Tag: popullsia

  • Eurostat: Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Eurostat: Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.
    Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

    Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.
    Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat. Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.
    Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%). Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).
    Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.
    Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%. Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.
    Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.
    Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.
    I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë! Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.
    Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.
    Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit./Monitor

  • Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

    Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë.Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin dhe zhvillimin e dy censeve.Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat. Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%). Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%. Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë! Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

    Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

    Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon.
    “Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë Anika Franze, duke buzëqeshur nga pas tavolinës së saj në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë.
    38-vjeçarja lindi në Berlinin Lindor, dikur Republika Demokratike Gjermane, dhe jetoi në të njëjtin lagje për pjesën më të madhe të jetës së saj para edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Por për shkak të ritmit të ngjeshur dhe situatës së çmimeve të banimit në kryeqytet, ajo kishte kohë që mendonte të largohej.
    Gjatë një udhëtimi nëpër Brandenburg, ajo dëgjoi në radio për një program “Banim me provë” në Guben. Palëve të interesuara u jepet mundësinë të jetojnë aty deri në një muaj për vetëm 100 euro në javë. Synimi: të inkurajohen njerëzit të vendosen në qytet dhe kështu të sfidojnë rënien në rritje të popullsisë në Gjermaninë lindore.
     
     
    Aplikime edhe nga Algjeria, Egjipti dhe BraziliAnika Franze ka jetuar në Guben për tetë muaj, dhe tani drejton projektin që e solli në qytet. Ajo jeton në një apartament me dy kate prej 100 metrash katrorë, të marrë me qira për të njëjtin çmim që do të paguante për një dhomë në një apartament të përbashkët në Berlin.
    “Është gjithmonë qetësi këtu, nuk ka as zhurma, ka më pak mbeturina në rrugë dhe gjithmonë takon njerëz që njeh”, shpjegon ajo në një tur të shkurtër në qytet. Vitin e kaluar, 30 persona morën pjesë në programin në Guben, gjashtë prej të cilëve më vonë u zhvendosën atje përgjithmonë. Këtë vit, kanë mbërritur 40 aplikime tashmë në tavolinën e Franzes: nga e gjithë Gjermania, Belgjika, madje edhe nga Algjeria, Egjipti dhe Brazili.
    Popullsia në Gjermaninë Lindore është përgjysmuar në 30 vjetGuben, i famshëm për industritë e tekstilit dhe prodhimit të kapeleve para ribashkimit, është vetëm një nga qindra qytete industriale në Gjermaninë lindore që përjetoi ndryshime të mëdha demografike pas ribashkimit gjerman në vitin 1990. Rënia e lindjeve, migrimi i të rinjve, veçanërisht, në landet perëndimore dhe rritja e jetëgjatësisë e kanë përshpejtuar plakjen demografike.
    “Na mungon një brez i tërë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Fred Mahro, për gazetën berlineze “taz”. Vërtetë, Gubeni aktualisht ka 16,600 banorë, kurse 30 vjet më parë, kishte pothuajse dyfish më shumë. Vlerësimet parashikojnë se popullsia do të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ashtu si edhe numri i njerëzve në moshë pune, ndërsa mosha mesatare, aktualisht 58 vjeç, do të vazhdojë të rritet.
    “Nga një perspektivë ekonomike, ne duhet të sigurohemi që lokalitetet të mbeten tërheqëse dhe që të krijohen stimuj për kompanitë që të vendosen aty, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq, për shembull, për një kulturë mikpritëse dhe bashkëjetesë shoqërore”, u shpreh për DW Susanne Schultz, një eksperte për politikën e migracionit në Fondacionin Bertelsmann.
    Një sipërmarrje jo e lehtë, pasi një në katër emigrantë mendon të largohet nga Gjermania, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Instituti për Kërkime në Punësim, IAB. “Pakënaqësia me politikën ishte një nga arsyet kryesore dhe mendoj se kjo ka shumë të bëjë me zhvillimet e fundit këtë një vit e gjysmë, atmosfera në Gjermani ka ndryshuar vërtet”, thotë Schultz.
    Gjermania Lindore ka imazhin e një bastioni të krahut të djathtëNë luftën për të tërhequr banorë të rinj, landet lindore të Gjermanisë po luftojnë kryesisht me reputacionin e tyre si vatra për ekstremizmine krahut të djathtë. Guben bëri bujë edhe në vitin 1999 kur azilkërkuesi algjerian Farid Guendoul vdiq nga gjakderdhja pasi u ndoq nga neonazistët.
    Në zgjedhjet federale në shkurt të vitit 2025, pothuajse 39 përqind e banorëve votuan për Alternativën për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra e Brandenburgut për Mbrojtjen e Kushtetutës e kishte klasifikuar së fundmi si ekstremiste të krahut të djathtë. “Njerëzit kanë paragjykimet dhe klishetë e tyre, por nga përvoja ime, prapë mund të lidhesh me ta. Ata mund të kenë nevojë vetëm për pak kohë, sepse nuk janë mësuar me kaq shumë diversitet”, shpjegon Anika Franze. Ajo është gjithashtu e zhgënjyer sepse ka shumë fokus te AfD, pasi më shumë se 60 përqind e njerëzve votuan për partitë e moderuara.
    Për momentin, Anika Franze shijon një jetë që është më e qetë se në kryeqytetin gjerman. Tani ia ka dalë të përmbush edhe një ëndërr fëmijërie: të mësojë kalërimin. “Nuk e di nëse dua të plakem këtu, por gjithashtu nuk e di nëse do ta bëja këtë në Berlin.”/ DW

  • Cikli i rrezikshëm i emigracionit

    Cikli i rrezikshëm i emigracionit

    Të rinjtë përgjysmohen, emigrimi i tyre dyfishohet Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%. Në anën …

  • Shifra të frikshme/ 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

    Shifra të frikshme/ 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

    Gazetari Neritan Sejamini në një analizë të shifrave, zbuloi sesi popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të frikshme.
    Numrat tregojnë se në më pak se dy vite që nga koha e nisjes së Censit 2023 vendi ynë humbi 39 mijë banorë, duke shënuar një nga rëniet më të larta të popullsisë në botë.
    “Më 1 janar 2025 në Shqipëri banonin rreth 2 milionë e 366 mijë qytetarë. Më shumë se një vit më parë ne tetor 2023 kur u krye regjistrimi i popullsisë Shqipëria kishte 2 milionë e 402 mijë banorë. Që do të thotë se në 14 muaj, nga tetori 2023 deri në janar 2025 popullsia e vendit u zvogëlua me rreth 39 mijë banorë. Thënë ndryshe në 14 muaj popullsia u zvogëlua me rreth 1.6%. Është kjo një nga rëniet vjetore më të larta të popullsisë në botë. Për më tepër kjo rënie vazhdon vazhdën e zvogëlimit të popullsisë së vendit që ka filluar që në vitin 1991”.
    Në periudhën e regjistrimit të parë të popullsisë në vitin 1923 familja shqiptare përbëhej nga mesatarisht, afërisht 5.7 banorë, por ky numër ka rënë drastikisht pas shembjes së regjimit komunist.
    Shifrat e paraqitura, tregojnë se në vitin 2023 familja mesatare shqiptare kishte vetëm 3.2 pjesëtarë dhe rreth 29% e të gjitha familjeve në vend kishin vetëm dy anëtarë, kryesisht një çift pa fëmijë./A2CNN

  • Alarmi për ndërtimet në Tiranë/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie

    Alarmi për ndërtimet në Tiranë/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie

    Klodian Muço, ekspert i ekonomisë, ka ngritur shqetësime lidhur me zhvillimet demografike dhe ndikimin e tyre në sektorin e ndërtimit dhe atë bankar në vend.

    I ftuar në një intervistë ne edicionin e lajmeve të paradites në SYRI TV, Muço theksoi se Shqipëria po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të popullsisë dhe një plakje alarmante të saj, ndërkohë që në mënyrë paradoksale, në Tiranë vazhdojnë të jepen leje ndërtimi në përmasa rekord. Në këtë kontekst, Muço vë në dukje se Banka e Shqipërisë po merr masa për të mbrojtur sektorin bankar, i cili mund të përballet me sfida serioze nëse kjo situatë nuk trajtohet me kujdes.

    Klodian Muço: Bankat, në vetvete janë institucione financiare që në shumicat e vendeve që operojnë në Shqipëri, janë prej qindra e vitesh në shtetet e tyre, kështu që janë institucione financiare me një rëndësi të veçantë që për të operuar në treg normalisht marrin një sërë masash për të qenë prudenciale. Dhe Banka e Shqipërisë nga ana tjetër bën analizat e saj. Por çfarë janë këto analiza në vetvete.

    Konkretisht, ne shikojmë që kemi një tkurrje të popullsisë në Shqipëri. Të dhënat e fundit të INSTAT, na nxorrën që edhe popullsia në Tiranë kishte tendencë rënëse, ndryshe nga vitet e kaluara ku popullsia në Tiranë rritej si pasojë e prurjeve që vinin nga qytetet e tjera. Ndërsa vitin e kaluar edhe Tirana ishte rënëse.

    Nga ana tjetër të dhënat e Eurostatit të thotë që popullsia të është plakur me ritme dramatike, që tregon se tentencat për popullsinë e Shqipërisë janë të plaket gjithmonë e më tepër. Të rinjtë që e kanë të vështirë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri për arsye që e kemi përmendur me dhjetëra herë.

    Shqipëria është një vend jo shumë atraktiv për të rinjtë. Në të tilla kushte, kalojmë tani tek sektori i ndërtimit. Çfarë është vënë re?

    Nga njëra anë shikojmë që popullsia ka trend rënës. Në Tiranë popullsia po bie, nga ana tjetër lejet e ndërtimit po rriten në nivele të frikshme. Vitin e kaluar, në Tiranë u dhanë mbi 8 milionë metra katror leje ndërtimi, që nënkupton se ndërtohen rreth 10 mijë apartamente në vit.

    Banka e Shqipërisë, duke patur gjithë këta tregues, nis e mbron sektorin bankar.

  • Shifra tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj… sa ishim dhe sa mbetëm?

    Shifra tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj… sa ishim dhe sa mbetëm?

    Gazetari Neritan Sejamini në një analizë të shifrave zbuloi sesi popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të frikshme.
    Numrat tregojnë se në më pak se dy vite që nga koha e nisjes së Censit 2023 vendi ynë humbi 39 mijë banorë, duke shënuar një nga rëniet më të larta të popullsisë në botë.
    “Më 1 janar 2025 në Shqipëri banonin rreth 2 milionë e 366 mijë qytetarë. Më shumë se një vit më parë ne tetor 2023 kur u krye regjistrimi i popullsisë Shqipëria kishte 2 milionë e 402 mijë banorë. Që do të thotë se në 14 muaj, nga tetori 2023 deri në janar 2025 popullsia e vendit u zvogëlua me rreth 39 mijë banorë. Thënë ndryshe në 14 muaj popullsia u zvogëlua me rreth 1.6%. Është kjo një nga rëniet vjetore më të larta të popullsisë në botë. Për më tepër kjo rënie vazhdon vazhdën e zvogëlimit të popullsisë së vendit që ka filluar që në vitin 1991”, zbuloi Sejamini në në “Thjesht”.
    Në periudhën e regjistrimit të parë të popullsisë në vitin 1923 familja shqiptare përbëhej nga mesatarisht, afërisht 5.7 banorë, por ky numër ka rënë drastikisht pas shembjes së regjimit komunist.
    Shifrat e paraqitura tregojnë se në vitin 2023 familja mesatare shqiptare kishte vetëm 3.2 pjesëtarë dhe rreth 29% e të gjitha familjeve në vend kishin vetëm dy anëtarë, kryesisht një çift pa fëmijë.

  • Shifrat tronditëse/ 39 mijë shqiptarë ikën në 19 muaj, 1.6% e popullsisë

    Shifrat tronditëse/ 39 mijë shqiptarë ikën në 19 muaj, 1.6% e popullsisë

    Gazetari Neritan Sejamini në një analizë të shifrave në emisionin e tij “Thjesht”, në A2 CNN, zbuloi sesi popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të frikshme.

    Numrat tregojnë se në më pak se dy vite që nga koha e nisjes së Censit 2023 vendi ynë humbi 39 mijë banorë, duke shënuar një nga rëniet më të larta të popullsisë në botë.

    “Më 1 janar 2025 në Shqipëri banonin rreth 2 milionë e 366 mijë qytetarë. Më shumë se një vit më parë ne tetor 2023 kur u krye regjistrimi i popullsisë Shqipëria kishte 2 milionë e 402 mijë banorë. Që do të thotë se në 14 muaj, nga tetori 2023 deri në janar 2025 popullsia e vendit u zvogëlua me rreth 39 mijë banorë. Thënë ndryshe në 14 muaj popullsia u zvogëlua me rreth 1.6%. Është kjo një nga rëniet vjetore më të larta të popullsisë në botë. Për më tepër kjo rënie vazhdon vazhdën e zvogëlimit të popullsisë së vendit që ka filluar që në vitin 1991”, zbuloi Sejamini në “Thjesht”.

    Në periudhën e regjistrimit të parë të popullsisë në vitin 1923 familja shqiptare përbëhej nga mesatarisht, afërisht 5.7 banorë, por ky numër ka rënë drastikisht pas shembjes së regjimit komunist.

    Shifrat e paraqitura në “Thjesht” tregojnë se në vitin 2023 familja mesatare shqiptare kishte vetëm 3.2 pjesëtarë dhe rreth 29% e të gjitha familjeve në vend kishin vetëm dy anëtarë, kryesisht një çift pa fëmijë.

  • Shkodra, qarku me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

    Shkodra, qarku me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR-Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë.
    Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 milionë persona, ndërsa parashikimi për 2025-n zbret në 2,36 milionë persona.
    Humbja kumulative nga Censi 2023 në 2025 është rreth 38,800 banorë. Rënia nuk duket drastike në shifra absolute, por ritmi i tkurrjes është përshpejtuar me 1.2% më 2025, gati tre herë më shumë sesa në 2024 me -0.5%.
    Nga 12 qarqet e vendit, Tirana është i vetmi qark me rritje të lehtë. Popullsia e saj nga 758 513 banorë në Cens 2023 arriti në 759,981 në 2025, një shtesë modeste prej rreth 1500 personash.
    Kjo rritje simbolike mjafton për të konsoliduar kryeqytetin si strehë demografike, pasi e gjithë pjesa tjetër e vendit është në rënie.
    Popullsia e Tiranës po rritet nga braktisja e zonave rurale dhe migrimi i brendshëm drejt Tiranës, që balancon edhe humbjen që vetë kryeqyteti ka nga emigracioni ndërkombëtar.
    Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%.
    Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.
    Veriu i vendit po përjeton një cikël më të vonë emigracioni si rrjedhojë edhe e zhvillimit të pabarabartë rajonal.
    Gjirokastra, Korça dhe Fieri pësuan rënie krahasueshme me 2,5-3%, të ndikuara nga emigracioni tradicional dhe plakja e popullsisë vendase.
    Në qarqet si Elbasani dhe Vlora, ritmi i tkurrjes është disi më i butë, por sërish i pandalshëm.
    Të dhënat tregojnë se në Tiranë rriten më tej presionet për shërbime publike dhe infrastrukturë, ndërsa qarqet po përballen me mbyllje shkollash dhe rritje të pabarazive.
    Nëse nuk ndërmerren masa për të shpërndarë investimet jashtë kryeqytetit do të thellohet më tej hendeku social dhe ekonomik, duke bërë që shifrat e sotme të duken vetëm si faqja e parë e një cikli të zgjatur plakjeje dhe emigracioni./Monitor

  • Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

    Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

    Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë.Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 milionë persona, ndërsa parashikimi për 2025-n zbret në 2,36 milionë persona.Humbja kumulative nga Censi 2023 në 2025 është rreth 38,800 banorë. Rënia nuk duket drastike në shifra absolute, por ritmi i tkurrjes është përshpejtuar me 1.2% më 2025, gati tre herë më shumë sesa në 2024 me -0.5%.Nga 12 qarqet e vendit, Tirana është i vetmi qark me rritje të lehtë. Popullsia e saj nga 758 513 banorë në Cens 2023 arriti në 759,981 në 2025, një shtesë modeste prej rreth 1500 personash.Kjo rritje simbolike mjafton për të konsoliduar kryeqytetin si strehë demografike, pasi e gjithë pjesa tjetër e vendit është në rënie.Popullsia e Tiranës po rritet nga braktisja e zonave rurale dhe migrimi i brendshëm drejt Tiranës, që balancon edhe humbjen që vetë kryeqyteti ka nga emigracioni ndërkombëtar.Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%.Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.Veriu i vendit po përjeton një cikël më të vonë emigracioni si rrjedhojë edhe e zhvillimit të pabarabartë rajonal.Gjirokastra, Korça dhe Fieri pësuan rënie krahasueshme me 2,5-3%, të ndikuara nga emigracioni tradicional dhe plakja e popullsisë vendase.Në qarqet si Elbasani dhe Vlora, ritmi i tkurrjes është disi më i butë, por sërish i pandalshëm.Të dhënat tregojnë se në Tiranë rriten më tej presionet për shërbime publike dhe infrastrukturë, ndërsa qarqet po përballen me mbyllje shkollash dhe rritje të pabarazive.Nëse nuk ndërmerren masa për të shpërndarë investimet jashtë kryeqytetit do të thellohet më tej hendeku social dhe ekonomik, duke bërë që shifrat e sotme të duken vetëm si faqja e parë e një cikli të zgjatur plakjeje dhe emigracioni.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.