Tag: popullit

  • ‘PD kërkon kohë të mbledhë firmat’/ Këlliçi: Po tentoni të kapni institucionin e Avokatit të Popullit duke vendsur një patronazhist

    ‘PD kërkon kohë të mbledhë firmat’/ Këlliçi: Po tentoni të kapni institucionin e Avokatit të Popullit duke vendsur një patronazhist

    Seanca parlamentare është përfshirë nga debate të ashpra, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për standarde të dyfishta në zbatimin e rregullores dhe për një tentativë për të kapur politikisht institucionin e Avokatit të Popullit.

    Deputeti i opozitës Belind Këlliçi  denoncoi se rregullorja përdoret në mënyrë selektive vetëm për të goditur opozitën, ndërsa shkelet kur bëhet fjalë për eksponentë të mazhorancës. Ai solli si shembull rastin ku kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka fyer deputetët e opozitës duke i quajtur “zagarë”, pa u marrë asnjë masë ndëshkimore. Përballë këtij standardi të dyfishtë, opozita paralajmëroi se po mbledh 28 firma për të kërkuar përjashtimin nga seanca të kreut të grupit parlamentar të PS-së.

    Megjithatë, thelbi i përplasjes ishte procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Këlliçi deklaroi se i gjithë procesi është thelbësisht i paligjshëm, pasi asnjë nga kandidatët aktualë nuk gëzon mbështetjen e nevojshme. Sipas deputetit, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht që më datë 5 dhjetor një shkresë me 44 firma, përmes së cilës ka tërhequr mbështetjen për kandidaturat.

    “Sot ju po doni të fusni në rendin e ditës votimin për Avokatin e Popullit, kur nuk keni kandidatë të ligjshëm. Asnjë nga kandidatët nuk ka firmat e deputetëve të opozitës për të garuar”, u shpreh ai.

    Akuza më e rëndë ishte ajo se mazhoranca po ndjek një skenar të paracaktuar për të emëruar një “patronazhist” në krye të këtij institucioni të pavarur. Sipas Këlliçit, ky skenar ishte paralajmëruar rreth një muaj më parë nga vetë deputetë të mazhorancës, të cilët kishin deklaruar se “këtë radhë Avokatin e Popullit do ta marrë mazhoranca”.

    Në këto kushte, opozita kërkoi kohë të mjaftueshme për të negociuar dhe për të ardhur me një propozim konsensual në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, duke i cilësuar të gjitha diskutimet e tjera si një tentativë për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes.

    Këlliçi:

    Se sa u tha që kjo që unë përmenda pak më parë ishte e pavërtetë. Në seancë bazuar edhe në nenin 72 të rregullores së Kuvendit. Tani këtu po thonë shumë të pavërteta. Këtu ju zbatoni rregulloren sa herë ju jepet mundësia për të goditur opozitën, keni një rregullore. Kur Taulant Balla quan zagar deputetët e opozitës dhe popullin opozitar, nuk ka rregullore.

    Kur Taulant Balla fyen deputetët e opozitës, nuk ka rregullore. Kur këtu i hyhet në familje, në të afërm, deputetëve të opozitës, intimidohen, kërcënohen, nuk ka rregullore. Por kur i kundërpërgjigjesh jashtë mikrofoni me ndonjë epitet deputetëve të mazhorancës, ka rregullore. Tani o do kemi një rregullore për të gjithë, o nuk ka rregullore. I ndërpret fjalën zotit Bylykbashi, e mira ishte edhe në nderin tuaj që t’i jepnit mundësinë të mbaronte fjalën e tij.

    Të njëjtën gjë bëhet me deputetin Flamur Noka, po si ka mundësi? Ku e keni të regjistruar në proces verbal që e fyeu zoti Noka zotin Balla, që i tërhoqët vëmendjen? Çfarë? Ndërkohë që nuk merrni asnjë masë, po e them dhe njëherë, për kreun e grupit parlamentar të PS-së që në çdo seancë që ne vijmë këtu, ofendon deputetët e opozitës.

    Tashti, të jemi të qartë, o do të biem dakord kemi një rregullore për të gjithë, ose ka një rregullore Partia Socialiste, ka një rregullore pastaj opozita. Nëse ju vijoni me këtë qëndrim, edhe ne po propozojmë, po mbledhim firmat 28 vetë, të shkarkohet, përjashtohet nga seanca kreu i grupit parlamentar të PS-së. Tashi nuk mund të vazhdojmë më kështu, këtu është teatër.

    Ne kemi një diskutim thelbësor. Kemi depozituar me shkrim tërheqjen e firmave. E keni që në datë 5 dhjetor shkresën zyrtarisht, me 44 firma të Partisë Demokratike. Sot që ne flasim, ju po doni të fusni në rendin e ditës projektvendimin për votimin e Avokatit të Popullit, kur nuk keni kandidatë të ligjshëm. Asnjë nga kandidatët nuk ka firmat e deputetëve të opozitës për të garuar.

    Po e them dhe njëherë, para një muaji është paralajmëruar në këtë foltore ky skenar. Është thënë nga deputetë të mazhorancës që këtë radhë Avokatin e Popullit do ta marrë mazhoranca, do t’i japim dinjitet atij institucioni dhe mundësisht të vëmë një patronazhist. Kështu që, të ndahemi fare qartë sot në qëndrimet tona. Ne jemi këtu për të patur një proces serioz dhe bazuar edhe në atë kompromis që është kërkuar, kërkojmë kohën e mjaftueshme të mbledhim firmat, sepse asnjë kandidaturë nuk ka firma, dhe të vijmë me propozim në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës.

    Të gjitha të tjerat, ujërat që diskutohen këtu janë kot, heqje vëmendje nga thelbi i procesit. Dhe të lutem, kthehuni te rregullorja, te procedura.

  • “Pse nuk ka ardhur Rama?”/ Seanca plenare, Shehaj me tone të ashpra: Keni vendosur të vidhni Avokatin e Popullit…

    “Pse nuk ka ardhur Rama?”/ Seanca plenare, Shehaj me tone të ashpra: Keni vendosur të vidhni Avokatin e Popullit…

    Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi qeverisë se po tentojnë të “vjedhin” nga opozita kandidatin për Avokatin e Popullit. Shehaj u bën thirrje demokratëve për të pranuar vijimësinë e përzgjedhjes pavarësisht tërheqjes së firmave.
    Ndër të tjera Shehaj thotë se në KLP ku po përzgjidhet kreu i ri i SPAK, salla është mbushur plot me ambasadorë e ndërkombëtarë, pasi kanë frikë se ai proces mund të intimidohet nga qeveria. Ndër të tjera, Shehaj ka kërkuar sqarim për mosprezencën e kryeministrit Rama në sallë lidhur me interpelancën e kërkuar me të.
    Agron Shehaj:
    Pavarësisht qëndrimeve qesharake, është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës. Është e qartë qe keni vendosur ta rrëmbeni dhe kjo nuk është cudi. Tani që nëse flasim, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët sepe kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Imagjinoni cfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasadorët. Ftojmë kolegët opozitar ta pranojmë se nuk kemi cfarë të bëjmë, e kanë vendosur ta rrëmbejnë.
    Kam kërkuar interpelancë, ju kemi pyetur nëse do të jetë apo jo kryeministri dhe nuk më keni dhënë përgjigje. Nëse nuk është kryeministri kërkon që interpelanca të shtyhet. Praktika juaj për tiu shamngur ballafaqimit është në kundërshtim me rregulloren. Cfarë kuptimi ka të delegojë një ministre?

  • ‘Mazhoranca gënjen dhe uzurpon institucionet’, Topalli: Ky nuk është Avokati i Popullit, por i pushtetit

    ‘Mazhoranca gënjen dhe uzurpon institucionet’, Topalli: Ky nuk është Avokati i Popullit, por i pushtetit

    Në fjalën e saj, deputetja e PD Jozefina Topalli, e ka nisur debatin nga një çështje procedurale, duke sfiduar mazhorancën të gjejë një rast të vetëm në historinë 30-vjeçare të parlamentarizmit shqiptar ku një kandidat është hedhur në votim pasi firmat mbështetëse për të janë tërhequr.
    Sipas Topallit, neni 72 i Rregullores së Kuvendit e ndalon qartësisht një veprim të tillë, duke argumentuar se kur një iniciativë tërhiqet, emri nuk mund të futet në rendin e ditës.
    Duke iu drejtuar maxhorancës, ajo hodhi poshtë pretendimet se ata kanë meritën për ligjin e Ombudsmanit, duke deklaruar se ai ligj është hartuar dhe votuar nga Sali Berisha dy dekada më parë. “Ju gënjeni kur thoni që ia keni dhënë opozitës. Ju keni pasur avokat të popullit deputetin tuaj socialist”, deklaroi ajo nga foltorja e Kuvendit.
    Deputetja e PD shtoj se një ish-deputet i mazhorancës, i cili ka shërbyer në procesin e vetingut, është përdorur për të larguar individë që nuk i shërbenin pushtetit, dhe më pas është shpërblyer duke u bërë deputet. “E keni bërë shërbëtor të pushtetit. Ky nuk mund të jetë avokati i popullit. Ky është avokati i pushtetit”, theksoi ajo.
    Jozefina Topalli:
    ‘A ekziston në historinë e tre dekadave të parlamentarizmit një rast që të hidhet në votim në seancë plenare një kandidat të cilit i janë tërhequr firmat? Nëse ju gjeni një në tre dekada, unë ju kërkoj ndjesë.
    Përveç kësaj, ju keni një ligj me të cilin funksionon Kuvendi i Shqipërisë dhe ajo është rregullorja e Kuvendit.
     Nëse ju lexoni nenin 72 të kësaj rregullore, aty është e shkruar qartë, kthjellët, pa asnjë mundësi për të interpretuar, që në rast se deri përpara fillimit të seancës plenare dhe votimit në parim, tërhiqet iniciativa, nuk mund të fusësh në rend të ditës një emër të cilës janë tërhequr firmat.
    Ky parlament ka një memorie historike. Ju nuk mund të bëni sikur çdo gjë ka filluar në momentin që jeni ulur ju në këto karrige.
     Zoti Klosi GëNJENIi. Nuk është e vërtetë se keni krijuar ju dhe keni shkruar ligjin për Ombudsmenin. Ligjin për Ombudsmenin e ka shkruar dhe e ka votuar Sali Berisha VITE më përpara.
     Ju gënjeni kur thoni që ja keni dhënë opozitës. Ju keni pasur avokat të popullit deputetin ju tuaj socialist. Ju gënjeni kur thoni se se drejtësia është e pavarur.
    Ja, këtu keni, deputetin që e keni pasur për vetingun. E keni përdorur për të hequr të gjithë ato që mendoshin se nuk ju shërbejnë ju dhe pastaj e keni bërë.
    E keni bërë deputet. Po, e keni bërë shërbëtorë  të pushtetit.
    Ky nuk mund të jetë avokati i popullit. Ky është avokati i pushtetit dhe nëse as avokatin e popullit ju nuk e lëshoni pasi i keni marrë dhe keni uzurpuar të gjitha institucionet e ashtuquajtura të private, po ky është narkoshtet, absolutisht është narkoshtet. Ky është vetëm narkoshtet që nuk ngopet kurrë me një mazhorancë të vjedhur në votat e kaluara”.

  • Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

    Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur sot një qëndrim të prerë në seancën plenare të Kuvendit lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ai deklaroi se pavarësisht debateve politike dhe pretendimeve të Partisë Demokratike, mazhoranca do të votojë kandidatët e propozuar nga vetë opozita.
    Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla kundërshtoi deklaratat e PD-së, e cila sot pretendoi se ka tërhequr firmat dhe mbështetjen për kandidaturat që kishte dorëzuar më herët.

    Balla theksoi se situata e krijuar me mungesën e Avokatit të Popullit për mbi tre vite përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe detyrimeve kushtetuese të Kuvendit.

    “T’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të procesit. Jemi mbi 1 250 ditë shkelje të ligjit, si Kuvend,” u shpreh ai.

    Ai iu përgjigj pretendimeve të drejtuesve të PD-së se janë tërhequr firmat për kandidaturat: “U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar e tha: Ka një praktikë se janë tërhequr firmat. Nuk është ashtu. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes.”
    Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të vijojë të mbetet bosh për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të opozitës.
    “Ne po jua themi, sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!” – tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.
    Mazhoranca pret që gjatë seancës së sotme procesi të shkojë për votim, megjithëse PD ka paralajmëruar kundërshtime të forta politike, duke akuzuar PS-në se po tenton të “kapë” institucionin e Avokatit të Popullit.

  • “Jeni e keqja banale e kombit!”, shpërthen Berisha: Doni të grabisni Avokatin e Popullit!

    “Jeni e keqja banale e kombit!”, shpërthen Berisha: Doni të grabisni Avokatin e Popullit!

    Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ka shpërthyer në akuza ndaj maxhorancës, sa i takon çështjes për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
    Berisha ka ngritur akuza se PS-ja po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endri Shabanit, ndërsa ka arsyetuar se PD u tërhoq nga firmat, duke respektuar vendimin e Komisionit të Ligjeve, që deputeti ka të drejtë të firmosë vetëm një herë.
    Fjala
    “E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja banale e kohës jeni ju. Pse i them këto? Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë. Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit. Ai është kryetar komisioni. Tjetër puna se e keqja banale e shndërron atë në hiç.
    Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat. Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë. Tani ju, meqenëse duhej patjetër që ai zoti Këlliçi e quajti Lepuri i Surrelit, por unë do ta quaj opozita që duam, kishte marrë firma, tani përmbysni vendimin. Po përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj, shkelmoni mbi veten tuaj, vetëm e vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit.
    Ne kemi qenë luajalë me ligjin. Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat çdo deputet. Në respekt të saj, ne tërhoqëm firmat. Dhe ju vazhdoni tani, sepse ju e dini se Lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë. Jo, nuk i merr dot. Dhe shikoni se ç’bëni, i bëni edhe atij kukumalen në qafë për të realizuar një akt të turpshëm.Bëjeni, por është një gjë shumë e ulët,” tha Berisha.

  • PD kërkon tërheqjen e Endrit Shabanit nga gara për Avokat të Popullit: Është lepuri i Surrelit, mbështesim Ndregjonin dhe Kalanë

    PD kërkon tërheqjen e Endrit Shabanit nga gara për Avokat të Popullit: Është lepuri i Surrelit, mbështesim Ndregjonin dhe Kalanë

    Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endrit Shabanit.
    Nënkryetari i grupit të PD-së, Belind Këllici tha se dy kandidatët që mbështet opozita janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja.

    “Në 5 dhjetor ju jeni njoftuar për tërheqjen e gjithë firmave të deputetëve të PD për kandidaturat që janë paraqitur për Avokat të Popullit. Në listë ndodhet edhe lepuri i Surrelit, Endrit Shabani, i cili po çon deri në fund skenarin e maxhorancës që avokatin e Popullit do ta marrë PS-ja. Që të jemi të qartë, qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidatët për Avokat nuk i ka firmat e deputetëve të PD-së për të garuar”, tha Këlliçi.
    “Nëse i rikthehemi precedentit të firmave, ka ndodhur në vitin 2022, kur janë tërhequr në seancë. PD nuk merr pjesë në këtë farsë, për sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endrit Shabanit nga lista e propozimeve.  Kandidaturat tona janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja. Kemi njoftuar institucionet ndërkombëtare për këtë. Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD-së”.

  • “Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

    “Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot në seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokatit të Popullit.
    Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve.
    “Vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë,  nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë dhe tani ju , me qënë se ju duhet patjetër që ai që Këllicci e quajti lepri surrelit por unë dua ta quaj Opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisioni i Ligjeve, ju përmbysni vendimin tuaj vetëm e vetëm të grabisni avokatin e popullit. 
    Komisioni i ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë kandidat për ccdo deputet, në reskept të saj ne tërhoqem votat”, tha Berisha.

  • Opozita u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, deputetët e PD-së refuzojnë të flasin para gazetarëve

    Opozita u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, deputetët e PD-së refuzojnë të flasin para gazetarëve

    Disa deputetë demokratë u pyetën sot nga gazetarët se pse u tërhoqën nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Sakaq ata preferuan t’i shmangen përgjigjes, teksa thanë se arsyeja do zbulohet gjatë seancës plenare që do të mbahet gjatë ditës sot.
    Kujtojmë se opozita deklaroi disa ditë më parëse do të tërhiqet nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra të mbështetur me firmat e deputetëve të opozitës, duke mos pranuar tërheqjen e deputetëve nga këto firma.
    Duke anashkaluar tërheqjen e grupit parlamentar të PD-së nga mbështetja e tyre për kandidatët, Komisioni i Ligjeve miratoi në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e socialistëve një raport për seancën plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që kishin mbledhur këto firma.
    Avokati I Popullit zgjidhet me 84 vota duke kërkuar një konsensus paraprak politik dhe sipas traditës së mëparshme parlamentare, ky pozicion propozohej nga opozita.
    Edhe këtë radhë, Partia Socialiste kishte premtuar publikisht se do të ishte opozita ajo që do të propozonte kandidatët dhe ajo do të votonte njërin prej tyre, por PD tërhoqi mbështetjen me firma dhe kërkoi që procesi të kryhej me konsultim mes palëve deri në përzgjedhjen e emrit që do të bëhej avokat I ri dhe jo t’i lihej rastësisë së votimit në seancë.
    Emrat që u miratuan në Komisonin e Ligjeve për t’u votuar në seancë plenare janë; Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skënder Haluci, Taratar Bazaj dhe Endri Shabani, të cilët kishin mbledhur më shumë se 28 firma deputetësh nga krahu i opozitës.
    Por PD njoftoi të martën tërheqjen nga procesi i zgjedhjet së avokatit të ri duke e konsideruar si “farsë” dhe “intrigë”, ndërkohë që deputetët firmëtarë kanë depozituar zyrtarisht në Kuvend tërheqjen nga firmat mbështetëse.
    “Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani,” tha kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke zbuluar dhe arsyen e këtij konflikti që duket se lidhet me emrin e kandidatit Shabani, ish kryetar i partisë “Thurje”, i cili edhe pse kishte firmat e PD-së konsiderohet si preferencë e mazhorancës për të marrë detyrën e Avokatit të Popullit.
    Edhe pse gjatë më shumë se 3 viteve ka pasur dhjetra kandidatë që janë vetëofruar për këtë detyrë dhe procedura ligjore ka shkuar deri në seancë plenare, Kuvendi nuk ka mundur të zgjedhë një emër.
    Në procesin e parë, mazhoranca rrëzoi me votë në seancë plenare kandidatët e opozitës, ndërsa në procesin e dytë kryetari i grupit socialist në atë kohë, Niko Peleshi, kërkoi shtyrjen e votimit deri në gjetjen e një konsensusi për emrin dhe asnjë prej kandidatëve të zyrtarizuar me mbështetjen e votave të deputetëve nuk u hodh në votim.

  • Myslym Murrizi: Të bëfsha… deputetë palaço, po bëjnë lojë të pistë me Avokatin e Popullit

    Myslym Murrizi: Të bëfsha… deputetë palaço, po bëjnë lojë të pistë me Avokatin e Popullit

    Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për Partinë Demokratike, sa i përket zgjedhjes se Avokatit të Popullit, duke e quajtur një lojë të pistë si nga PD, ashtu edhe nga PS.
    “Në dijeninë time janë disa deputetë që kanë firmosur për Endrit Shabanin. Për mua s’ka rëndësi numri, por kjo është tallje e institucioneve. Unë e quaj lojë të pistë që nga 2017.

    Nuk e di çfarë e ka shtyrë PD-në të japë firmë për Endrit Shabanin. Mund të jetë shumë më i kulluar nga të gjithë ata që kanë qenë më parë, por PD-ja nuk e ka detyrim të mbështesë ata që ishin kundra tyre.
    Në stofin real, PD-ja ka ikur si Kulla e Pizës. Po si vunë hu, atëherë do këputet shumë shpejtë majtas, ka ikur maja.
    Unë kam qenë aty dhe ai që ka pak integritet njerëzor, nuk është ushtar… kemi qenë bashkë aty, na kanë thënë për të firmosur dhe s’e kemi bërë. Unë e grisa letrën. Duhet të kemi pak integritet.
    Merre atë integritetin tënd, fute diku bashkë me atë letrën që të kanë dhënë. Të bëfsha… deputetë palaço.
    Me firmë kryetari janë ushtarë. Ai që vete me votat e qytetarëve janë tjetër”, tha ndër të tjera Murrizi.
    Të njëjtin qëndrim kishte edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë e  vështirë. Negociatat duhen sepse ka raste që janë të domosdoshme. Pazaret janë për interesa. Për zgjedhjet e avokatit të popullit, është shumë qesharake që firmosin dhe pastaj thonë kemi të drejtë të tërheqim firmën. Ka mungesë kohezioni dhe koordinimi. Edhe në raste të tjera e kam thënë, nuk është se ka ndonjë koordinim pune, veprimi. Nuk është biseduar me aleatët. Di që deputeti mund të tërhiqet, por është qesharakë të pendohesh”.

  • Priten debate në Kuvend/ Nga Avokati i Popullit, tek interpelanca me Ramën dhe raporti i OSBE për 11 Majin

    Priten debate në Kuvend/ Nga Avokati i Popullit, tek interpelanca me Ramën dhe raporti i OSBE për 11 Majin

    Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës ku parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.
    Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me projektin për restaurimin dhe rikualifikimin urban të zonës TID në Durrës.
    Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa vendime të formës së prerë dhe pa respektuar proc.edurat ligjore
    Më pas Kuvendi pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme të lidhura me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2026.