Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet kundër njoftimeve për hapjen e rreth 20 qendrave të pritjes për të huajt emigrantë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e cilëson këtë nismë si “politikë antikombëtare” të Kryeministrit dhe qeverisë.
Sipas tij, vendimi “nuk ka në bazë humanizmin, por interesin personal të Kryeministrit për të siguruar mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit”. Ai akuzon se qeveria “pret të huajt dhe përzë popullin e saj”, duke e quajtur këtë qëndrim tradhëti.
Gjokutaj e lidh këtë çështje edhe me atë që ai e përshkruan si “projekt i Sorros”, duke përmendur figura historike serbe dhe duke e interpretuar si pjesë të një qasjeje më të gjerë politike në rajon. Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu marrëdhëniet mes Kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Avokati thekson se “kombi, territori dhe gjuha janë elementë jetikë për një vend” dhe shprehet se këto janë sot në rrezik nga vetë qeveria shqiptare. Postimin e mbyll me vargje të Naim Frashërit, duke bërë thirrje ‘për të mos u bërë tradhëtorë”.
Gjokutaj:
Lajmi për hapjen e 20 qendrave te pritjes se te huajve emigrantë në Shqipëri është prova e cila provon politikën antikombëtare të KM dhe Qeverise që ai drejton!Ky veprim nuk ka në bazë humanizmin por interesin personal të KM dhe bandës së tij për të patur mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
Një KM që pret të huajt dhe përze popullin e tij duke shpopulluar Shqipërinë është tradhëtar!Shpopullimi i Shqipërisë dhe popullimi i saj me të huaj është pjesë e projektit të Sorros projekt i cili është paraprirë në vitet ‘30 nga Ministri serb famëkeq Vasa Çubriloviç e gjatë luftës së Kosovës nga Vojislav Sheshelj!
Tek ky akt antikombëtar e ka origjinën edhe miqësia e ngushtë e KM Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç!Kombi, territori dhe gjuha janë elementët bazë dhe jetikë për ekzistencën e një vendi!
Ato sot janë në rrezik jo nga të huajt por nga vete KM i Shqipërisë dhe Qeveria e tij! Sepse jemi rasti unik në botë kur një njeri ve popullin dhe shtetin kolateral vetëm për “bythën” e tij!Sa më shpejt të largohen këta shqipfolës aq më shpejt do të mëkëmbet Shqipëria!Naimi i madh pat shkruar për këtë tarikat që nuk i ka munguar Shqipërisë së pafat:
…Hiqni dorë, hiqni dorëMblithni mënt’ e turpërohiMos u bëni trathëtorëSe pastaj do të pendohi!
Tag: popullin
-

Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
-

“Qeveria, politikë antikombëtare”/ Flet Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet kundër njoftimeve për hapjen e rreth 20 qendrave të pritjes për të huajt emigrantë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e cilëson këtë nismë si “politikë antikombëtare” të Kryeministrit dhe qeverisë.
Sipas tij, vendimi “nuk ka në bazë humanizmin, por interesin personal të Kryeministrit për të siguruar mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit”. Ai akuzon se qeveria “pret të huajt dhe përzë popullin e saj”, duke e quajtur këtë qëndrim tradhëti.
Gjokutaj e lidh këtë çështje edhe me atë që ai e përshkruan si “projekt i Sorros”, duke përmendur figura historike serbe dhe duke e interpretuar si pjesë të një qasjeje më të gjerë politike në rajon. Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu marrëdhëniet mes Kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Avokati thekson se “kombi, territori dhe gjuha janë elementë jetikë për një vend” dhe shprehet se këto janë sot në rrezik nga vetë qeveria shqiptare. Postimin e mbyll me vargje të Naim Frashërit, duke bërë thirrje ‘për të mos u bërë tradhëtorë”.
Gjokutaj:
Lajmi për hapjen e 20 qendrave te pritjes se te huajve emigrantë në Shqipëri është prova e cila provon politikën antikombëtare të KM dhe Qeverise që ai drejton!Ky veprim nuk ka në bazë humanizmin por interesin personal të KM dhe bandës së tij për të patur mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
Një KM që pret të huajt dhe përze popullin e tij duke shpopulluar Shqipërinë është tradhëtar!Shpopullimi i Shqipërisë dhe popullimi i saj me të huaj është pjesë e projektit të Sorros projekt i cili është paraprirë në vitet ‘30 nga Ministri serb famëkeq Vasa Çubriloviç e gjatë luftës së Kosovës nga Vojislav Sheshelj!
Tek ky akt antikombëtar e ka origjinën edhe miqësia e ngushtë e KM Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç!Kombi, territori dhe gjuha janë elementët bazë dhe jetikë për ekzistencën e një vendi!
Ato sot janë në rrezik jo nga të huajt por nga vete KM i Shqipërisë dhe Qeveria e tij! Sepse jemi rasti unik në botë kur një njeri ve popullin dhe shtetin kolateral vetëm për “bythën” e tij!Sa më shpejt të largohen këta shqipfolës aq më shpejt do të mëkëmbet Shqipëria!Naimi i madh pat shkruar për këtë tarikat që nuk i ka munguar Shqipërisë së pafat:
…Hiqni dorë, hiqni dorëMblithni mënt’ e turpërohiMos u bëni trathëtorëSe pastaj do të pendohi! -

DASH nxin Shqipërinë në 113 vjetorin e Pavarësisë! Ja dallimi i urimit me shtetin e Mauritanias
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka uruar Shqipërinë dhe shtetin islamik të Mauritanisë për ’28 Nëntorin’, datë e cila ka shënuar pavarësinë e këtyre dy vendeve, por mesazhi i kryediplomatit amerikan ka një diferencë të madhe në përmbajtje.
Në postimin e DASH për Pavarësinë e Shqipërisë, urohet populli shqiptar, duke e përjashtuar qeverinë nga ky mesazh, si dhe theksohet partneriteti me forcat shqiptare të rendit, duke kërkuar përballimin e kërcënimeve nga grupeve kriminale transnacionale, si dhe kartelet e trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to.
Nga ana tjetër, në mesazhin për shtetin islamik të Mauritanias, DASH ka uruar popullin dhe qeverinë me rastin e 65-vjetorit të pavarësisë, si dhe ka vlerësuar rolin e saj në mbështetjen e stabilitetit në Sahel, si dhe paqen dhe begatinë që i sjell rajonit.
Duke krahasur këto dy urime për dy shtete partnere të SHBA, dallohet qartë diferenca e vlerësimit amerikan duke ndarë popullin nga qeveria e Shqipërisë, e cila tashmë ndodhet e pushtuar nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet e drogës, si dhe roli i saj i dobësuar në rajon dhe nga ana tjetër, një vlerësim maksimal për popullin dhe qeverinë e Mauritanias, për shembullin e begatisë dhe paqes që i sjell rajonit.
Më poshtë gjeni dy urimet e DASH për Mauritanian dhe Shqipërinë.
Urimi i DASh për Mauritanian:
Marco Rubio, Sekretari i Shtetit
Dita Kombëtare e Mauritanisë
Deklaratë për Shtyp
28 Nëntor 2025
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Republikës Islamike të Mauritanisë me rastin e 65-vjetorit të pavarësisë së vendit tuaj.
Me këtë rast, riafirmojmë partneritetin dhe miqësinë tonë të vazhdueshme me Qeverinë dhe popullin e Mauritanisë. Mauritania luan një rol thelbësor në mbështetjen e stabilitetit në Sahel, dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shembullin e begatisë dhe paqes që Mauritania i sjell rajonit. Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë në fusha me interes të përbashkët që do të forcojnë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të rrisin sigurinë dhe mirëqenien e të dy kombeve tona.
Urimi i DASH për Shqipërinë:
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.
Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj domethënës në sigurinë kibernetike.
Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë.
-

Mit’hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje, terror psikologjik për popullin
Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 20:58
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari thotë se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është krim i organizuar.
“Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë, tregon që ka pasur organizim. Nuk është atentat i pamenduar. Ajo që ndodhi sot ishte terror për njerëzit që kanë qenë atje, por edhe terror psikologjik për popullin”, tha Havari.
“Dëgjova ministren e Brendshme sot me disa argumente të thata. Këtu ushqehet direkt apo indirekt një shoqëri me vese. Fakti që dëgjojmë përditë për shqiptarë nëpër botë me vrasje, trafik droge, rrëmbime, vjedhje banesash, është një shoqëri e çoroditur”, shtoi Havari. -

Italia në grevë të përgjithshme në solidaritet me popullin palestinez
“Sindikatat autonome bazë” të Italisë po bëjnë sot grevë në të gjithë sektorët e transportit publik dhe privat, në një shfaqje solidariteti me popullin palestinez.
Kjo është një grevë e përgjithshme “kundër gjenocidit në Palestinë dhe furnizimit me armë të Izraelit” dhe kundër “një ekonomie të bazuar në luftë dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake”.
Lëvizja greviste përfshin, ndër të tjera, sektorin e arsimit, transportin publik, shoferët e taksive, punëtorët në kompanitë e transportit detar dhe punëtorët e portit.
“Sindikatat bazë” italiane njoftuan se marshime dhe tubime janë planifikuar në gjithsej tetëdhjetë qytete dhe qyteza të vendit, nga Roma në Gjenova, Firence, Milano dhe Bari. Organizatorët presin “një pjesëmarrje veçanërisht masive të punëtorëve”. Të premten e kaluar, anëtarët e sindikatës italiane të qendrës së majtë Cgil hynë në grevë, duke kërkuar gjithmonë një ndërprerje të menjëhershme të masakrës në Gaza.Top Channel
-

Alba Pollozhani nga “Ferma VIP” drejt politikës: Më vlon zemra për të ndihmuar popullin
E ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes, ish-fermerja Alba Pollozhani bëri një përditësim të jetës së saj pas daljes nga reality show ku u kthye në një personazh fenomen.
“Po hap biznesin tim në fushën e bukurisë. Po bëj zgjedhjen time për një nga ofertat që më kanë ardhur për moderim në televizion dhe e treta edhe politika është pjesë e vazhdimësië”, tha Alba.
Alba ka habitur ndjekësit e saj dhe publikun e gjerë me prirjen e saj për politikë.“Propozimet për politikë i kam patur që në moshën 18 vjeçare. Por kam qenë e fokusuar vetëm në fushën e biznesit. Nuk jam marrë me politik sepse jam shumë e zjarrtë për drejtësi dhe e di duhet të formohesha akoma më shumë për t’ju futur politikës. Më vlon zemra për popull dhe për të ndihmuar popullin“, u shpreh Alba.
Përsa i përket bindjeve të saj, ajo nuk dha një përgjigje duke u shprehur se është universale.
/vizionplus.tv -

Thirrje për paqe, Papa Leoni XIV letër Zelenskyt: Lutem për popullin ukrainas! Le të heshtin armët dhe t’i hapim rrugë dialogut
Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit.
“Me një zemër të plagosur nga dhuna që shkatërron tokën tuaj, ju drejtohem në këtë ditë të festës suaj kombëtare. Dua t’ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan për shkak të luftës – veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që vajtojnë humbjen e një të dashuri dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Papa.
Më pas apelon për t’i hapur rrugë dialogut dhe rrugës së paqes.
“Vetë Zoti i ngushëlloftë ata; i forcoftë të plagosurit dhe u dhuroftë prehje të përjetshme të ndjerëve. I lutem Zotit të prekë zemrat e njerëzve me vullnet të mirë për të heshtur britmën e armëve dhe për t’i hapur rrugën dialogut, duke hapur rrugën e paqes për të mirën e të gjithëve”, përfundoi Papa.Top Channel
-

Nga Trump, Erdogan e Macron…/ Liderët botërorë urojnë Ukrainën në Ditën e Pavarësisë: Qëndrojmë krah për krah me ju
foto ilustruese
UKRAINË- Udhëheqësit botërorë kanë dërguar urime për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, që shënon 34 vjet që nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Liderët botërorë urojnë popullin ukrainas, teksa shprehin mbështetjen e tyre të vazhdueshme deri në arritjen e paqes së qëndrueshme.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uroi ukrainasit për Ditën e Pavarësisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë në të ardhmen e Ukrainës si shtet i pavarur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ndau urimin e Trump në rrjetin social X. Në një letër urimi, Trump vlerësoi shpirtin luftarak të popullit ukrainas, teksa thekson mbështetjen e për një marrëveshje të panegociuar për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Letra e plotë:
I nderuar z. President,
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh përgëzimet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe popullin trim të Ukrainës, teksa festoni 34-vjetorin e pavarësisë.
Populli i Ukrainës ka një shpirt të palëkundur dhe guximi i vendit tuaj frymëzon mbarë botën. Në këtë ditë të rëndësishme, dua të dini se Shtetet e Bashkuara respektojnë qëndresën tuaj, nderojnë sakrificat tuaja dhe besojnë në të ardhmen tuaj si një komb i lirë dhe i pavarur.
Tani është momenti për t’i dhënë fund vrasjeve të pakuptimta. Shtetet e Bashkuara mbështesin një marrëveshje të negociuar që do të sjellë një paqe të qëndrueshme e afatgjatë, që i jep fund gjakderdhjes dhe garanton sovranitetin e Ukrainës dhe dinjitetin e saj.
Zoti e bekoftë Ukrainën.
Me respekt,
Donald J. Trump
Mbreti Charles III i Britanisë i ka dërguar gjithashtu një mesazh mbështetjeje Ukrainës për të shënuar ditën e pavarësisë së vendit. Ai bëri thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i fqinjit të saj në vitin 2022.
Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se fjalët e Mbretit ishin një “frymëzim i vërtetë për popullin tonë” dhe falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj.
Mesazhi i Mbretit, i ndarë në mediat sociale nga Zelensky, tha: “Vazhdoj të ndiej admirimin më të madh dhe më të thellë për guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas. Mbetem shpresëplotë se vendet tona do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë më tej ngushtë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.” Ne e vlerësojmë lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe kauzës sonë të drejtë: për të mbrojtur lirinë nga tirania dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe në të gjithë Evropën.”
Urimet erdhën edhe nga Papa Leo XIV, i cili i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit.
“Dua t’ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan nga lufta, veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që kanë humbur të dashurit dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre. Vetë Zoti i ngushëlloftë ata; i forcoftë të plagosurit dhe u dhuroftë paqe të përjetshme të ndjerëve. I lutem Zotit të prekë zemrat e njerëzve vullnetmirë, që zhurma e armëve të pushojë dhe t’i hapë rrugën dialogut, duke i hapur rrugën paqes për të mirën e të gjithëve. Ia besoj popullin tuaj Virgjëreshës së Bekuar Mari, Mbretëreshës së Paqes”, tha ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Për tre vjet e gjysmë tani, Ukraina ka fituar respekt dhe admirim universal për luftën e saj për liri, pavarësi dhe integritet territorial. Guximi dhe vendosmëria e popullit ukrainas janë angazhimi ynë dhe do të mbeten në histori.”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vuri në dukje në mesazhin e tij të urimit se bashkëpunimi midis vendeve kontribuon në prosperitetin e popujve të tyre dhe “vazhdon të forcohet çdo vit, duke marrë një karakter shumëdimensional dhe shumështresor”.
“Jam i bindur se partneriteti strategjik midis Turqisë dhe Ukrainës është me rëndësi të madhe për besimin dhe stabilitetin si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global. Me këtë rast, dëshiroj t’i shpreh edhe një herë urimet e mia më të mira Shkëlqesisë Suaj për lumturi dhe shëndet të mirë, si dhe paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit mik të Ukrainës”, shtoi ai.
Kancelari gjerman Friedrich Merz vuri në dukje se ukrainasit “po mbrojnë veten me guxim të madh kundër sulmeve të Rusisë. Ata po luftojnë për sistemin tonë të bazuar në liri në Evropë dhe për një paqe të drejtë. Në Ditën e Pavarësisë, ne qëndrojmë fort në anën e tyre – sot dhe në të ardhmen”.
Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi: “Ne qëndrojmë me Ukrainën sot dhe gjithmonë. Lavdi Ukrainës.”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vuri në dukje se ukrainasit po luftojnë për një vend të lirë, demokratik dhe të pavarur.
“Ky është qëllimi i përpjekjeve tona. Ne jemi me ju, për aq kohë sa të duhet. Sepse një Ukrainë e lirë do të thotë një Evropë e lirë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë!” shkroi ajo.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping tha se Pekini është i gatshëm të punojë me Ukrainën për t’u siguruar që marrëdhënia e tyre të mbetet e fortë dhe afatgjatë, si dhe për të ndihmuar të dy vendet.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha: “Guximi dhe shpresa juaj për paqe na frymëzojnë të gjithëve. Ne qëndrojmë krah për krah me ju. E ardhmja jonë është së bashku në Bashkimin Evropian. Lavdi Ukrainës!”/ZËRI -

Nga Trump, Erdogran e Macron…/ Liderët botëror urojnë Ukrainën në Ditën e Pavarësisë: Qëndrojmë krah për krah me ju
foto ilustruese
UKRAINË- Udhëheqësit botërorë kanë dërguar urime për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, që shënon 34 vjet që nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Liderët botëror urojnë popullin ukrainas, teksa shprehin mbështetjen e tyre të vazhdueshme deri në arritjen e paqes së qëndrueshme.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uroi ukrainasit për Ditën e Pavarësisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë në të ardhmen e Ukrainës si shtet i pavarur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ndau urimin e Trump në rrjetin social X. Në një letër urimi, Trump vlerësoi shpirtin luftarak të popullit ukrainas, teksa thekson mbështetjen e për një marrëveshje të panegociuar për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Letra e plotë:
I nderuar z. President,
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh përgëzimet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe popullin trim të Ukrainës, teksa festoni 34-vjetorin e pavarësisë.
Populli i Ukrainës ka një shpirt të palëkundur dhe guximi i vendit tuaj frymëzon mbarë botën. Në këtë ditë të rëndësishme, dua të dini se Shtetet e Bashkuara respektojnë qëndresën tuaj, nderojnë sakrificat tuaja dhe besojnë në të ardhmen tuaj si një komb i lirë dhe i pavarur.
Tani është momenti për t’i dhënë fund vrasjeve të pakuptimta. Shtetet e Bashkuara mbështesin një marrëveshje të negociuar që do të sjellë një paqe të qëndrueshme e afatgjatë, që i jep fund gjakderdhjes dhe garanton sovranitetin e Ukrainës dhe dinjitetin e saj.
Zoti e bekoftë Ukrainën.
Me respekt,
Donald J. Trump
Mbreti Charles III i Britanisë i ka dërguar gjithashtu një mesazh mbështetjeje Ukrainës për të shënuar ditën e pavarësisë së vendit. Ai bëri thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i fqinjit të saj në vitin 2022.
Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se fjalët e Mbretit ishin një “frymëzim i vërtetë për popullin tonë” dhe falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj.
Mesazhi i Mbretit, i ndarë në mediat sociale nga Zelensky, tha: “Vazhdoj të ndiej admirimin më të madh dhe më të thellë për guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas. Mbetem shpresëplotë se vendet tona do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë më tej ngushtë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.” Ne e vlerësojmë lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe kauzës sonë të drejtë: për të mbrojtur lirinë nga tirania dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe në të gjithë Evropën.”
Urimet erdhwn edhe nga Papa Leo XIV, i cili i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit.
“Dua t’ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan nga lufta, veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që kanë humbur të dashurit dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre. Vetë Zoti i ngushëlloftë ata; i forcoftë të plagosurit dhe u dhuroftë paqe të përjetshme të ndjerëve. I lutem Zotit të prekë zemrat e njerëzve vullnetmirë, që zhurma e armëve të pushojë dhe t’i hapë rrugën dialogut, duke i hapur rrugën paqes për të mirën e të gjithëve. Ia besoj popullin tuaj Virgjëreshës së Bekuar Mari, Mbretëreshës së Paqes”, tha ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Për tre vjet e gjysmë tani, Ukraina ka fituar respekt dhe admirim universal për luftën e saj për liri, pavarësi dhe integritet territorial. Guximi dhe vendosmëria e popullit ukrainas janë angazhimi ynë dhe do të mbeten në histori.”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vuri në dukje në mesazhin e tij të urimit se bashkëpunimi midis vendeve kontribuon në prosperitetin e popujve të tyre dhe “vazhdon të forcohet çdo vit, duke marrë një karakter shumëdimensional dhe shumështresor”.
“Jam i bindur se partneriteti strategjik midis Turqisë dhe Ukrainës është me rëndësi të madhe për besimin dhe stabilitetin si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global. Me këtë rast, dëshiroj t’i shpreh edhe një herë urimet e mia më të mira Shkëlqesisë Suaj për lumturi dhe shëndet të mirë, si dhe paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit mik të Ukrainës”, shtoi ai.
Kancelari gjerman Friedrich Merz vuri në dukje se ukrainasit “po mbrojnë veten me guxim të madh kundër sulmeve të Rusisë. Ata po luftojnë për sistemin tonë të bazuar në liri në Evropë dhe për një paqe të drejtë. Në Ditën e Pavarësisë, ne qëndrojmë fort në anën e tyre – sot dhe në të ardhmen”.
Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi: “Ne qëndrojmë me Ukrainën sot dhe gjithmonë. Lavdi Ukrainës.”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vuri në dukje se ukrainasit po luftojnë për një vend të lirë, demokratik dhe të pavarur.
“Ky është qëllimi i përpjekjeve tona. Ne jemi me ju, për aq kohë sa të duhet. Sepse një Ukrainë e lirë do të thotë një Evropë e lirë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë!” shkroi ajo.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping tha se Pekini është i gatshëm të punojë me Ukrainën për t’u siguruar që marrëdhënia e tyre të mbetet e fortë dhe afatgjatë, si dhe për të ndihmuar të dy vendet.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha: “Guximi dhe shpresa juaj për paqe na frymëzojnë të gjithëve. Ne qëndrojmë krah për krah me ju. E ardhmja jonë është së bashku në Bashkimin Evropian. Lavdi Ukrainës!”/ZËRI -

“Ju besoj dritën e syve të mi…” Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli
Gazetari i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i cili u vra nga një sulm izraelit mbi tendën e gazetarëve në qytetin e Gazës, ka lënë një testament dhe mesazh të fundit prekës, ku i bën thirrje botës të mos harrojë Gazën e rrethuar dhe popullin palestinez.
Në testamentin e tij, i publikuar në rrjetet sociale pas vrasjes të dielën, al-Sharif shkruante se kishte dhënë “çdo përpjekje dhe gjithë forcën time për të qenë mbështetje dhe zë për popullin tim”.
“Shpresa ime ishte që Allahu të më zgjaste jetën që të kthehesha me familjen e të dashurit e mi në qytetin tonë të origjinës, Asqalanin (Al-Majdal) e pushtuar. Por vullneti i Allahut erdhi i pari dhe urdhrit të Tij i binda. Kam jetuar dhimbjen në çdo detaj të saj, kam shijuar vuajtjen dhe humbjen shumë herë, por asnjëherë nuk hezitova të përcillja të vërtetën siç është, pa shtrembërime”, shkruante ai.
Al-Sharif la pas një familje prej katër anëtarësh: nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai kërkoi që familja e tij të kujdesej, sidomos për vajzën dhe djalin, pas vrasjes së tij nga Izraeli.
“Ju besoj kujdesin për familjen time. Ju besoj vajzën time të dashur, Sham, dritën e syve të mi, të cilën nuk pata kurrë mundësinë ta shihja të rritej ashtu siç kisha ëndërruar. Ju besoj djalin tim të dashur, Salah, të cilin kisha dëshiruar ta mbështesja dhe ta shoqëroja në jetë deri sa të bëhej mjaftueshëm i fortë për të mbajtur barrën time dhe për të vazhduar misionin. Ju bëj thirrje të qëndroni pranë tyre, të jeni mbështetje për ta pas Allahut të Madhëruar. Nëse vdes, vdes i qëndrueshëm mbi parimet e mia”, tha ai.
Në mesazhin e tij, gazetari kërkoi nga të gjithë të qëndrojnë me Palestinën dhe popullin e saj, sidomos me “fëmijët e pafajshëm”. Ai bëri thirrje të mos mbetemi të heshtur dhe të bëhemi ura drejt çlirimit të Palestinës.
“Jua lë amanet Palestinën, xhevahirin e kurorës së botës myslimane, rrahjen e zemrës së çdo njeriu të lirë në këtë botë. Jua lë amanet popullin e saj, fëmijët e saj të pafajshëm dhe të shtypur që nuk patën kurrë kohë të ëndërrojnë apo të jetojnë në paqe e siguri. Mos lejoni që zinxhirët t’ju heshtin, as kufijtë t’ju pengojnë. Bëhuni ura drejt çlirimit të tokës dhe popullit të saj, derisa dielli i dinjitetit dhe i lirisë të lindë mbi atdheun tonë të vjedhur”, shkruante ai.
Gjenocidi ndaj gazetarëve
Al-Sharif ishte një nga pesë gazetarët që Izraeli vrau në sulmin e së dielës. Të tjerët ishin Mohamed Qraiqea, Ibrahim Dahir, Moumin Alaywa dhe Mohammed Noufal.
Sipas Zyrës së Medias në Gaza, numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i gjenocidit izraelit në Gaza më 7 tetor 2023 ka arritur në 237, pas vrasjes së këtyre pesë gazetarëve.
Izraeli ka bllokuar hyrjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza për të fshehur të vërtetën mbi gjenocidin ndaj palestinezëve.
Para kësaj ngjarjeje, vrasja e fundit e një gazetari në Gaza ishte në fund të korrikut, kur Izraeli vrau fotoreporterin Adam Abu Harbid.