Tag: popullsia

  • Shqipëria vetëm 2.36 mln banorë brenda kufijve, popullsia vijon të tkurret edhe pas Censit të 2024-it…

    Shqipëria vetëm 2.36 mln banorë brenda kufijve, popullsia vijon të tkurret edhe pas Censit të 2024-it…

    Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.
    Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:
    • Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;
    • Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.
    Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.
    Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.
    Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.
    Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht. /Monitor/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shifrat e frikshme/ Shqipëria tkurret sërish nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

    Shifrat e frikshme/ Shqipëria tkurret sërish nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

    Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. 

    Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 janar 2024.

    Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

    • Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;

    • Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

    Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.

    Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.

    Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

    Më 1 janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht./MONITOR

  • Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

    Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

    Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë.Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:• Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;• Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Anglia “do bëhet e zezë”! Studimi i mikut të Nigel Farage parashikon: Të bardhët do të jenë pakicë pas 40 vitesh

    Anglia “do bëhet e zezë”! Studimi i mikut të Nigel Farage parashikon: Të bardhët do të jenë pakicë pas 40 vitesh

    Përmes analizave të ritmit të lindjeve dhe vdekjeve si dhe shifrave të emigrimit deri në fund të shekullit të 21, parashikohet se popullsia e bardhë në Britani do jetë pakicë pas afro 40 vjetësh ose më saktë në vitin 2063.

    Aktualisht 73 përqind e popullsisë britanike është e bardhë.
    Sipas një studimi të një profesori të Universitetit të Birmingamit dhe prezantues i stacionit televiziv GB News, shumë i afërt me liderin e partisë Reforma, ose partisë së babait të Brexit, Nigel Farage, projektohet një rritje e rëndësishme e individëve të lindur jashtë Britanisë apo që janë emigrantë të brezit të dytë, duke u rritur nga poshtë 20 përqindëshit në 33.5 përqind brenda 25 viteve të ardhshme.
    Kështu në vitin 2100 raporti sugjeron se 60 përqind e britanikëve do ketë të paktën një prind emigrant ose ai ose ajo nuk do jetë i lindur në Britani. Popullsia myslimane vlerësohet të rritet në 19.2 përqind deri në fund të shekullit kur aktualisht është 7 përqind e popullsisë në Britani. Sipas autorit të raportit, Matt Goodwin, të Universitetit të Birmingamit, njëkohësisht prezantues televiziv pranë televizionit të afërt me partinë e Brexit-it, deri “në fund të shekullit të tanishëm shumica e popullsisë në këto ishuj nuk do jetë në gjendje të gjurmojnë rrënjët gjenealogjike në këtë vend për më shumë se dy dekada”.
    Në vitin 2022 është mësuar se Londra dhe Birmingami janë shndërruar në qytete ku popullsia e britanikëve të bardhë është minoritet. Do ishte spekulim të thuhej se një studim i tillë i bërë nga një akademik i lidhur me një medium pro partisë së Brexit, me një narrativë të fortë antimigratore, nuk ka elemente të vërteta dhe aq më tepër të injorohet, kur vetë kryeministri Starmer, nisur nga demografia në vend, ka folur para një muaji për shndërrimin e Britanisë në një “ishull i të huajve”.

    Top Channel

  • Partitë e reja nuk e rritën pjesëmarrjen as edhe në të vetmin qark që i është rritur popullsia…

    Partitë e reja nuk e rritën pjesëmarrjen as edhe në të vetmin qark që i është rritur popullsia…

    Nga Eduard Zaloshnja
    Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe në një qark që i rritet rritet popullësia çdo vit është e pritshme që pjesmarrja në zgjedhje parlamentare të rritet çdo katër vjet. Aq më tepër kur skena politike ka parti të reja, të cilat pretendojnë të tërheqin votues të zhgënjyer nga partitë e vjetra si PS, PD, LSI, PSD, PDIU etj.
    Por rezultatet e votave të këtushme të qarkut Tiranë më 11 maj (pa përfshirë diasporën) tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje jo vetëm që nuk u rrit, por u zvogëlua. Konkretisht, më 11 maj votuan vetëm 450 mijë zgjedhës të këtushëm, nga 485 mijë që votuan më 2021 – një tkurrje prej 35 mijë pjesëmarrësish.
    Partitë e vjetra morën plot 50 mijë vota më pak se më 2021, ku rënien më të madhe e pësuan PD+LSI+PDIU+etj. me 31 mijë vota. Ndërkohë partitë e reja shtuan vetëm 17 mijë vota, pa e plotësuar dot deficitin e partive të vjetra. (Disa parti të reja të para katër vjetëve nuk garuan fare më 11 maj, duke u zëvendësuar nga parti më të reja).

  • Netanyahu: Popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re

    Netanyahu: Popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një ofensivë e re në Gazë do të jetë një operacion intensiv ushtarak që synon mposhtjen e Hamasit, por nuk ka dhënë detaje se sa pjesë e territorit të Enklavës do të kapej.
    “Popullsia do të zhvendoset, për mbrojtjen e saj”, ka thënë Netanyahu në një video të postuar në “X”.
    Ai ka shtuar se ushtarët izraelitë nuk do të shkojnë në Gazë, të nisin sulmet dhe më pas të tërhiqen.

    “Qëllimi është e kundërta e kësaj”, ka shtuar ai
    Më herët të hënën, dy zyrtarë izraelitë kanë thënë se kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të kapur të gjithë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar atje për një kohë të papërcaktuar.

  • VIDEOLAJM/ Berisha tjetër gafë nga Gramshi: Popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë

    VIDEOLAJM/ Berisha tjetër gafë nga Gramshi: Popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë

    Gramshiotët patën privilegjin të dëgjonin gafën e parë të Sali Berishës për ditën e sotme. Në takimin e radhës elektoral, Berisha u bë sërish lëmsh me shifrat dhe kjo i kushtoi që tjetër gafë.
    Ndërsa fliste për rënien e popullsisë në Gramsh, Berisha tha se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë.
    “Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”, tha Berisha.

  • Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, rritet Tirana! Ja çfarë ndodh me qytetet e tjera 

    Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, rritet Tirana! Ja çfarë ndodh me qytetet e tjera 

    Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3% në Qarkun e Shkodrës dhe 27,3% në Qarkun Kukës, deri në 0,7% në Qarkun e Beratit. 
    Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur me 1,2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023. 
    Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6%) banon në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 9,7% ndaj popullsisë gjithsej. 
    Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6% dhe 2,5% të popullsisë përkatëse. Shpërndarja e popullsisë në territorin e Shqipërisë tregon një përqendrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht në Tiranë. 
    Rezultatet censit 2023 treguan se popullsia e vendit ra me ritme më të shpejta se dy dekadat e para të tranzicionit. Shqipëria kishte 2,402,113 banorë mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023, prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Krahasuar me të dhënat e censit 2011, popullsia e vendit është pakësuar me 14.8%. 
    Kjo rënie ishte më e lartë se në periudhën 2001-2011 ku popullsia me ra me 9.6% ose rreth 300 mijë persona, teksa në dekadën e parë të tranzicionit, 1989-2011, popullsia e vendit u tkurr me vetëm -3.1%. 
    Të dhënat tregojnë se emigracioni është shkaktari kryesor i rënies së popullsisë, pasi gjatë 2011-2021 vendi kishte shtesë natyrore (lindjeve-minus vdekje) pozitive me mbi 88 mijë persona. Popullsia e vendit do të ishte rreth 2,9 milionë banorë (shtesa natyrore 88 mijë persona plus 420 mijë persona që mungojnë plus 2.4 milionë banorë). 
    Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë strukturën e popullsisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vite nga viti 2011, kur ky tregues ishte 35.5 vjet./Monitor