriminale, i cili jeton në Pire, është i afërm i një zëvendësministri të njohur të Qeverisë greke. Në muajt e fundit, i pandehuri kishte “reklamuar” jetën luksoze që bënte, hotelet e shtrenjta dhe makinat e shpejta, ndërsa kishte filluar të tregonte interes edhe për “pajisjet”, siç i quante ai armët./ZËRI -

FOTO/ Nga kontenierët në Porsche, shqiptarët prisnin kokainën nga Ekuadori, 7 të arrestuar
Një rrjet i organizuar grek që vepronte prej muajsh në Portin e Pireut, duke trafikuar kokainë të fshehur në kontejnerë me mallra, u shkatërrua këtë mëngjes nga Njësia e Luftës kundër Narkotikëve.
Mësohet se kokaina do të shkonte në një organizatë shqiptare e cila do ta shpërndante.
Janë 7 persona të cilët janë arrestuar gjatë operacionit të befasishëm, përfshirë punonjës të portit që shfrytëzonin pozitat e tyre për të nxjerrë drogat nga zona e kontrolluar.
Sipas hetimeve, kokaina vinte nga Ekuadori, e fshehur në kontejnerë me banane. Pasi anija mbërriti në Pire, dy prej të arrestuarve, punonjës me akses të posaçëm, nxorën nga kontejnerët 34 kilogramë kokainë dhe e transportuan me motoçikleta në një Porsche Cayenne, ku i priste një tjetër anëtar i grupit. Droga kishte si destinacion final tregtarë shqiptarë të narkotikëve.
Pas marrjes së drogës, shoferi i Porsche-s tentoi të largohej me shpejtësi, por u përplas me mjete të parkuara, pasi më parë u përpoq të përplaste një automjet të policisë. Në ndjekjen që pasoi, oficerët e policisë përdorën armë zjarri, duke qëlluar në gomat e makinës për ta ndalur. Automjeti luksoz, mësohet se ishte në pronësi të njërit prej të arrestuarve.
Hetimet zbuluan një strukturë të mirëorganizuar ku secili nga anëtarët kishte rol të caktuar. Udhëheqësi i dyshuar është një 35-vjeçar me precedentë penalë për narkotikë, i cili mendohet se kishte lidhje të drejtpërdrejta me rrjete ndërkombëtare të trafikut.
Një tjetër i arrestuar ishte përgjegjës për ndërrimet në port, duke planifikuar që të gjithë anëtarët të ishin në turnin e duhur kur mbërrinte droga. Ndërsa një tjetër kishte si detyrë të manipulonte sistemin e kamerave për të fshehur gjurmët e grupit.
Sipas burimeve nga hetimi, pagesa për nxjerrjen dhe dorëzimin e sigurt të drogës për çdo kontejner arrinte deri në 200 mijë euro, shumë e cila më pas ndahej mes anëtarëve të rrjetit.
Ndërsa hetimet janë ende në zhvillim, autoritetet greke po punojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë rrjetet shqiptare të trafikut që duket se ishin përfituesit kryesorë të dërgesës së kapur.
-

Arratisje si në film në Sarandë/ Zbriti nga Porsche dhe u hodh në det, kapet me armë zjarri
Në Sarandë sekuestrohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në rrugën “Butrinti”.
Arma është gjetur tek personi që u hodh në det, i cili u kap nga skafi policisë kufitare.
Arma u gjet ne një çantë krahu, që ai mbante me vete. Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.
Dhjetëra forca policore mbërritën në vendngjarje, ndërsa aventura e të riut që u hodh në det nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap në det nga policia kufitare e Sarandës dhe iu dorëzua me pas efektivëve në shëtitoren e qytetit.