Tag: poradeci

  • Kështu tha Lasgush Poradeci: Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir!

    Kështu tha Lasgush Poradeci: Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir!

    Lasgush Poradeci

    Lasgushi Poradeci ka lënë mes krijimtarisë unike, këshillat vetjake për poetët e rinj. Ai kishte këto fjalë, për poezinë dhe poetët:

    “Poezia është hyjnore. Prandaj kur shkruan poezi, duhet ta kesh shpirtin të shenjtëruar. Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir dhe xhevahir duhet të jetë çdo varg i saj dhe çdo fjalë e saj. Prandaj poezi mund të shkruash vetëm pak, se ku t’i gjesh gjithë ata xhevahirë?

    Mos ki frikë se ke shkrojtur gjatë jetës tënde vetëm dhjetë poezi. Frikë të kesh po të kesh shkrojtur njëqind poezi.”

    ObserverKult

    ____________

    Lexo edhe:

    LASGUSH PORADECI: NË ZEMËR T’ËNDE VETËM UNË…

  • Me zjarr ju flas… me zjarr, poezi nga Lasgush Poradeci

    Me zjarr ju flas… me zjarr, poezi nga Lasgush Poradeci

    Me zjarr ju flas… me zjarrNë gjirin tim kam hapur varr…Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

    Un’ ik liqerit zemërakFatlum dh’ i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak:

    Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,Dh’u jap ushqim me dashuri-Një dashuri për llaftari:

    Pa nis ah! Gjirin ta godas…Dh’e hap ah! gjirin për një ças…Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

    Ahere – helmohet e buçetPas mallit tim liqer-i shkret,E rrit tallazin posi det.

    Ay e tund, ay e shkund,Ay e hap sa me të mund,Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.

    E shpirtin dyke ma përcjellëMë thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…Ky gjir’i em që të pat pjellë…

    Me zjarr ju flas…Me zjarr…

    *Titulli i origjinalit: Vdekja e nositit

    ObserverKult

    Lexo më shumë nga poeti Lasgush Poradeci:

    Lasgush Poradeci: Përse të duaLasgush Poradeci: Erë trëndeline

    Lexo edhe:

    Kujtimet e panjohura të ish-ministres së Arsimit e Kulturës; “Kur Lasgushi hapi derën e më pa me kryetarin e Komitetit dhe sekretarin e parë tha…”

    Plot 42 vite më parë, kryeministri, Mehmet Shehu më ngarkoi si detyrë, që të shkoja në Pogradec e të takoja poetin e madh, Lasgush Poradecin. “Më tha, që ta prisja në “Turizëm”, sepse ai nuk vjen në zyrat e partisë e të shtetit. Pyete, se ç’ probleme ka dhe t’ia zgjidhësh!”

    Shkova në Pogradec dhe e njoftuan, se të nesërmen në orën 10-të paradite të pret ministrja tek Turizmi. E prita në një nga sallat e pritjes. Lazgushi erdhi në orën e caktuar. Kishte veshur një kostum të zi, me borsalinë  në kokë dhe me bastunin e tij në dorë. U përshëndetëm me një takim duarsh dhe u ul në kolltukun përball meje.

    Tekstin e plotë të këtij reportazhi e gjeni duke klikuar KETU

    ObserverKult

  • Tefta Tashko: Kur më vjen burri nga stani (teksti Lasgush Poradeci) Video

    Tefta Tashko: Kur më vjen burri nga stani (teksti Lasgush Poradeci) Video

    Lasgush Poradeci i ka shkruar dhjetëra këngë sopranos së shquar, Tefta Tashko. Mes tyre edhe tekstin e këngër “Kur më vjen burri nga stani” të cilën ObserverKult ua sjell me tekst dhe video:

    Kur më vjen burri nga staniKur më vjen, kur më vjen, Kur me vjen…Fu-fu-fu ma bën fustaniFu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

    Kur më vjen burri nga kishakur më vjen, kur më vjen, kur më vjen…Fuf-fuf-fuf ma bën kemisha.Kur më vjen burri nga kishaFuf-fuf-fuf ma ben kemisha.

    Kur më vjen burri nga aratkur më vjen, kur më vjen?Dal i bëj një zë përpara,dal i bëj, dal i bëj.

    Kur më vjen burri nga ullinjtëMarr një shkarpë e i nxjerr sytë,Marr një shkarpë, marr një shkop,Marr një shkarpë.

    Kur e shoh burrin të verbërkur e shoh, kur e shoh?,Oh, oh, ç’më ç’pon në zemër,oh, oh.

    Kur e shoh burrin pa dritëplot me lot më mbushen sytë,Kur e shoh burrin pa dritëplot me lot më mbushen sytë.

    Ç’thashë ashtu a unë korbaç’thashë ashtu, ç’thashë ashtu?Jo, moj, jo sytë s’ja nxorra!jo, moj, jo!

    Kur më vjen burri nga staniKur më vjen, kur më vjen?Kur me vjen?Fu-fu-fu ma bën fustaniFu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

    ________

    Në qershor të vitit 1937, Tefta Tashko i shkruante poetit nga Roma:

    “Romë, 14.6.1937

    I dashur Zoti Poradeci

    Më parë kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes sime kundrejt letrës suaj të dashur. Por shkaku ka qenë se shkova menjëherë për Milano, ku ndjenja 15 ditë. Dhe është e tepër t’ju them se s’pata asnjë minutë të lirë, Dje u ktheva në Romë dhe vrapoj t‘ju falënderoj nxhehtësisht për vjershat tuaj të bukura. Veçanërisht spirituale janë dy couplet-et e “Burri nga Stani”, të cilat të them të drejtën, pata pak zor t’i këndojë, se më mori një e qeshur e fortë ne enregjistrim e sipër.

    Po ekzekutimi ka qenë i mirë për gjithë këngët dhe së shpejti dalin për qarkullim. Do t’u lutem pra, të keni mirësinë të më dërgoni dhe autorizimin për fjalët e Serenatës, si dhe ato të “Burri nga Stani”, dhe unë do ia komunikojë shoqërisë “Columbia” për të cilën këndova” Tefta Tashko”.

    Përgatiti U.V./ ObserverKult

    ——————

    Lexo edhe:

    NDËRROI JETË 37 VJEÇE, SEKRETET DHE TË PATHËNAT E TEFTA TASHKOS!

  • Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë cianuri nga frika se do arrestohet nga komunistët

    Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë cianuri nga frika se do arrestohet nga komunistët

    Shekullin e shkuar ne shqiptarët kemi pasur një poet që nuk e kemi kuptuar si duhet, sidomos vlerën e artit të tij.

    Ishte Lasgush Poradeci, i cili shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shqiptrin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”

    Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

    Poezitë e tij “Vdekja e Nositit”, “Poradeci” apo “Trashëgimi” e ndonjë tjetër, për nga vlerat e mesazhi, i kapërcejnë lehtësisht kufijtë e Shqipërisë duke u renditur në nivele dinjitoze të letërsisë më të mirë Europiane apo qoftë Botërore.

    Por Lasgush Poradeci shkroi poezi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej u tërhoq. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri kishte sjellë një klimë krejtësisht të papërshtatshme për poetin e madh.

    Lasgush Poradeci, edhe pse shumëkush, nisur nga gjimnazistët që studjonin poezinë e tij, e dinin të vdekur, jetoi deri në vitin 1987, duke u përballur me jetën e vështirë dhe sidomos me çuditë e letërsisë së realizimit socialist, të cilat nuk linte asnjë rast pa i qesëndisur.

    Por në jetën e tij kishte edhe një tjetër anë të medaljes.

    Lasgush Poradeci, thellë në qënien e vet jetonte me një frikë e ankth i pazakontë.

    Duke e lëvizur veten në drejtim të kundërt të rrymës, duke fshikulluar lart e poshtë çuditë e regjimit komunist, duke parë se si të njohur e miq përfundonin burgjeve nën akuzën e agjitacion – propagandës, duket edhe atë kishte nisur ta mundonte frika, një situatë së cilës ai i ishte përgjigjur me një zgjidhje eventuale dramatike.

    Vaso Samsuri, një nga miqtë e tij të ngushtë rrëfen sesi poeti i madh mbante me vete një pilulë cianuri që ta përdorte për çdo rast për të helmuar veten, nëse policia politike e kohës do e arrestonte…/abcnews

    Lexo edhe:

    LASGUSHI PORADECI: ISHIM ME EQREM ÇABEJN…

    ObserverKult

  • “Ku vemi shpesh”, poezi nga Lasgush Poradeci

    “Ku vemi shpesh”, poezi nga Lasgush Poradeci

    Në zemër t’ënde vetëm unë,Në zemër t’ime vetëm ti,Dhe jashtë bota fjalëtare,Dhe jashtë syri plot zili.Dh’ ashtu filluam përngaheraNjë vetësi plot ëmbëlsi,Të mos na shohë syr’ i botës,Mos na zemrosh, moj njerëzi.Dhe ikm’ e ikmë gjith-më-largë,Dyke kërkuar pak liri,Që me t’u ndezur flak’ e ditës,Gjer më të mugëtit të zi;Gjer në mesnatë-e pasmesnatë,Oh! e pangopur arrati!Un’ hijerënd’ e mvrerësuar,Ti buzëndritur në stoli.Nër ato male shtat-mëdhaja,Nër ata pyj me fshehtësi,N’ ato mburima lozonjare,N’ ata shkëmbënj plot llaftari;Ku fryn një erë pastërtije,E vetëtin një bukuri,E ritet malli posi deti,E ndizet zemëra në gji;Ku nuku duket asnjeri,Ku vemi shpesh veç un’ e tiKu djeg si zjarr, moj dashuri!Ku ndrin si yll, moj perëndi!

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    LASGUSH PORADECI: DIMËR

  • Kjo është poezia që Lasgush Poradeci e shkroi kur vuante nga sëmundja e rëndë

    Kjo është poezia që Lasgush Poradeci e shkroi kur vuante nga sëmundja e rëndë

    Nga Kristaq Jorgo

    Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në frëngjisht në moshën 17-vjeçare. 

    Atë mot – është fjala për vitin e largët 1916 poeti ndodhej në Athinë, ku ndiqte mësimet në Liceun Francez. I mbërthyer për javë e muaj nga një formë e rëndë e tuberkulozit pulmonar, shtrohet disa herë në sanatorium e përjeton gjendje ekstreme mes jetës e vdekjes.

    Në këtë kohë ka lindur poezia në fjalë, të cilën po marrim guximin ta cilësojmë kryepoezi të tij.

    Jo për faktin se mund të jetë krijimi i parë i mjeshtrit. Ka dëshmi se edhe më të hershme janë fillimet poetike lasgushiane. As për faktin se përfaqëson një krijim të ndonjë vlere fort të posaçme, krahasuar me mrekullitë e vërteta që ai do të na sjellë më pas. Kemi të bëjmë, përkundrazi, me një poezi të përkorë dhe fare të shkurtër, elementare mund të thuhej, me vetëm 5 vargje, ndonëse formalisht 8, pasi tre prej tyre dalin dy herë.

    E megjithatë…

    Poezia me titull “Quand je t’ai vu, O reve immenese”, që  e sollëm shqip në trajtën “Kur të kam parë, O ëndërr’ qiellore” është, sipas nesh, dëshmuese e një momenti të jashtëzakonshëm në shpirtin, në jetën e në veprën e djaloshit.

    Poeti duhet të ketë përjetuar në atë zgrip të jetë-vdekjes një çast vizioni hyjnor, një epifaní, një ndriçim a një zbulesë, ngjashëm me çka përjetojnë shenjtorët a gjenitë. Ka parë një “ëndërr të pamatë” dhe i është zbuluar/ia ka dredhur shpirtin “Misteri i madh”.

    Ky është çasti – poezia na lejon të hamendësojmë kështu – i inicimit të Lasgush Poradecit me Sublimen, të Shenjtën, Bukurinë, Dashurinë, Sekretin, i takimit me qenien supreme, çasti në të cilin atij i ka rënë – me një sintagmë të krishterë – “balta e syrit” dhe ka nisur përnjëheri të shohë, të ndiejë, të kuptojë çka vetëm të shenjuarve tepër të rrallë u bëhet e mundur.

    Për këtë arsye edhe cilësimi i kësaj vepërze në dukje  fare të vogël e fare të thjeshtë, si kryepoezie tij, pse dëshmitare e çastit lindës të gjeniut.                                                                             

    Është çasti i Big Bang-ut, prej të cilit do të marrë jetë universi madhështor lasgushian.

    ————

    Vijon një shqipërim – me jo pak lëshime e të meta – ndjekur nga origjinali frëngjisht.

    ————

    Kur të kam parë, o ëndërr’ qielloreKur të kam parë, o ëndrr’ qiellore,U drodh në mua i madh mister:Unë qeshë në lulen djaloshoreKur të kam parë, o ëndrr’ qiellore.Amór me buzët çmenduroreM’shtrëngói zemrën time-vrer;Kur të kam parë, o Ëndrr’ qiellore,U drodh në mua i madh mister.

    Athinë, 1916     

    ————————

    QUAND JE T’AI VU, Ô RÊVE IMMENSEQuand je t’ai vu, ô Rêve immense,Frémit en moi le grand mystère:Ce fut en pleine adolescenceQuand je t’ai vu, ô Rêve immense.L’amour aux lévres de garancePressa mon coeur de solitaire;Quand je t’ai vu, ô Rêve immense,Frémit en moi le grand mystère.

    Athènes, 1916                    

    Lasgush Poradeci

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SI E PËRJETOI LASGUSH PORADECI VDEKJEN E GRUAS: MË FAL NAFIJA IME, MË FAL…

     “Kur Nafija mbylli sytë më 3 gusht 1983 në Pogradec, Lasgush Poradeci i rënë në gjunjë para saj, i mbushur me lot, pëshpëriste me zë të dridhur e me sy të humbur: “Më fal Nafija ime, më fal” dhe më pas i puthte ballin, faqet, buzët, duart, trupin, çdo gjë.

    Ne e dinim, e ndjenim në qenien tonë, që ajo e kishte falur, e tani e priste atje lart duke e dashur si gjithmonë. Kjo pamje ishte aq e dhimbshme sa e pabesueshme për një njeri si ai që kish jetuar tërë jetën me kokën lart, pa iu përkulur kërkujt, madje as regjimit.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Fjalët emocionuese të Lasgushit për të bijën: Atë natë të kisha ty pranë, vdisja në duart e tua…

    Fjalët emocionuese të Lasgushit për të bijën: Atë natë të kisha ty pranë, vdisja në duart e tua…

    Marie Poradeci, e bija e poetit Lasgush Poradeci, ka postuar kohë më parë në profilin e saj në Facebook, një letër që i ati i ka nisur vajzës tjetër, Konstandinës.

    LETRAMerr. Kostandina Lasgush PoradeciLagja e Mburimave, rruga Çeta e Mokrës nr 56Pogradec.Tiranë e Mërkurë 17 tetor 1979,Kostandinë bijë e dashur edhe trimëreshë e babajt, dola të Hënën më 15 Tetor prej spitalit, Pavjoni XIV ku më suall pas operacionit të kataraktit të syrit t’im të djathtë prej Doktor Ylli Shtyllës.

    Nata e parë pas operacionit ishte e tmerëshme për mua 24 orë pa gjumë sepse me dhembje të mëdha të syrit, ndjenja pështirosje për të vjellë nga 4 injekcionet rreth syrit dhe medikamentet në sy, e të tjerat, e të tjerat.

    Si nuk vdiqa natën e parë përveç netëve të tjera, 10 net me rradhë të tjera, që më s’thosha në vehten time do vdes, jo nga frika e vdekjes, meqë gjithë gjëja e gjallë ka frikë prej vdekjes, po nga torturat në trup. Nuk thesha më nga torturat do vdes, po edhe në natën e parë kur nga torturimi thesha me vete do vdes, nuk më vinte frikë të vdes, siç ka gjithë njerëzimi frikë, s’e ndjenja frikën si gjithë njerëzimi atë natë – sepse, bijë e babait, atë natë të kisha ty pranë, vdisja në duart e tua.

    Kur vdes njeriu edhe kafsha kur vdes, do që të ketë një qënie pranë, ose një njeri të dashur pranë, ose një njeri pranë, edhe kur s’ka as të dashur njeri pranë, as një njeri sidokodo pranë, prek me dorë, me dorën që vdes, atë qënien, atë sendin që ka pranë, atë gurin, atë bluashkën edhe atë fijen bar që ka pranë, kaq keq isha, Kostandinë e babajt, atë natë kur si e dërguar nga engjëlli ti më ardhe bijkë e babait papritur pa kujtuar prej aq larg, prej Poradeci, më ardhe pa të thënë njeri, me inisiativën tënde të guximshme, aq vendimtare aq guximtare.

    Dhe si më rrinje ti ashtu pranë e lodhur e kapitur ditë e natë, unë të falem nderit tashi babkë dhe t’i puth ëmbël, ëmbël fort syçkat e bukura edhe të mënçme. Kaq po të shkruaj, dua të vi në Poradec çdo ditë, po s’ka kush më gjen maqinë se unë vetë jam pa fuqira prej spitalit.Të kisha lekë, mirja një takximetër angazhé, isha për tre orë aty, po ku të gjesh lekët. Të përqafon dhe të puth me shumë mall babaj tënd.Lasgush

    ObserverKult

    —————-

    LEXO EDHE:

    ME ZJARR JU FLAS… ME ZJARR, POEZI NGA LASGUSH PORADECI

  • Rama: Hëna si poezi më vete mbi liqen (foto)

    Rama: Hëna si poezi më vete mbi liqen (foto)

    “Hëna si poezi më vete mbi liqen. Pogradec”- shkruan Edi Rama në postimin e kësaj mbrëmje.

    Kur shikon këtë të bukur në foto te kujtohen poezitë e poetit të madh Lasgush Poradecit

    Vallja e Yjve (fragment)
    Nga Lasgush Poradeci
    Kur qetësohet nata dhe zbresin yjet flakë,
    Liqeni merr një dritë të thellë e të butë.
    Një heshtje e artë në shpirt më ra për pak,
    Dhe ndjeva si vallzonin yjet në qetësi të plotë.
    2. “Muza”
    Muza(Fragment që përmend liqenin)Nga Lasgush Poradeci
    Ti je frymëzimi që më vjen me erë,Nga liqeni i kaltër, i qetë, i ndritur.Me zërin tënd vjen muzika e vjetër,Si valë që lëkund një shpirt të trishtuar.

  • Hëna si poezi më vete mbi liqen (foto)

    Hëna si poezi më vete mbi liqen (foto)

    “Hëna si poezi më vete mbi liqen. Pogradec”- shkruan Edi Rama në postimin e kësaj mbrëmje.

    Kur shikon këtë të bukur në foto te kujtohen poezitë e poetit të madh Lasgush Poradecit

    Vallja e Yjve (fragment)
    Nga Lasgush Poradeci
    Kur qetësohet nata dhe zbresin yjet flakë,
    Liqeni merr një dritë të thellë e të butë.
    Një heshtje e artë në shpirt më ra për pak,
    Dhe ndjeva si vallzonin yjet në qetësi të plotë.
    2. “Muza”
    Muza(Fragment që përmend liqenin)Nga Lasgush Poradeci
    Ti je frymëzimi që më vjen me erë,Nga liqeni i kaltër, i qetë, i ndritur.Me zërin tënd vjen muzika e vjetër,Si valë që lëkund një shpirt të trishtuar.

  • Kur Lasgushi tregoi si i ndihmoi Noli të merrte bursë studimi (Video e rrallë)

    Kur Lasgushi tregoi si i ndihmoi Noli të merrte bursë studimi (Video e rrallë)

    Në videon e rrallë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri, “poeti i dashurisë”, Lasgush Poradeci, ka dëshmuar sesi Fan Noli kishte reaguar menjëherë, pasi nuk e kishte dëgjuar emrin e Poradecit, në listën e bursave që do të dorëzoheshin.

    Ai kujtoi sesi e kishte ndihmuar Noli, për të marrë bursë studimi për albanologji.

    “… Babai e deshte shumë kulturën. Teneqexhi qe, po e deshte… Më dërgoi në Manastir, mua. Ai (gjimnazi) qe rumunçe. Atje bëra poezi. Pastaj, filloi lufta e përbotshme… Kurse ti tani, më bëhesh regjisor me gjimnazin, me universitetin, me gjëra të tëra… Në tre gjuhë, mezi e mbarova gjimnazin.

    Unë s’kisha bursë. Mori vesh Fan Noli, pastaj.

    “Po Lasgush… Lasgush Poradeci, – tha, – s’ka bursë?”

    Se ia thanë emrat.

    “Jo, i thanë, – s’ka bursë”.

    “Po si, – tha, – s’i keni dhënë bursë atij?!”.

    Edhe bëri telegram në konsullatën tonë të Rumanisë, ku qe sekretar Asdreni.

    “Lasgush Poradeci emërohet bursier i shtetit, për të bërë studime në albanologji, të niset për Berlin” – është rrëfimi i vetë poetit. 

    Lexo edhe:

    “LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”

    Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

    Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:

    Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU